Tag: urbane

  • Mjediset urbane rrisin ndjeshëm rrezikun e astmës

    Mjediset urbane rrisin ndjeshëm rrezikun e astmës

    Mjediset urbane të ndotura dhe të mbipopulluara mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e një personi për të zhvilluar astmë, thotë një studim i ri.

    Qytetet më të pastra dhe të planifikuara më mirë mund të parandalonin 1 në çdo 10 raste astme, raportuan së fundmi studiuesit në revistën The Lancet Regional Health – Europe.

    Rezultatet tregojnë se ndotja e ajrit në mjediset urbane, zhvillimi i dendur dhe mungesa e hapësirave të gjelbra rrisin rrezikun e astmës si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit.

    Qytetet që ndërtohen ose përshtaten për të adresuar këto rreziqe mund të ndihmojnë në parandalimin e astmës, thanë studiuesit.

    “Ne kemi kombinuar disa faktorë mjedisorë dhe kemi përshkruar se si ata së bashku ndikojnë në rrezikun për të zhvilluar astmë,” tha Zhebin Yu, profesor asistent i mjekësisë mjedisore në Institutin Karolinska në Suedi, në një deklaratë për shtyp.

    “Kjo ofron një pamje më të qartë të rreziqeve mjedisore, pasi jeta në një qytet zakonisht përfshin ekspozimin ndaj disa faktorëve të rrezikshëm njëkohësisht,” shtoi Yu.

    Për këtë studim, studiuesit bashkuan të dhënat nga 14 studime të mëparshme që përfshinin afro 350,000 persona që jetonin në shtatë vende europiane.

    Të dhënat përmbanin adresat e banimit të secilit pjesëmarrës, gjë që i lejoi ekipit të lidhte rreziqet e ndryshme mjedisore me raste specifike të astmës. Këto rreziqe përfshinin ndotjen e ajrit, temperaturat e jashtme dhe nivelin e dendësisë urbane.

    Pothuajse 7500 persona të përfshirë në studim zhvilluan astmë si fëmijë apo të rritur, dhe rezultatet tregojnë se afro 12% e rasteve të astmës mund të shpjegohen nga faktorët mjedisorë.

    Kjo do të thotë se në një mjedis më të favorshëm, rreth 1 në 10 persona me astmë nuk do ta kishin zhvilluar këtë çrregullim të frymëmarrjes, thanë studiuesit.

    “Kjo është e dobishme për politikanët dhe të tjerë që merren me planifikimin urban. Metoda e përdorur e bën të mundur identifikimin e zonave të rrezikut në hapësirat urbane ekzistuese, por gjithashtu mund të përdoret për planifikimin e mjediseve urbane të së ardhmes,” tha Erik Melén, studiues i lartë dhe profesor i pediatrisë në Institutin Karolinska, në një deklaratë për shtyp.

    Studiuesit planifikojnë më tej të analizojnë mostra gjaku nga pjesëmarrësit për të kuptuar më në thellësi se si këta faktorë mjedisorë ndikojnë konkretisht në rrezikun për astmë. / US News – Syri.net

  • SYRI TV/ Bienalia e Arkitekturës në Venecia, Edi Rama pazare me kullat

    SYRI TV/ Bienalia e Arkitekturës në Venecia, Edi Rama pazare me kullat

    SYRI TV

    Nga Egla Xhemalaj

    Në Bienalen e 19-të të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet jo me risi apo debat mbi të ardhmen urbane, por me estetizmin e pushtetit personal, ku arkitektura kthehet në mjet imponimi dhe marketingu. Në vend të një vizioni të qëndrueshëm, pavijoni glorifikon një model ndërtimi të centralizuar dhe të padiskutuar, që shet për art shijet dhe skicat personale të Kryeministrit.

    Në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet me një pavijon që flet për “ndërtimin e kulturës arkitektonike”, ndërsa realisht ekspozon shndërrimin e arkitekturës në një instrument pushteti dhe tregtie. Në vend të një risie dhe ekspozimi mbi arkitekturën e së ardhmes, pavijoni shqiptar glorifikon një model arkitektonik të sundimtarit, ku arti imponohet, jo frymëzohet, dhe që shitet si efekt për turizmin dhe jo si temë e vërtetë e Bienales.

    Në thelb të këtij modeli qëndron dëshira e Kryeministrit për të vizatuar jo metaforikisht, por realisht objekte që më pas ua ofron arkitektëve të huaj si bazë për t’i materializuar. Këto skica personale, të mbështetura jo në konkurrencë të hapur, por në urdhër politik, shpallen si vizion modern dhe ekspozohen si vepra arti në Bienale. Kështu, Shqipëria përfaqësohet jo me një novatorizëm të arkitekturës, por me estetizmin e një pushteti që shet për art shijet e një njeriu të vetëm. Arkitektët e huaj të cilët marrin pjesë edhe në pavijonin tonë, angazhohen për të zbatuar këto ide dhe e gjejnë Shqipërinë një terren të përshtatshëm për të eksperimentuar me projekte që në vendet e tyre do të refuzoheshin për shkak të shkeljeve të rregullores urbane.

    Kulla që duken si karikatura estetike, objekte pa kontekst dhe pa përmasë humane, mbrohen në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, me justifikimin se po krijojnë një “siluetë urbane”  një term që në fakt maskon mungesën e çdo kriteri real të rregullores arkitektonike të qyteteve dhe shpërfilljen e komunitetit. Në këtë kuptim, pavijoni shqiptar nuk është një ftesë për debat, por një përpjekje për të legjitimuar një rend të ri estetik, ku arkitektura nuk del nga konkursi, komuniteti apo nevoja funksionale, por nga dëshira personale dhe egoja politike. Kultura e ndërtimit është zëvendësuar nga kultura e imponimit.

    Në vend që Bienalja të shërbejë si hapësirë për novatorizëm dhe risi arkitektonike, ajo është shfrytëzuar si vitrinë për të eksportuar një produkt të brendshëm të deformuar: një arkitekturë që i bindet pushtetit dhe jo artit, që shërben më shumë për fotografinë e radhës sesa për jetën qytetare. Kështu, ndërsa pjesa tjetër e botës diskuton qëndrueshmëri, trashëgimi, kontekst dhe zhvillim në epokën e inteligjencës artificiale, Shqipëria në Venecia ekspozon një spektakël lejesh ndërtimi.

  • Krimet zgjedhore, PD kallëzon në Prokurori kryetarin e bashkisë së Vlorës

    Krimet zgjedhore, PD kallëzon në Prokurori kryetarin e bashkisë së Vlorës

    Partia Demokratike e degës së Vlorës tre ditë para zgjedhjeve të 11 majit ka kallëzuar penalisht për krime zgjedhore dhe shpërdorim detyre Bashkinë Vlorë dhe kryetarin e saj, Ermal Dredha.
    Kallëzimi është dorëzuar pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Sipas demokratëve nga Dredha është deklaruar se landfilli i Sherishtës është vendosur në funksion, por ky është premtim i pambajtur, “edhe pse titullari i Bashkisë Vlorë ka deklaruar disa herë hapjen dhe funksionimin e plotë të këtij landfilli”.
    “Kjo është një manovër elektorale, sepse siç e kemi parë mbetjet urbane atje depozitohen për “sy e faqe” dhe nuk procesohet seleksionimi i tyre dhe groposja, ashtu siç duhet të jetë cikli i plotë i përpunimit të mbetjeve urbane. Kjo situatë ka shkaktuar katastrofën urbane në qytetin e Vlorës, ku ndotja është prezente në çdo pjesë të qytetit. Fusha e vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë është një katastrofë mjedisore, e cila dita ditës tejmbushet mbi kapacitetin mbajtës së saj”, thuhet në njoftimin e PD së Vlorës.
    Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe mbajtje përgjegjësie për këtë shkelje që dëmton jo vetëm mjedisin, por sipas tyre edhe integritetin e procesit zgjedhor.

  • Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

    Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

    Integrated Energy BV SPV SHPK, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të Landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.
    Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.
    Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijoje ne qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit te mbetjeve urbane (pika 13) të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A (PN-0762-08-2021), pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.
    “Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane (pika 13): 17913 m2 Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë”, thuhet në dokument.
    Inceneratori i Tiranës
    Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
    Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.
    Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet.

  • “Peshkatarit” i presin krahët! Dëmtohet skulptura urbane në shëtitoren “Taulantia” në Durrës

    “Peshkatarit” i presin krahët! Dëmtohet skulptura urbane në shëtitoren “Taulantia” në Durrës

    Një nga veprat simbol të qytetit të Durrësit, skulptura urbane e “Peshkatarit” është dëmtuar sërish. Vepra ndodhet në shëtitoren bregdetare Taulantia, pranë “Sfinksit”, një zonë shumë e frekuentuar nga qytetarët dhe turistët.

    Skulptura ishte restauruar për herë të dytë në më pak se një vit dhe ishte rikthyer në vendin e saj. Megjithatë, mbrëmjen e kaluar, ajo ka pësuar sërish dëmtime.
    E realizuar nga skuptori Dylber Neziri, kjo skulpturë urbane u vendos buzë detit në vitin 2016 duke u shndërruar shpejt në një simbol për qytetin. Por ajo është dhe një nga skulpturat më të dëmtuara në qytet, së bashku me skulpturën e këngëtares Tina Turner.
    Një muaj më parë, u dëmtuan nga persona të panjohur edhe skulpturat e Tina Turner dhe John Lennon, të vendosura në fillim të shëtitores “Taulantia”, pjesë e kompleksit artistik urban të figurave të njohura të muzikës botërore.
    Këto ngjarje ngrenë shqetësimin për mungesën e masave mbrojtëse dhe nevojën për ndërgjegjësim qytetar mbi rëndësinë e artit publik, i cili jo vetëm pasuron estetikisht hapësirat urbane, por edhe ruan kujtesën kolektive të qytetit.

    Top Channel

  • “Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

    “Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

    Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, në vend janë 43 zona urbane, që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se në mandatin e katërt, do të hapen edhe 5 kantiere.
    “Për ujin 24 orë, kur ne morëm detyrën, kishte ujë 24 orë në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Janë 11 kantiera të hapura dhe do duhet të hapim 5 kantiere të tjera në mandatin e katërt. Shqipëria nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, as në kohën e komunizmit. Edhe këtu, disa mund të flasin si të duan, duke u nisur nga mllefi, tifozllëku, politika, nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet, por këto që unë them, i dëgjojnë të gjitha. Në 11 maj, do marrim shumicën absolute, përsëri”, theksoi ai.

  • Gara për “Selman Stërmasi”, Rama: Stadiumet e rinj, qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Gara për “Selman Stërmasi”, Rama: Stadiumet e rinj, qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Rijetëzimi i stadiumit Selman Stërmasi ka hyrë në një fazë të re ku këtë të premte nisi prezantimi i projekteve të studiove që kanë kaluar fazën e parë të garës.Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtyre projekteve Kryeministri nënvizoi se tashmë projekti i “Selman Stërmasit” dhe tre stadiumet e rinj që do të nisin ndërtimin në Durrës, Vlorë dhe Korçë do të jenë qendra të reja urbane.“Nuk janë stadiume por qendra të reja urbane, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Tani i vjen radha “Selman Stërmasit” edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane që jam i bindur që do të jemi në kushtet kur do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje shumë të mirë ashtu sikundër dua të përmend disa procese të tjera të filluara si procesi për ndërtimin e Qendrës së Re Administrative pranë “Selman Stërmasit” që do akomodojë 18 institucione. Procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, Biblioteka e re Kombëtare një konkurs që do të shpallet së fundmi sa i takon zhvillimit me privatët ndërkohë që po punohet dhe është në kantier Akademia e Manchester City në Durrës. Së shpejti fillojmë akademinë e Rafa Nadalit në Durrës dhe agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës.Kreu i qeverisë nënvizoi një tjetër projekt që pritet të zërë vend së shpejti dhe që ka në objektiv të tij zgjidhjen e problematikës së parkimeve jo vetëm në kryeqytet por edhe në bregdet.“Në fund AIC do shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh edhe në bregdet. Një sistem i ri parkimesh ku do përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë të përditshmërisë sonë, një rrjet i jashtëzakonshëm ku do të organizojmë dhe festivalin e arkitekturës në Tiranë. Duke folur për parkimet, qëllimi është që ti përgjigjemi kësaj sfide të zhvillimit që është nevoja për më shumë parkime për një sistem shumë të pranueshme të qarkullimit që ka nisur të japë shenja vështirësie të dukshme”, tha Kryeministri.Përfaqësuesja e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona gjatë fjalës së saj tha se stadium “Selman Stërmasi” është një nyje e re urbane që do të funksionojnë jo vetëm për jetën sportive të qytetit por edhe në aspektin social si dhe të nxitjes ekonomike.Gjatë aktivitetit të sotëm pritet prezantimi projekteve për disa studio që kanë kaluar fazën e parë.Në përditësimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gara ndërkombëtare për rilindjen e “Selman Stërmasit”, Rama: Një qendër e re urbane

    Gara ndërkombëtare për rilindjen e “Selman Stërmasit”, Rama: Një qendër e re urbane

    Sot do të zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”. Pesë skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një stadium të ri me standarde të UEFA-s, kategoria IV. Ky projekt ka si qëllim ta kthejë këtë zonë në një qendër të re urbane të Tiranës.
    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe urbane dhe nënvizoi se stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë një nga bërthamat kryesore të një qendre të re urbane në Tiranë.
    “Janë bërë projektet e zbatimit dhe IC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojmë të treja këto mundësi zhvillimi. Tani i vjen radhë stadiumit Selman Stermasi, edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur që duke pasur parasysh konkurrentët, do të jemi në kushtet ku do të bëjmë një zgjedhje të mirë”, tha Rama.
    Po ashtu, kryeministri theksoi se janë duke u zhvilluar disa projekte të tjera, përfshirë ndërtimin e qendrës administrative të re, godinës së re të Kadastrës, dhe bibliotekës kombëtare.
    “Dua të përmenden këtu edhe disa procese të tjera të filluara, ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione, për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, biblioteka e re kombëtare me një konkurs që do të shpallet së shpejti. Ndërkohë që po punohet dhe është në kantier akademia e Manchester City në Durrës, së shpejti edhe akademinë e Nadal në Durrës . Agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës, ku duam të ndërtojmë një destinacion akademish sportive”, shtoi kryeministri Rama.
    Në fund, Rama foli edhe për nevojën për një sistem të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet, duke premtuar se Agjencia për Planifikimin e Komunitetit (IC) do të shpallë procese të reja për ndërtimin e këtyre infrastrukturave dhe do të përfshijë arkitektë ndërkombëtarë, duke organizuar një festival të arkitekturës në fillim të qershorit.

  • Gara për “Selman Stermasi”, Rama: Stadiumet e rinj qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Gara për “Selman Stermasi”, Rama: Stadiumet e rinj qendra të reja urbane, gati plani për parkimet

    Rijetëzimi i stadiumit Selman Stermasi ka hyrë në një fazë të re ku këtë të premte nisi prezantimi i projekteve të studiove që kanë kaluar fazën e parë të garës.Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtyre projekteve Kryeministri nënvizoi se tashmë projekti i “Selman Stermasit” dhe tre stadiumet e rinj që do të nisin ndërtimin në Durrës, Vlorë dhe Korçë do të jenë qendra të reja urbane.“Nuk janë stadiume por qendra të reja urbane, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Tani i vjen radha “Selman Stermasit” edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane që jam i bindur që do të jemi në kushtet kur do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje shumë të mirë ashtu sikundër dua të përmend disa procese të tjera të filluara si procesi për ndërtimin e Qendrës së Re Administrative pranë “Selman Stermasit” që do akomodojë 18 institucione. Procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, Biblioteka e re Kombëtare një konkurs që do të shpallet së fundmi sa i takon zhvillimit me privatët ndërkohë që po punohet dhe është në kantier Akademia e Manchester City në Durrës. Së shpejti fillojmë akademinë e Rafa Nadalit në Durrës dhe agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës.Kreu i qeverisë nënvizoi një tjetër projekt që pritet të zërë vend së shpejti dhe që ka në objektiv të tij zgjidhjen e problematikës së parkimeve jo vetëm në kryeqytet por edhe në bregdet.“Në fund AIC do shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh edhe në bregdet. Një sistem i ri parkimesh ku do përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë të përditshmërisë sonë, një rrjet i jashtëzakonshëm ku do të organizojmë dhe festivalin e arkitekturës në Tiranë. Duke folur për parkimet, qëllimi është që ti përgjigjemi kësaj sfide të zhvillimit që është nevoja për më shumë parkime për një sistem shumë të pranueshme të qarkullimit që ka nisur të japë shenja vështirësie të dukshme” tha Kryeministri.Përfaqësuesja e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona gjatë fjalës së saj tha se stadium “Selman Stërmasi” është një nyje e re urbane që do të funksionojnë jo vetëm për jetën sportive të qytetit por edhe në aspektin social si dhe të nxitjes ekonomike.Gjatë aktivitetit të sotëm pritet prezantimi projekteve për disa studio që kanë kaluar fazën e parë.Në përditësimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, Rama: Tjetër bërthamë për një qendër të re urbane

    Konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, Rama: Tjetër bërthamë për një qendër të re urbane

    Sot po zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste po prezantojnë përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s.
    I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur këtë investim një tjketër bërthamë për një qendër të re urbane.
    “Dua t’ju jap përgjigje atyre që pyesin se çfarë po bëhet me ato tre stadiume, të cilat janë në proces tani, pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet e zbatimit dhe IC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojmë të treja këto mundësi zhvillimi.

    Stadiumi,në fakt nuk janë stadiume ekzaktësisht, por janë qendra të reja urbane, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Tani i vjen radhë stadiumit “Selman Stermasi”, edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur që duke pasur parasysh konkurrentët, do të jemi në kushtet ku do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje të mirë. Ashtu sikundër dua të përmenden këtu edhe disa procese të tjera të filluara, procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione, procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, e domosdoshme për shumë arsye. Biblioteka e re kombëtare me një konkurs që do të shpallet së shpejti. Ndërkohë që po punohet dhe është në kantier akademia e Manchester City në Durrës. Së shpejti edhe akademinë e Nadal në Durrës . Agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës, ku duam të krijojmë një destinacion akademish sportive.

    Në fund, së shpejti po ashtu, e them këtë se e di që këtu ka jo pak përfaqësues kompanish, por edhe të tjerë që na dëgjojnë, IC do të shpallë edhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet, ku ne do të përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë, që janë pjesë tani e përditshmërisë tonë me të cilët do të organizojmë edhe festivalin e arkitekturës në fillim të Qershorit. Për parkimet, qëllimi është t’i përgjigjemi një sfide të madhe të këtij zhvillimi që është nevoja për më tepër parkime dhe për një sistem të pranueshëm të qarkullimit që ka filluar të japë shenja vështirësie të dukshme. Duke përmendur të gjitha këtoju falënderoj për praninë dhe jam shumë i kënaqur që kemi arritur që në Tiranë të organizojmë evenimente të tilla përmasave”, tha Rama.