Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi të martën (25 nëntor) që ish-presidenti Jair Bolsonaro të fillojë të vuajë dënimin e tij prej 27 vjetësh burg për komplotin e një tentative grushti shteti. Gjyqtari Alexandre de Moraes urdhëroi që ai të mbahet në selinë e Policisë Federale në Brasilia.
Në shtator, Bolsonaro u dënua me 27 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata Supreme për lidhje me grushtin e planifikuar pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në 2022 kundër Luiz Inácio Lula da Silva.
Mbrojtja e tij vendosi të mos paraqesë apel përfundimtar, dhe kështu gjyqtari Moraes deklaroi dënimin si përfundimtar, duke rrëzuar çdo shans për ankesa të mëtejshme.
Arrestimi i tij përfundoi kur policia e mori në paraburgim pasi ai, sipas autoriteteve, u përpoq të hiqte monitorin elektronik që i ishte vënë në kyçin e këmbës.
Në një seancë, Bolsonaro tha se veprimi nuk ishte për të ikur nga dënimi, por erdhi për shkak të halucinacioneve pas një ndryshimi medikamentozi.
Tag: urdhëroi
-

Ish-presidenti brazilian Bolsonaro, 27 vjet burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë
-

“Jam dëshmitar”, Fatos Klosi shpërthen: Vrasjet e 21 Janarit ishin të programuara, urdhri vinte nga shumë lart
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, ku dha dëshmi në lidhje me hetimet për ngjarjet e “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestues. Ndërkohë, ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, në një intervistë televizive, deklaroi se SPAK “po përpiqet më në fund të zbulojë të vërtetën”, duke ngritur pyetje mbi zinxhirin komandues dhe mbi atë që ai e cilësoi si urdhër për hapjen e zjarrit ndaj protestuesve.
Klosi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se kishte rol vendimtar në menaxhimin e situatës së asaj dite, ndërsa theksoi se sipas tij ngjarja tragjike “ka qenë e programuar”. Ai kërkoi zbardhje të plotë të urdhrave të dhënë dhe të gjithçkaje që lidhet me prishjen e serverit të Kryeministrisë, duke nënvizuar se drejtësia për 21 janarin “nuk duhet të lihet në harresë”.
“Më në fund SPAK po përpiqet të zbulojë të vërtetën. Problemi i vërtetë është se kush urdhëroi që të qëllojë mbi turmën. Garda, policia, institucionet për mbrojtjen e rendit e kanë shumë të qartë se si përdoret arma që ata kanë me vete. Është absolutisht e palogjikshme, Garda nuk merr vendime vetë, nuk qëllon pa urdhër. Besoj se është një urdhër nga shumë lart.
U mbajtën tre ditë mbyllur në kryeministri punonjësit e Gardës, dhe e dimë shumë se çfarë do jetë folur për ta kamufluar. Pritej që ajo protestë të ishte pak më e ashpër se të tjerat. Protesta nuk ka qenë e dhunshme. Për më tepër që ngjarja tragjike ndodhi, ku u vranë 4 veta, ndodhi në momentin që protesta po përfundonte. Vrasja ka qenë e programuar. Nuk kishte asnjë arsye për të qëlluar. Berisha e bëri këtë, që të tregonte se e ‘bën zap këtë popull’. Berisha e shfrytëzoi këtë rast. Vrasjet ishin të programuara. Jam dëshmitar. Berisha e bëri që të demonstronte se e ka në dorë sigurinë.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha nuk kishte këllqe që ta bënte këtë gjë. E rëndësishme është se kush urdhëroi, dhe kush urdhëroi që të prishej serveri i Kryeministrisë. Vetëm Berisha kishte guximi për të prishur provat. Asgjë nuk fshihet dot. Edhe nëse nuk janë provat, janë njerëzit. Nuk duhet të lodhemi kurrë për të vënë drejtësinë për këtë gjë të rëndë. Më të rëndën e kësaj demokracie. Protestuesit nuk ishin të armatosur”, tha Klosi. -

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit dhe e urdhëroi ushtrinë të kryejë “sulme të fuqishme”.
Të paktën tetë njerëz u vranë nga sulmet, përfshirë tre në lagjen Sabra të Qytetit të Gazës dhe pesë të tjerë në një makinë të shënjestruar në Han Junis, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Ushtria izraelite nuk ka folur ende për bombardimet, të cilat përbëjnë shpërthimin më të fundit të dhunës qëkurse filloi armëpushimi i brishtë tri javë më parë.
Më herët, zyra e Netanyahut njoftoi se ai kishte urdhëruar sulme të menjëhershme, duke mos dhënë më shumë hollësi, por një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hamas e ka shkelur armëpushimin duke kryer një sulm kundër forcave izraelite në një zonë të enklavës që është nën kontrollin e Izraelit.
“Kjo është një tjetër shkelje e hapur e armëpushimit”, tha zyrtari.
Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. -

Rama ‘urdhëroi’ shkarkimin/ Vjen lëvizja e radhës së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë ka vendosur datën 2 tetor për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë. Relatore në këtë çështje do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.
Ditën e djeshme anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak kanë firmosur në selinë e PS një dokument për shkarkimin e tij.
Veliaj vijon të jetë në paraburgim si i akuzuar për korrupsion. -

Pas heqjes së tendave, Rama paralajmëron një tjetër aksion: Tani rradhën e kanë…
Pasi urdhëroi heqjen e tendave të lokaleve në kuadër të ashtuquajturit operacion për lirimin e hapësirave publike, ka paralajmëruar se do vendosë kushte të reja edhe për karriget jashtë.
Kryeministri Edi Rama nuk po u ndahet bizneseve.
Pasi urdhëroi heqjen e tendave të lokaleve në kuadër të ashtuquajturit operacion për lirimin e hapësirave publike, ka paralajmëruar se do vendosë kushte të reja edhe për karriget jashtë.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama në Facebook. -

Ines de Castro dhe Pedro i Portugalisë/ Një dashuri “e çmendur” si kjo…
Nga Dashnor Kokonozi
Kur për arsyen e vetme që të kuptosh më mirë tokën ku ke vënë këmbën, interesohesh për atë vend, është edhe rasti të kuptosh se historitë përjetohen ndryshe aty ku kanë ndodhur.Më 1340 Pedro, princi trashëgimtar i Portugalisë, martohet me Constance de Castille. Si zonjushë shoqërimi, bashkë me të erdhi edhe Ines de Castro, vajza e shambellanit të madh të Kastijës (Castille). Pra është një martesë spanjollo-portugese. (Zatën, Portugalia dy shekuj më parë nuk ekzistonte, është krijesë e këtyre aleancave, por edhe me një krushqi të largët franceze).Në vend që t’i mbante sytë te gruaja e tij, Pedro i Portugalisë rrëmbehet nga një pasion gllabërues dashurie për Inesin e bukur. Për të mirë a për të keq, kjo histori nuk u mbyll aty, te katedralja e Lisbonës.Oborri mbretëror nuk e shihte mirë një dashuri të tillë që princi Pedro as që mundohej ta fshihte. Ai i siguroi një kështjellë të dashurës së tij dhe pati me të katër fëmijë. Alfonsi IV, babai i Pedros edhe pse nuk i pëlqente, u detyrua të heshtë.Veçse një gjë të tillë nuk e bënë këshilltarët e tij. Nga frika e prishjes së aleancave politike me familjet e mëdha spanjolle, siç thonin. Kështu ndodhi që me pëlqimin e heshtur të Alfonsit, dy nga oborrtarët e tij e vranë Inesin. Tërbimi i Pedros ishte i madh, madje Portugalia u përfshi edhe në një luftë civile. Por jo më shumë. Pedro e dinte se i ati, nuk ishte në origjinë të atij krimi dhe priste orën e tij të hakmarrjes. Dhe ajo orë erdhi pas vdekjes së Alfonsit. Pedro u shpall mbret. Tani të gjitha kushtet ishin plotësuar që hakmarrja të ishte në lartësinë e dashurisë për Inesin! Sëpari urdhëroi të masakroheshin para syve të tij dy oborrtarët vrasës të Inesit. Por jo gjithfarësojshe. Urdhëroi xhelatin t’i hapë të parit dy brinjë dhe prej aty t’i nxjerrë zemrën që ende regëtinte. Por meqë kjo ndodhi shpejt për të dytin urdhëroi t’i hapen brinjët nga pas, që t’i nxjerrnin zemrën më me ngadalë… Nuk po shkoj më tutje sepse edhe vazhdimi nuk është shumë ngazëllyes. (Përfytyroni pak kur këtë ta shpjegojnë në sallat ku na ndodhur).Disi më i qetë Pedro i Portugalisë urdhëron të zhvarroset Inesi i tij nga kopshti i Quinta de las Lagrimas. Ajo tashmë është veç një skelet i veshur me rrobe të kalbura e shqyera. Urdhëron të pastrohet nga vemjet dhe të vishet me kostumin që i takonin rangut ta saj. E shoqja legjitime i ka vdekur. Pedro ka vendosur ta kurorëzojë Inesin mbretëreshë të Portugalisë. Për këtë, skeletin e saj të veshur si mbretëreshë urdhëroi ta vënë në sallën e fronit. Oborrtarët të gjithë me radhë u detyruan të bien në gjunjë dhe t’i puthin unazën mbretërore të vënë në eshtrën e gishtit të saj të unazës…. Ndonëse kronistët spanjollë kanë rolin e tyre në përcjelljen e kësaj historie, ajo me gjithë makabritetin që përmban shihet si një rast kur dashuria i ka mbijetuar edhe vetë vdekjes.
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHNOR KOKONOZI: MAGJIA E PALIGJËSISË SË SUKSESIT
-

“Kush urdhëroi sulmet në Gjirokastër?”,Balla dhe Klosi drejtojnë gishtin nga Berisha:Ai dha urdhër për të qëlluar mbi..
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka kujtuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ngjarjet tragjike të vitit 1997, ku ish-presidenti Sali Berisha ka dhënë urdhër për të bombarduar me avionë luftarakë zonat jugore të Shqipërisë.
Videoja përmban dëshmi nga pilotë ushtarakë, të cilët tregojnë se janë urdhëruar të qëllojnë mbi civilë. “Na dhanë urdhër të qëllonim mbi një kolonë mjetesh civile”, dëgjohet të thotë një nga pilotët në dëshminë e tij.
Në video flet edhe ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, i cili ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës.
Kush guxonte në atë kohë të jepte urdhra që një avion ushtarak të bombardonte në Gjirokastër apo të jepte urdhra që të hidhej gaz helmues? Ose të hapen depot? Kush guxonte përveç Berishës?”, shprehet Klosi.Në përshkrimin që shoqëron videon, Balla shkruan: “Kush e ka harruar?! Sali Berisha si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura urdhëroi bombardimin e Shqipërisë.”
-

Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën, Apeli i Posaçëm do ta shqyrtojë çështjen më 8 maj
Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca e sotme u shty për në datën 8 maj.
Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.
Vendimi për hetimin u mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankesës së paraqitur nga Fredi Beleri, i cili akuzon Xhaçkën dhe Gaçin për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në bashkëpunim.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej këtë të premte, më 25 prill, në orën 10:00, por është shtyrë për në fillim të muajit maj. -

Berisha takim me qytetarët në Krujë: Një gjykatës guximtar urdhëroi SPAK-un të hetojë Ramën për vilën në Surrel
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Krujë, deklaroi se një gjykatës ka urdhëruar SPAK të nisë hetim ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimin e shtëpisë së tij në Surrel.
Berisha akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe fshehje të vërtetës mbi mënyrën e ndërtimit dhe regjistrimit të pronës. “Vila e tij në Surrel ka themele dy herë më të mëdha se sarajet e Enver Hoxhës. Ai e ka regjistruar në emrin e tij, ndryshe nga diktatori që i la si pronë shteti,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se kryeministri ka deklaruar një vlerë prej vetëm 3800 eurosh si pasuri në kohën e ndërtimit, ndërkohë që oborri i pronës arrin në 8300 metra katrorë dhe sipas tij, toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj.
“SPAK ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës për ta shpëtuar, por kjo e fundit e refuzoi, duke e rikthyer sërish në SPAK. Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i ta hetojë Ramën,” vijoi Berisha.
Ai theksoi se çështja ka sjellë tronditje brenda institucionit të SPAK dhe është shoqëruar me mbledhje emergjente. “Dy ditë më parë janë bërë mbledhje urgjente. Ka rënë bomba në SPAK,” përfundoi kreu i PD.
“Një gjykatës guximtar… Rama ka ndërtuar vilën, vila e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës. Diktatori nuk i regjistroi në emrin e tij ato, por pronë shtetërore. Nuk e bëri. Ky jo që e ka në emër të vetë, dhe e ka ndërtuar duke deklaruar 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra katrorë dhe jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me cdo ligj. Këto janë kapur tani. SKAP-i ja kaloi për ta shpëtuar prokurorisë së Tiranës, kjo tha me të drejtë nuk është puna ime kjo. I përket SKAP-it të merret me të. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi SKAP-in ta hetojë. Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba! Ky dilte pasdite dhe thoshte burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria”, tha Berisha. -

“Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel”, Berisha: Ra bomba, janë bërë mbledhje emergjente
Berisha: SPAK ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës për ta shpëtuar, por kjo e fundit e refuzoi, duke e rikthyer sërish në SPAK. Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i ta hetojë Ramën. Një gjykatës guximtar,
Rama ka ndërtuar vilën, vila e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës. Diktatori nuk i regjistroi në emrin e tij ato, por pronë shtetërore. Nuk e bëri. Ky jo që e ka në emër të vetë, dhe e ka ndërtuar duke deklaruar 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra katrorë dhe jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me çdo ligj.
Këto janë kapur tani. SKAP-i ja kaloi për ta shpëtuar prokurorisë së Tiranës, kjo tha me të drejtë nuk është puna ime kjo. I përket SKAP-it të merret me të. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi SKAP-in ta hetojë. Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba! Ky dilte pasdite dhe thoshte burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria.Top Channel