Tag: urbane

  • Zhvillimi modern mund të arrijë harmoninë duke respektuar natyrën dhe duke ruajtur historinë

    Zhvillimi modern mund të arrijë harmoninë duke respektuar natyrën dhe duke ruajtur historinë

    Me temën “Një Simfoni Qytetërimesh, Rezonancë në Harmoni”, u hap në Dunhuang Dialogu Global i Kryetarëve të Bashkive i cili përqendrohet në çështjet praktike të qeverisjes, duke përfshirë shfrytëzimin e burimeve kulturore, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e gjelbër dhe ndërtimin e qyteteve inteligjente.Forumi synon të diskutojë mundësitë dhe sfidat në qeverisjen kulturore urbane.
    Në sfondin e urbanizimit të shpejtë global, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë në rritje të balancimit të ruajtjes së trashëgimisë kulturore me rritjen urbane. Veçanërisht, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar theksohet si një përgjigje kyçe ndaj këtyre sfidave të përbashkëta.
    Si qyteti pritës, Dunhuang – shtëpia e tre vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe mbi 260 vendeve të relikeve kulturore – po tregon qasjen e tij të integruar në vitet e fundit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke rritur njëkohësisht cilësinë urbane. Peizazhi unik natyror i Dunhuang-ut, trashëgimia e thellë kulturore dhe historia e gjatë, janë tipare shumë mbresëlënëse të këtij qyteti.
    Dunhuang nuk është vetëm një simbol i Kinës, por gjithashtu i demonstron botës se si zhvillimi modern mund të arrijë harmoninë duke respektuar natyrën dhe duke ruajtur historinë, tha Tigran Poghosyan, kreu i komunitetit Garni në rajonin Kotayk të Armenisë.
    Yu Chenghui, zëvendësdrejtor i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Provincës Gansu, tha në ceremoninë e hapjes se përmes dialogut, pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat, do të zgjerojnë bashkëpunimin dhe do të ndihmojnë qytetet të gjejnë zgjidhje të reja për çështje të tilla si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, qeverisja urbane dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

  • ‘Rilindja urbane 2’, kryeministri Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike, përmirësojmë jetën e komunitetit

    ‘Rilindja urbane 2’, kryeministri Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike, përmirësojmë jetën e komunitetit

    Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale aksionin që vazhdon për lirimin e hapësirave publike, të cilën e ka quajtur “Rilindje Urbane 2.0”.

    Ky projekt fokusohet në çlirimin dhe rifreskimin e hapësirave publike, për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në qytete.
    “🔴 Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0,” shkruan Rama në Facebook, duke nënvizuar rëndësinë e hapësirave të përbashkëta për komunitetin dhe zhvillimin urban.

    Top Channel

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shumëkush e mendoi një shi vere, por është Rilindje Urbane 2.0

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shumëkush e mendoi një shi vere, por është Rilindje Urbane 2.0

    Në videon ku shihet aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e dha një mesazh.
    Kreu i qeverisë shkruan se për të gjithë ata që menduan se në fakt ky aksion do të ishte një shi vere, në fakt është një operacion për ti hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0.

    “Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan Rama.

  • Pensionet do të indeksohen me 2.5% në tetor, ja sa do të rriten pensionet urbane dhe ato rurale

    Pensionet do të indeksohen me 2.5% në tetor, ja sa do të rriten pensionet urbane dhe ato rurale

    Pensionet do të indeksohen me vetëm 2.5% në muajin tetor. Kaq ka rezultuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave.
    Me këtë indeksim që pritet të marrë vulën nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas nga Këshilli i Ministrave, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 490 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-shit ishte 1,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë.
    Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rurale. Indeksimi këtë vit është më i ulët se vjet që ishte 4.1%, dhe shkak për uljen është rënia e inflacionit në raport me periudhën 2023-2024.

  • ‘Mbetjet urbane në Shqipëri’/ PL: Qeveria grabit miliarda, qytetarët mbyten në plehra

    ‘Mbetjet urbane në Shqipëri’/ PL: Qeveria grabit miliarda, qytetarët mbyten në plehra

    Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, në një deklaratë për mediat tha se situata e mbetjeve urbane në Shqipëri është alarmante dhe tregon paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë.

    Sipas saj, ndërsa prodhimi i mbetjeve po rritet çdo vit, kapacitetet për menaxhimin dhe përpunimin e tyre janë minimale, riciklimi është zero, dhe qytetet po mbyten nga papastërtia.

    Memelli akuzoi qeverinë për shpërdorim miliardash lekësh të qytetarëve, duke i drejtuar për inceneratorë që nuk janë funksionalë, dhe u shpreh se kjo është një aferë e pastër e korrupsionit që ka pasuruar vetëm një grup oligarkësh të lidhur me pushtetin, ndërkohë që qytetarët paguajnë më shumë taksa dhe jetojnë në mjedis të ndotur.

    Ajo kërkoi hetim të plotë, transparencë totale dhe drejtësi për çdo përgjegjës.

    Deklarata e plotë:

    Të nderuar qytetarë!
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se mbetjet urbane në Shqipëri janë rritur sërish, ndërsa kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve përkeqësohen nga viti në vit. Sot prodhohen mbi 860 mijë tonë mbetje në vit, më shumë se kurrë më parë, por shteti nuk ka asnjë zgjidhje, riciklimi është zero, landfill-et janë mbushur dhe qytetet po mbyten nga papastërtia.
    Qeveria shqiptare ka grabitur miliarda lekë nga taksat e qytetarëve, në emër të një zgjidhjeje që nuk u realizua kurrë, inceneratorët fantazmë.
    Qindra milionë euro janë derdhur për Elbasanin, Fierin dhe sidomos për Tiranën, ku vetëm kontrata shkon në 430 milionë euro. Dhe sot, ku janë rezultatet?
    Mbetjet vetëm rriten, riciklimi është zero, nderkohe qytetarët paguajnë më shumë taksa dhe marrin më shumë ndotje.
    Këto janë miliarda lekë të shqiptarëve, para të marra nga gjaku i punëtorëve, nga sakrificat e familjeve dhe nga bizneset e ndershme. Ku kanë përfunduar? Në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeverinë.
    Kjo është afera e shekullit! Një skemë e pastër korrupsioni, që nuk solli asnjë përfitim për qytetarët, por vetëm pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.
    Ndërkohë që qytetarët mbyten mes plehrave, ndoten lumenjtë dhe digjet ajri me tym helmues, qeveria bën propagandë me projekte fantazmë.
    Ne kërkojmë hetim të plotë, transparencë totale dhe drejtësi të menjëhershme.
    Çdo euro e vjedhur duhet të kthehet pas, dhe çdo përgjegjës duhet të japë llogari para ligjit dhe para popullit.
    Shqiptarët nuk do të pranojnë më të paguajnë taksa për të mbajtur në këmbë aferën e shekullit.
    Shqipëria nuk është çiflig i oligarkëve, as kosh plehrash për korrupsionin tuaj.
    Faleminderit.
     

  • Inceneratorët fantazmë rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

    Inceneratorët fantazmë rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

    Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë se depozitimi në landfille është mjeti kryesor i menaxhimit.

    Të dhënat  e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.

    Në vitin 2024, në Shqipëri janë menaxhuar gjithsej 862.241 tonë mbetje, me një rritje prej 2,14% krahasuar me vitin 2023.

    Çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg mbetje në vit. Mbetjet për banor janë rritur me 9 kg gjatë 2 viteve të fundit (nga 351 kg në 2023 në 360 kg në 2024).

    Riciklimi i mbetjeve ka mbetur pothuajse i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të dominojë si metoda kryesore.

    Përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur të njëjtën strukturë ndër vite, me rritje të lehtë të plastikës dhe metaleve. 89,5% e mbetjeve janë mbetje familjare dhe te ngjashme me to (771 mijë tonë).

    Mbetjet organike përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit (57,3%), ndërsa plastika dhe letra/kartoni janë kategoritë pasuese (rreth 9–10% secila).

    76,3% e mbetjeve u depozituan në landfille, teksa vetëm 18,8% e mbetjeve u ricikluan. Të dhënat tregojnë se vetëm 4,9% u dogjën për energji. Raportimet tregojnë se hedhjet jashtë landfillit janë reduktuar ndjeshëm, duke mbetur vetëm në 0,02% të totalit.

    Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u menaxhuan rreth 820 mijë tonë mbetje, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 844 mijë tonë dhe në 322 kg në 2024. Edhe mbetjet jo urbane shënuan rritje graduale, nga 34 kg në 2022 në 38 kg për banor në 2024.

    Të dhënat tregojnë qartë se prodhimi i mbetjeve urbane po rritet më shpejt se kapaciteti për menaxhimin e tyre. Ndërtimi i incineratorëve do të duhej të ulte gradualisht këto shifra duke garantuar trajtimin e mbetjeve dhe reduktimin e volumit që shkon në landfille. Por rritja e pandërprerë e treguesve tregon se inceneratorët nuk e kryen funksionin e tyre, por nga ana tjetër dogjën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

    Të dhënat e viteve të fundit konfirmojnë një përkeqësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë gjithnjë e më urgjente zbatimin e alternativave si ndarja në burim, riciklimi real dhe përdorimi i teknologjive efikase për përpunimin e mbetjeve./Monitor/

  • Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

    Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

    Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë se depozitimi në landfille është mjeti kryesor i menaxhimit.
    Të dhënat  e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.
    Në vitin 2024, në Shqipëri janë menaxhuar gjithsej 862.241 tonë mbetje, me një rritje prej 2,14% krahasuar me vitin 2023.
    Çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg mbetje në vit. Mbetjet për banor janë rritur me 9 kg gjatë 2 viteve të fundit (nga 351 kg në 2023 në 360 kg në 2024).
    Riciklimi i mbetjeve ka mbetur pothuajse i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të dominojë si metoda kryesore.
    Përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur të njëjtën strukturë ndër vite, me rritje të lehtë të plastikës dhe metaleve. 89,5% e mbetjeve janë mbetje familjare dhe te ngjashme me to (771 mijë tonë).
    Mbetjet organike përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit (57,3%), ndërsa plastika dhe letra/kartoni janë kategoritë pasuese (rreth 9–10% secila).
    76,3% e mbetjeve u depozituan në landfille, teksa vetëm 18,8% e mbetjeve u ricikluan. Të dhënat tregojnë se vetëm 4,9% u dogjën për energji. Raportimet tregojnë se hedhjet jashtë landfillit janë reduktuar ndjeshëm, duke mbetur vetëm në 0,02% të totalit.
    Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u menaxhuan rreth 820 mijë tonë mbetje, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 844 mijë tonë dhe në 322 kg në 2024. Edhe mbetjet jo urbane shënuan rritje graduale, nga 34 kg në 2022 në 38 kg për banor në 2024.
    Të dhënat tregojnë qartë se prodhimi i mbetjeve urbane po rritet më shpejt se kapaciteti për menaxhimin e tyre. Ndërtimi i incineratorëve do të duhej të ulte gradualisht këto shifra duke garantuar trajtimin e mbetjeve dhe reduktimin e volumit që shkon në landfille. Por rritja e pandërprerë e treguesve tregon se inceneratorët nuk e kryen funksionin e tyre, por nga ana tjetër dogjën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
    Të dhënat e viteve të fundit konfirmojnë një përkeqësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë gjithnjë e më urgjente zbatimin e alternativave si ndarja në burim, riciklimi real dhe përdorimi i teknologjive efikase për përpunimin e mbetjeve.
    /Monitor.al/

  • “S’ka pushim jo!”: Rama prezanton vijimin e aksionit për çlirimin e hapësirave publike

    “S’ka pushim jo!”: Rama prezanton vijimin e aksionit për çlirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku shfaqet procesi i çmontimit dhe heqjes së zaptuesve të hapësirave publike në disa zona urbane. Pamjet tregojnë qartë ndërhyrjen e autoriteteve për shembjen e strukturave pa leje dhe lirimin e trotuareve, shesheve dhe rrugëve të bllokuara nga ndërtimet abuzive.

    Në postimin e tij, Rama ka theksuar se ky aksion nuk do të ndalet derisa të çlirohet çdo pëllëmbë e zaptuar nga abuzuesit, duke përdorur shprehjen e fortë:

    Ky mesazh vjen si një paralajmërim për ata që kanë shfrytëzuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme, por edhe si një garanci për qytetarët se Rilindja Urbane 2.0 po ecën me ritëm të pandalshëm drejt rikthimit të qyteteve te komuniteti2.

    Sipas Kryeministrit, çlirimi i hapësirave publike është një hap i domosdoshëm për të rritur cilësinë e jetës urbane, për të zgjeruar përmasën e gjelbër dhe për të krijuar një mjedis më të aksesueshëm për të gjithë. Aksioni nuk është thjesht një operacion sezonal, por pjesë e një strategjie afatgjatë për transformimin e qyteteve shqiptare3.
    Ky aksion ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ku një pjesë e qytetarëve e përshëndesin si një hap të guximshëm për rikthimin e rendit urban, ndërsa të tjerë kërkojnë transparencë dhe barazi në zbatimin e ligjit.
    Nëse dëshiron, mund ta përgatis këtë tekst për botim në një media si RevoKult, me titull editorial dhe elemente vizuale për të shoqëruar videon.

  • Rilindja urbane 2.0, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo!

    Rilindja urbane 2.0, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi një video në rrjetet sociale, ku shfaqen pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të nismës së Rilindjes Urbane 2.0.
    “S’ka pushim jo”, shkruan Rama në përshkrimin e videos, duke theksuar vazhdimësinë e këtij procesi që synon transformimin dhe pastrimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, në funksion të komunitetit.

  • SYRI TV/ Durrësi mes plehrave pas përmbytjeve, trotuaret të bllokuara nga mbetjet urbane

    SYRI TV/ Durrësi mes plehrave pas përmbytjeve, trotuaret të bllokuara nga mbetjet urbane

    Pas reshjeve intensive që përfshinë vendin ditë më parë, Durrësi po përballet me pasojat e rënda të përmbytjeve. Uji është tërhequr, por ka lënë pas një tjetër emergjencë, mbetjet urbane që kanë pushtuar rrugët, trotuaret dhe pusetat. Në lagjen 17, një nga zonat më të prekura, situata është alarmante  ndërkohe bashkia nuk ka marre masa per pastrimin e qytetit nga mbetjet dhe zhbllokimin e pustetave.

    SYRI TV

    Tre ditë pas përmbytjeve që goditën qytetin e Durrësit, mbetjet urbane kanë pushtuar rrugët dhe trotuaret, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët.efekte

    Pamjet nga lagjja 17, pranë tregut industrial—një nga zonat më të prekura nga reshjet intensive të së enjtes—tregojnë rrugë të mbuluara me mbeturina, trotuare të bllokuara dhe pusetat të papastruara.

    Pavarësisht se qytetarët paguajnë taksat për pastrimin e qytetit, shërbimi duket se mungon. Bashkia nuk ka marrë masa konkrete për pastrimin e mbetjeve, duke lënë pas ndotje të dukshme mjedisore. Era e rëndë dhe pamja e rrugëve të mbuluara me plehra po kthehen në shqetësim për banorët e zones pasi I frikesohen perhapjes se semundjeve.

    Pusetat e papastruara janë një tjetër dëshmi e dështimit te pushtetit lokal I cili jo vetem nuk mori masa per parandalimine permbytjeve te cilat shkaktuan deme ne banesa e biznese, por edhe pas permbytjeve vijon te ngelizhoje pasojat. Në rast të reshjeve të reja, rreziku për përmbytje është i pashmangshëm. Bashkia e Durresit duke se ka braktisur përgjegjësinë e saj për mirëmbajtjen e qytetit.