Tag: urbane

  • “Nga 4, sot janë 56 zona urbane që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm”, Balluku: Kërkohet reformim i thellë, Operatori i Ujit do të na çojë në nivel tjetër

    “Nga 4, sot janë 56 zona urbane që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm”, Balluku: Kërkohet reformim i thellë, Operatori i Ujit do të na çojë në nivel tjetër

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë gjatë prezantimit të reformës së shpërndarjes së ujit ka zbuluar të dhënat lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm nga viti 2013 deri më sot.

    Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në krahasim me vitin 2013 kur kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë të pijshëm, ndërsa sot janë 56 të tilla.
    Ajo shtoi se gjithashtu janë 98 zona rurale që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.
    “Në vitin 2013 furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë ka qenë vetëm në 4 zona urbane. Sot kemi 43 zona urbane të furnizuara me ujë në 24 orë dhe kemi 13 kantiere, duke e çuar në 56 zona urbane me furnizim 24 orë.
    Sot kemi 98 zona rurale me furnizim 24 orë dhe nga ana tjetër kemi 45 kantiere urbane të cilat janë duke u përfunduar. Na mbeten 16 zona dhe kur po bënim prezantimin strisha thoshte 100% por kërkova shifrën e saktë sepse do thonin që po bëjmë premtim.
    Pra kemi edhe 16 zona urbane për të përfunduar të gjithë këtë proces të gjatë. Zonat që kemi lart janë 43 dhe kemi për të hapur edhe 16 zona, ne themi urbane por nuk janë në zona qendrore. Themi 72 zona urbane të përfunduara. Këto janë shifrat që flasin vetë”, tha Balluku.
    Gjatë fjalës së saj ministrja nënvizoi nevojën për reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit.
    Ajo theksoi se faza e dytë e reformës konsiston në krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë që do të sigurojë menaxhim më të qartë, furnizim cilësor dhe adresim të problematikave nga thelbi, duke aplikuar modelin e suksesshëm të energjisë në sektorin e ujësjellësit.
    “Në vitin 2021 nisëm një reformë të thellë. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë është përmbyllur duke na vënë para një përgjegjësie të re, e cila kërkon një reformim të thellë, hapjen e fazës së dytë e cila konsiston në krijimin e operatorit të ujit në Shqipëri. Nuk është se do të shpikim rrotën.  Sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanive që ofrojnë shërbimet jetike, që duhet të aplikohet edhe në sektorin e ujësjellësit. Krijimi i një Operatori i prodhimit të ujit do të na çonte në një nivel tjetër. Duhet kapur problematika nga thelbi”, theksoi ministrja Balluku.

    Top Channel

  • Balluku nxjerr shifrat: Sot kemi 56 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen 24 orë rresht me ujë të pijshëm

    Balluku nxjerr shifrat: Sot kemi 56 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen 24 orë rresht me ujë të pijshëm

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka zbuluar sot të dhënat lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, nga viti 2013 deri më sot.
    Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në krahasim me vitin 2013 kur kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë të pijshëm, sot kemi 56 të tilla. Si dhe 98 zona rurale që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.
    “Do desha edhe një herë që të kujtonim dhe të kalonim me shifra se si ka qenë situata. Në vitin 2013 furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë ka qenë vetëm në 4 zona urbane. Sot kemi 43 zona urbane të furnizuara me ujë në 24 orë dhe kemi 13 kantiere, duke e çuar në 56 zona urbane me furnizim 24 orë.
    Sot kemi 98 zona rurale me furnizim 24 orë dhe nga ana tjetër kemi 45 kantiere urbane të cilat janë duke u përfunduar. Na mbeten 16 zona dhe kur po bënim prezantimin strisha thoshte 100% por kërkova shifrën e saktë sepse do thonin që po bëjmë premtim. Pra kemi edhe 16 zona urbane për të përfunduar të gjithë këtë process të gjatë. Zonat që kemi lart janë 43 dhe kemi për të hapur edhe 16 zona, ne themi urbane por nuk janë në zona qëndrore. Themi 72 zona urbane të përfunduara. Këto janë shifrat që flasin vetë.”, përfundoi ministrja Balluku.
    Këto shifra, ministrja Balluku i zbuloi ndërsa krah kryeministrit Edi Rama, po prezantonin nismën për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit.

  • Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

    Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

    Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.
    Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.

    “Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje. Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.
    Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.
    “Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.
    Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.
    Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .
    Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.
    “Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi”, vlerëson raporti./Monitor.al

  • Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime, nevojë në rritje për impiante

    Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime, nevojë në rritje për impiante

    Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.“Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje.Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.“Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.“Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi” vlerëson raporti.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama poston pamjet: Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

    Rama poston pamjet: Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

    Çdo ditë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë video nga terreni, ka një mesazh. ”Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

  • Kulmi i sezonit turistik, zjarri përfshin përsëri fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

    Kulmi i sezonit turistik, zjarri përfshin përsëri fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

    Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
    Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
    Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.

    Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

  • Vlora nuk gjen qetësi, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Vlora nuk gjen qetësi, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
    Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
    Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.

    Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

  • Vlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Vlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

    Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

    Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.
    Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

    Top Channel

  • Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një video të re lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për lirimin e hapësirave publike.
    “Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama krahas një video ku shihet një moment nga aksioni i IKMT-së për çlirimin e hapësirave publike.

    Sjellim ndërmend se portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash dhe denoncimesh nga qytetarët, të cilët kanë sinjalizuar autoritetet për hapësirat publike të zëna.
    Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike.
    Fushata synon funksionalizimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, duke mbrojtur interesin e përbashkët dhe duke garantuar respektin për ambientet e përbashkëta.

  • Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

    Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për shkak të ndotjes nga mbeturinat.
    Sipas banorëve dhe dëshmive të mbledhura nga BIRN, kamionët e kompanisë “AMR”, kontraktore e Bashkisë Shijak, kanë shkarkuar aty për vite me radhë, jo vetëm nga zonat përreth, por edhe nga fshatra më të largët si Maminasi.
    Fenomeni u bë i dukshëm vetëm pas rënies së një serie zjarresh, që zbuluan shtresat e plehrave dhe tërhoqën vëmendjen e mediave.
    “Kanë tre vjet që i sjellin këtu,” tha për BIRN Demir Stafa, banor i zonës. “Jemi mësuar të mbyllemi brenda për t’i shpëtuar erës së rëndë, por askush nuk merr masa,” u ankua ai.
    Më 8 gusht, Prokuroria e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi kompaninë “AMR”, pasi pronari i saj, Fadil Balla akuzohet se është përfshirë në një rrjet kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Gjatë pesë viteve të fundit, kompania përfitoi tre kontrata publike nga Bashkia Shijak me vlerë totale 1.9 milionë euro – të gjitha të fituara pa konkurrencë.
    Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.
    Sipas të dhënave të mbledhura nga BIRN, bashkitë e vendit shpenzojnë çdo vit dhjetëra miliona euro për pastrimin, gjelbërimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane, por shumica e këtyre fondeve përfundojnë tek një grusht kompanish që operojnë koncesione, që janë nën hetim për korrupsion si dhe te kompani që kanë lidhje me anëtarë të krimit të organizuar.
    Në gjashtë vitet e fundit, më shumë se 1/3 e fondeve të trajtimit të mbetjeve ka shkuar në llogaritë e kompanive të sekuestruara koncesionare që operojnë tre landfillet e tejmbushura me plehra të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë, dhjetra milionë euro janë përfituar nga kompani të lidhura me grupe të krimit të organizuar nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.
    Venddepozitimi ilegal mes fushave të fshatit Shetël ka sot një volum të reduktuar mbetjesh për shkak të zjarrit që shpërtheu në qershor. Mbi pirgjet e krijuara ndër vite është hedhur një shtresë dheu, duke mbuluar gjurmët e grumbullimeve të përsëritura të plehrave në këtë zonë.
    Ndryshe nga sa BIRN konstatoi në terren, Bashkia Shijak deklaroi se “hotspoti i krijuar është evaduar.”
    “Në Fshatin Shëtel të Nj.Ad.Gjepalaj kanë qenë krijuar disa hotspote, të cilat janë marrë masat dhe janë pastruar,” tha bashkia Shijak në një përgjigje me shkrim. Kompania “AMR” nuk i komentoi akuzat e banorëve, vendimin për sekuestron dhe hetimet e SPAK deri në publikimin e këtij shkrimi.
    Si i doli tymi skemës së djegësve
    Menaxhimi i mbetjeve urbane është një ndër problemet më të mëdha mjedisore të Shqipërisë së tranzicionit. Vetëm gjatë vitit 2023, bashkitë llogaritën së bashku rreth 844 mijë ton mbetje të menaxhuara, ndërsa tonelata të tjera shfaqen të hedhura në venddepozitime ilegale me rrezik të lartë ndotjeje ose transformimi në vatra zjarresh.
    Në kodrat e Sharrës, në periferi të Tiranës, shtatë vite më parë qeveria vendosi të ndërtonte, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, një djegës për mbeturinat e ngurta urbane, i cili parashikohej të prodhonte edhe energji elektrike.
    Inceneratori nuk u ndërtua kurrë, ndërsa kompania që mori përsipër ndërtimin e tij, “Integrated Energy BV”, u vu nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Posaçme, mes dyshimeve për korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Sipas SPAK, kompania kontrollohej de fakto nga biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë dënuar për korrupsion dhe gjenden në arrati.
    Të dhënat e Thesarit tregojnë se bashkitë kryesore të vendit kanë shpenzuar mbi 260 milionë euro në gjashtë vitet e fundit vetëm për pastrim, gjelbërim dhe depozitimin e mbetjeve. Rreth një të tretat e kësaj shume, rreth 90 milionë euro, kanë shkuar për kontratat koncesionare për incenerimin ose depozitimin e mbetjeve në landfill.
    Më 16 prill, Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë për shpërdorim detyre shtatë ish-zyrtarë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, për kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës. Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i gjykuar veçmas për të njëjtën aferë, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.
    Inceneratori i Tiranës është projekti më i madh nga tre projektet e debatueshme të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane përmes incenerimit. Tarifa e incenerimit vlerësohej se do t’u kushtonte taksapaguesve qindra milionë euro gjatë një periudhe 30-vjeçare.
    Një projekt i ngjashëm, por më i vogël, i financuar nga buxheti i shtetit në Fier, nuk u vu kurrë në punë, ndërsa inceneratori i Elbasanit funksionoi për pak kohë dhe sot është jashtë përdorimit.
    Për menaxhimin e zonës së mbetjeve dhe inceneratorit, në vitin 2021, shtatë bashkitë e qarkut Elbasan themeluan kompaninë publike “Eco-Alb”. Në shkurt 2025, kjo kompani, përmes një analize kostosh të zhvilluar me “Filto Auditing”, konstatoi se kostoja minimale e trajtimit të mbetjeve për vitin 2025, pa incenerator, është 2,600 lekë për ton, ndërsa me incenerator në punë arrin në 5,000 lekë për ton – gati dyfish. Sipas raportit, nëse turbinat për prodhimin e energjisë do të viheshin plotësisht në funksion dhe inceneratori do të punonte me kapacitetin teknik të lejes mjedisore, atëherë çmimi për mbulimin e kostove do të zbriste në 4,200 lekë për ton.
    Administratori i “Eco-Alb”, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, la të kuptohej gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak më 29 korrik se inceneratori nuk do të vihej më në punë, duke e konsideruar situatën emergjente. “Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit,” tha ai, duke akuzuar këshilltarët bashkiakë për mungesë mbështetjeje.
    Sipas tij, çdo ditë në landfillin ekzistues hyjnë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur të menaxhohet kjo sasi. “Do të ketë përsëri rrezik,” paralajmëroi ai.
    Interpelanca, e thirrur pas një zjarri në fillim të korrikut, nxori sërish në pah krizën e thellë të trajtimit të mbetjeve për shkak të dështimit të projektit të inceneratorëve. Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar buxhetit rreth 50 milionë euro. Të tre projektet e inceneratorëve kanë gjeneruar kosto të larta për taksapaguesit dhe janë kthyer në kriza mjedisore për bashkitë që duhej të trajtonin mbetjet në to.
    Lidhjet me krimin e organizuar
    Në një cep të parkimit të madh të “Ajman Park Resort” – një kompleks luksoz për organizimin e festave me shërbime hoteli dhe restoranti – qëndrojnë të rreshtuara edhe automjetet që mbledhin mbetjet urbane të Bashkisë Shijak dhe të njësive të saj administrative.
    Kompania “AMR” sh.p.k., e krijuar në vitin 2015, hyri në sektorin e pastrimit dy vite më vonë, kur së bashku me kompaninë “Alb Garden” fitoi tenderin e parë për shërbimin e tërheqjes së mbetjeve urbane, me një vlerë gati 343 mijë euro.
    E ardhmja e këtij shërbimi në Shijak u vu në pikëpyetje më 8 gusht, kur, pas një operacioni të përbashkët të SPAK dhe autoriteteve të huaja, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e “AMR” sh.p.k., në pronësi të Fadil Ballës.
    I njohur në zonë edhe si “Julian” apo “Jul Balla”, ai akuzohet për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se ka trafikuar të paktën 28 ton kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.
    “AMR” nuk është e vetmja kompani aktive në sektorin e grumbullimit të mbetjeve që dyshohet për lidhje me krimin e organizuar. Në qarkun e Elbasanit, kompania “Viola Green” sh.p.k. ka përfituar gjatë gjashtë viteve të fundit më shumë se 8 milionë euro për pastrimin e mbetjeve nga bashkitë Kuçovë, Rrogozhinë dhe Peqin.
    Një nga tre aksionerët e kësaj kompanie, Marsel Shega, gjithashtu i njohur si Bujar Shega, është arrestuar nga SPAK në Itali si pjesë e organizatës kriminale të udhëhequr nga Suel Çela, e cila, sipas prokurorëve, kishte lidhje të ngushta me politikën, policinë dhe gjyqësorin.
    Më në veri, në Lezhë, pastrimi i qytezës bregdetare të Shëngjinit i është besuar nga bashkia kompanisë “Coral Shengjini”. Ish-pronari i kësaj kompanie, Ardian Nikulaj, ka garuar në vitin 2021 si kandidat për deputet për Partinë SocialDemokrate dhe në formularin e vetëdeklarimit ka specifikuar se ishte dënuar për armëmbajtje pa leje në vitin 2003 dhe për kontrabandë në vitin 2006.
    Në vitin 2023, Nikulaj u ekzekutua në hotelin e tij në Shëngjin, në një vrasje me stil mafioz, për arsye gjakmarrjeje nga një shtetas portugez.
    Një tjetër kompani, “REJ” sh.p.k., ka përfituar rreth 8 milionë euro në gjashtë vjet nga bashkitë Shkodër, Pogradec dhe Himarë për kontrata për pastrimin e mbetjeve urbane. Aksioner i saj në minorancë është kompania “KLIVA” sh.p.k. në pronësi të Gzim Salillarit, i cili, sipas autoriteteve italiane, kontrabandonte drogë në qytetin jugor të Barit nga porti shqiptar i Durrësit në fund të viteve 1990.
    Salillari u dënua nga një gjykatë e Barit në vitin 2002, por nuk e vuajti dënimin falë një vendimi të Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe një procesi faljeje nga Ministria italiane e Drejtësisë.
    Në biznesin e bashkive për trajtimin e mbetjeve urbane operojnë edhe kompani të hetuara për probleme me tenderat. Njëra prej tyre është “V.A.L.E Recycling”, e cila operon gjithashtu në fushën e riciklimit të mbetjeve spitalore, e cila ka përfituar rreth 2.1 milionë euro nga kontratat e grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve me bashkitë e Laçit dhe të Lezhës.
    Administratori i kompanisë, Elvis Miri është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme tenderë nga spitalet. Miri i ka kundërshtuar akuzat në deklarimet e tij në Prokurori.
    Turizmi, peng i mbetjeve
    Gjatë muajve të nxehtë të verës, kur dielli i mëngjesit lind mbi gjirin e Vlorës, qyteti shpesh zgjohet jo me aromën e jodit dhe erën e kripur të detit, por nën një perde të dendur tymi ngjyrë gri që ngrihet ngadalë nga fusha e grumbullimit të mbetjeve në periferi. Është një pamje apokaliptike e përsëritur prej vitesh.
    “Dëmi i shkaktuar nga djegiet përbën një krim mjedisor ndaj qytetarëve dhe dëmton rëndë turizmin,” tha për BIRN ambientalisti Simo Ribaj, i cili prej vitesh ndjek situatën.
    Ai ngriti pyetje mbi mungesën e hetimeve efektive: “Përse nuk është zbuluar asnjë autor i ndezjes, pavarësisht përsëritjes së rasteve?”
    Për vite me radhë, qyteti turistik i Vlorës i vari shpresat te landfilli i Sherishtës – një projekt i integruar për menaxhimin e mbetjeve me vlerë 20.8 milionë euro, i financuar nga banka gjermane KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi që paguhen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër grante.
    Projekti iu besua kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos dhe ngeci në vendnumëro që prej sekuestrimit të kompanisë me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe arratisjes nga drejtësia të pronarit të saj, i dënuar nga gjykata për korrupsion dhe pastrim parash me koncesionet e inceneratorëve.
    Megjithëse landfilli i ri i Sherishtës u hap zyrtarisht në prill, deri në muajin qershor mbetjet urbane të Vlorës vazhdonin të hidheshin në venddepozitimin e vjetër pranë qytetit. Punimet në landfillin e Sherishtës duhej të kishin përfunduar në vitin 2021.
    Kosto e lartë, eficiencë e ulët
    Ndërsa vonesat në hapjen e landfillit të ri në Vlorë sollën kosto mjedisore, mbyllja e venddepozitimit të Porto Romanos në qytetin e Durrësit dhe transferimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës në Tiranë ka sjellë një faturë të lartë financiare.
    Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitet 2020–2023 tregon se rreth 30% e buxhetit të Bashkisë Durrës përdoret për menaxhimin e mbetjeve urbane – shumë mbi normat e rekomanduara nga OKB-ja prej 3–15%. Qyteti dhe njësitë administrative menaxhohen nga dy ndërmarrje publike për pastrimin, ndërsa për zonat më të largëta si Sukthi dhe Ishmi, bashkia ka kontraktuar kompaninë private “AFA GRUP” sh.p.k.
    Sipas Planit Sektorial Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Durrës duhet t’i depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës, por mund të ulë kostot përmes ndërtimit të një stacioni transferimi.
    “Ky dokument parashikon ndërtimin e stacioneve të transferimit, që lejojnë transportin e mbetjeve me mjete me tonazh më të lartë, duke reduktuar kostot dhe distancat e transportit,” tha për BIRN eksperti i mjedisit, Erni Kocani. Sipas tij, bashkia duhet të nisë investimet në këtë drejtim.
    Buxheti i ndërmarrjes publike që mbulon kryesisht zonën urbane të qytetit është dyfishuar vitet e fundit, duke arritur në rreth 4.6 milionë euro, ndërsa ndërmarrja që mbulon zonën e Plazhit ka regjistruar një rritje të lehtë, me rreth 2.1 milionë euro në vit.
    Megjithatë, një vëzhgim i BIRN në disa lagje të Durrësit tregoi se pasdite kontejnerët janë shpesh të mbushur përtej kapacitetit, me mbetje të hedhura jashtë tyre edhe në zona turistike si Plazhi. Bashkia tha se gjeneron dhe evadon mesatarisht 185 ton mbetje në ditë dhe se gjatë sezonit turistik, grumbullimi kryhet 3-4 herë në ditë në zonat e banuara, tregtare dhe bregdetare.
    Sipas Kocanit, sektori i menaxhimit të mbetjeve urbale përballet sot me një sërë problematikash, të cilat kërkojnë investime për rehabilitim dhe standardizim të shërbimit.
    “Pas reformës territoriale, bashkitë trashëguan rreth 190 venddepozitime ilegale me përmasa të ndryshme. Për shembull, edhe sot Bashkia Tepelenë depoziton mbetjet në brigjet e lumit Vjosa,” përfundoi ai./BIRN