Tag: unrwa

  • Gjykata e Lartë e OKB-së e prerë me Izraelin: Është i detyruar të lejojë ndihmën humanitare në Gaza

    Gjykata e Lartë e OKB-së e prerë me Izraelin: Është i detyruar të lejojë ndihmën humanitare në Gaza

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka deklaruar se Izraeli ka një detyrim ligjor për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, duke u siguruar që nevojat bazë të civilëve palestinezë të plotësohen.

    Në një mendim këshillimor të publikuar të mërkurën në Hagë, gjykata tha se Izraeli, si fuqi pushtuese, duhet të sigurojë akses për OKB-në dhe agjencitë e saj, përfshirë UNRWA-n, në ofrimin e ushqimit, ujit, strehimit dhe ndihmës mjekësore për popullsinë në Gaza.
    GJND tha se Izraeli nuk ka ofruar prova që mbështesin pretendimet se stafi i UNRWA-s ka lidhje me Hamasin apo grupe të tjera të armatosura.
    Gjykata theksoi se detyrimi i Izraelit për të lejuar ndihmën humanitare përfshin edhe bashkëpunimin me mirëbesim me Kombet e Bashkuara dhe respektimin e imunitetit dhe pronës së saj.
    Presidenti i gjykatës, Yuji Iwasawa, tha se paneli prej 11 gjyqtarësh arriti në përfundimin se:
    “Izraeli duhet të sigurojë që popullsia palestineze në territoret e pushtuara të ketë furnizime thelbësore të jetës së përditshme, ushqim, ujë, strehim dhe kujdes mjekësor, dhe të lehtësojë ndihmat ndërkombëtare për aq kohë sa popullsia nuk furnizohet në mënyrë të mjaftueshme.”
    Qeveria izraelite reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë opinionin e GJND-së si një “vendim politik” dhe duke këmbëngulur se nuk do të bashkëpunojë me UNRWA-n, e cila është tashmë e ndaluar ligjërisht të veprojë në territorin izraelit.

    Top Channel

  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Izraeli duhet të lehtësojë dërgimin e ndihmave në Gazë

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Izraeli duhet të lehtësojë dërgimin e ndihmave në Gazë

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli është i obliguar që të lehtësojë dërgimin e ndihmave për në Gazë, duke theksuar se duhet t’u sigurojë palestinezëve “nevojat bazike” për mbijetesë. Vendimi i GJND-së u kundërshtua menjëherë nga Izraeli.
    Ky vendim vjen në kohën kur organizatat humanitare po përpiqet që të rrisin ndihmën urgjente për Gazën, duke shfrytëzuar armëpushimin e brishtë të arritur më herët gjatë këtij muaji.
    Opinioni këshillues i GJND-së nuk është ligjërisht i obligueshëm, por gjykata beson se ai “ka peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral”.

    Presidenti i GJND-së, Yuji Iwasawa, tha se Izraeli “është i detyruar që të pajtohet dhe të lehtësojë programet e ndihmës të ofruara nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj”.
    Këtu përfshihet edhe UNRWA, Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilin Izraeli e ka ndaluar pasi ka akuzuar disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.
    GJND vendosi se Izraeli nuk i kishte mbështetur me prova këto akuza.
    Izraeli nuk ka marrë pjesë në procedurat në GJND dhe ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës.
    “Izraeli refuzon në mënyrë kategorike ‘opinionin këshillues’ të GJND-së, i cili ishte plotësisht i parashikueshëm sa i përket UNRWA-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein përmes një postimi në X. “Kjo është përpjekja e radhës politike për të vendosur masa politike kundër Izraelit nën petkun e ‘ligjit ndërkombëtar’”.
    Iwasawa tha se GJND “e refuzon argumentin se kërkesa keqpërdor dhe politizon procesin gjyqësor ndërkombëtar”.
    Para vendimit, Abeer Etefa, zëdhënëse për Lindjen e Mesme e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), tha se 530 kamionë të WFP-së kishin hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.
    Kamionët kishin dërguar më shumë se 6.700 tonë ushqim, që sipas saj është “i mjaftueshëm për gati gjysmë milioni njerëz për dy javë”.
    Etefa tha se aktualisht po hyjnë rreth 750 tonë në ditë, shumë më pak se objektivi i WFP-së prej afërsisht 2.000 tonë ushqime në ditë.
    GJND-ja deklaroi se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrimin “të sigurojë nevojat bazike të popullsisë vendase, përfshirë furnizimet thelbësore për mbijetesën e saj”.
    Izraeli “ka gjithashtu detyrimin që të mos pengojë furnizimin me këto ndihma”, tha gjykata.
    Gjykata gjithashtu kujtoi detyrimin sipas së drejtës ndërkombëtare për të mos përdorur urinë si metodë lufte.OKB-ja i kishte kërkuar GJND-së të sqarojë detyrimet e Izraelit, si fuqi pushtuese, ndaj OKB-së dhe trupave të tjera “përfshirë sigurimin dhe lehtësimin e furnizimit të papenguar me ndihma urgjentisht të nevojshme për mbijetesën” e palestinezëve.
    Gjyqtarët e GJND-së dëgjuan një javë dëshmi në prill nga dhjetëra shtete dhe organizata, shumica e të cilave u përqendruan rreth statusit të UNRWA-së.
    Gjatë seancave dëgjimore, një zyrtar amerikan shprehu “shqetësime serioze” për paanshmërinë e UNRWA-së dhe pretendoi se Hamasi kishte përdorur objektet e kësaj agjencie.
    Zyrtari amerikan, Josh Simmons, tha se Izraeli “nuk ka detyrim të lejojë, veçmas UNRWA-në, të ofrojë ndihmë humanitare”.
    Simmons shtoi se UNRWA nuk është opsioni i vetëm për dërgimin e ndihmave në Gaza.
    Megjithatë, GJND theksoi se UNRWA “nuk mund të zëvendësohet brenda një kohe të shkurtër pa një plan të përshtatshëm tranzicioni”.
    Rasti ishte i ndarë nga çështjet e tjera me të cilat përballet Izraeli, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, për fushatën e tij në Gazë.
    Në korrik 2024, GJND-ja publikoi një tjetër opinion këshillues, duke deklaruar se okupimi izraelit i territoreve palestineze ishte “i paligjshëm” dhe duhet të përfundojë sa më shpejt.
    Gjyqtarët e GJND-së po shqyrtojnë po ashtu akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut, sipas të cilave Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së për Gjenocidin të vitit 1948 me veprimet e tij në Rripin e Gazës.
    Një tjetër gjykatë në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

  • Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve dhe urisë

    Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve dhe urisë

    Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën e qeverisë izraelite për mohimin e urisë në Gaza, duke e quajtur atë “të turpshme”.
    Gjatë një seminari në Santander, në veri të Spanjës, Lazzarini deklaroi se Gaza po përballet me një uri të krijuar nga vullneti politik dhe ushtarak, duke e përshkruar situatën humanitare si “fundi i greminës”.
    Ai theksoi se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të reaguar ndaj paralajmërimeve për urinë është po aq i turpshëm.
    “Gaza sot është ferri vetë. Njerëzit jo vetëm po vdesin nga bombardimet, por edhe nga uria, madje edhe kur dalin për të kërkuar ushqim, vriten” tha Lazzarini. Ai kritikoi mungesën e masave dhe dënimit nga ata që mund të ndryshonin situatën, duke shtuar se Izraeli po vepron me “papërgjegjshmëri të plotë” pa pasoja ekonomike, politike apo diplomatike.
    Lazzarini bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe qasje të pakufizuar për ndihmat humanitare në Gazë, duke vënë në dukje se ndihma e barabartë me 6 mijë kamionë të UNRWA-s, e mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushqimore të popullsisë palestineze për dy muaj, po mbahet jashtë Rripit të Gazës.
    Ai dënoi gjithashtu sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj Spitalit Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës, ku u vranë civilë dhe gazetarë.
    Lazzarini bëri thirrje për mbështetje për gazetarët palestinezë, të cilët, sipas tij, janë dëshmitarët e vetëm të situatës në Gazë, pasi Izraeli nuk lejon hyrjen e reporterëve ndërkombëtarë për të verifikuar gjendjen në terren.
    Më tej, ai vuri në dukje numrin e lartë të punonjësve humanitarë të vrarë, me mbi 360 anëtarë të stafit të UNRWA-s që kanë humbur jetën në Gazë.

  • UNRWA: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza është trefishuar që nga marsi

    UNRWA: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza është trefishuar që nga marsi

    Numri i fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja në Rripin e Gazës është trefishuar që nga marsi, tha të mërkurën një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

    Pothuajse një në tre fëmijë në Qytetin e Gazës është i kequshqyer, tha Philippe Lazzarini, komisioner i përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), në platformën X.

    🚨Alarming new data from @UNRWA clinics in #Gaza:

    Since March, nearly 100,000 children under the age of 5 screened by @UNRWA

    ➡️ In less than 6 months, child malnutrition tripled across the Gaza Strip.
    ➡️ In Gaza City, nearly 1 in every 3 children is now malnourished—X 6…
    — Philippe Lazzarini (@UNLazzarini) August 20, 2025

    “Kjo nuk është një katastrofë natyrore. Kjo është një zi buke e shkaktuar nga njeriu e cila mund të ishte shmangur”, tha Lazzarini.
    UNRWA dhe agjenci të tjera humanitare nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë furnizime në Rripin e Gazës për gati gjashtë muaj, tha ai.
    Shefi i agjencisë tha se depot e saj në Egjipt dhe Jordani kishin ushqim të mjaftueshëm për 6,000 kamionë, të mjaftueshëm për tre muaj.
    Në mesin e korrikut, UNRWA raportoi se 10% e fëmijëve të ekzaminuar në klinikat e saj ishin të kequshqyer.
    Në javët e fundit, presioni ndërkombëtar mbi Izraelin është intensifikuar për shkak të situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, ku lufta vazhdon prej 22 muajsh.
    Autoritetet izraelite kanë ndaluar çdo bashkëpunim me UNRWA-n, pasi e konsiderojnë atë të korruptuar nga Hamasi.

  • Gaza në agoni: Edhe ata që ndihmojnë, vuajnë për një copë bukë!

    Gaza në agoni: Edhe ata që ndihmojnë, vuajnë për një copë bukë!

    Kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini, deklaroi se punonjësit e agjencisë në Gaza po bien pa ndjenja nga uria, ndërsa situata humanitare përkeqësohet.
    “Kur ata që ndihmojnë nuk kanë ushqim për veten, i gjithë sistemi humanitar po shembet”, tha ai. Të paktën 45 persona kanë vdekur nga uria në katër ditë, për shkak të bllokadës izraelite ndaj ndihmave.
    UNRWA ka mbi 6 mijë kamionë me ndihma në pritje në Jordani dhe Egjipt, por nuk po lejohen të hyjnë në territor. Raportet nga Gaza tregojnë për njerëz që vdesin apo bien pa ndjenja nga mungesa ekstreme e ushqimit.
    Ndërkohë, dështuan bisedimet për armëpushim. SHBA dhe Izraeli tërhoqën ekipet negociuese nga Doha, duke akuzuar Hamasin për mungesë vullneti. Hamas i kishte paraqitur ndërmjetësve një propozim që kërkonte ndërprerje të përhershme të luftës, shkëmbim të të burgosurve dhe rikthimin e shpërndarjes së ndihmave nga OKB.
    Franca njoftoi se do të njohë shtetin palestinez në shtator në OKB, ndërsa presioni ndërkombëtar për ndaljen e luftës po rritet. Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 89 persona u vranë nga sulmet izraelite në Gaza.
    Aktualisht, shumica e ndihmave shpërndahen nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF), një firmë private amerikane me personel të armatosur, që ka zëvendësuar sistemin e OKB-së. Më shumë se 1mijë persona janë vrarë në përpjekje për të marrë ndihma. Ekspertët paralajmërojnë se ky sistem i militarizuar shkel parimet humanitare dhe nuk është i qëndrueshëm.
    Rikthimi i ndihmave të OKB-së është një nga kushtet kryesore të Hamasit për marrëveshje, ndërsa brenda vetë Izraelit po rritet presioni për t’i dhënë fund krizës së urisë, të cilën OBSH e ka cilësuar si “të shkaktuar nga njeriu”

  • ‘Njerëzit në Gaza, kufoma në këmbë’/ UNWRA ngre alarmin: Nuk janë as të vdekur as të gjallë, po vdesin nga uria

    ‘Njerëzit në Gaza, kufoma në këmbë’/ UNWRA ngre alarmin: Nuk janë as të vdekur as të gjallë, po vdesin nga uria

    Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara ka thënë se punëtorëve të tij po u bie të fikët në punë nga uria.

    Philippe Lazzarini shkroi në ‘X’: “‘Njerëzit në Gaza nuk janë as të vdekur as të gjallë, ata janë kufoma në këmbë’: më tha një koleg në Gaza këtë mëngjes.

    “Kjo krizë që po thellohet po i prek të gjithë, përfshirë ata që përpiqen të shpëtojnë jetë në enklavën e shkatërruar nga lufta. Punonjësit e shëndetësisë në vijën e parë të UNRWA-s mbijetojnë me një vakt të vogël në ditë, shpesh vetëm me thjerrëza, nëse i hanë fare.”

    “Ata po i bie gjithnjë e më shumë të fikët nga uria ndërsa janë në punë. Kur kujdestarët nuk mund të gjejnë mjaftueshëm për të ngrënë, i gjithë sistemi humanitar po shembet.”

    ‘Familjet nuk po përballojnë më, ata po shkatërrohen, të paaftë për të mbijetuar. Ekzistenca e tyre është e kërcënuar. Lejoni partnerët humanitarë të sjellin ndihmë humanitare të pakufizuar dhe të pandërprerë në Gaza. Ne, në UNRWA, kemi ekuivalentin e 6,000 kamionëve të ngarkuar me furnizime ushqimore dhe mjekësore në Jordani dhe Egjipt’.

    “People in Gaza are neither dead nor alive, they are walking corpses”: a colleague in #Gaza told me this morning. Meanwhile, according to @UNRWA latest findings: one in every five children is malnourished in Gaza City as cases increase every day. When child malnutrition…— Philippe Lazzarini (@UNLazzarini) July 24, 2025

    Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar për gati dy vjet që kur Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz dhe mori peng 251 nga Izraeli jugor në sulmin më vdekjeprurës të vetëm në historinë e Izraelit.

    Që atëherë, Izraeli ka vrarë gati 60,000 palestinezë në Gaza, ka shkatërruar Hamasin si forcë ushtarake, ka shndërruar pjesën më të madhe të territorit në rrënoja dhe ka detyruar pothuajse të gjithë popullsinë të largohet nga shtëpitë e tyre disa herë./ The Guardian.

  • Banorët e Gazës presin ndihma, OKB thotë se furnizimet mbeten në depo pavarësisht lehtësimit të bllokadës nga Izraeli

    Banorët e Gazës presin ndihma, OKB thotë se furnizimet mbeten në depo pavarësisht lehtësimit të bllokadës nga Izraeli

    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka postuar një video që tregon një sasi të madhe ndihmash të vendosura në një depo në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, i cili është vetëm tre orë larg me makinë nga Gaza.
    “Ushqim për 200,000 njerëz, ilaçe, batanije, pako higjienike dhe furnizime shkollore presin”, thuhet në njoftim, duke shtuar: “Ndërkohë, njerëzit në Gaza kanë nevojë për gjithçka. Furnizimet duhet të hyjnë. Tani.”

    Just a three-hour drive from #Gaza, food for 200,000 people, medicine for 1.6 million, blankets, hygiene kits and school supplies sit waiting.
    Meanwhile, people in Gaza are in need of everything.

    Supplies need to enter. Now. pic.twitter.com/8W5N60n0yn
    — UNRWA (@UNRWA) May 21, 2025

    OKB-ja dhe të tjerë kanë thënë sot se, megjithëse një pjesë e ndihmave ka kaluar nëpër kontrollet e sigurisë izraelite dhe ka hyrë në Rripin e Gazës, zyrtarët izraelitë ende nuk e kanë lejuar ndihmën të shpërndahet.
    Organi ushtarak izraelit përgjegjës për menaxhimin e kalimeve në Gaza, Cogat, tha se 93 kamionë të OKB-së që transportonin ndihma hynë në Rripin e Gazës të martën, ndërsa 5 të tjerë kaluan një ditë më parë (të hënën).
    Dje në mediat sociale u tha se Forcat Mbrojtëse të Izraelit “vazhdojnë të lehtësojnë ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë çdo përpjekje për të siguruar që ndihma të mos arrijë në duart e organizatës terroriste Hamas”.

  • Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e UNRWA-së në Jerusalem

    Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e UNRWA-së në Jerusalem

    Forcat izraelite të sigurisë vendosën të enjten mbylljen e tre shkollave që operonin nën kujdesin e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), në Jerusalemin lindor, një zonë e aneksuar nga Izrael .

    Siç raporton BBC, qindra nxënës palestinezë u larguan nga shkollat ​​në kampin e refugjatëve në Swafat, menjëherë pasi filluan mësimet në mëngjes. Videot e publikuara tregojnë vajza me uniforma duke u përqafuar jashtë shkollës, ndërsa forcat izraelite kanë pushtuar hapësirën.
    Një urdhër zyrtar mbylljeje u gjet i ngjitur në murin e shkollës, i cili thoshte: “Ndalohet funksionimi i institucioneve arsimore, punësimi i mësuesve, stafit mësimdhënës ose i çdo personeli tjetër, si dhe pritja e nxënësve ose hyrja e nxënësve në këtë institucion.”
    Sipas UNRWA-së, më shumë se 550 fëmijë, të moshës 6 deri në 15 vjeç, ishin në shkolla gjatë operacionit, ndërsa një punonjës i agjencisë u arrestua. Drejtori i UNRWA-së në Bregun Perëndimor të pushtuar e quajti incidentin “një përvojë traumatike për fëmijët e vegjël që janë në rrezik të menjëhershëm për të humbur aksesin në arsim”.
    Policia izraelite u vendos gjithashtu në tre shkolla të tjera në Jerusalemin lindor, të cilat gjithashtu u detyruan të evakuonin nxënësit e tyre.

    Top Channel

  • Dy muaj pa furnizime, UNRWA paralajmëron katastrofë humanitare në Gaza

    Dy muaj pa furnizime, UNRWA paralajmëron katastrofë humanitare në Gaza

    Agjencia e refugjatëve UNRWA, paralajmëron se Gaza mund të përballet me katastrofë humanitare, pasi prej rreth 2 muaj nuk mundësohen furnizime dhe ndihma për rreth 2 milionë njerëz.
    Sipas raportit të agjencisë, një nder problemet më të theksuara përveç ushqimit është dhe uji i pijshëm, i cili është i vështirë për t’u gjetur.
    Po kështu, për shkak të kufizimeve të vendosura, Rripi i Gazës po përballet me një rënie të madhe të furnizimeve jetesore, duke rritur kështu rrezikun e një katastrofe njerëzore nëse nuk ndërmerren veprime konkrete për ndihmën e tyre.
    UNRWA thekson se është e nevojshme të ndërmerren hapa për parandalimin e krizës së thelluar humanitare në Gaza.
    Lidhur me problemin e ujit të pijshëm, disa komuna kanë humbur burimin kryesor e ujit të pastër, ndërsa u nevojitet të ecin me milje për t’u furnizuar me lëngun jetësor.
    Problem mbetet dhe shërbimi shëndetësor, pasi barnat dhe furnizimet e tjera mjekësore po mbarojnë me shpejtësi, duke kërcënuar kështu funksionimin e drejtë të ambienteve spitalore.
    Sakaq, mbi 390 mijë njerëz janë detyruar të shpëngulën brenda afatit kohor 18 Mars- 6 Prill, që pas prishjes së armëpushimit.