Tag: urbane

  • Rama publikon pamjet e veprës urbane të Casamontit: Shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030

    Rama publikon pamjet e veprës urbane të Casamontit: Shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga vepra urbane e arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti në Durrës, duke bërë me dije se është drejt përfundimit për ta kthyer këtë qytet bregdetar në një shëmbëlltyre tërheqëse.
    Rama ka dhënë dhe një mesazh drejtuartë gjithë atyre që u përpoqën dhe e sulmuan për të penguar realizimin e kësaj vepre.
    “MIRËMËNGJES dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
    Projekti i Casamontit është pjesë e planit të zhvillimit të Durrësit Turistik 2030, që synon transformimin e qytetit në një qendër moderne turistike dhe kulturore.

  • HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike

    HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike

    Showbiz E Hënë, 27 Tetor 2025 15:17
    HOYA Prishtina është një projekt urb-arkitektonik, me banesa, hapësira komerciale dhe rekreative, i cili po zhvillohet në Prishtinë. Ky projekt kaq madhështor dhe që do ti sjellë një zhvillim ndryshe Kosovës, vjen në bashkëpunim të Lumbardh Salihut (fitues i Big Brother Kosova Vip 2), të familjes së tij me partneritetë të Zvicrës. Synimi është të krijohet një “lagje” moderne e qëndrueshme me integrim të hapësirave të gjelbra, natyrës dhe infrastrukturës urbane të mirë. Vendi është në ”New Prishtina”, zonë ku ndërthuren pjesa e qytetit dhe natyra përreth.
    Arkitektura është shtjelluar për të qenë në harmoni me natyrën: përdorim i gjelbërimit vertical, liqene mbetëse, trajtime për menaxhimin e ujërave (bioswales, raingardens) që ndihmojnë në përmirësimin e mikroklimës. Ndërtesat dhe hapësirat publike janë konceptuar jo thjesht si mbledhje banesash, por si një “botë brenda” – një atraksion për të jetuar, për të kaluar kohë të mirë, për t’u takuar.
    HOYA Prishtina ofron një standard të ri të jetesës urbane në Kosovë. me më tepër fokus te cilësia e hapësirës, natyra brenda qytetit, dhe integrim i shërbimeve. Për ata që mendojnë të blejnë ose investojnë: projekti duket të jetë pjesë e zhvillimit të ri në zonën e Prishtinës dhe mund të ofrojë potencial. Për komunitetin: krijon hapësira bashkëpunimi, rekreacioni, natyre jo vetëm banim.

  • Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

    Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, uji që na mban gjallë po bëhet pasqyrë e dështimeve tona. Raporti i pare i monitorimit “Active Water II” zbulon një Shqipëri ku liqenet urbane, kanalet kulluese dhe plazhet mbajnë brenda tyre ndotje masive fekale, kimike dhe ngërç institucional.

    Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme urbane dhe bujqësore, ngarkesë të lartë bakteriale dhe rrezik eutrofikimi, me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin publik, ekonominë vendore dhe rrugën drejt standardeve të BE-së.
    Në mëngjesin e nxehtë të qershorit, shëtitorja mbi digën e Liqenit Artificial të Tiranës gumëzhin nga vrapuesit. Fëmijët ndalen te shitësit ambulantë dhe në breg të liqenit, biçikletat kalojnë shpejt, dhe mbi sipërfaqen e ujit, të errët, të turbullt, dalin herë pas here flluska që thyejnë qetësinë. Nën rrugicat e frekuentuara masivisht nga qytetarët e Tiranës fshihet një realitet shqetësues: rrjete të vjetra kanalizimi, lidhje të paligjshme, rrjedhje të ujërave të zeza që, sipas analizave të qershorit, kanë shndërruar liqenin në zonë me ngarkesë të lartë bakteriale, të papërshtatshme për kontakt. Ky nuk është një përjashtim. Është modeli.
    Fushata e vlerësimit mori mostra në 14 pika përfaqësuese në bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shijak, Fier dhe Pustec: nga Bovilla, zemra e furnizimit me ujë të kryeqytetit, te Farka, Belshi, Tregani, Funari, Rubjekë, Liqeni i Tafanëve; nga Hidrovori i Hamallajt/Deti Adriatik te Rezervuari i Vaut të Dejës, Liqeni i Shkodrës dhe Prespa e Madhe. Qëllimi? Të mbushë boshllëqet e monitorimit, të identifikojë burimet e ndotjes, të lidhë shifrat me përdorimet reale: pije, ujitje, rekreacion, akuakulturë.
    “Megjithëse çdo trup ujor kishte karakteristika dhe problematika të veçanta, ajo që na tronditi më shumë ishte shkalla e përhapjes së ndotjes fekale dhe kimike në të gjithë sistemin ujor të monitoruar, nga liqenet urbane e deri te kanalet kulluese dhe rezervuarët bujqësorë,” shprehet Erjon Kalaja, Ekspert i Menaxhimit të Burimeve ujore pranë H2H Foundation.

    Rezultati kryesor është brutal në thjeshtësinë e tij: ndotje masivisht e përhapur. Shumica e trupave ujorë shfaqin turbiditet të lartë, nutrientë të rritur (nitrate e fosfate) dhe, më e rëndësishmja, tejkalime të rënda mikrobiologjike (E. coli, koliforme, enterokokë).
    “Një nga gjetjet më alarmante ishte prania e lartë e Escherichia coli dhe koliformeve totale në shumicën e trupave ujorë, përfshirë liqenet me përdorim rekreativ si Farka, Artificiali i Tiranës, Belshi, Funari, Tregani dhe Tafanët. Këto vlera tejkalonin ndjeshëm kufijtë e lejuar sipas standardeve të BE-së dhe OBSH-së,” vijon aji.
    Skema e presioneve: qyteti, ferma, kanali
    Raporti përshkruan një trekëndësh të njohur: ujërat e patrajtuara urbane, rrjedhjet bujqësore dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve. Raste të veçanta, si Vija e Ngjalësnë Roskovec–Hoxharë, ngrenë alarmin edhe për naftë dhe vajra në nivele shumë të larta, sinjal i ndërhyrjeve industriale e urbane të pakontrolluara, me rrezik të lartë për ekosistemet e lumit dhe përdoruesit e ujit.

    Në zona rekreative, si Farka dhe Liqeni Artificial i Tiranës, ngarkesa bakteriale i nxjerr jashtë loje përdorimet me kontakt: noti, kanotazhi, sportet ujore, triatlona etj. Në Rezervuarin e Treganit (Elbasan), turbiditeti dhe fosfatet janë aq të larta sa e bëjnë ujin problematik edhe për ujitje; në Belsh dhe Liqenin e Tafanëve shfaqet një tablo e ngjashme: mikrobe të larta, pH jashtë kufijve, dhe rrezik eutrofikimi
    Ndotja e vërejtur tregon për urbanizim të pakontrolluar, mungesë të sistemeve të kanalizimeve funksionale, dhe shkarkime të ujërave të patrajtuara në trupat ujorë. Liqenet urbane janë kthyer në depo të mbetjeve urbane, duke reflektuar mungesë planifikimi mjedisor dhe ngërç institucional në menaxhimin e infrastrukturës urbane.” – Erjon Kalaja.
    Ai më tej shton se situata është alarmante, sidomos duke pasur parasysh aktivitetet e shumta që zhvillohen në këto liqene, si Tirana Triathlon në Farkë apo pushimet familjare buzë ujit.
    “Mostrat tregojnë nivele të larta të E. coli dhe koliformeve, që e bëjnë ujin të pasigurt për not apo përdorim rekreativ. Edhe përdorimi i ujit të Liqenit Artificial për ujitje të gjelbërimit mund të përhapë ndotjen fekale në tokë dhe bimësi,” përfundon ai.
    Madje edhe rastet pozitive, Shkodra dhe Prespa, nuk janë aspak të qetë: parametrat fiziko-kimikë përgjithësisht të mirë, por mikrobiologjia prish mesataren. Pa sistem kanalizimi funksional përgjatë vijave bregore, edhe liqenet tona emblemë mbeten nën kërcënim, sidomos në pikat e frekuentuara turistike.
    Bovilla: një burim i çmuar në rrezik
    Bovilla mban në shpinë 50–80% të furnizimit me ujë të pijshëm të Tiranës. Në terren, ekipi i H2H gjeti turbiditet mbi kufijtë e ujit burimor, E. coli, koliforme dhe enterokokë në disa mostra. Impianti i trajtimit e filtron ujin përpara shpërndarjes, por ngarkesa mikrobiale e rritur e vështirëson trajtimin dhe rrit rrezikun operacional, mjafton një incident në rrjet për ta kthyer sigurinë në rrezik.
    Rreth liqenit, destinacion fundjave, piknikë, rrugë “off road”, mungesa e buffer-zonave dhe infrastrukturës bazike (koshat, sinjalistika, kontrolli i aksesit) nxit një derdhje gradualisht të normalizuar të mbetjeve dhe rrjedhjeve drejt ujit. Rekomandimet janë të drejtpërdrejta: perimetër mbrojtës i gjelbër, auditim dhe sanksionim i lidhjeve të paligjshme, monitorim në kohë reale, raportim publik i të dhënave.
    Erjon Kalaja, në vijim të monitorimit të kryer shprehet se “gjetjet tregojnë një nivel të lartë të turbullirës dhe ndotje mikrobiologjike, përfshirë prani të E. coli. Edhe pse impianti i trajtimit është funksional dhe modern, ngarkesa e ndotjes në rrjedhën e sipërme mbetet një sfidë serioze. Pa masa mbrojtëse në burim, zinxhiri nuk është plotësisht i sigurtë.”
    Uji që furnizon shumicën e Tiranës është gjithnjë e më i turbullt dhe me ngarkesë bakteriale të lartë, përfshirë nivele të larta të ndotjes fekale. Në fund të ditës, Bovilla është testi i sinqeritetit: a e trajtojmë ujin e pijshëm si infrastrukturë kritike? Apo e lëmë të bëhet pjesë e një rekreacioni të pakontrolluar, ku “pak” ndotje pranohet si kosto e argëtimit?
    Farka & Liqeni Artificial: urbanizim i shpejtë, ujëra të ngadalta
    Farka është shembulli më i qartë i asaj që ndodh kur urbanizimi ecën përpara kanalizimeve. Kalcium, nitrate dhe ortofosfate në rritje; E. coli, koliforme, enterokokë, tabloja e një pellgu që merr përditë një shtysë nga përdorimi i plehrave kimike, rrjedhjet shtëpiake dhe një rrjet kanalizimesh që nuk mban ritmin. Farka nuk është tani as e sigurt për rekreacion me kontakt, as për ujitje pa masa të posaçme.

    Pika problematike
    Lloji i ndotjes / Vlerat
    Burimet e ndotjes
    Rreziqet dhe pasojat

    Kanali Roskovec–Hoxharë (Vija e Ngjalës)
    • E. coli deri në 121,400 nr/100 ml • Total Coliforms 14,000 nr/100 ml • Vajra e hidrokarbure 584 mg/l
    Shkarkime urbane të patrajtuara Ndikim nga industria e naftës
    Dëmtim i ekosistemit ujor Rrezik për përhapje të ndotjes drejt Adriatikut

    Liqeni Artificial i Tiranës
    • E. coli 3,900 nr/100 ml • Total Coliforms 11,000 nr/100 ml
    Tombino urbane, ujëra të përdorura për ujitje mbetje urbane
    Rrezik infeksionesh nga kontakti me ujin Përkeqësim i mjedisit rekreativ

    Liqeni i Tafanëve
    • E. coli 30,000 nr/100 ml • pH anomale 0.9–3.8
    Aktivitet bujqësor dhe urban
    Ndotje ekstreme fekale Rrezik per fermerin dhe konsumatorin Rrezik kimik për tokën dhe ekosistemin

    Hidrovori Hamallaj (Adriatik)
    • Nitrate 330 mg/l • Turbiditet i lartë
    Plehra kimike, ujëra urbane të përdorura urbanizim e turizëm pa menaxhim
    Rrezik për plazhet dhe ciklin e detit Degradim i zonës turistike

    Liqeni i Bovillës
    • pH 10.4–10.7 • E. coli 2,850 nr/100 ml • Turbiditet i lartë
    Rrjedhje urbane e bujqësore, aktivitet rekreativ
    Rrezik për ujin e pijshëm të Tiranës Kosto më të larta trajtim

    Liqeni i Belshit
    • E. coli të larta • pH jashtë normës
    Aktivitet bujqësor dhe peshkim Mbetje të ngurta e lëngje ndotëse
    Rrezik për ushqimin dhe ekosistemin lokal Degradim i peizazhit liqenor

    Liqeni Artificial i Tiranës është një laborator urban: nutrientë nga gjelbërimi i mirëmbajtur me kimikate, rrjedhje nga lokalet buzë ujit, turbiditet i lartë, ngjyrë e errët, baktere fekale. Raporti vëren madje përdorimin e ujit të liqenit për ujitje në sheshin poshtë digës, një praktikë me rrezik të qartë për përhapjen e ndotjes. Në të dy rastet, nuk mjafton “t’u kthehemi standardeve”. Duhet arkitekturë e re menaxhimi, nga indeksi i ngarkesës turistike (“sa vizitorë mban liqeni pa u dëmtuar?”) te zonifikimi i përdorimeve, nga kontrolli i pesticideve te një trup i tërë sanksionesh që duhet të funksionojë.
    Hamallaj: ku derdhet toka në det
    Në Hamallaj, aty ku toka përfundon dhe deti fillon, raporti Active Water II gjen një histori që shkon përtej statistikave. Mostrat mikrobiologjike duken në kufijtë e pranueshëm për E. coli dhe koliforme, por prania e enterokokëve intestinalë në pikën e shkarkimit të hidrovorit tregon një ndotje më të fshehtë, rrjedhje që nuk shihen, por që mbërrijnë deri te plazhi. Nitrate, kalcium, turbiditet i lartë: një përzierje që tregon se gjithë çka ndodh në tokë, nga mbetjet bujqësore te kanalizimet e papërpunuara, përfundon këtu, në ujërat ku notojmë dhe ku fëmijët luajnë gjatë verës.
    Në brigjet përreth, resortet e reja ngrihen me të njëjtin ritëm me të cilin rrjedhin ujërat e hidrovorit drejt detit. Turizmi i shpejtë dhe mungesa e infrastrukturës për menaxhimin e ujërave krijojnë një përplasje mes zhvillimit dhe pastrimit, dy ritme që nuk ecin kurrë paralelisht. Për vizitorët, Hamallaj është një destinacion i qetë, për shkencëtarët, është pika ku “thërrimet” e ndotjes që mbledhin lumenjtë e brendshëm derdhen në Adriatik.
    Eksperti Erjon Kalaja më tej shton i shqetësuar se “kanali i shkarkimit të ujërave të kullimit para Hidrovorit të Hamallaj ishte devijuar, çka do të thotë se ndotja potenciale e vërtetë mund të jetë edhe më e madhe se ajo e monitoruar.”
    Kjo zonë bregdetare nuk është vetëm rërë dhe diell, është pika e fundit e një zinxhiri të gjatë ndotjeje që nis nga qytetet, kalon nëpër kanale dhe përfundon në det.
    Liqenet e brendshme dhe veriore: uji që ushqen, por edhe paralajmëron
    Nga Tregani deri në Prespë, raporti Active Water II zbulon një Shqipëri të lidhur nga i njëjti rrezik: ndotja e padukshme që udhëton përmes ujit. Në Tregan, përqendrimet e larta të fosfateve dhe turbullira e madhe, si pasojë e llixhave lokale dhe kultivimit të shtuar të ullirit, e nxjerrin ujin jashtë çdo përdorimi të sigurt për ujitje.
    Në Belsh e Liqenin e Tafanëve, bakteret dhe pH-ja e paqëndrueshme forcojnë alarmin. Edhe në Funar, ku liqeni duket i qetë dhe i pastër, analiza zbulon se lëvizja e varkave dhe rrjedhjet përreth e kanë ngarkuar me E. coli. Ky është një zinxhir i njëjtë ndotjeje që vazhdon në veri, në rezervuarin e Vaut të Dejës, hallkën e parë të kaskadës së Drinit.
    Aty, mostrat tregojnë se bakteret fekale janë bërë pjesë e ciklit të ujit që shërben për energji dhe jetesë. Pa kanalizime funksionale dhe pa trajtim në vijat bregore, që rishtazi janë kthyer në magnet për turizmin “Bio”, rezervuari rrezikon të kthehet në një filtër ndotjeje për gjithë kaskadën. Në brigjet e tij operojnë restorante, peshkatarë e turistë, një aktivitet ekonomik që, pa standarde mjedisore, po ushqen të njëjtin problem që e kërcënon.

    Në Shkodër, pamja është mashtruese: oksigjeni i tretur është i lartë dhe turbullira e ulët, por E. coli, koliformet dhe enterokokët tregojnë se ndotja njerëzore mbetet e fortë, veçanërisht aty ku turizmi dhe mungesa e kanalizimeve takohen. Edhe pas ndërtimit të impiantit në Shirokë, impiant pët të cilin vihet në pikëpyetje edhe cilësia e funksionimit të tij, liqeni kërkon menaxhim të përbashkët me Malin e Zi, zona mbrojtëse dhe edukim publik për rrezikun që mbart.
    Prespa e Madhe, me sipërfaqe në tkurrje dhe ujëra që humbin nivelin çdo vit, ruan një stabilitet fizikokimik vetëm në letër. Mikrobiologjikisht, është nën ndikim të drejtpërdrejtë nga veprimtaria njerëzore, pasojë e mungesës së kanalizimeve dhe tërheqjes së ujit për bujqësi.
    Shëndeti publik, vija më e hollë dhe pasiviteti I institucioneve publike
    Shifra si E. coli, enterokokë, koliforme janë më pak “seksi” se fotot e dronit dhe videot turistike në instagram. Por ato përkthehen në infeksione të lëkurës, syve, traktit gastrointestinal; në rrezik për fëmijët që luajnë në brigje, për të moshuarit me imunitet të brishtë, për punëtorët që hyjnë në ujë për peshkim apo mirëmbajtje. Në bregdet, një valë enterokokësh e padukshme mund të përkthehet në dalje nga norma për standardet e plazhit. Në bujqësi, ujitja me ujë të kontaminuar i afron mikrobet te tryeza.
    Sipas ekspertit Kalaja, Shqipëria duhet të ndryshojë mënyrën si kujdeset për ujin. Ai shprehet se “ndotja nuk është episodike, por sistemike, dhe vjen nga boshllëqet në monitorim, mungesa e qarte e përgjegjësisë  dhe buxheteve si dhe heshtja institucionale.”
    Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që ligjërisht duhet të mbikëqyrë cilësinë e ujërave, nuk ka as buxhet e as instrumente për ta bërë këtë në mënyrë të plotë. Ndërkohë, institucionet që përfitojnë nga burimet ujore, nga KESH te bashkitë dhe UKT, rrallë marrin rolin që u takon për të raportuar ndotjen në zonat e tyre.
    Kalaja e përfundon mendimin e tij duke theksuar se nevojitet një sistem kombëtar monitorimi, me publikim të hapur dhe të kuptueshëm të të dhënave, ku çdo trup ujor të ketë “dosjen” e vet, kush e ndot, kush e përdor dhe kush e mbron. Për këtë duhen tre hapa të thjeshtë por të pazëvendësueshëm: impiante që funksionojnë, monitorim i vazhdueshëm dhe dënime reale për ndotësit.
    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, panorama tregon dështimin e institucioneve më qartë se çdo raport. Kanalizime që derdhen në liqene, impiante që s’punojnë, plazhe që bëjnë reklamë pastërtie mbi ujëra të ndotura, ky është realiteti. Ndotja nuk vjen nga mungesa e dijes, por nga mungesa e përgjegjësisë.
    / Denada Jushi – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

  • Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekalesh dhe kimike

    Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekalesh dhe kimike

    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, uji që na mban gjallë po bëhet pasqyrë e dështimeve tona. Raporti i pare i monitorimit “Active Water II” zbulon një Shqipëri ku liqenet urbane, kanalet kulluese dhe plazhet mbajnë brenda tyre ndotje masive fekale, kimike dhe ngërç institucional.

    Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme urbane dhe bujqësore, ngarkesë të lartë bakteriale dhe rrezik eutrofikimi, me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin publik, ekonominë vendore dhe rrugën drejt standardeve të BE-së.
    Në mëngjesin e nxehtë të qershorit, shëtitorja mbi digën e Liqenit Artificial të Tiranës gumëzhin nga vrapuesit. Fëmijët ndalen te shitësit ambulantë dhe në breg të liqenit, biçikletat kalojnë shpejt, dhe mbi sipërfaqen e ujit, të errët, të turbullt, dalin herë pas here flluska që thyejnë qetësinë. Nën rrugicat e frekuentuara masivisht nga qytetarët e Tiranës fshihet një realitet shqetësues: rrjete të vjetra kanalizimi, lidhje të paligjshme, rrjedhje të ujërave të zeza që, sipas analizave të qershorit, kanë shndërruar liqenin në zonë me ngarkesë të lartë bakteriale, të papërshtatshme për kontakt. Ky nuk është një përjashtim. Është modeli.
    Fushata e vlerësimit mori mostra në 14 pika përfaqësuese në bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shijak, Fier dhe Pustec: nga Bovilla, zemra e furnizimit me ujë të kryeqytetit, te Farka, Belshi, Tregani, Funari, Rubjekë, Liqeni i Tafanëve; nga Hidrovori i Hamallajt/Deti Adriatik te Rezervuari i Vaut të Dejës, Liqeni i Shkodrës dhe Prespa e Madhe. Qëllimi? Të mbushë boshllëqet e monitorimit, të identifikojë burimet e ndotjes, të lidhë shifrat me përdorimet reale: pije, ujitje, rekreacion, akuakulturë.
    “Megjithëse çdo trup ujor kishte karakteristika dhe problematika të veçanta, ajo që na tronditi më shumë ishte shkalla e përhapjes së ndotjes fekale dhe kimike në të gjithë sistemin ujor të monitoruar, nga liqenet urbane e deri te kanalet kulluese dhe rezervuarët bujqësorë,” shprehet Erjon Kalaja, Ekspert i Menaxhimit të Burimeve ujore pranë H2H Foundation.

    Rezultati kryesor është brutal në thjeshtësinë e tij: ndotje masivisht e përhapur. Shumica e trupave ujorë shfaqin turbiditet të lartë, nutrientë të rritur (nitrate e fosfate) dhe, më e rëndësishmja, tejkalime të rënda mikrobiologjike (E. coli, koliforme, enterokokë).
    “Një nga gjetjet më alarmante ishte prania e lartë e Escherichia coli dhe koliformeve totale në shumicën e trupave ujorë, përfshirë liqenet me përdorim rekreativ si Farka, Artificiali i Tiranës, Belshi, Funari, Tregani dhe Tafanët. Këto vlera tejkalonin ndjeshëm kufijtë e lejuar sipas standardeve të BE-së dhe OBSH-së,” vijon aji.
    Skema e presioneve: qyteti, ferma, kanali
    Raporti përshkruan një trekëndësh të njohur: ujërat e patrajtuara urbane, rrjedhjet bujqësore dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve. Raste të veçanta, si Vija e Ngjalësnë Roskovec–Hoxharë, ngrenë alarmin edhe për naftë dhe vajra në nivele shumë të larta, sinjal i ndërhyrjeve industriale e urbane të pakontrolluara, me rrezik të lartë për ekosistemet e lumit dhe përdoruesit e ujit.

    Në zona rekreative, si Farka dhe Liqeni Artificial i Tiranës, ngarkesa bakteriale i nxjerr jashtë loje përdorimet me kontakt: noti, kanotazhi, sportet ujore, triatlona etj. Në Rezervuarin e Treganit (Elbasan), turbiditeti dhe fosfatet janë aq të larta sa e bëjnë ujin problematik edhe për ujitje; në Belsh dhe Liqenin e Tafanëve shfaqet një tablo e ngjashme: mikrobe të larta, pH jashtë kufijve, dhe rrezik eutrofikimi.
    “Ndotja e vërejtur tregon për urbanizim të pakontrolluar, mungesë të sistemeve të kanalizimeve funksionale, dhe shkarkime të ujërave të patrajtuara në trupat ujorë. Liqenet urbane janë kthyer në depo të mbetjeve urbane, duke reflektuar mungesë planifikimi mjedisor dhe ngërç institucional në menaxhimin e infrastrukturës urbane.” – Erjon Kalaja.

    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, panorama tregon dështimin e institucioneve më qartë se çdo raport. Kanalizime që derdhen në liqene, impiante që s’punojnë, plazhe që bëjnë reklamë pastërtie mbi ujëra të ndotura, ky është realiteti. Ndotja nuk vjen nga mungesa e dijes, por nga mungesa e përgjegjësisë. /Albanian Center for Quality Journalism
     
  • Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekale dhe kimike

    Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekale dhe kimike

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

    Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të tjera pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video nga punimet me fadromë për prishjen e një objekti.
    Rama shkruan se ky aksion do të vijojë, për të sjellë avancimin e Rilindjes Urbane.

    ” Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0″, shkruan Rama.

  • Pse fshatrat po mbeten pa pensionistë, ndërsa qytetet mbushen çdo vit e më shumë?

    Pse fshatrat po mbeten pa pensionistë, ndërsa qytetet mbushen çdo vit e më shumë?

    Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të moshuarve që përfitojnë pension rural po bie me ritme të larta, duke arritur nivelin më të ulët historik në vitin 2024.
    Në harkun kohor të 5 viteve, nga vitit 2020 deri në 2024, numri i pensioneve urbane të pleqërisë është rritur me 84.842 përfitues, ndërsa numri i pensioneve rurale ka rënë me 24.187 përfitues.
    Por cilat janë arsyet? Sipas ekspertëve, një ndër arsyet thelbësor është migrimi i brendshëm nga fshati në qytet. Dhe këtu bëhet fjalë që nga vitet ’90 e në vazhdim, ku një pjesë shumë e madhe e popullsisë shqiptare është shpërngulur nga zonat rurale drejt qyteteve (Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, etj.).
    Këta njerëz janë punësuar dhe siguruar në qytet dhe për këtë arsye, kur kanë dalë në pension, llogariten si pensionistë urbanë. Në të kundërt, popullsia rurale është tkurrur, sepse shumë banorë janë larguar ose nuk kanë qenë të siguruar fare.
    Në këtë pikë rezulton se ka më shumë pensionistë në qytet sepse u rrit numri i banorëve të siguruar aty dhe më pak pensionistë në fshat sepse u ul popullsia aktive dhe kontribuuese ruralë.
    Një tjetër faktor është ekonomia informale. Nëse në zonat urbane, punësimi formal, përmes të cilit deklarohen dhe paguhen sigurime shoqërore është shumë më i lartë, në zonat rurale, për dekada me radhë, punësimi në bujqësi ka qenë informal ose me kontribute minimale. Kjo do të thotë se shumë persona që kanë punuar në fshat nuk plotësojnë kushtet ligjore për pension, prandaj nuk hyjnë fare në statistikat e pensionistëve.
    Qeveria po tenton ta ndryshojë këtë fenomen përmes nxitjes së fermerëve për tu formalizuar si një kusht për të përfituar nga skemat e subvencioneve në bujqësi, çka në të ardhmen mund të sjellë rritje të numrit të pensionistëve në fshat.
    Braktisja e fshatrave nga të rinjtë është një tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt në skemë dhe në përfitimin e pensioneve në të ardhmen. Shumë të rinj nga fshatrat kanë emigruar jashtë vendit apo në zonat urbane, duke lënë pas një popullsi rurale gjithnjë e më të plakur. Si rezultat, nuk ka më mjaft kontribuues në zonat rurale që të krijojnë pensione të reja.
    Shumë të moshuar që jetonin në fshat kanë ndërruar jetë, ndërsa brezat e rinj nuk po hyjnë në skemën e pensioneve rurale. Kjo bën që numri i pensionistëve ruralë të bjerë çdo vit, sepse nuk po zëvendësohen nga brezi pasardhës.
    Harta e re administrativo- territoriale ka sjellë dhe një konfigurim të numrit të pensionistëve. Shumë zona që më parë quheshin rurale, pas reformës territoriale të vitit 2025 janë administrativisht në zona urbane. Kjo ndryshon përkufizimin statistikor: shumë pensionistë që më parë numëroheshin “ruralë” tani figurojnë si “urbanë”, edhe pse niveli i pensionit që marrin mund të jetë i ulët.
    Nga ana tjetër shërbimet më të mira në qendrat urbane dhe aksesi në shëndetësi, medikamente dhe kujdes social, bën që jetëgjatësia jetë më e lartë në qytete çka ndikon edhe në numrin më të lartë të pensionistëve përfitues.

  • Manastirliu takim me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

    Manastirliu takim me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9.
    Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare.
    Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare.
    “Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.
    Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë.
    Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.
    Takimi në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës, ku Manastirliu po ndërton dialogun qytetar që do të udhëheqë kapitullin e ri të zhvillimit urban e social të kryeqytetit.

  • Kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

    Kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9.
    Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare.
    Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare.

    “Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.
    Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë.
    Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.
    Takimi në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës, ku Manastirliu po ndërton dialogun qytetar që do të udhëheqë kapitullin e ri të zhvillimit urban e social të kryeqytetit.

  • Si do të vepronit nëse do të ishte kryebashkiak? Ja si përgjigjet Lubonja

    Si do të vepronit nëse do të ishte kryebashkiak? Ja si përgjigjet Lubonja

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka ndarë vizionin e tij për të ardhmen e Tiranës, nëse do të kandidonte ndonjëherë për kryetar bashkie. Ai ngriti akuza të forta ndaj mënyrës si po zhvillohet qyteti dhe denoncoi atë që e quajti një “masakër urbane”.
    Sipas Lubonjës, në Tiranë ka një prishje të thellë të ekuilibrit mes ndërtimit dhe gjelbërimit, duke theksuar se nuk bëhet më fjalë për zhvillim të zakonshëm, por për kapje të tregut nga interesa klienteliste.“Këtu raporti ndërtim-gjelbërim është masakrues. Nuk është më çështje kërkese dhe oferte normale, por kemi të bëjmë me manipulim të tregut dhe kapje të tij,” tha Lubonja.
    Ai theksoi se një nga masat e para që do të merrte nëse do të kishte mundësinë për të drejtuar Tiranën, do të ishte rikthimi i pushtetit të ligjit përmes një plani urbanistik të mirëfilltë, të ndërtuar nga ekspertë të pavarur dhe të ndershëm.
    “Do të ktheja pushtetin e ligjit me një plan urbanistik. Ky ishte premtimi i parë i Edi Ramës, që e quante kushtetutën e qytetit. Qendra historike duhet të ruhet, ndërsa ndërtimet e larta të zhvendosen përtej bulevardit,” u shpreh ai.
    Lubonja kritikoi ashpër mënyrën si është katandisur çdo njësi urbane në Tiranë, duke u kthyer, sipas tij, në një “shesh ndërtimi”, pa asnjë kujdes për infrastrukturën publike si lulishte, kopshte apo shkolla.
    “Ata kurrë nuk e bënë një plan të mirëfilltë urbanistik, sepse ai do të frenonte korrupsionin. Sot, Edi Rama vendos ku do të shembet një ndërtesë dhe ku do të ngrihet një gradaçelë,” shtoi Lubonja.
    Ai e përshkroi situatën aktuale si “jashtë çdo norme njerëzore” dhe bëri thirrje për një ndërgjegjësim politik gjithëpërfshirës për të ndalur këtë model dhe për të rindërtuar qytetin mbi baza të reja ligjore dhe profesionale.
    “Këtu duhet një ndërgjegjësim i gjithë klasës politike për ta frenuar këtë dhe për të bërë diçka nga e para,” përfundoi analisti.