Tag: urdhrit

  • Ish-presidenti Moisiu nderohet me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës/ Begaj nderon figura të shquara, mes tyre dhe Igli Taren

    Ish-presidenti Moisiu nderohet me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës/ Begaj nderon figura të shquara, mes tyre dhe Igli Taren

    Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

    Gjatë fjalës së tij ish-presidenti Moisu tha se do vazhdojë misionin e tij në shërbim të kombit, pavarësisht moshës.
    “E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun ka qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha ish-presidenti Moisiu.
    Po ashtu, “Ylli i Madh” u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.
    Me titullin “Oficer i Madh”, u dekoruan studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
    Me gradën “Oficer i Madh” i  “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekoruan edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë, si dhe Mimoza Dhëmbi.
    Krijuesi i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.
    Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikja Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan “Komandar”.
    Ish-trajneri i Kombëtares Igli Tare, si dhe kolonel Ajet Jata u dekoruan “Kalorës” i “Urdhrit të Skënderbeut”.

    Top Channel

  • 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

    100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut.
    Ai theksoi se kjo mbrëmje solemne nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.

    “Në çdo kthesë të historisë kur shqiptarët janë mbledhur apo janë gjendur bashkë për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, po për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë tonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies tonë si subjekt kombëtar dhe shtetëror, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi luftën e drejt në një epokë të fundosur në padrejtësi, prijësi që mbrojti atdheun. Pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe përkatësisë tonë europiane, që ashtu siç shkruan Ismail Kadare, një emër Gjergj e kishte si Dielli, tjetri si Hënë, Skënderbe.
    Të vetëdijshëm, siç thoshte Montesquieu, nderi është parimi që vë një popull në lëvizje dhe kur nderohet merita, kombi e njeh më mirë vetveten.
    Duke themeluar urdhrin e Skënderbeut, me këtë tekst, për kujtim të shpalljes së Republikës së Shqipërisë, themelohet Urdhri dhe Medalja e Skënderbeut, si i vetmi urdhër zyrtar.
    Lejomëni t’ju sjell në vëmendje fjalët e Napoleon Bonaparte, kur themeloi Urdhrin e Legjionit të Nderit, ishte një republikan i lindur dhe tha që ka një qeveri e shtete, por çfarë janë institucionet, një masë e vogël rëre që i duhet hedhur një masë graniti. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti e hedhur në Shqipërinë e Re”, tha ndër të tjera Rama.

  • Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ‘arratis’ duke përplasur automjetin e Policisë, në kërkim 26-vjeçari në Kurbin

    Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ‘arratis’ duke përplasur automjetin e Policisë, në kërkim 26-vjeçari në Kurbin

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Dyshja dinjitoze përballë urdhrit të Gazment Bardhit

    Dyshja dinjitoze përballë urdhrit të Gazment Bardhit

    Në seancën e sotme maratonë në Kuvend Gazment Bardhi tregoi se si votohet pro ligjit për barazinë gjinore.
    Sapo kryeministi Edi Rama zbriti në foltore për të mbajtur fjalën, Gaz Bardhi menjëherë dha urdhër që të gjithë deputetët e opozitës t’i kthenin fundshpinën Kryeministrit.
    Edhe pse Gazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë, nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë projektligj, veprimi i tij tregoi shumëçka.
    Por jo të gjithë iu bindën urdhrit tendencioz të Bardhit për t’i kthyer fundshpinën Ramës. Ka dhe nga ato figura dinjitoze që nuk iu bashkohen qëndrimeve apo grupit të Bardhit pro barazisë gjinore.
    Një zonjë dinjitoze përballë meshkujve pro barazisë gjinore të Gazmend Bardhit është deputetja Greta Bardeli.

    Deputetja qëndron e vendosur për të mos iu bindur urdhrit qesharak të Bardhit. Ajo shihet e ulur në vendin e saj dhe përballë kryeministrit Rama, duke mos u ulur në nivelin e Gaz Bardhit, për t’i kthyer fundshpinën.
    Një tjetër deputet nuk ka pranuar gjithashtu të bëhet palë me meshkujt e barazisë gjinore të Gaz Bardhit. Bëhet fjalë për deputetin Bardh Spahia, i cili ka preferuar të lërë sallën se sa t’i bashkohet meshkujve pro barazisë gjinore të Gaz Bardhit.

    Ky akt i sotëm nga Gaz Bardhi dhe grupi që iu bashkua urdhrit të tij, nuk tregoi asgjë tjetër veçse situatën në të cilën ndodhet opozita, e cila ka katandisur t’i shkojë pas Bardhit për t’i kthyer fundshpinën Edi Ramës.

  • Gjykata federale rrëzon një tjetër urdhër ekzekutiv të Trump, kërkonte që votuesit të vërtetonin nënshtetësinë e tyre

    Gjykata federale rrëzon një tjetër urdhër ekzekutiv të Trump, kërkonte që votuesit të vërtetonin nënshtetësinë e tyre

    Një gjyqtar federal ka bllokuar një urdhwr ekzekutiv të Donald Trump, duke vendosur që presidenti nuk mund t’u kërkojë votuesve të tregojnë pasaporta ose dokumente të ngjashme për të vërtetuar shtetësinë e tyre para se të hedhin votën.

    Janë ngritur padi të shumta që sfidojnë ligjshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trump të 25 marsit, i cili synonte të rishikonte procesin federal të zgjedhjeve. Gjykatat më parë kishin bllokuar përkohësisht zbatimin e tij. Gjyqtarja Colleen Kolar-Kotley e Uashingtonit është e para që lëshon një vendim përfundimtar, duke e rrëzuar urdhrin.
    Kolar-Kotli rrëzoi pjesën e urdhrit që kërkon që votuesit të vërtetojnë shtetësinë e tyre për t’u regjistruar për të votuar. Ajo më parë nuk e bllokoi pjesën e urdhrit ekzekutiv që u ndalon shteteve të numërojnë fletët e votimit me postë të hedhura pas Ditës së Zgjedhjeve.
    Urdhri u kundërshtua nga Komiteti Kombëtar Demokrat, Unioni i Qytetarëve Hispanikë dhe Fondi i Edukimit të Unionit të Grave Votuese, ndër të tjera.
    Urdhri kërkonte që një agjenci federale zgjedhore jopartiake të ndryshonte aplikacionin standard të regjistrimit të votuesve për të kërkuar provë të shtetësisë, siç është një pasaportë. Zyrtarët federalë do të “vlerësonin” shtetësinë e njerëzve që merrnin ndihmë qeveritare përpara se t’u jepnin formularë për t’u regjistruar.
    Paditësit argumentuan se këto masa do të dekurajonin ose pengonin individët e kualifikuar të regjistrohen.
    Kolar-Kotli vendosi që kjo pjesë e mandatit është e paligjshme sepse Kushtetuta e SHBA-së u jep Shteteve dhe Presidentit fuqinë për të mbikëqyrur zgjedhjet.

    Top Channel

  • Policia e Sarandës arreston 56-vjeçarin që dhunoi motrën, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

    Policia e Sarandës arreston 56-vjeçarin që dhunoi motrën, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

    Policia e Sarandës arreston 56-vjeçarin që dhunoi motrën, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes
     
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë vënë në pranga një 56-vjeçar nga Ksamil, i identifikuar me inicialet A. B., pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.
     

     
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj të arrestuarit, i cili megjithatë ka shkelur vendimin e gjykatës duke u konfliktuar me të.
    Ngjarja është regjistruar në banesën e tyre në Ksamil, ku menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke arrestuar autorin në flagrancë.
     
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale, nën akuzën e “Dhunës në familje” dhe “Moszbatimit të urdhrit të mbrojtjes”.
    Policia e Sarandës nënvizon se do të vijojë punën me zero tolerancë ndaj çdo rasti të dhunës në familje dhe inkurajon qytetarët të denoncojnë menjëherë raste të tilla përmes numrit 129 apo në Komisariatin e Policisë. 
     
    Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Drift me “BMW” në mes të Vlorës, policia i heq patentën dhe i sekuestron automjetin 22-vjeçarit (VIDEO)  

    Drift me “BMW” në mes të Vlorës, policia i heq patentën dhe i sekuestron automjetin 22-vjeçarit (VIDEO)  

    Një 22-vjeçar u procedua penalisht, u gjobit dhe iu sekuestrua makina tip Mercedes, pasi kreu me të manovre të rrezikshme në rrugë. 
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 
    Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe  automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar. 
    Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit. 
    Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. 
     
     

  • Nuk iu bind ‘urdhrit të partisë’, Bujar Leskaj iu bashku protestë për UÇK: E kush po e rr*an për….

    Bujar Leskaj

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj nuk i është bindur urdhrit të kryedemokratit Sali Berisha për të mos marrë pjesë në protestën e sotme në sheshin Skënderbej”, për ish-luftëtarët e UÇK-së.
    Leskaj u pa në krah të protestuesve e veteranëve, por nuk iu shmang dot pyetjes së gazetarëve “se përse ke thyer urdhrin e partisë”. Leska u shpreh se nuk mund të qëndronte pa marrë pjesë në këtë ditë ku janë bërë bashkë të gjithë shqiptarët, ndërësa sa i përket ‘urdhrit të partisë’, ai u përgjigj shkurt: “Kujt po i rruhet për urdhra”, teksa përpiqej t’i shmangej kamerës dhe shtynte mikrofonin.

    Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mblodhi mijëra qytetarë nga të gjitha trevat. Nuk munguan as figurat politike, ish-president, politikanë aktualë, edhe nga opozita pavarësisht se këta të fundit kishin bërë thirrje për të mos marrë pjesë./ZËRI

  • Fier – Kapen të armatosur, nuk iu bindën urdhrit të policisë, arrestohen 2 persona

    Fier – Kapen të armatosur, nuk iu bindën urdhrit të policisë, arrestohen 2 persona

    Screenshot

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi qarkullonin të armatosur me një automjet tip “Audi” dhe nuk iu bindën urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Fier, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan automjetin në të cilin udhëtonin dy shtetas të dyshuar. Në momentin e ndërhyrjes, drejtuesi i makinës dhe pasagjerja tentuan të largoheshin, por u kapën menjëherë nga policia. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të mjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Armën, bashkë me automjetin dhe dy aparatet celularë, policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të arrestuarit janë:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

    A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, e akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.