Tag: urdhëron

  • Skandali i ri me tenderat/ Balluku urdhëron Berberin të pengojë aktivitetin e firmës së deputetit të PD, duke kërkuar..

    Skandali i ri me tenderat/ Balluku urdhëron Berberin të pengojë aktivitetin e firmës së deputetit të PD, duke kërkuar..

    Në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tregohet se si ministrja udhëzonte Berberin që të përjashtonte nga tenderët kompanitë që nuk i “pëlqenin”. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur sipas saj me deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.
    Pjesë nga dosja
    Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “ËhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.

  • Trump urdhëron nëndetëset bërthamore, Moska në Kërcënim

    Trump urdhëron nëndetëset bërthamore, Moska në Kërcënim

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump, në një lëvizje të papritur dhe provokuese, ka urdhëruar vendosjen në gadishmëri të disa nëndetëseve me kapacitet bërthamor në pozicione strategjike pranë Rusisë. Ky veprim i Trump vjen në një kohë kur tensionet SHBA-Rusi janë në pikën më të lartë të viteve të fundit. Moska ka reaguar menjëherë duke rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake dhe duke lëshuar paralajmërime për pasoja të rënda. Kremlini e ka cilësuar vendimin e Trump si “një provokim të rrezikshëm që mund të destabilizojë paqen globale”. Analistët paralajmërojnë për rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes dy fuqive bërthamore.

     

  • Netanyahu urdhëron ushtrinë, merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

    Netanyahu urdhëron ushtrinë, merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

    Zyra e Kryeministrit i përcolli mesazhin Shefit të Shtabit: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen.”

    Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje, shkruan euronews.

    Hamasi kërkoi që qindra kamionë me ndihma do të duhej të hynin në Rripin e Gazës që grupi terrorist të rikthehej në negociata, pavarësisht përpjekjeve të shtuara ndërkombëtare për të ofruar burime në enklavën palestineze.

    Hamasi publikoi gjithashtu video gjatë fundjavës, duke treguar pengje të dobësuar dhe duke pretenduar se ata po vdisnin urie si pasojë e urisë së përhapur në Rripin e Gazës.

  • KQZ urdhëron rinumërimin e votave të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    KQZ urdhëron rinumërimin e votave të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të nisë procesin e rinumërimit fillestar për dy qendra votimi, në qarkun e Durrësit dhe atë të Elbasanit.

    Bëhet fjalë për qendrën e votimit nr. 1352/01 në KZAZ nr. 21, si dhe për qendrën nr. 2777/00 në KZAZ nr. 54.

    Numërimi do të zhvillohet më 20 maj 2025, në orën 12:00, pranë ambienteve të KQZ-së në Tiranë. KQZ fton të gjitha partitë politike të sjellin vëzhguesit e tyre për të monitoruar nga afër procesin.

    Rezultatet do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse.

  • Ishin cilësuar si të parregullta, KQZ urdhëron numërimin e dy kutive të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Ishin cilësuar si të parregullta, KQZ urdhëron numërimin e dy kutive të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht vendimin për të vijuar me numërimin fillestar të dy kutive të votimit që deri më tani kishin mbetur të panumëruara. Bëhet fjalë për një kuti në qarkun e Durrësit dhe një tjetër në qarkun e Elbasanit.
    Sipas njoftimit të KQZ-së:
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së.Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse.”
    Dy kutitë në fjalë, të cilat janë pranuar fillimisht si të rregullta nga KQZ, janë më pas klasifikuar si të parregullta nga KZAZ. Megjithatë, sipas rregullores së Komisionit, nëse një kuti është marrë e rregullt në dorëzim nga KZAZ, ajo duhet të numërohet.
    Procesi i numërimit do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në Tiranë, ditën e hënë, më 20 maj 2025, në orën 12:00. Rezultatet pritet të kenë ndikim në Tabelat Përmbledhëse për zonat përkatëse.

  • KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Foto ilustruese

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që deri më tani kishin mbetur të panumëruara. Bëhet fjalë për një kuti në qarkun e Durrësit dhe një kuti në qarkun e Elbasanit.
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së. Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse,”-bëri me dije KQZ.
    Dy kutitë, janë marrë të rregullta në KQZ dhe më pas janë konsideruar nga KZAZ si të parregullta. Tashmë, procesi i numërimit do të kryhet më datë 20, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së./ZËRI

  • Rama urdhëron të fshihet krimi, kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile menderosi zgjedhjet në Elbasan

    Rama urdhëron të fshihet krimi, kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile menderosi zgjedhjet në Elbasan

    Denoncime të shumta vijnë në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

    Një qytetar nga Elbasani, ka denoncuar se kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile ka marrë mbi 30 mijë vota dhe për të fshehur manipulimet dhe kërcënimët për votën, është urdhëruar që të shtyhet numërimi i votave.

    Denoncimi është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

    Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

    Përshëndetje për vëzhguesit guximtarë!

    Sara Mile kandidatja e Suel Çeles menderosi zgjedhjet në Elbasan. Rama urdhëron të fshihet krimi

    📩 Lexoni denoncimin e vëzhguesit guximtar!

    Pershendetje, interesohuni pak ne elbasan dhe qarkun e elbasanit sepse numurimi per parti ka mbaruar po e kane shtyre per ne oren 5 ps sepse sara mile ka mare mbi 30 mij vota dhe duan tja heqin per te mos dale kaq shum qe te futen dhe kandidate te tjere, un jam vezhgues ne partin demokratike dhe po bejn shum dallavere te lutem anonim