Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.
Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.
“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nënujëre të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026” thuhet në raport.
Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.
Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.
Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.
Tag: urban
-

Turizmi, rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil përfundojnë brenda qershorit 2026
-

Turizmi, rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë brenda qershorit 2026
Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nënujëre të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026” thuhet në raport.Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Fshati i Linit shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, Rama ndan videon
Fshati i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili krahas një video nga fshati i Linit shkruan:
“Mirmëngjes, dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë.”Top Channel
-

Fshati Lin shpallet ‘Ansambël Arkitektonik Urban’!
Fshati Lin
POGRADEC-Fshati Lin, i cili ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban’. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë vë në pah edhe vendimin e marrë së fundmi.
“Mirëmëngjes dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.Zbulimet e fundit arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane.
-

“Marrim përsipër infrastrukturën e godinave të reja të drejtësisë”, Rama: Hapësirat publike? Operacion në çdo pjesë të organizimit urban të vendit
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet.
Ai u ndal edhe te infrastrukturat e godinave të reja të drejtësisë, një “mision” që sipas tij, qeveria do e merrte gjithashtu përsipër.
Rama gjithashtu foli edhe për operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.
“Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, për shkak të pavarësisë së plotë, ndër ato të çalat e veta, ka edhe po themi dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në transformimin e infrastrukturës. Përfundimisht kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër. Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë të re të godinave të drejtësisë. Nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira, që përkthehen në një performancë që lë shumë për të dëshiruar.
Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Nuk është një aksion, por një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit. Nuk i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës, por ama do të vendosim kufijtë e qartë, sepse nuk mund të lejohet që në hapësirat publike, ngrehinat e vendosura aty me pahirin e forcës”, tha ndër të tjera Rama.Top Channel
-

‘Çibanë të patolerueshëm’/ “Flasim” me Ramën, aksioni i hapësirave publike ultimatumi i rradhës: Do të pastrohet çdo…
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet. Rama përmendi operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.
Edi Rama:
“Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit. Nuk i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës, por ama do të vendosim kufijtë e qartë, sepse nuk mund të lejohet që në hapësirat publike, ngrehinat e vendosura aty me pahirin e forcës”. -

Publiku përmendi Nicole Kidman, si reagoi Keith Urban?
Keith Urban pati një reagim plot humor kur një fanse përmendi emrin “Nicole” gjatë koncertit të tij të fundit në Nashville, më 17 tetor, në kuadër të turit “High and Alive World Tour”. Gjatë një momenti interaktiv me publikun, këngëtari 57-vjeçar pyeti një fanse për emrin e saj. Kur ajo iu përgjigj “Nicole”, Urban u shtri në skenë me dramë dhe humor, duke shkaktuar të qeshura dhe ovacione nga publiku.
Reagimi i tij u pa si një aludim argëtues ndaj ish-bashkëshortes së tij, aktorja Nicole Kidman, 58 vjeçe, edhe pse këngëtari nuk bëri asnjë koment direkt për marrëdhënien e tyre. Në video të tjera të publikuara nga Nashville Experience, Urban shihet duke ndërvepruar ngrohtësisht me fansat dhe duke u prekur emocionalisht gjatë performancës së këngës “Somebody Like You”, teksa publiku ngriti zemra të kuqe prej letre – një surprizë nga fansat.
Koncerti në Nashville erdhi një ditë pas anulimit të një koncerti në Greenville, Karolina e Jugut, për shkak të problemeve me zërin. Urban njoftoi se ishte urdhëruar nga mjeku të qëndronte në pushim total vokal për shkak të laringjitit.
“Jam shumë i mërzitur që duhej të anuloja koncertin,” shkroi ai. “E di sa shumë përpjekje kërkon për të ardhur në një koncert dhe nuk e kam marrë kurrë këtë për të mirëqenë.” -

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në Forumin Kombëtar Urban në Azerbajxhan
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, po merr pjesë në Forumin Kombëtar Urban që po zhvillohet në Azerbajxhan, në rajonin e Karabakut, një zonë që deri para pak vitesh ishte arenë konfliktesh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Forumi, i organizuar me mbështetjen e Qeverisë së Azerbajxhanit dhe UN-Habitat (OKB), ka në qendër transformimin e jashtëzakonshëm urban dhe rindërtimin e Karabakut, i cili tashmë është shndërruar në një nga kantieret më të mëdha ndërtimore të rajonit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Në këtë aktivitet ndërkombëtar po diskutohen projektet e zhvillimit urban, arkitekturës moderne dhe qyteteve të qëndrueshme, duke sjellë së bashku kryetarë bashkish, arkitektë, urbanistë dhe studio të njohura projektimi nga vende të ndryshme të botës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Subashi ka falënderuar Qeverinë e Azerbajxhanit dhe veçanërisht Ambasadorin e Azerbajxhanit në Tiranë, z. Anar Huseynov, për ftesën dhe mundësinë e pjesëmarrjes në këtë forum frymëzues që synon shkëmbimin e përvojave dhe ideve për ndërtimin e qyteteve më të zhvilluara e të banueshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Pas 19 vitesh martesë dhe divorcit nga Urban, si po shkon jeta e Nicole Kidman?
Nicole Kidman po vazhdon përpara me pozitivitet pas divorcit nga Keith Urban.
Aktorja 57-vjeçare është “rrethuar nga dy gjërat që janë më të rëndësishme për të,” thotë një burim për PEOPLE: “Familja e saj dhe puna e saj.” Tani që është kthyer në shtëpi në Nashville pas një udhëtimi në Evropë, fituesja e çmimit Oscar po “mbahet pozitive,” thotë burimi. “Ajo nuk është një person që ngel në pendime, beson se çdo gjë ndodh për një arsye.”
Më 29 shtator, u bë i ditur lajmi për ndarjen e Kidman nga muzikanti country Keith Urban, 57 vjeç, pas 19 vitesh martesë. Kur aktorja paditi për divorc më 30 shtator, ajo shpalli dallime të pa kapërcyeshme dhe e listoi datën e ndarjes si kohën e padisë. Kidman dhe Urban janë martuar në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Sunday Rose dhe Faith Margaret, të cilat tani janë 17 dhe 14 vjeçe. Kidman kërkoi të jetë prindja kryesore në marrëveshjen e kujdesit për fëmijët si pjesë e padisë.
“Ajo ka një qëndrim të shkëlqyer dhe është shumë mirënjohëse për jetën e saj,” thotë burimi, duke shtuar se aktorja ka “shumë projekte të ardhshme dhe është shumë e ngazëllyer për to.” Disa nga projektet e saj të ardhshme përfshijnë adaptime televizive si Margo’s Got Money Troubles dhe Scarpetta, një sezon të tretë të Big Little Lies, dhe një vazhdim të filmit Practical Magic me Sandra Bullock. Kidman njoftoi më 13 shtator në Instagram se ky i fundit ka përfunduar xhirimet.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Kidman i aludoi sfidat e ndarjes së saj: “Ka diçka në faktin se, pavarësisht sa e dhimbshme dhe e vështirë mund të jetë, gjithmonë ka një rrugë përpara.” Ajo shtoi se ndonjëherë mund të ndihesh i thyer, por kalon me kalimin e kohës.
Një burim tjetër pranë familjes tregoi se Kidman ishte e stresuar sepse e dinte që ndarja do të bëhej publike dhe e kishte frikë nga kjo, por tani që lajmi ka dalë, ajo është e qetë dhe e fokusuar tek e ardhmja dhe vajzat e saj.
Kidman ka luftuar për të shpëtuar martesën, por tani, siç thonë burimet, ajo është e përqendruar te ardhmja dhe e mbështetur nga familja e saj. -

Rama: Një Agjenci Kombëtare për planifikimin e qëndrueshëm dhe aksesin në banesa të përballueshme
Qeveria krijon Agjencinë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit – një strukturë e re për planifikimin e qëndrueshëm dhe aksesin në banesa të përballueshme
Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e punës për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, një institucion i ri që synon të përqendrojë dhe koordinojë politikat shtetërore në fushën e planifikimit urban, strehimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territorit.Në podkastin e tij “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama e cilësoi këtë nismë si një hap domethënës në modernizimin e qasjes shtetërore ndaj zhvillimit urban dhe politikave sociale të strehimit, duke theksuar se agjencia do të adresojë një sërë problematikash që lidhen me cilësinë e jetesës në qytete.
“Kjo agjenci do të merret me rritjen e cilësisë së investimeve në fushën e strehimit social, si dhe me krijimin e mundësive për banesa nën çmimet e tregut për kategori të ndryshme shoqërore”, – deklaroi Kryeministri.
Një nga prioritetet e agjencisë do të jetë fuqizimi i kapaciteteve vendore në planifikimin urbanistik, duke i ndihmuar bashkitë të hartojnë plane zhvillimi të integruara dhe afatgjata. Gjithashtu, ajo do të lehtësojë proceset e zhvillimit urban, duke ulur burokracitë dhe duke garantuar që ndërtimi të ecë në harmoni me mjedisin dhe nevojat reale të komuniteteve.
Rama shtoi se në kuadër të kësaj strukture do të menaxhohet edhe “Fondi i Gjelbër”, një mekanizëm i ri që do të financohet përmes kontributeve të detyrueshme të ndërtuesve, të cilët, sipas ndryshimeve të fundit ligjore, duhet të kontribuojnë në raport me metrat katrorë të ndërtimit.
“Ky fond do të krijohet me kontributet në pemë, që janë detyrim i ndërtuesve në raport me sipërfaqen e ndërtimit. Kështu, çdo ndërtim do të ketë një kontribut konkret për mjedisin dhe gjelbërimin urban”, – shtoi Rama.
Agjencia e re do të ketë një mandat të gjerë dhe strategjik, që përfshin:
Hartimin e politikave kombëtare të strehimit, me theks te strehimi social dhe banesat me qira të subvencionuara;
Koordinimin e projekteve të zhvillimit urban me fokus në cilësinë e jetesës, hapësirat publike dhe gjelbërimin;
Nxitjen e ndërtimit të qëndrueshëm, në përputhje me standardet më të mira mjedisore dhe energjetike;
Rritjen e aksesit në strehim për shtresat e mesme dhe ato në nevojë, duke ndërthurur politika sociale me mekanizma tregu.
Kjo nismë vjen në një moment kur rritja e çmimeve të banesave dhe dendësia e ndërtimit urban janë kthyer në sfida të mëdha për qytetet shqiptare, veçanërisht Tiranën. Përmes kësaj agjencie, qeveria synon të krijojë një vizion të ri për zhvillimin e qyteteve shqiptare – të planifikuara, të gjelbra dhe të aksesueshme për të gjithë.
Në thelb, Agjencia Kombëtare e Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit pritet të jetë urë midis zhvillimit ekonomik dhe drejtësisë sociale, duke ndërtuar një model të ri urbanizimi që vendos qytetarin, mjedisin dhe dinjitetin e jetesës në qendër të politikave publike.AV/KJ