Tag: urbane

  • Auditimi i KLSH: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Auditimi i KLSH: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara.
    Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin.
    “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit gjatë auditimit” thuhet në auditim.
    I njëjti dokument del në përfundimin se territori i Parkut të Madh të Liqenit nuk mbulohet nga rrjeti i kanalizimit, rrjedhimisht subjektet që operojnë brenda territorit të parkut e zgjidhin individualisht largimin e ujërave të ndotura urbane (p.sh. nëpërmjet gropave septike). Por duket se UKT dhe institucionet e tjera të varësisë së Bashkisë Tiranë nuk kanë informacion mbi mënyrën e operimit të këtyre subjekteve lidhur me largimin e ujërave të ndotura urbane; – “Brenda territorit të Liqenit të Tiranës bazuar në kontratat e lidhura me UKT operojnë 10 subjekte private. Ndërkohë sipas përgjigjeve të APR rezulton se operojnë 14 subjekte, pra ndërmjet institucioneve nuk ka një evidencë të saktë të numrit të subjekteve të cilat operojnë në zonën e PMLAT, gjithashtu nga verifikimet në terren i grupit të auditimit rezultoi se brenda PMLAT ka më shumë se 14 subjekte, të cilat, në mungesë të rrjetit të kanalizimeve brenda territorit të PMLAT, operojnë me zgjidhje individuale (si gropa septike), të cilat janë të pamonitoruara nga institucionet shtetëror” nënvizojnë audituesit e KLSH.
    Audituesit kanë rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen e monitorimit në stacionin e përcaktuar në Liqenin Artificial të Tiranës, sipas treguesve mjedisore, frekuencës dhe metodave të përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe të vendosë në dijeni Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë për rezultatet e këtyre analizave.
    Po kështu që Bashkia Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrin masa për ngritjen e një grupi ndërinstitucional, me përfaqësi nga institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë dhe institucione të qeverisjes qendrore sipas fushëveprimeve përkatëse, për:

    Evidentimin e të gjitha pikave të shkarkimit të ujërave të përdorura/ të ndotura (urbane, industriale, etj.), duke përfshirë, edhe pikat e evidentuara nga grupi i auditimit, me qëllim:
    Ndjekjen e kanaleve të ujërave të shiut, për të evidentuar shkarkimet e jashtëligjshme të ujërave të përdorura në këto kanale;
    Ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve të jashtëligjshme;
    Evidentimin e ndotësve dhe marrjen e masave administrative sipas përcaktimeve ligjore kundrejt tyre.

    /monitor.al/

  • Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara.Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin.“Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit gjatë auditimit” thuhet në auditim.I njëjti dokument del në përfundimin se territori i Parkut të Madh të Liqenit nuk mbulohet nga rrjeti i kanalizimit, rrjedhimisht subjektet që operojnë brenda territorit të parkut e zgjidhin individualisht largimin e ujërave të ndotura urbane (p.sh. nëpërmjet gropave septike). Por duket se UKT dhe institucionet e tjera të varësisë së Bashkisë Tiranë nuk kanë informacion mbi mënyrën e operimit të këtyre subjekteve lidhur me largimin e ujërave të ndotura urbane; – “Brenda territorit të Liqenit të Tiranës bazuar në kontratat e lidhura me UKT operojnë 10 subjekte private. Ndërkohë sipas përgjigjeve të APR rezulton se operojnë 14 subjekte, pra ndërmjet institucioneve nuk ka një evidencë të saktë të numrit të subjekteve të cilat operojnë në zonën e PMLAT, gjithashtu nga verifikimet në terren i grupit të auditimit rezultoi se brenda PMLAT ka më shumë se 14 subjekte, të cilat, në mungesë të rrjetit të kanalizimeve brenda territorit të PMLAT, operojnë me zgjidhje individuale (si gropa septike), të cilat janë të pamonitoruara nga institucionet shtetëror” nënvizojnë audituesit e KLSH.Audituesit kanë rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen e monitorimit në stacionin e përcaktuar në Liqenin Artificial të Tiranës, sipas treguesve mjedisore, frekuencës dhe metodave të përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe të vendosë në dijeni Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë për rezultatet e këtyre analizave.Po kështu që Bashkia Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrin masa për ngritjen e një grupi ndërinstitucional, me përfaqësi nga institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë dhe institucione të qeverisjes qendrore sipas fushëveprimeve përkatëse, për:Evidentimin e të gjitha pikave të shkarkimit të ujërave të përdorura/ të ndotura (urbane, industriale, etj.), duke përfshirë, edhe pikat e evidentuara nga grupi i auditimit, me qëllim:Ndjekjen e kanaleve të ujërave të shiut, për të evidentuar shkarkimet e jashtëligjshme të ujërave të përdorura në këto kanale;Ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve të jashtëligjshme;Evidentimin e ndotësve dhe marrjen e masave administrative sipas përcaktimeve ligjore kundrejt tyre. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

    Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

    Teksa ka ende rrugë në Durrës nën pushtetin e ujit, për shkak të bllokimit të pusetave dhe mosmirëmbajtjes së rrjetit, një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka rrezikuar të marrë flakë në ecje duke vënë në rrezik dhe jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin ne të.

    Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
    Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe mëbpas zjarri.

    Top Channel

  • Varfëria në qytetet e mëdha, dyfishi i mesatare së BE-së/ Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

    Varfëria në qytetet e mëdha, dyfishi i mesatare së BE-së/ Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

    Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.
    Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.
    Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.
    Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.
    Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.
    Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.
    Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.
    Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.
    Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.
    Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.
    Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.
    Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./ Monitor

  • Arritjet e qeverisë! Eurostat: Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria

    Arritjet e qeverisë! Eurostat: Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria

    Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.
    Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.
    Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.
    Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.
    Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.
    Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.
    Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.
    Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.
    Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.
    Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.
    Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./Monitor.al
     
  • Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatare së BE-së

    Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatare së BE-së

    Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./ B.HoxhaBurimi: EurostatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet: U shkulën ngrehinat…gati për ‘Rilindjen Urbane 2.0’

    Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet: U shkulën ngrehinat…gati për ‘Rilindjen Urbane 2.0’

    Pamje nga video e Rames

    TIRANË- Aksioni i qeverisë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme vazhdon, teksa kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve në Kepin e Rodonit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një video, ku shkruan se ndërtesat e“tokës së xanun” janë prishur dhe do të vijojë kthesa e re për Rilindjen Urbane 2.0.”.
    “Mirëmëngjes,
    dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e ‘tokës së xanun’ e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI
     
  • Jeta urbane krijon ‘parajsë’ për insektet: Dezinsektimi profesional bëhet domosdoshmëri

    Jeta urbane krijon ‘parajsë’ për insektet: Dezinsektimi profesional bëhet domosdoshmëri

    Gjysmë shekulli më parë, shtëpitë fshatare kishin mbrojtje natyrore kundër dëmtuesve: macet në bodrum, pulat në oborr dhe stinët që punonin për to. Sot, ndryshe nga fshati, banorët jetojnë në ndërtesa betoni pa grabitqarë natyrorë, ku një infestim i vogël mund të përhapet shpejt në të gjithë godinën.

    Ngrohja qendrore dhe temperaturat konstante brenda apartamenteve krijojnë kushte ideale për shumimin e insekteve gjatë gjithë vitit. Globalizimi ka sjellë edhe mysafirë të paftuar: pleshtat e shtratit, pleshtat e erës dhe mushkonjat tigër, që përshtaten me klimën tonë dhe bëhen vendase.

    Ndryshimi i klimës dhe dimrat më të ngrohtë favorizojnë mbijetesën e insekteve, duke mundësuar deri në gjashtë breza në vit, krahasuar me tre më parë. Reshjet ekstreme dhe përmbytjet krijojnë pellgje të përshtatshme për zhvillimin e mushkonjave, ndërsa lagështia në mure tërheq termitet dhe insekte të tjera.

    Shtëpitë moderne dhe kultura urbane, me kuzhina të ngrohta, banjo me kondens dhe mbeturina të bollshme, krijojnë habitat të përsosur për dëmtuesit. Sistemet e ventilimit lehtësojnë lëvizjen e tyre midis kateve, duke e bërë problemin kolektiv.

    Rezistenca ndaj mjeteve juridike shtëpiake është gjithashtu në rritje. Shumë insekte mbijetojnë spërkatjet rastësore, duke zhvilluar “superinsekte”. Recetat shtëpiake shpesh përkeqësojnë situatën.

    Ekspertët e dezinsektimit profesional ofrojnë trajtim të synuar dhe sistematik, duke përdorur insekticide të rregulluara, metoda të kombinuara dhe trajtim të të gjithë ndërtesës, jo vetëm të një apartamenti. Kjo parandalon rikthimin e kolonive dhe redukton rezistencën e insekteve.

    Kostoja e trajtimit profesional është shumë më e ulët se dëmi që insektet shkaktojnë: nga shkatërrimi i mobiljeve dhe strukturës së ndërtesës deri tek ndikimi në shëndetin dhe gjumin e banorëve.

    Dezinsektimi nuk është më një emergjencë, por pjesë e mirëmbajtjes rutinë, ashtu si servisimi i kondicionerëve apo pastrimi i ulluqeve. Edukimi i banorëve është kyç: dëmtuesit nuk janë shenjë papastërtie, por realitet urban. Pranimi i kësaj domosdoshmërie e bën jetën në qytet më të lehtë dhe të sigurt.

  • Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te sezonit turistik.
    Sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.
    “Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.Sipas tij, plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    “Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.

    Në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.
    Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.
    Edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
    Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.
    “Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.

  • Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!