Tag: urdhëruar

  • SYRI TV/ Dibër, prokurori kërkon hetimin e eprorit të tij, mollë sherri mjeti i sekuestruar si provë

    SYRI TV/ Dibër, prokurori kërkon hetimin e eprorit të tij, mollë sherri mjeti i sekuestruar si provë

    Në Prokurorinë e Dibrës është regjistruar një përplasje e fortë, me kreut të këtij institucioni Abaz Muça dhe prokurorit Urim Kalia, që ka regjistruar procedim penal për eprorin e tij. Konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë Abaz Muça ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme. Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi

    Syri TV

    Përplasje të forta janë regjistruar në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz Muça dhe një prej prokurorëve.

    Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve.

    Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë.

    Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e mjetit nga komisariati i policisë. Pas marrjes dijeni për fillimin e hetimeve, policia e urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë ka kthyer përsëri mjetin në komisariat.

    Pas administrimit të dëshmive të oficerëve, të cilët kanë deklaruar se janë urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë për të kryer një veprim të tillë, prokurori i çështjes ka regjistruar procedim penal për drejtuesin e prokurorisë dhe oficerët e komisariatit të policisë Dibër.

    Burimet thonë se pasi drejtuesi i prokurorisë ka marrë dijeni për nisjen e hetimit, ka urdhëruar sekretarinë e prokurorisë që prokurorit të mos i kryhet asnjë shërbim për protokollimin e shkresave. Kjo ka detyruar prokurorin e çështjes që ta nisë pa shkrese përcjellëse dhe pa numër protokolli procedimin për kompetencë në Prokurorinë e Kukësit.

    Burime pranë prokurorisë së Kukësit thanë se çështja është në fazë shqyrtimi dhe prokurorja e çështjes do të vendosë për fatin e saj brenda afatit ligjor, duke pranuar kësisoj se e ka marrë çështjen për kompetencë.

  • Tension te Prokuroria e Dibrës, prokurori Urim Kalia padi ndaj kryeprokurorit Abaz Muça. SPAK-u gati!

    Tension te Prokuroria e Dibrës, prokurori Urim Kalia padi ndaj kryeprokurorit Abaz Muça. SPAK-u gati!

    Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz  Muça dhe një prej prokurorëve.
    Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve.

    Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë.

    Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e mjetit nga komisariati i policisë. Pas marrjes dijeni për fillimin e hetimeve, policia e urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë ka kthyer përsëri mjetin në komisariat.

    Pas administrimit të dëshmive të oficerëve, të cilët kanë deklaruar se janë urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë për të kryer një veprim të tillë, prokurori i çështjes ka regjistruar procedim penal për drejtuesin e prokurorisë dhe oficerët e komisariatit të policisë Dibër.
    Burimet thonë se pasi drejtuesi i prokurorisë ka marrë dijeni për nisjen e hetimit, ka urdhëruar sekretarinë e prokurorisë që prokurorit të mos i kryhet asnjë shërbim për protokollimin e shkresave. Kjo ka detyruar prokurorin e çështjes që ta nisë pa shkrese përcjellëse dhe pa numër protokolli procedimin për kompetencë në Prokurorinë e Kukësit.
    Burime pranë prokurorisë së Kukësit thanë se çështja është në fazë shqyrtimi dhe prokurorja e çështjes do të vendosë për fatin e saj brenda afatit ligjor, duke pranuar kësisoj se e ka marrë çështjen për kompetencë./VNA/
    https://vna.al/kronika/perplasje-ne-prokurorine-e-dibres-shkak-vetem-nje-makine-ja-detajet-e-sh-i17631

  • Tension te Prokuroria e Dibrës: Konflikt mes drejtuesit dhe prokurorit për makinën e sekuestruar një personi me rekorde kriminale

    Tension te Prokuroria e Dibrës: Konflikt mes drejtuesit dhe prokurorit për makinën e sekuestruar një personi me rekorde kriminale

    Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz  Muça dhe një prej prokurorëve.
    Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve.

    Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë.

    Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e mjetit nga komisariati i policisë. Pas marrjes dijeni për fillimin e hetimeve, policia e urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë ka kthyer përsëri mjetin në komisariat.

    Pas administrimit të dëshmive të oficerëve, të cilët kanë deklaruar se janë urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë për të kryer një veprim të tillë, prokurori i çështjes ka regjistruar procedim penal për drejtuesin e prokurorisë dhe oficerët e komisariatit të policisë Dibër.
    Burimet thonë se pasi drejtuesi i prokurorisë ka marrë dijeni për nisjen e hetimit, ka urdhëruar sekretarinë e prokurorisë që prokurorit të mos i kryhet asnjë shërbim për protokollimin e shkresave. Kjo ka detyruar prokurorin e çështjes që ta nisë pa shkrese përcjellëse dhe pa numër protokolli procedimin për kompetencë në Prokurorinë e Kukësit.
    Burime pranë prokurorisë së Kukësit thanë se çështja është në fazë shqyrtimi dhe prokurorja e çështjes do të vendosë për fatin e saj brenda afatit ligjor, duke pranuar kësisoj se e ka marrë çështjen për kompetencë./VNA/
    https://vna.al/kronika/perplasje-ne-prokurorine-e-dibres-shkak-vetem-nje-makine-ja-detajet-e-sh-i17631

  • Tension te Prokuroria e Dibrës: Konflikt mes drejtuesit dhe prokurorit për një vend parkimi

    Tension te Prokuroria e Dibrës: Konflikt mes drejtuesit dhe prokurorit për një vend parkimi

    Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz  Muça dhe një prej prokurorëve.
    Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve.

    Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë.

    Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e mjetit nga komisariati i policisë. Pas marrjes dijeni për fillimin e hetimeve, policia e urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë ka kthyer përsëri mjetin në komisariat.

    Pas administrimit të dëshmive të oficerëve, të cilët kanë deklaruar se janë urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë për të kryer një veprim të tillë, prokurori i çështjes ka regjistruar procedim penal për drejtuesin e prokurorisë dhe oficerët e komisariatit të policisë Dibër.
    Burimet thonë se pasi drejtuesi i prokurorisë ka marrë dijeni për nisjen e hetimit, ka urdhëruar sekretarinë e prokurorisë që prokurorit të mos i kryhet asnjë shërbim për protokollimin e shkresave. Kjo ka detyruar prokurorin e çështjes që ta nisë pa shkrese përcjellëse dhe pa numër protokolli procedimin për kompetencë në Prokurorinë e Kukësit.
    Burime pranë prokurorisë së Kukësit thanë se çështja është në fazë shqyrtimi dhe prokurorja e çështjes do të vendosë për fatin e saj brenda afatit ligjor, duke pranuar kësisoj se e ka marrë çështjen për kompetencë.

  • “Është kryer me urdhër”/ Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet e ’21 janarit’, ishin krim shtetëror

    “Është kryer me urdhër”/ Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet e ’21 janarit’, ishin krim shtetëror

    Teksa kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për 21 janarin, juristi Kreshnik Spahiu tha në një emision televiziv se SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim i urdhëruar shtetëror.
    Ai tha duhet që të gjendet e kush është personi që ka urdhëruar për të qëlluar ndaj protestuesve.
    ‘Unë mendoj se prokuroria ka prova se vrasja e 21 janarit është krim shtetëror dhe është kryer me urdhër. Por çështja është a do të jetë e aftë prokuroria që të gjejë prova nga kush. Prokuroria e ka konsoliduar pazullin që kemi të bëjmë me krim shtetëror por nëse do të arrijë që të dal se kush është ai që ka urdhëruar kjo mbetet për tu parë. Kjo është më e rëndësishme se nuk mjafton që të thuhet thjeshtë që është krim shtetëror’, tha ai.

  • Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

    Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

    Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi kërkesën për pushimin e procedimit penal nr. 1804, që lidhet me një kallëzim të bërë në vitin 2023 ndaj ish-prokurorit Ndoja për dy vepra penale.
    Hetimet ndaj tij kishin nisur fillimisht nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “pastrim parash” dhe “fshehje ose mosdeklarim të pasurisë”, ndërsa më pas dosja i ishte kaluar SPAK-ut.
    Pas shqyrtimit të akteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi se kompetenca ligjore për të hetuar një deputet i takon SPAK-ut, duke urdhëruar zyrtarisht kalimin e dosjes pranë kësaj prokurorie për vijimin e procedimeve.
    SPAK pritet të marrë në dorëzim aktet dhe të vendosë mbi vijimin e hetimit ndaj deputetit Ndoja.

  • Gjysmë milioni njerëz në alarm! Tajfuni i fuqishëm kërcënon Vietnamin, evakuime masive dhe anulime fluturimesh

    Gjysmë milioni njerëz në alarm! Tajfuni i fuqishëm kërcënon Vietnamin, evakuime masive dhe anulime fluturimesh

    Vietnami ka urdhëruar evakuimin e mbi 586,000 personave përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki.

    Sipas parashikimeve të motit, stuhia po sjell tashmë erëra deri në 166 km/h dhe pritet të forcohet edhe më shumë përpara se të godasë tokën të hënën në mëngjes.
    Banorët e provincave qendrore si Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe të gjitha anijet janë ndaluar të dalin në det.
    Stuhia po kalon pranë ishullit Hainan në Kinë, ku agjencia kombëtare e motit ka parashikuar deri në 320 mm reshje.
    Sipas BBC Weather, edhe pse Kajiki mund të dobësohet pasi të hyjë në territorin vietnamez, do të sjellë ende erëra deri në 200 km/h dhe reshje të dendura prej 300-400 mm.
    Pranë zonave bregdetare priten dallgë të larta nga 2 deri në 4 metra.
    Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë pas orës 14:00 GMT të dielën. Forcat ushtarake janë angazhuar për të ndihmuar në evakuime dhe përballimin e emergjencës.
    “Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk është e sigurt për asnjë mjet apo strukturë si anijet turistike, peshkimi apo fermat detare,” tha Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit për agjencinë AFP.
    Vietnam Airlines ka anuluar të paktën 22 fluturime nga dhe drejt qyteteve qendrore të dielën dhe të hënën.
    Zyrtarët kanë frikë se ky tajfun mund të jetë po aq shkatërrues sa ai Yagi në shtatorin e kaluar, i cili mori jetën e qindra personave në rajon, përfshirë 300 vetëm në Vietnam.

    Top Channel

  • “Shtohen ankesat për ushqimet”, Denaj pezullon inspektorët e AKU-së, ngrihet komision vlerësimi

    “Shtohen ankesat për ushqimet”, Denaj pezullon inspektorët e AKU-së, ngrihet komision vlerësimi

    Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rrituara nga subjektete tregtrae të lidhura me ushqimin.
    “Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ankesave të subjekteve të tregtimit të lidhura me ushqimin dhe qasjen e trupës inspektuese të AKU-së, mungesës së pajustifkuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e ligjit për inspektimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje të detyrave inspektuese , rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale e qëndrore për të unifikuara e zbatuar një praktikë në frymë të ligjit, si edhe garantimit të transparencës e standardeve ligjore, kam urdhëruar  pezullimin e ushtrimit të aktivitetet të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara”.
    Denaj tha se pas pezullimit do të ngrihet një komision me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili do të vlerësojë inspektorët dhe aplikantët.
    “Ky urdhër ka bazë ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë”.
    Sipas ministres, ky komision do të sjellë një frymë të re, një qasje dhe mbi të gjitha një etikë të re.
    “Puna individuale e secilit person do të testohet dhe komisioni do të kryejë një analizë të masave që do të merren për aktivitetet”.

  • “Ushtarët izraelitë, të urdhëruar për të qëlluar palestinezët në radhë për ndihma”

    “Ushtarët izraelitë, të urdhëruar për të qëlluar palestinezët në radhë për ndihma”

    Ushtarë izraelitë kanë qëlluar qëllimisht ndaj palestinezëve të paarmatosur, të cilët ndodheshin pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza, raportoi gazeta izraelite Haaretz.
    Sipas këtij burimi, komandantët izraelitë kanë urdhëruar trupat që të qëllonin mbi turmat për t’i shpërndarë, edhe pse ishte e qartë se këta civilë nuk përbënin asnjë kërcënim.
    Pohohet se është përdorur mitraloz i rëndë për të shtypur banorët e uritur që prisnin ushqim në pikat e shpërndarjes së ngritura nga një kompani private.
    Gjithashtu, sipas raportimeve, disa ushtarë morën urdhra nga një gjeneral brigade që më herët kishte deklaruar se “nuk ka të pafajshëm në Gaza”.
    Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë mohuar vazhdimisht se kanë qëlluar mbi civilët në vendet e shpërndarjes së ndihmave.
    Hamasi është akuzuar gjithashtu se ka qëlluar mbi turmat dhe ka plaçkitur pikat e ndihmës.
    Megjithatë, një zyrtar i lartë ushtarak izraelit konfirmoi për The Telegraph se Avokati i Përgjithshëm Ushtarak i Izraelit ka urdhëruar një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës.
    Rrëfimet e dëshmitarëve lidhen me vrasjen e dyshuar të dhjetëra palestinezëve të uritur në Rripin e Gazës, në të paktën 19 incidente të ndara gjatë tre muajve të fundit.
    Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, raportoi se 549 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë janë plagosur ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma humanitare.

    Pikat e shpërndarjes ku kanë ndodhur shumica e vrasjeve menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës, një iniciativë e përbashkët mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, që ka shkaktuar debate.
    Ky fondacion operon me katër qendra të shpërndarjes së shpejtë, tre në Gazën Jugore dhe një në qendër.
    Ato janë të hapura vetëm për një orë çdo ditë, duke tërhequr turma prej mijëra njerëzish të dëshpëruar për ushqim.
    Në këto qendra punojnë staf amerikanë dhe palestinezë të sektorit privat, ndërsa sigurohen nga IDF në distanca prej qindra metrash.
    Një oficer izraelit tha: “Parametrat e sigurisë përfshijnë tanke dhe snajpera për të mbrojtur të pranishmit dhe për të siguruar që ndihmat të shpërndahen.”
    Ai shtoi: “Natën, ne hapim zjarr paralajmërues për t’i sinjalizuar popullsisë se kjo është një zonë lufte dhe se nuk duhet të afrohen.”

  • Gjithë ditën në ekrane, por Berisha ankohet për mediat: Nuk i lë Rama të më nxjerrin në televizor

    Gjithë ditën në ekrane, por Berisha ankohet për mediat: Nuk i lë Rama të më nxjerrin në televizor

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama ka urdhëruar mediat që kontrollon dhe që ka blerë, për të censuruar në maksimum të vërtetat dhe faktet që paraqiten çdo ditë nga opozita.
    Ai nënvizoi se kjo fushatë e censurës ka për qëllim të fshehë dokumentet dhe informacionet që dëshmojnë manipulimet e ndodhura. Berisha i ftoi qytetarët të ndjekin rrjetet sociale, ku censura e Ramës nuk mund të arrijë, për të mësuar të vërtetat që ai po përpiqet t’i fshehë.
    Berisha: Duke u uruar një fundjavë të mbarë, të dashur qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj se Edi Rama, ka urdhëruar mediat që kontrollon, që i ka blerë, që i ka shndërruar në veglat e tij, të censurojnë në maksimum të vërtetat, faktet, dokumentet që paraqiten çdo ditë në këtë sallë. Ndaj dhe u bëj thirrje të ndiqni rrjetet sociale, në të cilat dora e zezë e censurës së tij nuk mund t’u pengojë për të mësuar këto të vërteta.