Perplasjet politike në Kosovë u bënë shkak për të bllokuar edhe transportin urban në kryeqytet.
U deshën 9 ditë protestë që ministia e financave e drejtuar nga ministri në detyrë Hekuran Murati, të merrej vesh me komunën e Prishtinës për të alokuar fondet e prapambetura, dhe që qytetarët të fillojnë të përdorin këtë shërbim.
“Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë eurosh nga borxhet e vitit 2024, nga Ministria e Financave drejt kryeqytetit.
Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave”, ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Për shkak të borxheve, “Trafiku Urban” dhe transportuesit privatë ndërprenë shërbimet që prej javës së kaluar dhe protestuan përpara godinës së Komunës së Prishtinës dhe qeverisë.
Zgjidhje është gjetur vetëm pas vendimit të Kuvendit Komunal për alokimin e mjeteve financare, pas të cilit nisi lëvrimi i fondeve nga Ministria e Financave.
Gjatë ditëve të kaluara, Komuna dhe qeveria në detyrë kanë akuzuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar.
Tag: urban
-

9 ditë protestë/ Rikthehet më në fund, transporti urban në Prishtinë
-

Nëntë ditë pa autobusë në Prishtinë, protesta vazhdon
Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat në Kosovë edhe sot do të bllokojnë rrugën nga Qeveria deri te objekti i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit ka ndaj tyre.
Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.
Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan transferimi i mjeteve vetjake në vlerë 28 milionë euro.
Pritet që Ministria e Financave t’i alokojë paratë nga thesari tek komuna për të vazhduar alokimi i mjeteve për te transporti publik dhe privat.
Komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.
Nga 24 nëntori, trafiku urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës. -

“Greva do vazhdojë deri kur të alokohen…”/ Prishtina sërish pa transport publik, reagon i revoltuar Kreu i Shoqatës
Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe sektorit privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen fondet nga Komuna e Prishtinës. Ata kanë protestuar edhe këtë të hënë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët.
Kryetari i shoqatës së trafikut urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për ti kaluar paratë Komunës së Prishtinës.
“Po presim nga ministria për ta kthyer atë vendim me pozitivitet për ne gjë që i alokon mjetet. Të bëjë bartjen komunë e komuna të bëjë bartjen nëpër sektorët tonë dhe në sektorët privat të tjera. Deri në ato momente që nuk alokojnë mjete për t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh”, u shpreh kryetari i Shoqatës së trafikut urban, Ilmi Gashi.
Ndërsa, kryetari i shoqatës se transportit publik-privat, Izet Smajli bëri të ditur se për pagën e shtatorit i kanë lëvruar paratë dhe tani kanë mbetur edhe pesë paga, që nuk janë paguar.
“Ne si kompani private që gjashtë muaj që nuk kemi marrë paga, për muajin shtator i kanë paguar edhe pesë muaj nuk i kanë paguar. Komuna na ka pasur borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator edhe 2 milionë, një milion e 50 mijë i kemi paga, një milion e 350 mijë i kemi borxhe ndaj pikave ku furnizohemi me derivate. Nuk mundemi me ia fillu punës pa i aluku paret”, tha kryetari i Shoqatës së Transportit Publik-privat, Izet Smajli.
Të enjten, më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votua fondi në vlerë 28 milionë euro. Tani pritet që Ministria e Financave t’i alokoj pjesën tjetër të parave nga thesari I shtetit. Prishtina ka qenë pa transport publik që nga 24 nëntori. -

Ndotja Akustike, një problem i heshtur që po rëndon jetën urbane
Ndotja akustike po bëhet një nga problemet më serioze të mjedisit urban, pasi niveli i zhurmës në qytete është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Trafiku, punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e natës përbëjnë burimet kryesore të zhurmës që shpesh tejkalon kufijtë e lejuar. Specialistët paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj decibelëve të lartë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin fizik, duke shkaktuar lodhje, çrregullime gjumi, tension të lartë dhe rritje të stresit.
Përveç pasojave fizike, ndotja akustike ka edhe ndikime psikologjike të rëndësishme. Banorët e zonave të zhurmshme raportojnë ankth, irritim dhe vështirësi në përqendrim, ndërsa te fëmijët dhe të rinjtë shfaqen probleme në të nxënë dhe rënie të performancës. Institucionet vendore po përpiqen të marrin masa, nga barrierat akustike deri te teknologjitë e reja të izolimit të zërit, por ekspertët theksojnë se nevojitet më shumë ndërgjegjësim dhe planifikim urban për ta kontrolluar këtë fenomen.
Në thelb, ndotja akustike mbetet një kërcënim i padukshëm por i vazhdueshëm, i cili kërkon vëmendje të menjëhershme për të mbrojtur shëndetin dhe cilësinë e jetës në qytete.
-

Prishtina në kaos, transporti publik do të jetë i pezulluar edhe nesër
transporti publik ne prishtine
KOSOVË- Transporti publik në Prishtinë do të jetë i pezulluar edhe ditën e nesërme, ndërsa greva e punëtorëve do të nisë nga ora 10.00.
Kështu ka konfirmuar për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, duke thënë se greva do të vazhdojë deri në momentin që Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin që ka ndaj operatorëve publikë dhe atyre privat.
Duke filluar nga ora 10.00 e mëngjesit deri në orën 12.00, Trafiku Urban do të bllokojë rrugët nga Qeveria e Kosovës deri te Komuna e Prishtinës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave dhe mos alokimin e borxhit nga Komuna e Prishtinës. Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, duke folur për Radio Kosovën tha se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban, janë dy kërkesat bazike të kësaj greve.
“Nesër fillon greva në orën 10.00 deri në orën 12.00, me autobus do të dalim për bartjen e punëtorëve tanë deri të objekti i Komunës. Greva do të vazhdojë deri në momentin e alokimit të mjeteve në xhirollogarinë e Trafikut Urban. Vendimi që është marr të premten, ende nuk ka arritur për vërtetim në Ministrinë e Financave dhe atje e kemi premtimin që në momentin e verifikimit ato të alokohen në Komunën e Prishtinës dhe më pas komuna do të bëjë shpërndarjen sipas obligimeve që detyrohet. Nëse nuk alohohen, greva vazhdon në ditët me radhë, varësisht nga kushtet që do të kemi”, tha ai.
Gashi ka shprehur keqardhjen për vështirësitë që janë shkaktuar nga pezullimi i transportit publik, por ka thënë se në momentin që mjetet alokohen, shërbimi i transportit publik do të rikthehet pa asnjë vonesë.
“Ky vendim ka mundur të merret edhe muaj më parë, por pse ka ndodh kështu, e dinë ata vet. Sigurisht kanë pritë protestë me bë. Është njollë e keqe me prit protestë për ta marr një vendim. Shpresojmë shumë që të mos vjen në këtë gjendje më, qyteti i Prishtinës”, shtoi ai. -

Ndërprerja e transportit publik, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për të ardhurat vetjake dhe buxhetin e vitit 2026. Seanca do të fillojë në orën 15:00.
Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si edhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar radhë të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.
Asamblistët e Vetëvendosjes kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe do të votojnë pro bartjes së të ardhurave vetjake të kryeqytetit.
Asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka deklaruar se është në kompetencë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të vlerësojë nëse vendimet e Kuvendit janë ligjore apo jo.
Ai tha se si parti nuk kanë qenë asnjëherë bllokuese në Kuvend.
“MAPL-ja është ajo që vlerëson çdo vendim të Kuvendit nëse është ligjor apo jo. Qëndrimi ynë është që për këtë pikë do të marrim pjesë në seancë. Është një mbledhje e thirrur shumë vonë. Këtë z. Rama ka mundur ta bëjë edhe në tetor, edhe në shtator, kur nuk do të kishte fare polemika”, tha Azemi.
Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë protestuan dje para Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë duke kërkuar pagesat e tyre.
Sindikalistët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve publiko-privatë kanë deklaruar se grevën do ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave.
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, tha dje se mbledhja e sotme është legjitime dhe se, nëse nuk arrihet një rezultat, greva do të vazhdojë.
“Nëse nuk ka zgjidhje, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që u takojnë operatorëve. Ne shpresojmë që nesër të përfundojë, shpresojmë se në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai. -

Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik
Banorët e Prishtinës, për të tretën ditë me radhë janë detyruar që të bëjnë zgjidhje alternative në mungesë të transportit publik. Për pasojë, kolona të gjata janë krijuar në kryeqytet e qytetarët janë përballur me pritje të gjata, ndërkohë që Qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë kanë vazhduar akuzat ndaj njëri-tjetrit për situatën e komplikuar në komunë.
Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe ata privatë protestuan dje para Komunës së Prishtinës e Qeverisë duke kërkuar që t’u bëhet pagesa. Në një formë tjetër të protestës, ata për më shumë se dy orë pranë objektit të Komunës së Prishtinës dhe po ashtu pranë objektit të Qeverisë, vendosën autobusët. Në këtë segment të rrugës që lidh dy institucionet u krijuan kolona të gjata.
Sindikalistët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve publiko-privat kanë thënë se grevën do ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha dje se sa i përket situatës me punëtorët e Trafikut Urban, Ministrit Muratit as që i intereson kjo pjesë. Tha se i ka bllokuar edhe fonde të tjera, teksa pjesëmarrja e tij në protestën e punëtorëve tha se erdhi me ftesë të tyre.
“I kanë bllokuar edhe fondet e tjera, edhe fondin për investime kapitale e shumë fonde tjera që na kanë pamundësu me i kry punët në kryeqytet, e me na qit neve keq që me i fitu zgjedhjet. Ministrit në detyrë nuk i intereson, pa asnjë emocion sillet ndaj protesuesve. Më ftuan dhe u bashkangjita”.
Ai tha se punëtorët kanë punuar me muaj të tërë pa pagesë, me shpresën se pas zgjedhjeve do të paguhen. -

Paralizohet transporti publik në Prishtinë, punonjësit kërkojnë zgjidhje urgjente, protestës i bashkohet edhe kryetari i bashkisë
Prishtina mbetet pa autobusë të Trafikut Urban, punonjësit protestojnë për krizën financiare
Që nga mëngjesi i së hënës, autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë nuk kanë dalë në qarkullim për shkak të vështirësive serioze financiare dhe mungesës së karburanteve. Ndërmarrja kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të ndërpriste të gjitha linjat për shkak të pamundësisë për të vazhduar operimin.
Punëtorët e kompanisë janë mbledhur jashtë objektit të ndërmarrjes, ku kanë protestuar dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës. Ata theksojnë se situata financiare ka arritur në nivel kritik, duke rrezikuar jo vetëm funksionimin e ndërmarrjes, por edhe transportin publik nga i cili varen mijëra qytetarë çdo ditë.Sipas Sindikatës së Trafikut Urban, ndërmarrja përballet me borxhe të mëdha, si ndaj Komunës së Prishtinës ashtu edhe ndaj furnitorëve. Mungesa e mjeteve financiare ka sjellë pamundësinë për të siguruar karburant, për të kryer shërbime teknike dhe për të paguar pagat e prapambetura të punëtorëve.
Gjatë protestës, sindikata kërkoi që Komuna të marrë përgjegjësinë e saj dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të shmangur kolapsin e plotë të shërbimit të transportit publik, nga i cili përfitojnë rreth 60 mijë pasagjerë në ditë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu bashkua protestës, duke shprehur mbështetje për punëtorët dhe duke theksuar se kriza financiare e Trafikut Urban kërkon ndërhyrje të shpejtë nga Qeveria dhe Ministria e Financave. Ai vlerësoi se situata ka ndikim të drejtpërdrejtë te punëtorët, qytetarët dhe sektori i transportit në tërësi, duke nënvizuar nevojën për një zgjidhje të menjëhershme institucionale.
/vizionplus.tv -

Trajneri i Polonisë nuk i trembet aspak Shqipërisë dhe e nis betejën që sot
20 Nëntor 2025
18:33
Telesport
Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të çifteve gjysmëfinaliste për play-offin e muajit mars, ka ardhur reagimi i parë nga Polonia për përballjen me Shqipërinë. Trajneri i Polonisë, Jan Urban, është i kënauqr me shortin dhe e shikon Poloninë si favorite për të shkuar në finalen e fundit.
“Nuk mund të ankohemi. Do të luajmë ndeshjen tonë të parë kundër Shqipërisë në shtëpi. Jemi favoritë padyshim, nuk kam frikë ta them këtë dhe madje e them me bindje të plotë.Sigurisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por ne jemi favorit dhe duhet të shfrytëzojmë avantazhin që luajmë në fushën tonë”, tha Urban.
Kujtojmë se fituesi i çiftit Poloni-Shqipëri do të ndeshet në finalen e madhe me fituesin e çiftit tjetër Ukrainë-Suedi. Në rast se mbërrin në finale, Shqipëria sërish do të luajë në transfertë. -

“Shqipëria e kalueshme, nuk kam frikë ta them këtë”/ Reagimi i trajnerit polak Urban
Kombëtarja polake ka mësuar kundërshtarët e saj për fazën eliminatore të Kupës së Botës. Në fund të marsit, skuadra jonë do të përballet me Shqipërinë dhe më pas, nëse fiton, me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi. Jan Urban foli në “Meczyki”: “Nuk do ta luajmë finalen në shtëpi? Kjo do të ishte paksa shumë fat”, tha trajneri.
Jan Urban u bë trajneri i ekipit kombëtar polak në korrik, një muaj pasi Michał Probierz dha dorëheqjen. Në atë kohë, situata e ekipit kombëtar polak në Grupin G të kualifikueseve të Kupës së Botës nuk ishte e lehtë. Pas një humbjeje ndaj Finlandës, ekipi nuk mund të përballonte më gabime. Për fat të mirë, asnjë nuk ndodhi – polakët përfunduan të dytët në fazën e grupeve, tre pikë pas Holandës dhe siguruan një vend në play-off-et e vitit të ardhshëm.
Urbani ka folur hapur. Ja çfarë mendon ai për rivalët…
Gjatë shortit të së enjtes, mësuam përgjigjen se kundër kujt do të luajmë në Kupën e Botës. Në gjysmëfinalet e play-off-it, bardhekuqtë do të përballen me Shqipërinë, dhe në finale (që luhet jashtë fushe), me më të mirën nga dyshja, Ukrainën dhe Suedinë.
“Nuk mund të ankohemi. Po luajmë ndeshjen tonë të parë kundër Shqipërisë në shtëpi. Jemi favoritë, nuk kam frikë ta them këtë. Natyrisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por një ndeshje në shtëpi është një avantazh që duhet ta shfrytëzojmë. (…) Do t’i analizojmë; kemi kohë të mjaftueshme për këtë. Dhe kjo kohë do të thotë që nuk mund të flasim për asgjë më specifike.”
Pas pak, trajneri shtoi: “Nuk do ta luajmë finalen në shtëpi? Kjo do të ishte paksa shumë fat. Mund të kishim pasur një ndeshje më të keqe në raundin e parë. Nëse do ta kishim luajtur ndeshjen e dytë në shtëpi, do të kishte qenë fat i përsosur. Do të shohim kush e fiton gjysmëfinalen e dytë. Le ta themi kështu: nëse duam të shkojmë në Kupën e Botës dhe duam të luajmë mirë atje, së pari duhet të kualifikohemi, të fitojmë play-off-et. Nëse nuk e bën këtë, do të thotë që nuk do të kishe arritur shumë as në vetë Kupën e Botës.” Ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars.