Tag: urban

  • “Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës”, Beci pret arkitektët e urbanistët më të mirë në vend

    “Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës”, Beci pret arkitektët e urbanistët më të mirë në vend

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Shkodra në syrin e arkitektëve më të mirë të vendit. Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim drejtoreshën e AZHT-së, znj. Adelajda Roka, drejtoreshën e AKPT-së, znj. Adelina Greca, si dhe disa nga arkitektët dhe urbanistët më të mirë të vendit.
    Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës. Vizituam nga afër disa prej investimeve aktuale dhe diskutuam mbi pikat kyçe të qytetit, për të cilat Bashkia Shkodër ka projekte konkrete për zhvillimin e tyre.
    Sheshet publike, parqet e lojërave, hyrjet e shkollave, kryqëzimet kryesore dhe nyjet e rrjetit të biçikletave, pedonalja e Velipojës, si dhe një sërë projektesh të tjera që e vendosin Shkodrën si kryeqendër të veriut, ishin pjesë e diskutimeve dhe inspektimeve në terren.
    Gjithashtu u vunë në pah edhe ndërhyrjet urbanistike të 20 viteve të fundit, që kanë zënë hapësira të rëndësishme dhe që do të kthehen funksionale në shërbim të qytetit dhe komunitetit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar, BEI dhe MEKI finalizojnë marrëveshjen

    Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar, BEI dhe MEKI finalizojnë marrëveshjen

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve në një takim ku u diskutua përmbyllja e marrëveshjes së bashkëpunimit mes MEKI-së dhe BEI-së, në kuadër të ndihmës teknike për projektin “Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar”.
    Ky takim shënoi finalizimin e Misionit të Vlerësimit, gjatë të cilit ekspertë nga MEKI, Ministria e Financave, SASPAC, BEI, OBP dhe delegacioni i Bashkimit Europian zhvilluan diskutime të thelluara mbi përputhshmërinë e projektit me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm, objektivat e Veprimit Klimatik dhe standardet evropiane në fushën e restaurimit dhe infrastrukturës kulturore.
    “Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare”, bëri të ditur ministri Gonxhja.

  • Projekti për integrimin urban dhe turizmin me BB, gjashtë kontrata për punë të reja

    Projekti për integrimin urban dhe turizmin me BB, gjashtë kontrata për punë të reja

    Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik vlerëson ecurinë e deritanishme për arritjen e objektivave si të kënaqshëm duke nënvizuar se një pjesë e mirë e punimeve e të parashikuara në qytetet turistike kanë përfunduara.Ndërkohë financimi shtesë ka sjellë edhe nënshkrimin e gjashtë kontratave të reja për punë civile në këto rajone”.“Punimet kryesore civile janë përfunduar në katër bashkitë e projektit, duke përfshirë përmirësimin e integruar urban në Berat dhe Përmet; rruga për këmbësorë dhe automjete për në Kalanë e Beratit, shëtitorja dhe shkallët në Sarandë, Pazari dhe Sistemi i Muzeve në Gjirokastër, rehabilitimi i Kalasë së Gjirokastrës dhe Sheshi “Çerçiz” në Gjirokastër; punimet për përmirësimin e integruar urban në Gjirokastër dhe Sarandë pritet të përfundojnë deri në fund të qershorit 2025. Janë nënshkruar gjashtë kontrata për punime civile të financuara nga Financimi Shtesë.Projekti në fjalë nisi me një shume prej rreth 71 milionë dollarësh ne bërë efektive në 30 prill 2017 dhe disbursuar deri më tani në masën 85.5 për qind ndërkohë që kredia shtesë u bë efektive në 9 dhjetor 2022 dhe përfshin një shumë prej 34 milionë dollarësh.Disbursimet për këtë të dytën llogariten në 10.12 për qind.Projekti mbi zhvillimin urban dhe turizmin financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare duke synuar:përmirësimin e infrastrukturës urbanerritjen e vlerës së aseteve turistikeforcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeveekonomiko-sociale që lidhen me turizmin.Projekti përqendrohet në disa qytete kryesore por aktivitetet e tij përfshijnë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë itinerarin e Shqipërisë jugore. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit

    Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit

    Prej disa vitesh, Kamzës po i transformohet peisazhi urban. Procesi, që përngjan me atë që u ndoq në Tiranë, është shtrirë jo vetëm në boshtin kryesor të qytetit, por dhe në lagjet e brendshme. Një nga zonat që e përfaqëson më mirë këtë ndryshim thelbësor është fusha që rrethonte ish-kompleksin sportiv “Rinia” dhe shtrihej deri në rrugën kombëtare.
    Këtë fushë e përdornim për vite me radhë – gjatë pandemisë dhe viteve më pas – bashkë me aktorë të “Grupit Ata”, ku zhvillonim provat dhe shfaqjet për komunitetin. Por pas vitit 2022, hapësira u rrethua dhe u kthye në një kantier të madh ndërtimi.
    Pavarësisht se ishte tokë private, ajo kishte rëndësi publike për aktivitetin e gjallë që i shërbente komunitetit. Duke analizuar zonën, vlen të rikujtojmë se në hartat zyrtare, kjo njësi strukturore figuron si “KZ UB A2 14/257”, e rrethuar nga rrugët “Stockholm”, “Nënë Tereza”, “Teuta” dhe “OSBE”.
    “Grupi Ata” në prova për shfaqje në një nga fushat rreth ish-kompleksit sportiv “Rinia”, Kamëz/Foto R.Qema.
    Një pasdite në pallatet e reja: Zëri i banorëve
    Në fushat pranë ish-kompleksit tashmë janë ngritur dy ndërtesa rezidenciale, secila 9-katëshe, ndërtuar nga kompania “Mëhillaj” sh.p.k. Godina e dytë – me lejen nr. 4595 – mori miratimin nga kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, më 23 dhjetor 2022, katër muaj përpara miratimit të Planit të Detajuar Vendor.
    Plani i Detajuar Vendor për këtë territor u firmos po nga Suli më 25 prill 2023. Një shqyrtim i lejeve dhe dokumenteve të zhvillimit tregon se numri i kateve, koeficienti i shfrytëzimit të truallit dhe norma e gjelbërimit janë në limitet maksimale por në përputhje me planin.
    Megjithatë, sapo banorët u zhvendosën në dy pallatet e reja, doli në pah një problematikë e rëndësishme: mungesa e vendparkimeve, hapësirave publike dhe infrastrukturës për një jetesë cilësore.
    Për të kuptuar më shumë rreth shqetësimeve të banorëve, kalova një pasdite në zonë. Shefqet Dina, pronari i një ushqimoreje pranë një prej pallateve – me origjinë nga Hasi dhe ish-sipërmarrës në Divjakë – tregoi për ndryshimin mes jetës rurale dhe asaj urbane.
    “Me aq lekë blen 3-4 makina,” tregon ai përballë pyetjes për çmimin e vend-parkimeve nëntokë (15–20,000 euro), shifër që ai thotë se është shumë e lartë.
    Pamje e zonës para ndërtimeve/Citizens.al
    Pikërisht vendparkimi duket problemi i parë. Nëntokë pallatet ofrojnë rreth 40 vende, shumë më pak se numri minimal i kërkuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Kamzës – edhe për qëllim fitimi. Në Nenin 29 të këtij plani thuhet se minimalisht duhet “një vend parkimi për njësi banimi”.
    Çmimi i qirasë për një vendparkim është i lartë, duke zënë deri 30 % të qirasë mujore të një apartamenti.
    Fatos Demaj, një tjetër banor që jeton në Greqi dhe kthehet herë pas herë në banesën e tij me qera, tregon se parkimin e paguan muaj për muaj “vetëm për ato pak netë që kalon në Shqipëri”.
    “Nuk kam kohë dhe nerva të shpenzoj gjysëm ore a më shumë për të gjetur vend parkimi,” thekson ai.
    Kjo është gjendja e jetës urbane në lagjet e reja të Kamzës që vërvitet mes nevojës për infrastrukturë publike dhe shpërfilljes prej investimeve private.
    Mes hapësirës pallateve, tre djem luanin me njëri tjetrin në një hapësirë që duket më shumë si në mes të një kantieri ndërtimi.
    Pamje e zonës pas ndërtimeve/Citizens.al
    “Imagjino po të kishim një fushë?!” ngriti si pyetje retorike njëri prej tyre pasi atyre u thashë se ekzistonte mundësia që për ta të ishte parashikuar diçka në projektin e zhvillimit.
    Fëmijët që banojnë në këtë zonë bënë krahasimin me zonat e pa-urbanizuara dhe situatës aktuale që ata shohin në lagjen e tyre dhe shpresonin për një kënd lojërash apo fushë futbolli.
    Projeksionet 3D të projektit në tabelën e punimeve tregojnë me vështirësi një park të vogël lojërash, por në realitet – pasi banorët u zhvendosën në hyrjet e reja – hapësira përreth mbeti e papunuar, me dhe të kuq e mbetje ndërtimi.
    Nën lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)
    Proceset administrative të miratimit të këtyre godinve në këtë njjësi strukturore në Kamëz iu nënshtruan një auditimi nga KLSH. Kontrolli, i cili përpiloi një raport përfundimtar në prill 2024, tregoi për parregullsi:

     Mungesë të 334 m² parkim në raport me kërkesat minimale;
    Distancë 13 metra ndërmjet godinave (nga 15 metra e lejuar);
    Dokumentacion i paplotë për godinën në “Rruga Roma”;
    Llogaritje të gabuar të “Taksa Ndikimit në Infrastrukturë” në nëntë raste;
    Mos-konsultim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) për ndryshime në linjat ekzistuese.

    Pas këtij kontrolli dhe raporti, KLSH ka kërkuar procedime disiplinore për 34 punonjës, përfshirë nënkryetaren Migena Habibi dhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit (PKZHT) Erlend Baballëku.
    Zona mes pallateve në Kamëz/Foto R.Qema.
    Bashkia Kamëz kundërshton pjesërisht gjetjet për distancën, duke argumentuar se gjithçka është brenda kufijve të VKM-së nr. 408 duke qënë se “objekti nuk rezulton të jetë ndërtuar me leje ndërtimi apo disponon certifikatë përdorimi”. Por kjo lë pasoja në përditshmërinë dhe jetën e qytetarëve në këtë zonë, të cilëve u privohet “e drejta për diell dhe qiell”.
    Paralelisht KLSH ka konstatuar pasaktësi në llogaritjen e taksave të ndikimit në infrastrukturë, ku përveç projektit në rrugën “Roma”, kjo duket të ketë ndodhur edhe në tetë raste të tjera. KLSH thekson se kjo praktikë ka ndikuar negativisht në buxhetin e bashkisë.
    Nevoja për llogaridhënie: Bashkia hesht
    Për t’u njohur me reagimin e institucionit mbi raportin e KLSH-së, por edhe me qasjen e zhvillimit urban, iu drejtuam Bashkisë Kamëz.
    Në hyrje, përballëm një atmosferë refuzuese ku një kërkesë për intervistë me drejtorin e PKZHT-së, kalon në disa hallka shqyrtimi për miratim nga përgjegjësja për komunikimin, te kryetari Suli.
    “Ta diskutoj edhe me Kryetarin, se cilin do vendosë, për t’iu përgjigjur pyetjeve.[…] Unë do ia lë shënim dhe do të më telefonojë,” tha përgjegjësja e komunikimit.
    Pas dy javësh pritje të një përgjigjeje miratimi ose jo, nuk erdhi asnjë përgjigje. E njëjta histori përsëritet nga i njëjti institucion që refuzoi kërkesën për një reagim të ngjashëm edhe në janar 2023.
    Tiranizimi i Kamzës
    Kamza po merr pamjen e një qyteti me simptomat urbane të Tiranës: mungesë hapësirash publike, rrjet trafiku të mbingarkuar, parkingje të pamjaftueshme, probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe mungesë llogaridhënie.
    Banderola e “Grupit Ata” kundër mënyrës së zhvillimit në Kamëz/Foto R.Qema.
    Kjo pasqyron një model zhvillimi ku interesi privat merr përparësi mbi mirëqenien e komunitetit.
    Aktivistët e qytetit e kanë kundërshtuar këtë zhvillim urban. Grupi Ata, gjatë Javës së Arkitekturës në vitin 2023, i priti vizitorët që vinin prej kryeqytetit në një tur në njësitë Bathore dhe Paksuqan me një banderolë ku shprehej kundërshtia ndaj ndërtimit të pakontrolluar në Kamëz dhe politikave urbane të diktuara prej pushtetarëve.
    Pa ndërhyrje urgjente institucionale, Kamza do mbetet një shembull i “tiranizmit” urban.
    /citizens.al/

  • Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

    Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

    Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur nga Banka Botërore.Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.“Në përgjigje të kërkesës së Huamarrësit të datës 8 maj 2025, ky Dokument Ristrukturimi synon: (a) një zgjatje prej 11 muajsh të datës së mbylljes së huasë për Financimin Shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit në Shqipëri, nga 31 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, me rishikimin përkatës të vlerësimeve të disbursimit, dhe (b) rishikime në Kornizën e Rezultateve për të pasqyruar ndryshimet në afatin e zbatimit dhe zgjatjen e datës së mbylljes së AF-së.Zgjatja e propozuar është e nevojshme për të siguruar kohë të mjaftueshme për përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të Projektit, siç është planifikuar, dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Projektit (PDO)” thuhet në shpjegimin e dokumentit.Huaja origjinale për zhvillimin urban dhe turizmin u miratua në 15 nëntor 2016 teksa një shtesë tjetër erdhi thuajse 6 vite më pas.Qëllimi i Projektit është të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.Raporti vlerëson se ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje duke sjellë për rrjedhojë krimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.Ndërhyrjet kanë përfshirë disa bashki ku fillimisht Berat, Gjirokastër, Përmet Sarandë por disa të tjera u zhvendosën edhe në bashki të reja në një përpjekje për të përmirësuar itinerarin turistik jugor të vendit./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Kosovo je Srbia” zbardhet kërcënimi për bombë në Rinas i “terroristit” rus, GJKKO kalon çështjen në SPAK

    “Kosovo je Srbia” zbardhet kërcënimi për bombë në Rinas i “terroristit” rus, GJKKO kalon çështjen në SPAK

    Foto ilustruese

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer në Prokurorinë e Posaçme dosjen penale të një shtetasi rus, i cili akuzohet se dërgoi një mesazh kërcënues për bombë në aeroportin e Rinasit. Sipas GJKKO, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj për hetimin e çështjes së rusit Vladislav Urban dhe hetimet ndaj tij për “kanosje për kryerjen e veprave penale me qëllim terroriste” duhet ishte regjistruar në SPAK.
    Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023. Sipas “A2CNN” rusi kërcënoi se do të shpërthejë një bombë në aeroportin e Rinasit nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, po ashtu pretendoi se mori peng dy shqiptarë.
    “Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në aeroportin tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërë si thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh”, shkroi ai.
    “Kosovo je Srbia”, hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi. Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri. Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.
    Po ashtu, në vitin 2023 ai dërgoi emaile të shumta në Aeroportin e Athinës dhe në një spital në Greqi me përmbajtjen kërcënuese “Jam taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”.  Nga verifikimet në TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjë hyrje-dalje në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij është caktuar një masë sigurie “arrest në burg”, në mungesë. Në hetimet paraprake gjyqtarja e GJKKO Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK. Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit./ZËRI

  • Si periferia e Tiranës po rimodelon stilin e jetesës, ku të investoni!

    Si periferia e Tiranës po rimodelon stilin e jetesës, ku të investoni!

    Gjatë viteve të fundit, Tirana ka përjetuar një transformim të thellë urban dhe demografik.
    Me një dendësi të shtuar ndërtimi në qendër dhe kërkesa gjithnjë e më të larta për hapësirë dhe jetesë cilësore, vëmendja e zhvilluesve dhe banorëve është zhvendosur drejt zonave periferike. Farka, Lundra, Mulleti dhe zona të tjera në lindje dhe juglindje të kryeqytetit janë shndërruar në qendra të reja rezidenciale me zhvillim të shpejtë.

    Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe lidhjet më të mira me qendrën e qytetit, kanë bërë të mundur që zona dikur të konsideruara të largëta, tani të jenë të aksesueshme për vetëm disa minuta. Kjo ka sjellë krijimin e projekteve rezidenciale si Rolling Hills Liqeni, i pozicionuar pranë Liqenit të Farkës, vetëm 5 minuta larg nga Qendra Tregtare TEG dhe me akses direkt në Unazën Lindore.
    Nga ana tjetër, kërkesa për më shumë qetësi, hapësira të gjelbëruara dhe cilësi më të mirë jetese ka ndryshuar mënyrën se si individët dhe familjet po planifikojnë të ardhmen e tyre, duke e kërkuar dinamizmin urban tashmë në periferinë e Tiranës.

    Në këtë aspekt, Rolling Hills Liqeni pasqyron prirjen e re të zhvillimeve që i japin prioritet cilësisë së jetesës, duke kombinuar arkitekturën neoklasike franceze, standardet e larta të ndërtimit, hapësirat e gjelbëruara dhe shërbime të integruara në një qendër multifunksionale.

    Në zemër të kësaj rezidence qëndron Piazza – një hapësirë e dedikuar komerciale që sjell ritmin e jetës urbane brenda komunitetit, me shërbimet thelbësore si bare, restorante, supermarkete dhe gjithçka që i nevojitet përditshmërisë.
    Kjo qendër, e vetmja e këtij lloji në zonën e Farkës, do të shërbejë jo vetëm si një lehtësi për banorët, por edhe si një destinacion i aksesueshëm për gjithë komunitetin përreth, duke i dhënë një funksion të ri urban, pa hequr dorë nga jetesa cilësore që ofron periferia.

    Ky ekuilibër mes dinamizmit dhe qetësisë ka qenë vizioni i Rolling Hills Liqeni, duke sjellë krahas shërbimeve të integruara edhe një tjetër lehtësi për banorët – Parkun Rekreativ brenda kompleksit. I përbërë nga një sërë hapësirash të dedikuara për aktivitete të ndryshme në natyrë, ky park ofron mundësi argëtimi për të gjitha moshat përmes pistave të vrapit, këndit të lojërave për fëmijë apo zonave për piknik, për një jetë të shëndetshme dhe në kontakt të ngushtë me natyrën.
    Pikërisht kjo cilësi jetese është ajo që po i nxit gjithnjë e më shumë blerësit drejt periferisë, jo më si një kompromis, por si një zgjedhje e vetëdijshme për një të ardhme më të qetë, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër.

    Projekte si Rolling Hills Liqeni dëshmojnë se periferia nuk është më kufiri i qytetit, por e ardhmja e tij.

  • Si po e rimodelon stilin e jetës, periferia e Tiranës. Zonat më të preferuara për të investuar në real estate!

    Si po e rimodelon stilin e jetës, periferia e Tiranës. Zonat më të preferuara për të investuar në real estate!

    Gjatë viteve të fundit, Tirana ka përjetuar një transformim të thellë urban dhe demografik. Me një dendësi të shtuar ndërtimi në qendër dhe kërkesa gjithnjë e më të larta për hapësirë dhe jetesë cilësore, vëmendja e zhvilluesve dhe banorëve është zhvendosur drejt zonave periferike. Farka, Lundra, Mulleti dhe zona të tjera në lindje dhe juglindje të kryeqytetit janë shndërruar në qendra të reja rezidenciale me zhvillim të shpejtë.

    Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe lidhjet më të mira me qendrën e qytetit, kanë bërë të mundur që zona dikur të konsideruara të largëta, tani të jenë të aksesueshme për vetëm disa minuta. Kjo ka sjellë krijimin e projekteve rezidenciale si Rolling Hills Liqeni, i pozicionuar pranë Liqenit të Farkës, vetëm 5 minuta larg nga Qendra Tregtare TEG dhe me akses direkt në Unazën Lindore.

    Nga ana tjetër, kërkesa për më shumë qetësi, hapësira të gjelbëruara dhe cilësi më të mirë jetese ka ndryshuar mënyrën se si individët dhe familjet po planifikojnë të ardhmen e tyre, duke e kërkuar dinamizmin urban tashmë në periferinë e Tiranës. Në këtë aspekt, Rolling Hills Liqeni pasqyron prirjen e re të zhvillimeve që i japin prioritet cilësisë së jetesës, duke kombinuar arkitekturën neoklasike franceze, standardet e larta të ndërtimit, hapësirat e gjelbëruara dhe shërbime të integruara në një qendër multifunksionale.

    Në zemër të kësaj rezidence qëndron Piazza – një hapësirë e dedikuar komerciale që sjell ritmin e jetës urbane brenda komunitetit, me shërbimet thelbësore si bare, restorante, supermarkete dhe gjithçka që i nevojitet përditshmërisë. Kjo qendër, e vetmja e këtij lloji në zonën e Farkës, do të shërbejë jo vetëm si një lehtësi për banorët, por edhe si një destinacion i aksesueshëm për gjithë komunitetin përreth, duke i dhënë një funksion të ri urban, pa hequr dorë nga jetesa cilësore që ofron periferia.

    Ky ekuilibër mes dinamizmit dhe qetësisë ka qenë vizioni i Rolling Hills Liqeni, duke sjellë krahas shërbimeve të integruara edhe një tjetër lehtësi për banorët – Parkun Rekreativ brenda kompleksit. I përbërë nga një sërë hapësirash të dedikuara për aktivitete të ndryshme në natyrë, ky park ofron mundësi argëtimi për të gjitha moshat përmes pistave të vrapit, këndit të lojërave për fëmijë apo zonave për piknik, për një jetë të shëndetshme dhe në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Pikërisht kjo cilësi jetese është ajo që po i nxit gjithnjë e më shumë blerësit drejt periferisë, jo më si një kompromis, por si një zgjedhje e vetëdijshme për një të ardhme më të qetë, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Projekte si Rolling Hills Liqeni dëshmojnë se periferia nuk është më kufiri i qytetit, por e ardhmja e tij.

    Stylish GIF
  • Tirana, një oaz i nxehtë betoni

    Tirana, një oaz i nxehtë betoni

    Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema “Dajti”, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema “Dajtit”.
    Tani, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon lartësimin e godinës me të paktën dy kate të reja. Ky ndryshim kundërshtohet nga 8 familje, banore të dy pallateve historike pranë ish-kinema Dajtit.
    “Në prill të 2023, si shkreptimë u vendos tabela e projektit. Asnjë nga ne nuk kishte dijeni”, tregon Adriana Puleshi.

    Të shqetësuar për dritaret e bllokuara, ajrosjen e pamjaftueshme dhe mundësinë e dëmtimit të themeleve të viteve ’70, banorët kanë zgjedhur rrugën ligjore për të ndalur këtë projekt me vlerë 600 mijë euro.
    “Punimet janë pezulluar prej tre javësh. Ne duam vetëm që të rikthehet siç ka qenë” shpreson Adriana- historia e së cilës nuk është e izoluar.
    Epoka e kullave
    Babëzia e ndërtimeve në kryeqytet ka nxjerrë në protesta edhe banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” në ish‑Bllok. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një kulle 16-katëshe.

    “Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth” ankohen banorët në një letër publike.
    Projekti parashikon katër kate nëntokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi. Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës. Ndaj, urbanistët ngrenë si shqetësim shkeljen e planit urbanistik.
    “Lartësia sipas planit urbanistik të Tiranës e parashikon të jetë 9 kate. Ky është ligj që po shkelet. Çdo ndërtesë që ju shihni mbi 9 kate është në kundërshtim me këtë plan” , thotë urbanisti Gentjan Kaprata.
    Këto dy histori reflektojnë sëmundjen që po i merr frymën Tiranës: valën e ndërtimeve pa kufij, pa konsultime publike, që po e veshin qytetin me beton në vend të gjelbërimit.
    Bum ndërtimesh
    Një vit më parë, Tirana regjistroi sipërfaqen më të lartë ndërtimore në historinë e saj.

    Burimi:INSTAT

    Instituti i Statistikave llogariti se sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë arriti mbi 1.9 milionë metra katror- më e larta që prej vitit 2005 kur INSTAT ka nisur raportimet për kryeqytetin.
    Me 77% të gjithë sipërfaqes së lejeve të ndërtimit në Shqipëri përqendruar vetëm në Tiranë, kryeqyteti po përjeton një bum ndërtimi që sfidon çdo kufi urban të qëndrueshëm. Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani shpjegon se Tirana po zhvillohet në ritmet e një qyteti industrial.
    “Për 30 vite ne jemi shkëputur nga urbanistika klasike e nevojës urbane dhe kemi shkuar drejt urbanistikës së grupeve të interesit. Në vende të ndryshme perëndimore, nevoja e lagjes dhe interesi i zhvillimoreve janë në ekuilibër peshoreje. Tek ne kanë prioritet grupet e interesit.” – argumenton Kacani.
    Imeldi Sokoli, planifikues urban na shpjegon se normalisht në qendra urbane një banori i duhet mesatarisht 25 metër katror banesë, si dhe 25 metra katrorë hapësirë për aktivitetet e përditshme si zonat e gjelbra, hapësira për parkim apo hapësira sportive. Por vitet e fundit, mesatarja e ndërtimeve për banesa të reja e ka tejkaluar me disa herë këtë tregues.
     “Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.” –argumenton Artan Kacani, arkitekt, urbanist.
    Beton në vend të pemëve
    Një tjetër koefiçent që duhet zbatuar në qendrat urbane është ai për hapsirën e gjelbër, që duhet të jetë 9 metër katror për banor. Por sot ky koeficent në kryeqytet sipas ekspertëve është inekzistent.

    Rregullore e planifikimit të territorit.

    “Aty ku ka pasur park është bërë pallat ose ndonjë parkim… lulishtet janë shndërruar në pallate, oborret mes pallateve janë zhdukur”, argumenton Olsi Nika nga Eco Albania.
    Shkeljen e kanë ligjëruar, argumenton urbanisti Imeldi Sokoli.
    “Në shtator të 2024 kanë amenduar ligjin e planifikimit të territorit duke i dhënë kompetencë Këshillit Kombëtar të Territor që të ketë fuqi mbi planin e përgjithshëm të territorit në bashki”, shpjegon ai. “Me këtë ndryshim po legjitimojnë çdo ndërtim që bie në kundërshtim me planin urbanistik- në çdo qytet. – thekson më tej urbanisti.
    Valët e ndërtimit pa kriter nuk kanë kursyer as oazet e dikurshme të gjelbërimit në kryeqytet.
    “Këtu nuk po kursehet asgjë. Edhe parku i liqenit ka filluar të kafshohet nga ndërtimet”, vë në dukje eksperti i mjedisit Olsi Nika.
    Parku i Liqenit Artificial, dikur “mushkëria” e Tiranës, tashmë tregon shenja të qarta transformimi, të evidentuara nga imazhet satelitore . (Shihni ndryshimin në kohë në këtë vizualizim) Po kështu, Liqeni i Farkës, që dikur përbënte një strehë natyrore në kodrat përreth, po mbushet me vila dhe ndërtime të reja, duke zhvendosur pemët nën beton – ndryshimet mund t’i vëreni vetë këtu.
    Ishull urban i nxehtësisë
    Në mungesë të hapësirave të gjelbra, parqe, shëtitore apo lulishte, Tirana po përjeton një fenomen të njohur në studimet klimatike si  “ishulli i nxehtësisë urbane”. Kryeqyteti regjistron temperatura 2–3 °C më të larta, dhe në raste të veçanta edhe deri në 5 °C më shumë brenda zonave të ndërtuara, krahasuar me zonat përreth.
    Kjo rritje temperaturash vjen si pasojë e ndryshimit të përdorimit të tokës: betonit dhe asfaltit në vend të gjelbërimit.
    “Shtimi i urbanizimit, mungesa e hapësirave të gjelbërta janë faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e ishujve të nxehtë urban”, shpjegon Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkenave në Tiranë.
    “Ajo që bëjnë” – tregon urbanisti Imeldi Sokoli – “është që llogarisin Dajtin, që është park kombëtar, si pjesë e gjelbër e Tiranës. Ndërkohë që këto hapësira duhet t’i shërbejnë në mënyrë imediate dhe të ngushtë banorëve”
    Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e temperaturës, sipas ekspertit të mjedisit, Olsi Nika, është bllokimi i rrymave ajrore që vinin nga Dajti drejt bregdetit, si pasojë e ndërtimeve të larta dhe të dendura, të cilat pengojnë qarkullimin natyral të ajrit dhe përkeqësojnë ndjeshëm ngrohjen.
    “Nga ndërtime me 5 kate po shohim kulla apo ndërtesa shumë herë më të larta”, thekson Nika. Çdo ndërtim i ri, sforcon edhe më tej këtë ishull nxehtësie, duke zhdukur hijet dhe duke përkeqësuar mikro-klimën urbane.
    “Kjo nuk është e njëjtë për gjithë vendet e tjera të territorit, që kanë pak a shumë atë zhvillim urban që kanë pas edhe më para”, shton profesor Petrit Zorba nga IGJEO.
    Nga rritja e ndjeshme e temperaturave për shkak të ndryshimit të klimës dhe pa masat e duhura, Tirana kërcënohet të bëhet një “oaz” betoni ku cilësia e ajrit do të përkeqësohet më tej duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.
    “Tirana është bërë e pajetueshme”, argumenton Nika. “Sheshi Skëndërbej është shembulli më i shëmtuar. Temperatura në shesh rritet automatikisht sepse shkurret (hapësirat e gjelbra) duhet të ishin të integruara dhe jo aty ku janë” përfundon ai./ Faktoje.al

  • Rama në Durrës: Projekti i Parkut linear Urban në Spitallë, një oaz i gjelbër

    Rama në Durrës: Projekti i Parkut linear Urban në Spitallë, një oaz i gjelbër

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Spitallës në Durrës, ku po merr jetë projekti i Parkut linear Urban. Projekti i Parkut linear Urban në Spitallë, do të jetë një hapësirë rekreative që do të vihet në shërbim të qytetarëve e turistëve të shumtë, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe kënde të posaçme për fëmijët.
    Kreu i PS në këtë inspektim shoqërohej nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, si edhe nga kryeinxhinieri i punimeve. Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, tha se Parku linear Urban është gati 1,3 kilometra i gjatë. Ajo shtoi se është një investim shumë i rëndësishëm për banorët e zonës.

    ”Është një projekt që ka pak kohë që ka nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Para dy vitesh kur bëmë ndërtimin e hidrovorit të ri, mbyllëm një pjesë të madhe të kanalit të ujërave të larta, i cili ka qenë aktiv që para ’90-s. Por duke qenë se kjo ishte një zonë informale, ishte bërë e pamundur jetesa prej gjendjes që kishte kanali i ujërave të larta ku ishin përzierë edhe ujërat e tjera. Pasi përfunduam atë investim, aplikuam për këtë projekt. E kemi konceptuar që të kthehet në një park linear urban. Do të kemi hapësira rekreative, gjelbërim, disa terrene sportive”, tha Sako.