Tag: urdhëruar

  • Berisha u bën thirrje qytetarëve: Ndiqni rrjetet sociale, Rama ka urdhëruar mediat e tij të censurojnë faktet për farsën elektorale

    Berisha u bën thirrje qytetarëve: Ndiqni rrjetet sociale, Rama ka urdhëruar mediat e tij të censurojnë faktet për farsën elektorale

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se Edi Rama ka urdhëruar mediat që kontrollon dhe që ka blerë, për të censuruar në maksimum të vërtetat dhe faktet që paraqiten çdo ditë nga opozita.

    Ai nënvizoi se kjo fushatë e censurës ka për qëllim të fshehë dokumentet dhe informacionet që dëshmojnë manipulimet e ndodhura. Berisha i ftoi qytetarët të ndjekin rrjetet sociale, ku censura e Ramës nuk mund të arrijë, për të mësuar të vërtetat që ai po përpiqet t’i fshehë.

    Fjala e tij:

    Duke u uruar një fundjavë të mbarë, të dashur qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj se Edi Rama, ka urdhëruar mediat që kontrollon, që i ka blerë, që i ka shndërruar në veglat e tij, të censurojnë në maksimum të vërtetat, faktet, dokumentet që paraqiten çdo ditë në këtë sallë.
    Ndaj dhe u bëj thirrje të ndiqni rrjetet sociale, në të cilat dora e zezë e censurës së tij nuk mund t’u pengojë për të mësuar këto të vërteta.

  • “PD ka urdhëruar komisionerët të vonojnë nisjen e votimit”, kandidatja e PS në qarkun Fier: Është strategji që lidhet me humbjen

    “PD ka urdhëruar komisionerët të vonojnë nisjen e votimit”, kandidatja e PS në qarkun Fier: Është strategji që lidhet me humbjen

    Kandidatja e Partisë Socialiste në Fier, Kiduina Zaka ka denoncuar PD, që sipas të cilës kanë për qëllim që të dëmtojnë procesin zgjedhor më 11 Maj.

    Në një deklaratë, ajo thotë se PD ka urdhëruar komisionerët e saj që të mos paraqiten në kohë në qendrat e votimit, me qëllim vonimin e nisjes së votimit të dielën.
    Më tej ajo shprehet se kjo është një strategji destruktive nga PD pasi është e vetëdijshme për humbjen.
    “PS e qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm  që drejtuesit politik të PD në këtë qark po iu japin komisionervë të tyre për të mos u paraqitur në qendrat e votimit në orarin e caktuar, për të kryer veprime që vonojnë nisjen e votimit apo veprime të tjera të paligjshme deri në dëmtimin e procesverbaleve dhe kutive të votimit me qëllim prishjen e këtij procesi. Për ne është mëse e qartë se kjo strategji destruktive e drejtuesve politikë të PD në Fier lidhet me humbjen e pashmangshme dhe madhështore që do të marrë në 11 maj, një humbje historike, për të cilën janë të vetëdijshëm dhe prandaj kërkojnë me të gjitha format prishjen e procesit.
    PS iu bën thirrje të gjithë komisionerëve të PD dhe të forcave të tjera politike të mos bien pre  e metodave të paligjshme dhe kriminale të drejtuesve të tyre por të zbatojnë detyrën siç e ka parashikuar ligji. Çdo shkelje e ligjit do të faktohet me prova të qarta dhe do të denoncohet me forcë në organet ligjzbatuese. Askush s’do ta çojë nëpër mend se do të fshihet pas ombrellës partiake nëse shkel ligjin dhe cenon procesin zgjedhor në çdo formë të mundshme. Iu bëjmë thirrje qytetarëve të Fierit që të shkojnë të vendosur pranë kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar pa u ndikuar nga presionet apo problematikat që mund t’ju krjojnë ata që tashmë e kanë të qartë rezulatin e humbjes më 11 maj”, thotë Zaka.

    Top Channel

  • ‘PD ka urdhëruar komisionerët të vonojnë nisjen e votimit’, PS në Fier: Strategji destruktive që lidhet me humbjen

    ‘PD ka urdhëruar komisionerët të vonojnë nisjen e votimit’, PS në Fier: Strategji destruktive që lidhet me humbjen

    Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Kiduina Zaka, ka akuzuar publikisht Partinë Demokratike për përpjekje për të dëmtuar procesin zgjedhor të 11 majit, përmes urdhrave të paligjshëm që sipas saj janë dhënë komisionerëve të kësaj force politike.
    Në një deklaratë për shtyp, Zaka tha se PD ka urdhëruar komisionerët e saj që të mos paraqiten në kohë në qendrat e votimit, duke synuar vonimin e nisjes së procesit të votimit dhe dëmtimin e dokumentacionit dhe kutive të votimit.
    “PS e qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm që drejtuesit politik të PD në këtë qark po iu japin komisionervë të tyre për të mos u paraqitur në qendrat e votimit në orarin e caktuar… Me qëllim prishjen e këtij procesi”, theksoi Zaka.
    Ajo e cilësoi këtë si një strategji destruktive të PD-së, e cila sipas saj është e ndërgjegjshme për një humbje të thellë dhe historike në Fier.
    Zaka u bëri thirrje komisionerëve të opozitës dhe partive të tjera që të mos ndjekin urdhra të paligjshëm dhe paralajmëroi se çdo shkelje e ligjit do të denoncohet me prova të qarta në organet ligjzbatuese.
    “Askush s’do ta çojë nëpër mend se do të fshihet pas ombrellës partiake nëse shkel ligjin dhe cenon procesin zgjedhor në çdo formë të mundshme.”
    Në fund, ajo u bëri apel qytetarëve të Fierit që të shkojnë të dielën të vendosur pranë kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar pa frikë apo presion.

  • Bylykbashi: Rama përdor administratën dhe fëmijët për propagandë elektorale, shkelje e ligjit dhe e moralit!

    Bylykbashi: Rama përdor administratën dhe fëmijët për propagandë elektorale, shkelje e ligjit dhe e moralit!

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi, ka postuar një mesazh në rrjetin social Facebook, ku u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar punonjësit e administratës publike, mësuesit, mjekët dhe infermierët në Durrës që të paraqiten sot, me detyrim, në takime publike të fushatës zgjedhore me të.

    Bylykbashi thekson se kjo është një veprim i paligjshëm dhe përbën vepër penale. Ai shton se edhe nxënësit janë urdhëruar të marrin pjesë në këto takime bashkë me prindërit e tyre, çka sipas tij përbën një shkelje të rëndë jo vetëm të Kodit Zgjedhor, por edhe të Kodit Penal.

    Në përmbyllje të reagimit të tij, Bylykbashi paralajmëron se të gjithë drejtuesit e administratës publike, drejtorët e shkollave dhe të shërbimit shëndetësor do të mbajnë përgjegjësi penale për këto veprime.

    Postimi:

    Edi Rama ka urdhëruar punonjësit e administratës publike, mesuesit, mjekët dhe infermierët në Durrës që të paraqiten sot, me detyrim në takime publike fushate zgjedhore me Kryeministrin. Kjo është e paligjëshme dhe vepër penale!

    Ajo që është akoma më e dënueshme është se janë urdhëruar edhe nxënës që të dalin bashkë me prindërit në takim me Kryeministrin.

    Këto janë jo vetëm shkelje të Kodit Zgjedhor por edhe të Kodit Penal.

    Të gjithë drejtuesit e administratës publike, drejtorët e shkollave dhe shërbimit shëndetësor do të mbajnë përgjegjësi penale për këto shkelje!

  • Armëpushimi për Pashkët, reagon Kremlini: Presidenti Putin nuk ka urdhëruar një vendim të tillë!

    Armëpushimi për Pashkët, reagon Kremlini: Presidenti Putin nuk ka urdhëruar një vendim të tillë!

    Bota E Diel, 20 Prill 2025 20:33
    Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka urdhëruar zgjatjen e armëpushimit të tij të Pashkëve, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
    Komentet e raportuara nga agjencia ruse e lajmeve Tass vijnë vetëm disa orë para përfundimit të “armëpushimit të Pashkëve” 30 orësh të Putinit.

    Presidenti rus u zotua të ndalojë “të gjitha operacionet ushtarake” nga ora 16:00 (me orën britanike) dje deri në orën 22:00 me kohën e Mbretërisë së Bashkuar sonte, por të dyja palët që atëherë kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.
    Mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje që propozimi të zgjatet, duke pretenduar se 30 orë ishin “të mjaftueshme për të bërë tituj, por jo për masa të vërteta të ndërtimit të besimit”.
    Ai shtoi se një pauzë 30-ditore “mund t’i japë paqes një shans”.

  • ‘Peja si qytet i Serbisë’/ Autoritetet në Mal të Zi nisin hetimet, kush e vuri tabelën

    ‘Peja si qytet i Serbisë’/ Autoritetet në Mal të Zi nisin hetimet, kush e vuri tabelën

    Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë

    Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur.

    Ministria nuk ka dhënë përgjigje për Radio Evropën e Lirë se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar.

    “Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin” thuhet në reagimin e saj.

    Fotografia me këtë shenjë rrugore u shpërnda të dielën në rrjetet sociale.

    Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

    REL-i i ka drejtuar pyetje MPB-së se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje.

    Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Në krye të Ministrisë së Transportit të Malit të Zi është një përfaqësuese e Frontit Demokratik (DF), parti që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

  • Autoritetet në Mal të Zi nisin hetime për shenjën rrugore që e paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë

    Autoritetet në Mal të Zi nisin hetime për shenjën rrugore që e paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë

    Foto ilustruese

    Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo ministri.
    Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur.
    Ministria nuk ka dhënë përgjigje se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar.
    “Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin”.
    Fotografia me këtë shenjë rrugore u shpërnda të dielën në rrjetet sociale. Të njëjtën e ndau edhe artistja nga Plava, Kaltrina Hoti.Në një video përballë shenjës, Hoti shihet bisedon me punëtorët e kompanisë që, siç dëgjohet, e kishin vendosur tabelën.
    “Është urdhëruar nga Podgorica, nga Drejtoria e Transportit. Unë jam vetëm punëtor dhe vendos shenjat sipas dokumentacionit që marr”, tha njëri nga punëtorët, duke treguar një letër që nuk shihet qartë në video.
    Kur Hoti përsëriti se udhëzimet për vendosjen e shenjës kishin ardhur nga Ministria malazeze, punëtori e pohoi këtë.
    Në kamionin që shihej në video ishte i shkruar emri i kompanisë “Signal”.
    Kjo kompani, me seli në Sombor të Serbisë, sipas faqes zyrtare të internetit, është e specializuar për prodhimin dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor.
    Ata nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it se kush i kishte angazhuar.
    Nga komuna fqinje e Rozhajës i thanë REL-it se, ndryshe nga disa pretendime në rrjete sociale, nuk ka pasur përpjekje për vendosjen e tabelave të ngjashme në atë qytet.Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
    REL-i i ka drejtuar pyetje MPB-së se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje.
    Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Në krye të Ministrisë së Transportit të Malit të Zi është një përfaqësuese e Frontit Demokratik (DF), parti që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
    Pas reagimeve të ashpra, tabela u hoq
    Se tabela kontestuese është hequr nga Drejtoria e Transportit, e konfirmoi kryetari i Plavës, Nihad Canoviç. Ai u distancua nga i gjithë rasti, duke thënë se pushteti lokal nuk ka pasur asnjë rol në vendosjen e tabelës.
    “Pasi u njoftova për këtë, kontaktova me përfaqësuesit e Drejtorisë së Transportit, të cilëve u tregova për lëshimin dhe problemin që ka shkaktuar vendosja e saj. Banorët e Plavës kanë qenë gjithmonë njerëz të paqes, respektit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore – kjo nuk ndryshon”, shkroi Canoviç.
    Heqjen e tabelës e konfirmoi edhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, duke reaguar ndaj shumë postimeve në rrjetin X, kryesisht nga Kosova.
    Ai nuk u përgjigj thirrjeve të REL-it.Ndërkaq, deputeti dhe kryetari i partisë shqiptare Forca, Genci Nimanbegu, i bëri thirrje kryeministrit Milojko Spajiç që të ndërhyjë.
    Ai e dënoi vendosjen e tabelës si një provokim të qartë politik, duke i kërkuar kryeministrit të ndërmarrë masa urgjente që tabela rrugore të përputhet me faktet.
    Partia e Nimanbegut, ashtu si edhe ajo e Dukajt, janë pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi.
    “Ky rast, i cili u realizua nga zyrtarët e Ministrisë së Transportit, tregon se në Mal të Zi ende ka mendësi që e kundërshtojnë, nuk pajtohen apo përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht”, tha Nimanbegu.
    Kush është në krye të Ministrisë së Transportit?
    Ndër ata që “përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht” është Partia Popullore Demokratike, anëtare e ish-Frontit Demokratik, nënkryetarja e së cilës, Maja Vukiqeviç, është në krye të Ministrisë së Transportit.
    Kjo parti, ndër të tjera, angazhohet për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, që Mali i Zi e njohu në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovićit.
    Për Kosovën ata pretendojnë se është territor i pushtuar serb dhe e quajnë “pseudështet”.
    Kjo parti, e udhëhequr nga Milan Knezheviç, ka pushtet absolut në Zeta, komuna më e re në Mal të Zi.
    Parlamenti lokal i Zetës ka miratuar një Deklaratë me të cilën, sipas tyre, në territorin e kësaj komune nuk vlen njohja e pavarësisë së Kosovës.Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe dalja e Malit të Zi nga aleanca NATO janë pjesë e objektivave të tyre të politikës së jashtme.
    Kjo parti është pjesë e shumicës parlamentare që nga gushti i vitit 2020, kur bashkë me partinë e Andrija Mandiçit, kryetar i Kuvendit, me Demokratët dhe lëvizjen qytetare URA, morën pushtetin.
    Me ristrukturimin e Qeverisë në korrik të vitit të kaluar, ata fituan dy poste dhe u bënë formalisht pjesë e saj.
    Megjithëse partitë e Frontit Demokratik kishin paralajmëruar se do t’i ngrijnë objektivat e politikës së jashtme dhe do të respektojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, në praktikë ndodhi e kundërta, gjë që bëri që Podgorica zyrtare të marrë tri nota proteste nga fqinjët – një nga Kroacia dhe dy nga Bosnja e Hercegovina.
    Knezheviç dhe Mandiç u shpallën persona të padëshiruar në Kroaci vitin e kaluar./REL

  • Mali i Zi/ Nisin hetime për tabelën rrugore që e tregonte Pejën si pjesë të Serbisë

    Mali i Zi/ Nisin hetime për tabelën rrugore që e tregonte Pejën si pjesë të Serbisë

    Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo ministri.
    Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur.
    Ministria nuk ka dhënë përgjigje se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar.

    “Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin”.
    Fotografia me këtë shenjë rrugore u shpërnda të dielën në rrjetet sociale. Të njëjtën e ndau edhe artistja nga Plava, Kaltrina Hoti.
    Në një video përballë shenjës, Hoti shihet bisedon me punëtorët e kompanisë që, siç dëgjohet, e kishin vendosur tabelën.
    “Është urdhëruar nga Podgorica, nga Drejtoria e Transportit. Unë jam vetëm punëtor dhe vendos shenjat sipas dokumentacionit që marr”, tha njëri nga punëtorët, duke treguar një letër që nuk shihet qartë në video.
    Kur Hoti përsëriti se udhëzimet për vendosjen e shenjës kishin ardhur nga Ministria malazeze, punëtori e pohoi këtë.
    Në kamionin që shihej në video ishte i shkruar emri i kompanisë “Signal”.
    Kjo kompani, me seli në Sombor të Serbisë, sipas faqes zyrtare të internetit, është e specializuar për prodhimin dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor.
    Nga komuna fqinje e Rozhajës u tha se ndryshe nga disa pretendime në rrjete sociale, nuk ka pasur përpjekje për vendosjen e tabelave të ngjashme në atë qytet.
    Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
    REL-i i ka drejtuar pyetje MPB-së se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje.
    Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Në krye të Ministrisë së Transportit të Malit të Zi është një përfaqësuese e Frontit Demokratik (DF), parti që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
    Pas reagimeve të ashpra, tabela u hoq
    Se tabela kontestuese është hequr nga Drejtoria e Transportit, e konfirmoi kryetari i Plavës, Nihad Canoviq.
    Ai u distancua nga i gjithë rasti, duke thënë se pushteti lokal nuk ka pasur asnjë rol në vendosjen e tabelës.
    “Pasi u njoftova për këtë, kontaktova me përfaqësuesit e Drejtorisë së Transportit, të cilëve u tregova për lëshimin dhe problemin që ka shkaktuar vendosja e saj. Banorët e Plavës kanë qenë gjithmonë njerëz të paqes, respektit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore – kjo nuk ndryshon”, shkroi Canoviq.
    Heqjen e tabelës e konfirmoi edhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, duke reaguar ndaj shumë postimeve në rrjetin X, kryesisht nga Kosova.
    Ndërkaq, deputeti dhe kryetari i partisë shqiptare Forca, Genci Nimanbegu, i bëri thirrje kryeministrit Milojko Spajiq që të ndërhyjë.
    Ai e dënoi vendosjen e tabelës si një provokim të qartë politik, duke i kërkuar kryeministrit të ndërmarrë masa urgjente që tabela rrugore të përputhet me faktet.
    Partia e Nimanbegut, ashtu si edhe ajo e Dukajt, janë pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi.
    Kush është në krye të Ministrisë së Transportit?
    Ndër ata që “përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht” është Partia Popullore Demokratike, anëtare e ish-Frontit Demokratik, nënkryetarja e së cilës, Maja Vukiqeviq, është në krye të Ministrisë së Transportit.
    Kjo parti, ndër të tjera, angazhohet për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, që Mali i Zi e njohu në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovićit.
    Për Kosovën ata pretendojnë se është territor i pushtuar serb dhe e quajnë “pseudështet”.
    Kjo parti, e udhëhequr nga Milan Knezheviq, ka pushtet absolut në Zeta, komuna më e re në Mal të Zi.
    Parlamenti lokal i Zetës ka miratuar një Deklaratë me të cilën, sipas tyre, në territorin e kësaj komune nuk vlen njohja e pavarësisë së Kosovës.
    Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe dalja e Malit të Zi nga aleanca NATO janë pjesë e objektivave të tyre të politikës së jashtme.
    Kjo parti është pjesë e shumicës parlamentare që nga gushti i vitit 2020, kur bashkë me partinë e Andrija Mandiqit, kryetar i Kuvendit, me Demokratët dhe lëvizjen qytetare URA, morën pushtetin.
    Me ristrukturimin e Qeverisë në korrik të vitit të kaluar, ata fituan dy poste dhe u bënë formalisht pjesë e saj.
    Megjithëse partitë e Frontit Demokratik kishin paralajmëruar se do t’i ngrijnë objektivat e politikës së jashtme dhe do të respektojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, në praktikë ndodhi e kundërta, gjë që bëri që Podgorica zyrtare të marrë tri nota proteste nga fqinjët – një nga Kroacia dhe dy nga Bosnja e Hercegovina.
    Knezheviq dhe Mandiq u shpallën persona të padëshiruar në Kroaci vitin e kaluar. /rel/