Tag: urban

  • “Qeveria ka marrë flakë” , Vasili paralajmëron rënien e sistemit të Ramës: 28 vjet në pushtet dhe sot digjet

    “Qeveria ka marrë flakë” , Vasili paralajmëron rënien e sistemit të Ramës: 28 vjet në pushtet dhe sot digjet

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar një tjetër rast të djegies së urbanëve në Tiranë. Në një status në Facebook, Vasili shkruan se një autobus urban që ka marrë flakë ditën e sotme, duke e krahasuar këtë ngjarje me situatën në të cilën ndodhet qeverisja e kryeministrit Edi Rama.“Qeverisjes së Ramës i ka dalë flaka si urbanëve të Tiranës!”, shkruan Vasili.
    Sipas tij, për plot 21 vjet Rama dhe Veliaj kanë qeverisur Tiranën dhe produkti i kësaj periudhe është një transport publik që, siç e quan ai, është “për turp dhe totalisht primitiv”.

    Qeverisjes së Ramës i ka dalë flaka si urbanët e Tiranës!
    Autobus urban, që ka marrë flakë sot, ndërsa më parë kemi parë që autobuzë, që kanë përfunduar në Lanë apo që janë përplasur në mes të Tiranës e të tjera bëma pa fund.
    Për plot 21 vjet Rama dhe Veliaj kanë qeverisur Tiranën dhe na kanë bërë peshqesh një trasport urban për turp dhe totalisht primitiv.
    Dhe ec dëgjo këta shplarovinat e shpifur të paguar, që flasin për Tiranën moderne dhe të trasformuar.
    Edhe qeverisja e Ramës, këtij individi që plot 28 vjet në politikë, ka marrë flakë si urbanët në Tiranë dhe po digjet nga korrupsioni, që plackit gjithçka dhe që është zënë për fyti nga narkotrafikantët.

  • Greqi/ Merr flakë autobusi i transportit urban në Athinë

    Greqi/ Merr flakë autobusi i transportit urban në Athinë

    Një autobus i transportit urban në Athinë, ka shpërthyer në flakë për shkak të një defekti mekanik mbrëmjen e djeshme.

    Sipas burimeve lokale në autobus nuk ka pasur pasagjerë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

    Nga kjo ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Syri.net-Protothema

     

    Λεωφορείο πήρε φωτιά στη Λιοσίων pic.twitter.com/OzvVYaGrbE
    — 📝✏️✍🏻Σωτήρης Παπ ✍🏻✏️📝 (@sotpap1997) April 8, 2025

     

  • “Tirana, lokomotiva e transformimit epokal”, Rama: Masterplani për zonën e ish-Cirkut, gur i rëndësishëm

    “Tirana, lokomotiva e transformimit epokal”, Rama: Masterplani për zonën e ish-Cirkut, gur i rëndësishëm

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konkursin për përzgjedhjen e masterplanit të ri për zonën e ish-Cirkut në qendër të Tiranës, një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në një pol të rëndësishëm urban. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë iniciativë si një tjetër hap madhor në rrugën e zhvillimit të vendit, me Tiranën që vijon të mbajë rolin udhëheqës në procesin e transformimit urban.
    “Është një tjetër gur i rëndësishëm që synojmë të vendosim në rrugën e re të Shqipërisë, një rrugë ku Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal,” u shpreh Rama. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së arkitektëve ndërkombëtarë dhe krijimin e një hapësire të veçantë për arkitektët e rinj shqiptarë, të cilët përfitojnë nga eksperienca dhe bashkëpunimi me profesionistë të njohur në këtë fushë.
    Konkursi për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut është pjesë e një serie iniciativash që synojnë rigjenerimin urban të kryeqytetit. Rama falënderoi të gjitha studiot pjesëmarrëse në konkurs dhe uroi që juria të bëjë zgjedhjen më të mirë, ashtu si në projektet e mëparshme të suksesshme.

  • Saranda, me rigjenerim urban në sezon

    Saranda, me rigjenerim urban në sezon

    Në tre prej rrugëve kryesore mbi pedonale, Saranda ka bërë një transformim rrënjësor në infrastrukturë. Kjo verë e gjen qytetin e turizmit me imazh të ri fizik, që në fakt është një rigjenerim urban.
    Rruga “Abedin Dino”, që nis prej shkollës “9 Tetori”, tek Bashkia e qytetit e deri në takim me qendrën e qytetit, ishte e para ku nisi shtrimi me gurë, të cilët japin imazh mozaiku dhe valëzimesh të detit.E njëjta pamje është në këtë prag sezoni, edhe në të gjitha akset që qarkojnë Shatërvanin e Sarandës, Parkun “Miqësia”, Rrugën “Skënderbeu” etj., që gjithashtu iu nënshtruan rikonceptimit si rrugë pedonale, shtruar me mozaikë prej guri.Çdo gjë ka nisur nga detyrat për sistemimin e nyjeve kryesore rrugore, për shtimin e pedonaleve të reja dhe restaurimin e atyre ekzistuese.
    Projekti i ri ka të dallueshme se Saranda 2025 ka tashmë trotuare të dyfishuara në sipërfaqe, në dispozicion të kalimtarëve dhe rrugë, ku parkimi bëhet më i kontrolluar.
    Investimi përfshiu edhe sistemimin përfundimtar të rrjetit të kanalizimeve, ndërkohë që ofrohet sistem bashkëkohor në ndriçimin publik, në gjelbërim dhe në elementë të tjerë arkitekturorë e urbanizues. Prandaj ai vlerësohet edhe nga qytetarët, si për bukurinë, edhe pastërtinë etj.
    Me këtë investim rigjenerues, Saranda u shfaqet turistëve të kësaj vere, me një performancë të transformuar dhe si qytet miqsor.
    Transformimi i ndodhur pritet të jetë me ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në imazh te turistët vendas e të huaj, por edhe në lehtësinë e lëvizshmërisë në një qytet, ku turizmi është prioritet i parë. /Rtsh Gjirokastra/

  • Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën pë transportin urban

    Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën pë transportin urban

    Trafiku Urban ka njoftuar që të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet.
    Trafiku Urban thotë se ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve.
    “Ju njoftojmë se, sipas vendimit të datës 17.03.2025 nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet. Po e theksojmë për qartësi, ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve”, thuhet në njoftim.
    Tutje thuhet se me biletën tuaj të transportit ndërurban, mund të udhëtoni në të gjitha linjat e transportit publik urban të Komunës së Prishtinës pa pagesë shtesë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh