Tag: urdhrin

  • “Çmontohen” baret dhe lokalet në pedonalen e Korçës

    “Çmontohen” baret dhe lokalet në pedonalen e Korçës

    Bizneset e qendrës së qytetit të Korçës dhe ato të zonës pedonale kanë nisur të zbatojnë urdhrin në kuadër të lirimit dhe sistemimit të hapësirave publike.

    Të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të pajisura me lejë të përkohshme, u është pezulluar kjo lejë dhe i’u është kërkuar që në mënyrë vullnetare deri në datën 2 gusht, të lirojnë hapësirat. Sipas urdhrit duhet të hiqen strukturat e përkohshme që përfshijnë konstruksione metalike, tenda, çadra, pedana dhe elementë të tjerë si vazot.
    Në urdhrin e dërguar pranë çdo subjekti, është njoftuar se në rast se nuk merren masa nga vetë bizneset, pas datës 2 gusht do të ndërhyhet nga IKMT e bashkisë dhe Policia Bashkiake. Prej mëngjesit të sotëm, disa prej bizneseve kanë filluar të çmontojnë konstruksionet metalike.
    Një përfaqësi e këtyre subjekteve do të zhvillojnë një takim me kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, ku mësohet se do t’i kërkojnë shtyrje të afatit deri në 15 shtator.

    Top Channel

  • Trump nuk kursen as kamionistët, nënshkruan urdhrin e njohjes së gjuhës angleze për t’u punësuar

    Trump nuk kursen as kamionistët, nënshkruan urdhrin e njohjes së gjuhës angleze për t’u punësuar

    Qeveria amerikane po bën përsëri ndryshime në sektorin e transportit, duke vendosur rregulla të rrepta të aftësisë gjuhësore për shoferët e kamionëve komercialë.

    Me nënshkrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, çdo shofer që nuk mund të lexojë ose të flasë anglisht në mënyrë të mjaftueshme do të konsiderohet i papërshtatshëm për të drejtuar automjete dhe do të hiqet nga shërbimi.
    Urdhri i ri përmbys një qasje më të butë nga viti 2016, kur administrata Obama lejoi shoferët me aftësi të kufizuara gjuhësore të vazhdonin punën. Tani, shoferëve do t’u kërkohet të bëjnë teste të gjuhës angleze për të kuptuar shenjat, për të komunikuar me autoritetet si policia e trafikut ose stacionet e kontrollit të ngarkesave dhe për të plotësuar saktë raportet dhe dokumentet.
    Vendimi ka shkaktuar tashmë përçarje në industrinë e transportit, e cila po përballet me mungesë stafi dhe presione të mëdha nga automatizimi. Ndërsa disa profesionistë, kryesisht transportues të pavarur, mirëpresin kthimin në atë që Ministri i Transportit, Sean Duffy e quan “logjikë e shëndoshë”, të tjerë kanë frikë se ndryshimi do të përkeqësojë krizën e vendeve të punës.
    Aleanca e Sigurisë së Automjeteve Komerciale, një agjenci federale që mbikëqyr sigurinë rrugore, dikur votoi për të eliminuar plotësisht kërkesën e aftësisë së anglishtes. Tani, sipas udhëzimeve të reja të departamentit, kërkohet të zbatojë standardet e përcaktuara në urdhrin e Trump.
    Siç theksohet në njoftimin e qeverisë: “Zotësia e gjuhës angleze nuk është luks, por një kërkesë themelore për sigurinë rrugore.”

    Top Channel

  • “Ambasada të mos komentojë legjitimitetin e zgjedhjeve, vetëm urim fituesit”/ Berisha për urdhrin e Rubios: Ramës nuk ka kush t’i shkruajë!

    “Ambasada të mos komentojë legjitimitetin e zgjedhjeve, vetëm urim fituesit”/ Berisha për urdhrin e Rubios: Ramës nuk ka kush t’i shkruajë!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera.

    Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.
    Sakaq shtoi se një gazetar i akredituar nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira.
    “Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im.”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më ndihmuan amerikanët, ndërsa Ramës s’ka kush t’i shkruajë

    Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më ndihmuan amerikanët, ndërsa Ramës s’ka kush t’i shkruajë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera.
    Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.
    Sakaq shtoi se një gazetar i akredituar nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira.
    “Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im.”, tha Berisha.

  • Sheikh Mohammed bin Zayed nderohet nga Rama me “Yll të Mirënjohjes Publike”, kryeministri: Erdhët si anëtar familjeje te ne

    Sheikh Mohammed bin Zayed nderohet nga Rama me “Yll të Mirënjohjes Publike”, kryeministri: Erdhët si anëtar familjeje te ne

    Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u prit nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve.

    “Sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë.
    Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. E di që keni marrë shumë dekorata, më thonë mbi njëzet nga më prestigjiozet në botë.
    Megjithatë, guxoj të shpresoj, e dini, jam kokëfortë se kjo kujtesë e mirënjohjes shqiptare mund të zërë një vend të veçantë mes tyre. E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat kombëtare. Ato simbolizojnë, mbi të gjitha, dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit, dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet të jetë derdhur kot. Po këto ngjyra frymëzuan një himn të shkruar një shekull më parë nga një poet i madh shqiptar, një peshkop ortodoks e njëherazi Kryeministër:
    “Një flamur që lindi Kostandinin e Shenjtë, Bashkon Kryqin dhe Shenjën e Gjysmëhënës, Shpall të gjitha besimet si vëllezër hyjnorë, Një flamur fisnik për njerëzimin mbarë.”
    Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë.
    Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.
    Me një fjalë: si udhërrëfyes për njerëzimin. Lartësia Juaj, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe: Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike midis vendeve tona; Për kujdesin tuaj vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë; Për kontributin tuaj të pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh; Dhe për përulësinë tuaj që i përul të gjithë do të shtoja unë jashtë tekstit zyrtar… Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”-tha Rama.

    Top Channel

  • Vijon lufta e Trump me gjyqësorin, një gjykatës federal ka pezulluar sërish urdhrin e presidentit që heq të drejtën e nënshtetësisë në lind në SHBA

    Vijon lufta e Trump me gjyqësorin, një gjykatës federal ka pezulluar sërish urdhrin e presidentit që heq të drejtën e nënshtetësisë në lind në SHBA

    Një gjyqtar federal bllokoi përsëri urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili kërkon t’i japë fund të drejtës së shtetësisë për këdo që ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

    Të gjitha gjykatat e ulëta dhe gjykatat e apelit që janë marrë me urdhrin, një nga më të diskutueshmit e Trump, e kanë bllokuar atë, duke e konsideruar atë jokushtetues.
    Por Gjykata Supreme, pas një apeli nga administrata Trump, vendosi më 27 qershor se gjyqtarët federalë nuk kanë fuqinë për të bllokuar vendimet ekzekutive që ata i konsiderojnë të paligjshme në të gjithë vendin. Administrata nuk po i kërkonte Gjykatës Supreme të hiqte ndalimin, por të kufizonte zbatimin e vendimeve gjyqësore vetëm për ata që kanë ngritur një padi. ​
    ​Një gjyqtar federal në New Hampshire ka bllokuar gjithashtu urdhrin, këtë herë si pjesë e një padie kolektive në emër të të gjithë atyre që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara pas 20 shkurtit të cilët mund të humbasin shtetësinë e tyre. Organizata e të drejtave civile ACLU, e cila është përfshirë në këtë rast, e mirëpriti vendimin, i cili “mbron të drejtën e shtetësisë për të gjithë fëmijët e lindur në tokën amerikane”.
    “Pas vendimit të Gjykatës Supreme, prindërit jetuan në frikë dhe pasiguri, duke u pyetur nëse fëmijët e tyre duhet të lindnin në një shtet tjetër dhe nëse foshnjat e tyre ishin në rrezik deportimi”, tha Artie Kohli, drejtor i Grupit të Ligjit Aziatik, duke e quajtur atë një “fitore të madhe”.
    Gjykatësi e pezulloi zbatimin e vendimit të tij për një javë për t’i dhënë qeverisë kohë për të apeluar. Sidoqoftë, kjo do të ndodhë para 27 korrikut, datës kur Gjykata Supreme ka thënë se urdhri ekzekutiv i Trump mund të zbatohet pjesërisht.
    Gjykata Supreme nuk vendosi mbi kushtetutshmërinë e urdhrit presidencial, por lejoi agjencitë federale të hartojnë dhe publikojnë udhëzime për zbatimin e tij nga ajo datë.
    Urdhri i ndalon qeverisë federale të lëshojë pasaporta, certifikata shtetësie ose dokumente të tjera për fëmijët, nënat e të cilëve janë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme ose të përkohshme dhe baballarët e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm, domethënë, ata nuk kanë “green card”.
    Trump nënshkroi urdhrin menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar, duke thënë se donte të godiste imigracionin e paligjshëm.
    Ligji i sanksionuar në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, ka qenë në fuqi për më shumë se 150 vjet dhe thotë se çdo fëmijë i lindur në Shtetet e Bashkuara bëhet automatikisht shtetas amerikan.

    Top Channel

  • “Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

    “Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

    Channel 13, një nga kanalet mediatike më të besueshme të Izraelit ka zbuluar mbrëmjen e sotme dialogun dramatik midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, natën kur armëpushimi me Iranin “u shpëtua”.
    Sipas raportit, Trump ndërhyri personalisht për të ndalur një operacion ushtarak izraelit kundër Iranit. Ai e telefonoi Netanyahun dhe i kërkoi të anulonte sulmin ajror, duke i dhënë urdhrin e qartë: “Thuaju avionëve të kthehen prapa”.
    Incidenti ndodhi disa orë pasi Irani shkeli armëpushimin e brishtë duke lëshuar dy raketa balistike. Trump, duke iu referuar një sulmi të mëparshëm izraelit, thuhet se i tha Netanyahut: “Ju hodhët të gjithë arsenalin tuaj drejt tyre”.
    Kryeministri izraelit u përgjigj duke mohuar se sulmi ndodhi pasi filloi armëpushimi.
    “Kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi sulmuar që kur armëpushimi hyri në fuqi”, thuhet se u përgjigj ai.
    Pavarësisht shpjegimeve, Trump këmbënguli. “Nuk më intereson, më fajësoni mua. Nuk ishte e qëllimshme, raketat nuk ranë dhe nuk pati dëme”, tha ai, duke iu referuar sulmeve iraniane dhe duke theksuar nevojën për të shmangur një shpërthim të ri ushtarak.
    Sipas gazetës Times of Israel, ndërhyrja e Trump zbulon tensionin, por edhe ekuilibrin delikat politik midis SHBA-së dhe Izraelit në një kohë tensionesh të larta rajonale. Episodi tregon gjithashtu rolin e drejtpërdrejtë që presidenti amerikan mban në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe shkallën e ndikimit të tij personal mbi kryeministrin izraelit.
    Menjëherë pas bisedës, Netanyahu dha urdhrin për kthimin e avionëve. Sipas raportimeve në Izrael, avionët ishin vetëm “tre minuta larg objektivit” para se kryeministri izraelit të ndryshonte urdhrin, dhe ata kishin synuar anëtarët e Gardës Revolucionare.
    Vetëm një avion goditi një radar të vjetër, pasi nuk pati kohë të reagonte, dhe pjesa tjetër u kthye mbrapsht.

  • Berisha humb “shpresën” për heqjen e non-gratës, Trump zgjat urdhrin ekzekutiv për Ballkanin

    Berisha humb “shpresën” për heqjen e non-gratës, Trump zgjat urdhrin ekzekutiv për Ballkanin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan
    Në dokumentin zyrtar të publikuar në regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
    Thënë ndryshe, me zgjatjen e këtij afati për një vit, nuk ka më asnjë shpresë për ndryshimin e statusit për personat e sanksionuar nga departamenti i shtetit, përfshirë këtu edhe Sali Berishën si i sanksionuar zyrtarisht “non grata” bashkë me familjen e tij.

  • Berisha humb “shpresën” për heqjen e non-gratës, Trump zgjat urdhrin ekzekutiv për gjendjen e Ballkanit

    Berisha humb “shpresën” për heqjen e non-gratës, Trump zgjat urdhrin ekzekutiv për gjendjen e Ballkanit

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan

    Në dokumentin zyrtar të publikuar në regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

    Thënë ndryshe, me zgjatjen e këtij afati për një vit, nuk ka më asnjë shpresë për ndryshimin e statusit për personat e sanksionuar nga departamenti i shtetit, përfshirë këtu edhe Sali Berishën si i sanksionuar zyrtarisht “non grata” bashkë me familjen e tij.

  • “Individë në Ballkanin Perëndimor përpjekje për të shmangur sanksionet e SHBA-së”, Trump shtyn edhe për një vit urdhrin ekzekutiv: Janë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare

    “Individë në Ballkanin Perëndimor përpjekje për të shmangur sanksionet e SHBA-së”, Trump shtyn edhe për një vit urdhrin ekzekutiv: Janë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të shtyjë me të paktën një vit fuqinë e një urdhri ekzekutiv që ka të bëjë me gjendjen emergjente kombëtare në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera, përmenden edhe individët e përfshirë në “korrupsion të rëndësishëm që gërryen sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike”.

    “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë veprimet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhrin e Presidentit Trump.
    Urdhri i nënshkruar në fillim të këtij viti e shtyn fuqinë e tij edhe me një vit tjetër.
    Urdhri i plotë:
    Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një gjendje emergjente kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar për Kompetencat Ekonomike në Rast Emergjence (50 U.S.C. 1701 e në vijim), për të përballuar kërcënimin e pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë apo mbështesin: (i) dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (tani Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose (ii) veprime që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 10 qershor 1999 në Kosovë.
    Presidenti më pas e ndryshoi këtë urdhër me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 që ka të bëjë me ish-Republikën e Maqedonisë (tani Republika e Maqedonisë së Veriut).
    Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e gjendjes së emergjencës kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219, i ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve pas luftës që pasuan shpërbërjen e ish-RFSJ-së, si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe për këtë arsye përbën një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
    Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, në dritën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përpjekjet e vazhdueshme nga individë për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të kombeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet pas luftës, për t’u përfshirë në korrupsion të rëndësishëm që gërryen sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike, dhe për të shmangur sanksionet e qeverisë së SHBA-së, dhe me qëllim që të ndërmerren hapa shtesë në lidhje me gjendjen emergjente kombëtare për Ballkanin Perëndimor.
    Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë veprimet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
    Për këtë arsye, gjendja emergjente kombëtare e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219, nën të cilën janë ndërmarrë hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304, është zgjeruar në përmbajtje me Urdhrin Ekzekutiv 14033, dhe janë ndërmarrë hapa të tjerë shtesë me Urdhrin Ekzekutiv 14140, duhet të vazhdojë të jetë në fuqi përtej datës 26 qershor 2025. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit për Gjendjet Emergjente Kombëtare (50 U.S.C. 1622(d)), unë po e vazhdoj për 1 vit gjendjen emergjente kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

    Top Channel