Tag: urbane

  • Katastrofa mjedisore në Elbasan, këshilltarët e majtë bojkotojnë mbledhjen e thirrur jashtë radhe

    Katastrofa mjedisore në Elbasan, këshilltarët e majtë bojkotojnë mbledhjen e thirrur jashtë radhe

    Dështoi mbledhja jashtë radhe e këshillit bashkiak të Elbasanit e thirrur për katastrofën mjedisore të shkaktuar nga djegia e mbetjeve urbane për 6 ditë me radhë.

    Duket se këshilltarët e majtë në Elbasan nuk thithin të njëjtin ajër të ndotur dhe kanë vendosur që në grup ta bojkotojnë këtë mbledhje.
    Nga ana tjetër këshilltarët e djathtë dënuan bojkotin teksa deklaruan se do ta vazhdojnë kërkesën e tyre për interpelancë me drejtuesit e ECO ELB.
    Teksa inceneratori i Elbasanit nuk punon prej më shumë se një viti, mbetjet urbane grumbullohen në ladfill, i cili çdo verë është përfshirë nga flakët. Situata më e rëndë ishte ajo e krijuar këtë fillim korriku ku prej 6 ditësh Elbasani u mbulua nga tymi toksik. Në të tilla kushte Elbasani kërkon zgjidhje urgjente për trajtimin e mbetjeve urbane, jo vetëm tijat, port ë 7 bashkive.

    Top Channel

  • Cilat janë problemet më urgjente që qytetarët e BE-së duan të shohin të zgjidhura?

    Cilat janë problemet më urgjente që qytetarët e BE-së duan të shohin të zgjidhura?

    Tre të katërtat e qytetarëve të Bashkimit Europian jetojnë aktualisht në qytete dhe zona urbane, një shifër që pritet të rritet në 78% deri në vitin 2050. Por ndërsa urbanizimi rritet, sfidat me të cilat përballen qytetarët gjithashtu po thellohen. Një raport i ri i Eurobarometrit tregon se 40% e europianëve e konsiderojnë mungesën e strehimit të përballueshëm si një problem të menjëhershëm dhe urgjent në zonën ku banojnë.

    Të dhënat e fundit të Eurostat zbulojnë se në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në BE u rritën me 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa qiratë pësuan një rritje prej 3.2%. Kjo situatë përkeqësohet nga mungesa e shërbimeve publike cilësore si kujdesi shëndetësor dhe për fëmijët, të cilat përbëjnë shqetësim për 32% të qytetarëve, dhe papunësia me 31%.

    Shqetësimet ndryshojnë sipas zonës së banimit. Në zonat urbane, 51% e të anketuarve e rendisin strehimin si sfidën kryesore, ndërsa në zonat rurale, përparësi merr mungesa e shërbimeve publike cilësore (36%). Në 15 shtete anëtare, më shumë se gjysma e banorëve të qyteteve vlerësojnë se mungesa e strehimit të përballueshëm është një problem urgjent, me përqindje më të larta në Irlandë (72%), Spanjë (69%) dhe Luksemburg (68%).

    Për sa i përket ndryshimeve klimatike, mbi 60% e qytetarëve të BE-së ndihen të zhgënjyer nga veprimet e pamjaftueshme të autoriteteve lokale për të adresuar këtë çështje. 73% e tyre shprehin pakënaqësi për masat që lidhen me efikasitetin energjetik të ndërtesave, ndërsa 61% për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Në disa vende të Europës Lindore dhe Jugore, si Bullgaria (91%), Rumania (86%) dhe Spanja (81%), ndjesia e mosveprimit të autoriteteve është veçanërisht e lartë.

    Ndërsa zonat rurale ndihen më të braktisura sa i përket alternativave të qëndrueshme të transportit publik, kontrasti me zonat urbane është i dukshëm në vende si Holanda, Franca dhe Finlanda. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa sesa burrat të mendojnë se siguria e këmbësorëve dhe korsitë e biçikletave janë të neglizhuara nga autoritetet vendore.

    Raporti sugjeron një nevojë urgjente për politika të integruara që adresojnë strehimin, shërbimet publike dhe sfidat klimatike në mënyrë të balancuar dhe të drejtë në të gjithë BE-në./ Euronews – Syri.Net

  • “21 Dhjetori” nuk është më “tokë e zënë” – Rama: 8 grupe arkitektësh në terren për të evidentuar plagët urbane

    “21 Dhjetori” nuk është më “tokë e zënë” – Rama: 8 grupe arkitektësh në terren për të evidentuar plagët urbane

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetin e tij social Facebook teksa duket hapësira e liruar në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, të cilën e denoncoi pak ditë më parë si “tokë e xanun”.
    Ai shtoi se tani janë shpërndarë 8 grupe arkitektësh në territor, që do japin projekt-idetë e tyre për hapësirat urbane dikur të zëna, por tani të liruara nga aksioni i IKMT.

    Postimi i kryeministrit Rama:
    Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre

  • Kryeministri Rama: Mbrojtja e territorit do adresohet me reformë të re ligjore

    Kryeministri Rama: Mbrojtja e territorit do adresohet me reformë të re ligjore

    Prej disa ditësh në shumë zona turistike të vendit, si Theth dhe në Vlorë ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga baret dhe restorantet.Aksioni i nisur në mesin e sezonit turistik po has kundërshtimi nga bizneset, ku në qytetin e Vlorës bizneset pranë zonës së Lungomares kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për pezullimin e vendimit.Aksioni për lirimin e hapësirave publike pritet të zhvillohet edhe në qytete të tjera.Kreu i qeverisë deklaroi sot se mbrojtja e territorit do të adresohet nëpërmjet një reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit.Kryeministri Rama paralajmëroi edhe reforma të tjera në shërbimin e ujit të pijshëm, të barnave, të pastrimit etj.“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pohoi kryeministri Edi Rama.Për drejtuesin e Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali aksionet e fundit për lirimin e trotuareve, cilësohen nisma të centralizuara dhe politike të nisura shpesh nga kryeministri Edi Rama që nuk janë shprehje e një reforme urbane të menduar, por veprime reaktive, selektive dhe në shumë raste, të instrumentalizuara politikisht.Haxhimali thekson se ato nuk adresojnë problemin thelbësor të mungesës së hapësirave publike, por i shtojnë zhurmë një qasjeje që i trajton qytetet si skena për veprimtari administrative, jo si sisteme të ndërlikuara sociale dhe urbane.“Edhe në këto rrethana, ky “leksion” publik duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë aktorët — nga qytetarët dhe grupet e interesit, te institucionet vendore e qendrore, nga politika te pushteti ekzekutiv — për të kuptuar mesazhin thelbësor: hapësira publike është një e drejtë e përbashkët dhe përgjegjësi kolektive.Për të ndërtuar qytete të jetueshme, Shqipëria ka nevojë për një politikë të re urbane, ku hapësira publike të mos shihet si “hapësirë e lirë për shfrytëzim”, por si një pasuri publike që i përket qytetarëve.Koha për aksione selektive ka kaluar. Nevojitet një vizion afatgjatë, një planifikim urban gjithëpërfshirës, dhe një ndërgjegjësim i ri publik, që e kupton hapësirën publike si të drejtë, jo si luks”, pohoi ai.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Kriminelët në zgjedhje janë si minjtë. Ndikimi i tyre, legjendë urbane që e fryn vetë Rama”

    “Kriminelët në zgjedhje janë si minjtë. Ndikimi i tyre, legjendë urbane që e fryn vetë Rama”

    Gazetari  dhe botuesi i njohur, Mero Baze, gjatë një interviste për Ylli Rakipin në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si zgjedhjet mjaft të mira, me konkurueshmëri dhe pa problematika thelbësore. Baze deklaroi se rezultati i zgjedhjeve, reflektoi ndër te tjera, ndarjen e opozitës në disa faktorë dhe faktin që mazhoranca është e konsoliduar në një parti.
    “Nga pikëpamja politike ishte proces rutinë për shkak se nuk prodhoi ndonjë ndryshim, ndërsa nga pikëpamja e cilësisë së zgjedhjeve, ishin zgjedhje më të mira se zgjedhjet e kaluara dhe ndoshta zgjedhjet më të mira që ka bërë Shqipëria, për shkak të konkurueshmërisë, hynë aktorë të rinj në skenën politike. Ishin zgjedhjet të mira për shkak se janë nga zgjedhjet e rralla politike që ka bërë Shqipëria pa tension fizik gjatë zgjedhjeve, kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara janë vrarë njerëz në mes të fushatës elektorale. Problem i vetëm në këto zgjedhje, për shkak të rezultatit, njolloset cilësia. Rinumërimi, provoi që nuk janë prekur asnjë votë, përveç gabimeve njerëzore. Ka patur probleme në numërimit brenda llojit, por kjo mund të zgjidhet me gjyq mes tyre. Por zgjedhjet ishin cilësisht të mira. Problemi që krijon rezultati, krijohet nga sistemi zgjedhor dhe nga fakti që opozita për herë të parë ka hyrë në zgjedhje me gjashtë aktorë, ndërsa qeveria me një. Janë gjashtë konkurentë të tjerë në opozitë, që duken si pak por në fakt ata “kafshojnë vota”. Kjo ndarje opozitare natyrisht të penalizon, nuk del dot parti fituese”, deklaroi Baze.
    Lidhur me pretendimet e opozitës, se pati ndikim të administratës, pushtetit dhe krimit të organizuar, Baze tha se administrate dhe pushteti kanë një ndikim në çdo vend dhe ekziston një avantazh që të jep të qenurit në pushtet, ndërsa ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje, e quajti “legjendë urbane” të cilin e fryn edhe vetë Edi Rama.
    “Mendoj se pushteti dhe administrata ndikojnë në zgjedhje, kanë një ndikim të caktuar në çdo vend të botës. 1-2% e rezultatit të zgjdhjeve, ndikon fakti që ti je në pushtet. Ke epërsi, më shumë njerëz të lidhur me interesa, njerëz që e shohin më të sigurtë faktin që të mos e ndryshojnë pushtetin sesa ta ndryshojnë. Kështuqë, fakti që e ke në favor të qenurit në pushtet, është konstatim aq i vjetër dhe i vërtetë, sa nuk përbën ndonjë risi për këto zgjedhje.
    Çështja e ndikimit të grupeve kriminale në rezultatin e zgjedhjeve, është pak legjendë urbane e fryrë, më shumë nga Edi Rama sesa nga Sali Berisha. Edi Rama duke i mbivlerësuar dhe Sali Bersiha duke bërë sikur i sulmon.Unë që e njoh mirë jetën politike dhe e di sa ndikojnë grupet kriminale, mendoj se nuk kanë ndikim real në rezultatin e zgjedhjeve, përjashto disa zona të Shqipërsië së mesme, ku ato mund të jenë fuqizuar, në kuptimin e të pasurit në kontroll një mijë apo dy mijë vota të njerëzve që punojnë apo janë të lidhur me enturazhin e tyre, nuk shoh asnjë grup kriminal me ndikim në veri apo jug të Shqipërisë, apo në Tiranë, që të vijë krimineli dhe të vendosë se si do të votohet.
    Nuk njoh ndonjë territor gjeografik ku është Zot një kriminel dhe thonë, erdhi këtu dhe tha ky, dhe do të votohet ky. Është një legjendë urbane e fryrë edhe nga Edi Rama, edhe nga Sali Berisha, ndërkohë që element të lidhur me grupe kriminale, nëse arrijnë të targetojnë një territor te caktuar, kanë një lloj përfitimi nga ata, përshembull, nuk di të anatemoj dikë, por shtypi thotë që prokurori Ndoja nga PD dhe Sara Mila nga PS, janë të avantazhuar nga grupet kriminale.
    Mendoj se është teprim për të dyja palët. Mendoj se edhe prokurori Ndoja, edhe kjo vajza që është e re, natyrisht duket që kjo vajza ka nga mbrapa faktorë të fuqishëm elektoralë, që mund të jenë biznesmenë të mëdhenj, njerëz të lidhur me familjen e saj, mund të ketë ndikuar përçarja brenda PD në Elbasan, për të kaluar votat nga një kandidat i PD te kjo, por nëse më gjeni një kriminel që merr 10 mijë vota, ma nxirrni ti bëjmë monument, nuk ka, nuk ekziston, është një legjendë urbane qesharake. Kriminelët në Shqipëri, kanë lidhje me politikën dhe pushtetin, por për përfitime kur janë në pushtet. Banditë banalë, pamë deskriptimet e chat-eve, ku ka mafie më banale se mafia shqiptare… Mafie i thua asaj, që shko te shoku nxirre në pritë, shko te babai vrit babain… Duket që nuk kanë kohezion politik të fortë të veprojnë të sigurtë.
    Ajo që është e keqe është që politika i ka mitizuar dhe janë shfrytëzues të tmerrshëm të pushtetit. Janë njerëz që ngrejnë legjendën urbane, janë të interesuar të thotë Berisha atë që thotë Berisha, që nuk është e vërtetë dhe në fakt Berisha punon për të rritur autoritetin e tyre. Kriminelët nëse kanë një mijë vota, u japin 500 Luçiano Boçit dhe 500 Sara Miles.
    Por ata janë mjeshtra për ta përdorur debatin, a thua se ky popull çohet në mëngjes dhe presin çfarë t’ju thonë kriminelët për të bërë. Pastaj kur vjen puna te pushteti ata paraqiten si njerëz të rëndësishëm, shiko se votat i ke nga unë. Ky është problem i tolerancës që ka pushteti, me përfshirjen e kriminelëve në biznese, të cilat prokurohen me para publike, me përfshirje në ndikime në administratë, dhe ky problem është zgjidhur me ligjin e dekriminalizimit, por duhet të jetë betejë e përjetshme që të zhduken nga ndikimi që kanë në administratën lokale, se aty ngjallin frikë. Në zgjedhje, mender të marrin të keqen, sepse janë edhe të frikësuar, të ekspozuar, të denoncueshëm, janë si minj në zgjedhje, fshihen, dalin pas zgjedhjeve dhe bëjnë si të fortë për shkak të këtij debati”, tha Baze.

  • Kustoja kolosale prej 1.4 miliardë euro, kthen në jetë Senën e Parisit legjendar, pas 125 vitesh braktisje

    Kustoja kolosale prej 1.4 miliardë euro, kthen në jetë Senën e Parisit legjendar, pas 125 vitesh braktisje

    Banhistas nadando no rio com vista para a Torre Eiffel – Créditos: Josephine Brueder/Cidade de Paris
    Nga Albert Vataj
    Një ëndërr që dikur dukej e pamundur në zemër të Parisit është kthyer në realitet. Për herë të parë në më shumë se 100 vjet, banorët e qytetit dhe miliona turistë do të mund të lahen dhe notojnë në ujërat e lumit Sena, simbolit historik të kryeqytetit francez. Kjo ngjarje shënon një kthesë të rëndësishme mjedisore dhe urbane, fryt i një projekti kolosal me vlerë 1.4 miliardë euro, që synoi pastrimin e lumit dhe rivënien e tij në shërbim të jetës publike.Ky projekt i nisur si pjesë e përgatitjeve për Lojërat Olimpike Paris 2024, nuk ishte thjesht estetik apo sportiv, ishte një operacion kompleks inxhinierik dhe ekologjik që transformoi rrënjësisht marrëdhënien e qytetit me lumin e tij. Për dekada, Sena ishte ndaluar për përdorim rekreativ për shkak të ndotjes së rëndë dhe prurjeve të ujërave të zeza urbane. Por, përmes ndërtimit të rezervuarëve gjigantë nëntokësorë për mbledhjen e ujërave të ndotura gjatë reshjeve, përmirësimit të sistemit të kanalizimeve dhe mbikëqyrjes së ndotjes bakteriale, lumi u kthye në një mjedis të sigurt për larje.Një nga pikat kyçe të këtij transformimi ishte ndërtimi i rezervuarit të madh “Austerlitz”, një strukturë nëntokësore që kap rreth 50,000 metra kub ujë, duke parandaluar që ujërat e zeza të derdhen në lum gjatë shirave të forta, një problem që dikur e kthente Senën në një kolektor të hapur.Autoritetet e qytetit të Parisit kanë shpallur tre vende zyrtare ku larja dhe noti do të jenë të lejuara dhe të mbikëqyrura:Bassin de la Villette – një zonë popullore që tashmë do të zgjerohet për larje,Parc Rives de Seine, pranë qendrës historike të qytetit,Bercy, në pjesën juglindore të Parisit.Zona do të jenë të pajisura me vëzhgim sigurie, dushe dhe struktura shërbimi, dhe do të hapen në korrik 2025 për publikun e gjerë, ndërsa sportistët i paraprinë këtij hapi gjatë Lojërave Olimpike të vitit të kaluar, ku gara si triatloni dhe noti në ujëra të hapura u zhvilluan në Senë për herë të parë që nga viti 1900.Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e ka quajtur këtë projekt “një akt qytetërimi”, duke theksuar rëndësinë e kthimit të hapësirave natyrore urbane në shërbim të komunitetit dhe mjedisit. Pastrimi i Senës nuk është vetëm një arritje për Parisin, por një shembull për botën, se si qytetet mund të ripërqafojnë lumenjtë e tyre, jo si kanale ndotjeje, por si arterie të gjalla të jetës qytetare dhe natyrore.Ky rilindje urbane përkon edhe me një tjetër simbolikë: në Lojërat Olimpike të vitit 2024, ceremonia hapëse nuk u zhvillua në një stadium të mbyllur, por në një paradë madhështore përgjatë lumit Sena, duke e bërë lumin jo vetëm rrjedhë uji, por rrjedhë e krenarisë kombëtare, e historisë dhe e së ardhmes.

  • E futi Rama me zor në Parlament/ Zeqineja nis sulmin: Vërtetë jam nga fshati, po do shihni çdo bëj në…

    E futi Rama me zor në Parlament/ Zeqineja nis sulmin: Vërtetë jam nga fshati, po do shihni çdo bëj në…

    Zegjine Çaushi do të jetë anëtarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së orkestruar nga mandati të kandidates fituese Maldrita Bardho, e cila si shumë rilindas të tjerë postoi një dorëheqje të shkruar nga ‘Kryeredaktori”, ku shprehej se hiqte dorë vullnetarisht nga mandati për t’ia lënë vendin Zeqinesë, pasi kishte luftuar më shumë.

    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Zeqineja e cilësoi vendimin e Bardhos si një akt fisnik dhe guximtar, duke e falënderuar publikisht atë dhe Edi Ramën dhe duke paralajmëruar se në Parlament do jetë ‘bishë’ edhe pse vjen nga fshati, nga zona jo-urbane, siç shprehet vetë në video.

    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.
    Ajo solli në vëmendje sfidat e saj personale dhe politike, duke theksuar përkatësinë e saj jashtë qendrave të mëdha urbane dhe duke hedhur kritika ndaj kundërshtarëve që – sipas saj – e kanë anatemuar në mënyrë të padrejtë.

    “Jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane, me të njëjtën dëshirë dhe vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Kam qenë objekt sulmesh në studio televizive dhe nga politikanë që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb,” vijoi ajo.

  • Aksident i rëndë, dy autobusë urbanë përplasen ‘kokë më kokë’, raportohet për  54 të plagosur

    Aksident i rëndë, dy autobusë urbanë përplasen ‘kokë më kokë’, raportohet për 54 të plagosur

    54 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në zonën e Vulës të kryeqytetit grek, Athinë
    Dy autobusë urbanë janë përplasur në rrethana të panjohura. Mes 54 të plagosurve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.Në vendngjarje kanë mbërritur 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të Ndërhyrjes së shpejtë dhe 3 njësi lëvizëse të emergjencës. Sipas burimeve spitalore nga të plagosurit asnjë nuk ndodhet në rrezik për jetën.
    Aksidenti ka ndodhur kur njëri prej autobusëve u përplas me shpejtësi në pjesën e pasme të tjetrit.

    Siç ka deklaruar kryebashkiaku i Vulës: “Mendoj se ishim me fat që nuk pati më shumë të plagosur. ”

  • “Djegia e mbetjeve, shkak për sëmundje kancerogjene”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: I planifikuar

    “Djegia e mbetjeve, shkak për sëmundje kancerogjene”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: I planifikuar

    Sipas tij, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi dhe nuk është vënë në bazë të riciklimit, i cili përcakton mënyrën se si duhet të zhvillohet trajtimi i tyre. ‘Mbetjet urbane janë pasuri minerale që, nëse përdoren me racionalitet, sjellin fitime, ulin varfërinë, mbajnë mjedisin të pastër dhe zhvillojnë ekonominë.’ – u shpreh eksperti.
    Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi, folli nga fusha e mbetjeve në Elbasan, ku prej ditës së djeshme po digjen mbetje që shkaktojnë një situatë të jashtëzakonshme, ka folur për rëndësinë e trajtimit të duhur të mbetjeve urbane. Ai thekson se ndërtimi i inceneratorit në Elbasan është një hap i rëndësishëm, por që duhet shoqëruar me një strategji të mirëfilltë.
    Mehmeti thekson se incenerimi duhet të jetë pika e fundit e strategjisë, dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për 2, 3 apo 4 inceneratorë, por vetëm një i mjafton për të trajtuar mbetjet urbane të vendit.
    Megjithatë, sipas Mehmetit inceneratori i ngritur në Elbasan është vetëm një diçka butaforike që mban emrin “incenerator”, por nuk ka funksionuar siç duhet, duke mos dhënë rezultatet e pritshme dhe duke mos prodhuar energji. Ai është abuzuar dhe nuk ka përdorur teknologjitë e nevojshme për trajtimin e mbetjeve.
    Sipas ekspertit, Rreziqet e kësaj situate janë të mëdha për shëndetin e njerëzve, duke përfshirë rreziqet në lëkurë, gjak, aparatin tretës dhe zemrën. Ndotja shkakton sëmundje gjenetike dhe kancerogjene.
    Eksperti apelon se të gjitha këto probleme rrjedhin nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër dhe trajtimi i gabuar i mbetjeve urbane.
    Ai ngul këmbë se zgjidhja është riciklimi dhe jo incenerimi, pasi mbetjet duhet të riciklohen.
    ‘Nëse nuk përdoret kjo strategji, sëmundjet dhe dëmet në mjedis do të shtohen, dhe nuk do të arrihet të mbahet mjedisi i pastër.’ – shpreh ai.
    Ahmet Mehmeti:
    Me ndërtimin e inceneratorit këtu në Elbasan, menjëherë ne si shoqëri civile, unë jam kryetar i klubit ekologjik Elbasan, një nga shoqatat më aktive në rajonin e Shqipërisë së Mesme, por edhe në Shqipëri, ne jemi përpjekur që gjithmonë në takimet me qeveritarët dhe Ministrinë e Mjedisit, t’u themi mendimin tonë lidhur me trajtimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të ngurta sidomos.
    Pra, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi, nuk është vënë në bazë të saj riciklimi. Fjala riciklim përcakton sesi do të zhvillohet gjithë zhvillimi i trajtimit të mbetjeve urbane. Ato nga një pasuri minerale, është një pasuri që po ta përdorësh me racionalitet, fiton prej saj, zbut varfërinë, mban pastër mjedisin, zhvillon ekonominë.
    Ky incenerimi, që duhet të ishte pika e fundit e kësaj strategjie, incenerator në Shqipëri nuk ka nevojë të bësh 2, 3, 4, vetëm një incenerator mjafton që të trajtojë mbetjet urbane të Shqipërisë.
    Ky që është ngritur në Elbasan është një diçka butaforike që ka përfaqësuar emrin incenerator, është abuzuar me atë krijesë të përçudnuar që nuk i hyri ndonjëherë në punë, që nuk bëri punën e planifikuar.Është abuzuar, po them planifikim abuziv, jo gabim. Ai nuk ka dhënë rezultat, s’ka prodhuar energji, nuk ka përdorur ato që duhej për t’i trajtuar.
    Rreziqet janë në të gjitha indet e organizmit, që nga rreziqet në lëkurë, në gjak, në aparatin tretës, në zemër. Kjo ndotje është shkaktare e sëmundjeve gjenetike, e sëmundjeve kanceroze.
    Pra janë të gjitha të këqijat që e vijnë nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër, pra me trajtimin së prapthi të menaxhimit të trajtimit të mbetjeve urbane.
    Prandaj ngul këmbë që duhet të jetë riciklimi dhe jo incenerimi. Mbetjet duhen ricikluar, këtu është gabimi, këtu është e keqja.
    Atëherë kur nuk përdor këtë strategji për trajtimin e mbetjeve urbane, çfarë bën atëherë? Atëherë shton sëmundjet, shton të këqijat në mjedis dhe nuk arrin të mbash mjedisin e pastër.

  • Prokuroria heton “ECO-ELB”/ 8 bashki nryshojnë kushtet e kontratës, hiqet incenerimi

    Prokuroria heton “ECO-ELB”/ 8 bashki nryshojnë kushtet e kontratës, hiqet incenerimi

    Foto ilustruese

    ELBASAN- Bashkia e Elbasanit ka nisur një “lëvizje juridike” për ndryshimin e kushteve të kontratës me kompaninë “ECO-ELB”. Kjo lëvizje është e pasuar edhe nga 7 Bashki të tjera që kanë nënshkruar kontratë me të njëjtën kompani. Bëhet fjalë për Bashkitë: Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh, Gramsh, Librazhd dhe Rogozhinë. Vendimi për rritjen e çmimit është firmosur nga kryetarët e bashkive Elbasan, Gledian Llatja, bashkisë Belsh, Arif Tafani, bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, bashkisë Gramsh, Besion Ajazi, bashkisë Cërrik, Andis Salla dhe bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.
    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se që prej muajit Maj 2025, e në vijim bashkia e Elbasanit përfshirë dhe bashkitë e tjera kanë vendosur të amendojnë kontratën me shoqërinë aksionere “ECO-ELB”, duke ndryshuar çmimin e pagesës dhe kriteret e shërbimit kontraktual. Me ndryshimin e ri të kontratës, 8 bashkitë nga muaji qershor 2025 e në vijim nuk do kryejnë pagesa drejt “ECO-ELB”, për shërbimin e incenerimit. Por me kontratën  e re, pagesat do kryhen vetëm për shërbimin e pranimit të mbetjeve urbane, grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane. Pra është hequr shërbimi i incenerimit të mbetjeve urbane. 
    KONTRATA:

    Vendimi është marrë pasi, gjatë një mbledhje të zhvilluar në 9 Maj 2025 mes anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë Aksionere “ECO-ELB”, çmimi nga 25 mijë lekë për ton të trajtimit në 4 shërbime të mbetjeve urbane, është bërë në 26 mijë lekë për ton. Por çmimi parashikon vetëm pranimin, grumbillimin dhe trajtimin e mbetjeve. Kështu që 8 Bashkitë kanë vendosur që të mos paguajnë më për shërbimin e incenerimit të mbeteve urbane.
    Edhe pse me kushtet e reja të kontratës është hequr incenerimi, për shërbimet e tjera, sërish Bashkitë duhet të paguajnë 2600 lekë për 1 ton mbetje.
    Lëvizja e bashkive vjen në një kohë kur Prokuroria e Elbasanit ka thelluar hetimet ndaj disa prej drejtorëve Juridikë, shefave të financës të 8 bashkive dhe zyrtarëve të shoqërisë aksionere “ECO-ELB”. Pikërisht për këto pagesa është hapur një dosje hetimore në Prokurorinë e Elbasanit, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim të mbetjeve”. Për dosjen janë marrë në pyetje javën e kaluar punonjësit e shoqërisë “ECO-ELB”, ndërsa javën që vjen do të pyeten edhe zyrtarët e 8 Bashkive./ZËRI

    640 0 screenshot 33 1751379078

    640 0 screenshot 32 1751379079

    640 0 kjlhhgfjhjkll 1751379265

    1