Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka ndaluar Universitetit të Harvardit të pranojë studentë të huaj.
Njoftimin së pari e ka bërë të ditur Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, shkruan A2. Universiteti elitar pranë Bostonit “e ka humbur privilegjin”, i shkroi universitetit të enjten Sekretarja e Sigurisë Kombëtare.
Ajo e justifikoi këtë masë, ndër të tjera, me “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe me politikat e universitetit për mundësi të barabarta. Harvardi u akuzua gjithashtu, pa prova, për bashkëpunim me Partinë Komuniste në Kinë.
“Udhëheqja e Harvardit ka krijuar një mjedis të pasigurt në kampus duke lejuar agjitatorët anti-amerikanë dhe pro-terroristë të ngacmojnë dhe sulmojnë fizikisht individë, përfshirë shumë studentë hebrenj, dhe të prishin atë që dikur ishte një mjedis i nderuar mësimor. Kjo do të thotë që Harvardi nuk mund të regjistrojë më studentë të huaj dhe se studentët e huaj duhet të transferohen në një universitet tjetër ose do të humbasin rezidencën e tyre”, tha Noem.
Gazeta “New York Times” raportoi për herë të parë, duke cituar letrën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Artikulli thotë se rreth 27 përqind e studentëve vijnë nga jashtë vendit, që është një total prej rreth 6 800 studentësh këtë vit. Për shumë universitete amerikane, të ardhurat nga studentët ndërkombëtarë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit, sepse ata shpesh paguajnë tarifa shkollimi dukshëm më të larta sesa studentët vendas.
Në mesin e muajit prill Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Noem i bëri thirrje Harvardit të ofrojë informacion të detajuar mbi studentët e huaj deri në fund të prillit – duke përfshirë aktivitete të mundshme të paligjshme, pjesëmarrjen në protesta ose shkeljet e rregulloreve të vizave. Në një letër tjetër, Noem deklaroi se Harvardi nuk e kishte përmbushur këtë kërkesë – prandaj, certifikimi po tërhiqej. Ajo i dha universitetit 72 orë për të përmbushur kërkesat e saj.
Një zëdhënës i universitetit në Massachusetts i përshkroi veprimet e qeverisë si “të paligjshme”. U përshkrua si një “masë hakmarrëse” që shkaktoi “dëm serioz” për Harvardin dhe Shtetet e Bashkuara dhe minoi misionin akademik dhe kërkimin e shkollës. “Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të mirëpritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë nga më shumë se 140 vende”, thekson stafi akademik i universiteti. Përplasja mes Harvardit dhe administratës Trump filloi pas protestave masive të studentëve kundër masakrës së Izraelit në Gaza.
Tag: universitetit
-

“Mjedis i pasigurt për hebrenjtë dhe bashkëpunim me Kinën”, hakmarrja e Trump ndaj Harvardit
-

Mandati i katërt, Rama gati të japë spitalin “Nënë Tereza” me koncesion, qytetarët shërbime me pagesë për tu kuruar…
Prej më shumë se një dekade, qytetarët shqiptarë janë ushqyer me premtimin e një shëndetësie falas, por realiteti ka qenë krejt ndryshe: vuajtje falas, shërbime të përçmuara dhe një sistem që sa vjen e zhbëhet. Me mbi 400 milionë euro të shpërdoruara në koncesione dhe PPP abuzive, shëndetësia publike është kthyer në një makth të përditshëm për pacientët dhe një fushë minash për profesionistët. Në vend të reformës së premtuar, sot qarkullojnë sinjale shqetësuese se spitali “Nënë Tereza” mund t’i dorëzohet privatit në mandatin e katërt të Edi Ramës. Marrëveshjet me spitalet e huaja, në vend që të japin shpresë, po ngjallin frikën se sistemit po i vjen fundi si i tillë publik.
Qytetarët do të paguajnë për çdo shërbim, përveç rastit kur shkojnë në gjendje urgjente, një prag i frikshëm për një vend që ka vuajtur gjatë mungesën e aksesit dhe cilësisë në kujdesin shëndetësor. Në vend të transparencës, shohim një tjetër maskë të vendosur mbi një mashtrim të vjetër. Në vend të ekselencës së premtuar, populli rrezikon të mbetet nën mëshirën e tregut dhe monopoleve. Por kur besimi në shtet kthehet në faturë për jetë, atëherë propaganda nuk shëron më. Kjo nuk është reformë, por është tradhti e heshtur ndaj një të drejte themelore: shëndetësisë për të gjithë. Rama përpiqet ta shesë këtë zhvillim si hap drejt modernizimit, por në thelb është vetëm një dorëzim i spitalit publik në duart e biznesit privat. Qytetarët nuk kanë nevojë për marrëveshje me spitalet më të mira të botës, nëse nuk kanë para për të hyrë në derën e spitalit të lagjes.
Ky është një përçmim i hapur ndaj dhimbjes së përditshme të mijëra njerëzve që presin me orë për një analizë apo një mjek specialist. Mjekët largohen, infermierët demoralizohen, pacientët paguajnë dhe qeveria flet për “eksperienca ndërkombëtare”. Megjithatë kjo panoramë tregon se po zhduket koncepti i shëndetësisë si shërbim publik dhe po zëvendësohet me logjikën e tregut: kush paguan, jeton. Pra Edi Rama nuk po bën reformë, po bën largimin përfundimtar të shtetit nga përgjegjësia më e madhe që ka, kujdesi për jetën e qytetarit. Kështu që nëse ky është transformimi i shumëpërfolur i sistemit, atëherë është koha që qytetarët të kuptojnë se po i dorëzohen privatit edhe jetët e tyre, jo vetëm taksat.
Paralajmërimi
Konkretisht sinjalet se qytetarët do të paguajnë shërbimet dhe vetëm kur shkojnë urgjencë nuk do ta fusin dorën në xhep në spitalet publike, respektivisht në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë i ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit teksa ishte i ftuar në një studio televizive këtë të enjte, zbuloi se ka një plan ambicioz për transformimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, me fokus të veçantë tek Onkologjiku dhe QSUT. Në bashkëpunim me institucione të njohura ndërkombëtare si SHIBA në Izrael dhe San Raffaele në Itali, synohet krijimi i qendrave të ekselencës në nivel rajonal dhe evropian. Inovacioni teknologjik, përfshirë laboratorët me inteligjencë artificiale, pritet të hapë horizonte të reja për mjekët shqiptarë. Deri në fund të dekadës, Rama premton një sistem shëndetësor që konkurron me më të mirët në Europë.
“Sa i takon sektorit të shëndetësisë në jemi futur me kokë për një transformim, sikundër është sektori i onkologjikut. Ne kemi përbë një marrëveshje me spitalin e tetë në botë SHIBA-s, të Izraelit , që ta bëjmë Onkologjikun një spital ekselent në botë. Po diskutojmë për hapjen e një laboratori rajonal të AI pjesë e instilacionit të laboratorëve të SHIBA-s, që do të na japë mundësi të përfitojmë nga puna e laboratorëve të tjerë të këtij instalacioni duke hapur një mundësi të re për mjekët që duan të sjellin inovacion dhe zgjidhje të reja përmes teknologjisë. Po ashtu kemi bërë marrëveshje me memorandumi mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë në Tiranë me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetin “Vita- Salute San Raffaele”. QSUT do të kthehet në një qendër ekselence në rajon dhe Evropë.
Synimi është që deri në 2030, nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim që grupi i San Raffaeles ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, menaxhimin e qendrës, në organizimin e gjithë jetës përditshme të qendrës dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë profesionistët e të dyja anëve, San Raffaeles dhe QSUT. E njëjta ambicie është edhe për universitetin. Kemi shembullin e Universitetit BOKU të Vjenës, që ka filluar procesin e shkrirjes me UBT, që në fund të kësaj dekade, të vijnë studentë nga e gjithë Evropa për të studiuar me të gjithë parametrat e Universitetit të Vjenës dhe për të marrë një diplomë të njëjtë. Qëllimi është i njëjti që Universiteti i Mjekësisë të merret e njëjta diplomë si të atij i San Raffaeles dhe Tirana të jetë degë e universitetit të San Raffaeles. Ky është objektivi i fundit të dekadës”, deklaroi Rama tek emisioni “Top Story” në “Top Channel”. -

Urdhri për mësymje në Gaza, qindra studentë bllokojnë kampusin e Kolumbias
Qindra protestues janë ngritur në universitetet amerikane si reagim për vendimin e ri të Benjamin Netanyahut për të nisur mësymjen e re ndaj Rripit të Gazës. Policia arrestoi dhjetëra studentë të Universitetit të Kolumbias të cilët pushtuan një pjesë të bibliotekës kryesore të shkollës në një nga demonstratat më të mëdha pro-palestineze në kampus.
Të paktën 40 deri në 50 studentë, me duart e prangosura me lidhëse plastike, u panë duke u ngarkuar në furgonë dhe autobusë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut jashtë Bibliotekës Butler, ndërsa oficerët e NYPD-së kontrolluan ndërtesën gjashtëkatëshe për të arrestuar protestuesit e tjerë që refuzuan të largoheshin, shkruan A2 CNN. Policia mbërriti në kampus me kërkesë të zyrtarëve të Universitetit të Kolumbias, të cilët thanë se studentët demonstrues që pushtuan sallën kryesore të leximit në katin e dytë të bibliotekës ishin të përfshirë në shkelje të pronës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte sulmuar ashpër Universitetin e Kolumbias për protestat pro-palestineze në kampus vitin e kaluar, duke thënë se ato ishin antisemite dhe tregonin një dështim për të mbrojtur studentët hebrenj.
Studentët protestues, përfshirë disa organizatorë hebrenj, kundërshtojnë duke thënë se Trump dhe politikanë të tjerë konservatorë që janë fuqimisht pro-Izraelit po i ngatërrojnë padrejtësisht protestat pro-palestineze me antisemitizmin.
Bordi i administratorëve të Universitetit të Kolumbias ka qenë në negociata me administratën Trump, e cila njoftoi në mars se kishte anuluar qindra miliona dollarë grante për universitetin për kërkime shkencore. Universiteti ka thënë se ka punuar për të luftuar antisemitizmin dhe paragjykimet e tjera në kampusin e tij, ndërsa kërkon të shmangë akuzat nga grupet e të drejtave civile se po i nënshtrohet ndërhyrjeve të qeverisë në lirinë akademike.
Sakaq, në terren, Izraeli kreu 14 sulme në zonën Nabatieh në Libanin jugor, një nga bombardimet më intensive të Izraelit që nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA në nëntor.
Në prill, Izraeli goditi një ndërtesë jugore të Bejrutit që tha se po përdorej për të ruajtur raketa precize që i përkisnin grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani. Libani dhe Hezbollahu kishin rënë dakord për një armëpushim në nëntor, i cili ndaloi luftimet dhe mandatoi që Libani jugor të ishte i lirë nga luftëtarët dhe armët e Hezbollahut.
-

Protesta ‘pro’ Palestinës në Universitetin e Kolumbias
Një grup aktivistësh pro palestinezë u arrestuan të mërkurën në mbrëmje, pasi pushtuan bibliotekën kryesore të universitetit të Kolumbias.
Kjo shënoi një nga demonstratat më të mëdha pro palestineze në kampus universitar që nga vala e protestave të vitit të kaluar kundër luftës së Izraelit në Gaza.
Nga protesta u plagosën dy oficerë sigurie të universitetit dhe u arrestuan mbi 70 aktiviste pro palestinez.
Pamjet që qarkulluan në rrjete sociale treguan protestuesit që këndonin me banderola ne duar që shkruanin “Grevë për Gazën” ku zotëruan bibliotekën dhe shumë prej të cilëve ishin me shami dhe maska duke simbolizuar popullin palestinez.
Ky ishte një demonstrim sfidues i hapur ndaj urdhrit të ndalimit të këtyre simboleve nga administrata Trump.
Lidhur me incidentin reagoi edhe drejtuesja e Universitetit të Kolumbias, Claire Shipman i quajti veprimet e tyre “skandaloze”.
Ajo tha se, ndërsa protesta ishte e izoluar në një dhomë në bibliotekë, “është plotësisht e papranueshme që disa individë po zgjedhin të ndërpresin aktivitetet akademike ndërsa studentët tanë po studiojnë dhe po përgatiten për provimet përfundimtare”.
Ishte pikërisht drejtuesja e Universitetit që kishte kërkaur ndihmën e Policisë së Nju Jorkut duek shtuar se shumë nga protestuesit nuk ishin studentë.
Kjo shënon herën e parë që Universiteti i Kolumbias i ka bërë thirrje Policisë së Nju Jorkut për një protestë që nga prilli i vitit 2024, kur protestuesit pro-palestinezë pushtuan Sallën Hamilton për gati 24 orë.
Kryebashkiaku i Neë York-ut Eric Adams reagoi duke komentuar ne platformën X, “Ne nuk do të tolerojmë urrejtje ose dhunë në asnjë formë në qytetin tonë”, tha ai.
Protesta vjen mes tensioneve në universitetet amerikane për shkak të luftës në Gaza.
Trump i cili pretendon se shumë universitete kanë toleruar antisemitizmin dhe ngacmimin e studentëve hebrenj, ka kërcënuar të pezullojë rreth 400 milionë dollarë nga fondet federale për Universitetin e Kolumbias.
Në mars, Columbia pranoi disa kërkesa nga administrata Trump, duke përfshirë ndalimin e maskave në protesta dhe një ndryshim në mbikëqyrjen e disa programeve akademike. Pas incidentit të fundit nuk është e qartë nësë fondet do të rivendosën.
-

Raporte tronditëse në Harvard! Kreu i universitetit kërkon falje pas akuzave për antisemitizëm dhe islamofobi
Presidenti i Universitetit të Harvardit, Dr. Alan Garber, ka kërkuar falje publike pas publikimit të dy raporteve të brendshme që zbulojnë raste shqetësuese të paragjykimeve antisemite dhe anti-muslimane në kampus.
Raportet përmbajnë dëshmi nga studentë të cilët ndiheshin të përjashtuar, të stigmatizuar dhe të detyruar të fshihnin identitetin e tyre fetar ose kulturor në një nga universitetet më prestigjioze në botë.
“Kërkoj falje për momentet kur nuk arritëm të përmbushnim pritshmëritë tona për një komunitet të drejtë dhe gjithëpërfshirës,” tha Dr. Garber në një deklaratë publike të martën, ku pranoi se Harvardi kishte dështuar të mbronte disa prej anëtarëve të tij.
Dr. Garber, i cili është hebre, ka treguar gjithashtu përjetimin e tij personal me antisemitizmin brenda kampusit, duke theksuar se kjo përvojë i ka dhënë atij “një kuptim të thellë për dhimbjen dhe ndjeshmërinë që kërkohet në drejtimin e një komuniteti të tillë të larmishëm”.
Raportet u hartuan nga dy task-forca të krijuara pas protestave të forta pro-palestineze dhe pro-izraelite të vitit të kaluar, të nxitura nga lufta Izrael-Gaza. Në raport u evidentua se tensionet politike dhe fetare kishin thelluar ndasitë mes studentëve dhe stafeve akademike.
Top Channel
-

Rëndohet bilanci/ 6 të plagosur në universitetin shtetëror të Floridës
Një incident me të shtëna ka tronditur kampusin e Universitetit Shtetëror të Floridës të enjten, duke lënë pas të paktën gjashtë persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje kritike. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili ndodhet aktualisht në mbajtje, ndërsa hetimet janë ende në fazat fillestare.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites, pranë qendrës studentore të universitetit në perëndim të Tallahassee, kryeqytetit të Floridës. Sipas dëshmitarëve dhe autoriteteve, dhjetëra studentë u panë duke ikur me panik nga godina, pasi u raportua për një sulmues aktiv në zonë.
Ryan Cedergren, një student 21-vjeçar, rrëfeu për mediat se u fsheh së bashku me rreth 30 persona të tjerë në pistën e boëling-ut në katin përdhes të qendrës studentore.“Në atë moment, ishte çështje mbijetese,” tha ai, ndërsa përshkroi momente ankthi dhe pasigurie derisa forcat e rendit i evakuuan.
Sipas zëdhënësit të Tallahassee Memorial HealthCare, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje të rëndë, por të stabilizuar.
Departamenti i Policisë së Tallahassee, policia e universitetit, si dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit reaguan me shpejtësi, duke mbyllur zonën dhe duke marrë kontrollin e situatës. Qindra automjete të shërbimeve emergjente, përfshirë ambulanca dhe zjarrfikës, u panë në vendngjarje.
Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, deklaroi se Departamenti i Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshëm me FBI-në dhe agjentët e saj të vendosur në kampus. Deri tani, nuk janë dhënë informacione të tjera lidhur me motivin e të dyshuarit apo identitetin e tij. -

Trump ngrin fondet e universitetit të Harvard-it
Universiteti elitar i Harvardit refuzon të zbatojë ndryshimin e kursit të kërkuar nga presidenti Donald Trump, si për shembull në pranimin e studentëve në këtë universitet. Në një letër nga presidenti i universitetit Alan Garber thuhet, se “asnjë qeveri – pavarësisht se cila parti është në pushtet – nuk duhet të diktojë se çfarë mund të ofrojnë si mësim universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë, dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi mund të ndjekin.” Universiteti i Harvardit nuk do të heqë dorë nga pavarësia dhe të drejtat e tij kushtetuese.Garber është shprehur më tej se liria e mendimit dhe e kërkimit shkencor, si edhe angazhimi shumë i gjatë i qeverisë për t’i respektuar dhe mbrojtur këto liri, i kanë mundësuar universiteteve të kontribuojnë në mënyrë vendimtare për një shoqëri të lirë.
Qeveria e Trump ngrin miliardaKjo ka pasoja financiare për universitetin. Administrata amerikane nën Trump reagoi menjëherë dhe njoftoi se tani do të shkurtojë fondet federale prej 2.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 2 miliardë euro) për universitetin e njohur botëror. Edhe fondet nga kontratat ekzistuese që arrijnë në 60 milionë dollarë amerikanë (rreth 53 milionë euro) do të ngrijnë po ashtu. Kjo masë u argumentua me mospërfilljen me gjasë të të drejtave qytetare dhe përpjekje të pamjaftueshme kundër antisemitizmit në universitetin e njohur. Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Arsimit thuhet, se “deklarata e sotme e Harvardit përforcon mentalitetin shqetësues pretendues të të drejtës që është përhapur në universitetet dhe kolegjet më prestigjioze të vendit tonë.
Çfarë ka kërkuar qeveria amerikane nga Harvard?
Qeveria nën Trump i kishte kërkuar universitetit, me qendër në Kembrixh, në shtetin Massachusetts, në një letër të premten të bënte ndryshime dhe të plotësonte disa detyrime. Në kërkesën nga qeveria kërkohej që universiteti të raportojë mbi studentët e huaj tek autoritetet federale në rast të shkeljes së rregullave të sjelljes. Të shqyrtonte diversitetin e qëndrimeve mes studentëve dhe stafit të universitetit. T’i jepte fund pranimit të studentëve dhe rekrutimit të stafit bazuar në kriteret e diversitetit. Programi i diversitetit u vendos për të luftuar disavantazhet historike që kishin ekzistuar për shembull kundër njerëzve me ngjyrë ose grave./dw -

La Sapienza nderon Ilaria Sulën, salla e universitetit më të madh në Romë merr emrin e studentes shqiptare
Ilaria Sula mbeti e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë në shtëpinë e tij, kjo pasi 22-vjeçarja shqiptare i kërkoi që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.
Universiteti më i madh i Romës, La sapienza, në të cilin Ilaria studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila mbeti viktimë e femicidit në Itali.Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës.
“Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar i janë kushtuar Ilaria Sulës. Me rastin e 722-vjetorit të themelimit të Studium Urbis, sot janë inauguruar tre hapësira të reja me gjithsej 260 vende të reja studimi për komunitetin studentor: Biblioteka e re e bashkuar e Jurisprudencës, Salla Montessori në Godinën e Mineralogjisë dhe Hapësirat e studimit Ilaria Sula, në të cilat një pllakë përkujtimore kujton: ‘Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre’”, shkruhej në postimin e universitetit.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin dhe prindërit e vëllai i Ilarias, të cilët prej ditësh vajtojnë humbjen e vajzës së tyre.
Ilaria u vra më 26 mars nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili pasi e goditi tre herë me thikë, trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Prej ditësh ajo rezultoi e humbur, deri në momentin kur 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet tregoi të vërtetën në polici. -

Opera “Rozafa” në sallën e Universitetit të Arteve, një premierë botërore e kompozitorit David Tukiçi
“Rozafa” opera legjendë me tre akte dhe gjashtë tablo premierë botërore në skenë. Vepra e kompozitorit David Tukiçi (Mjeshtër i Madh), me libret të shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar Fadil Kraja (Mjeshtër i Madh) u shfaq në sallën e Universitetit të Arteve. Muzika u luajt nga Orkestra e Harqeve e RTSH drejtuar nga dirigjenti Olsi Qinami. E ndarë në tre akte dhe gjashtë tablo, kjo vepër solli në skenë një kast të njohur artistësh. Në njoftimin e Orkestrës thuhet se artistët interpretuan me mjeshtëri legjendën e njohur shqiptare të sakrificës sublime. “Rolin e Rozafës, nusja e vëllait më të vogël, Ujkanit, shkëlqeu soprano Ardita Meni. Tenori i jashtëzakonshëm Josif Gjipali portretizoi me ndjeshmëri dhe perfeksion karakterin e Ujkanit, vëllait të tretë, duke sjellë në jetë dramën e tij të brendshme. Në rolin e Ajkunës, nënës së tre vëllezërve që ndërtojnë kalanë soprano e mirënjohur Marjana Leka emocionoi publikun me zërin dhe interpretimin e saj.
Baritoni brilant Armando Likaj u ngjit në skenë si plaku i urtë, figura mistike dhe profetike e operës, duke dhënë një interpretim mbresëlënës me autoritetin dhe thellësinë e zërit të tij. Bledar Domi si Beci, vëllai i dytë dhe bashkëshorti i Xhixhës, solli një portretizim të ndjeshëm të një burri të ndarë mes detyrës dhe dashurisë. Në krah të tij, Greta Zani, si Xhixha, portretizoi dhimbjen e një gruaje që përballet me fatin e pashmangshëm”, thuhet për shfaqjen operistike. Jurgest Tomori, si vëllai i madh Sokoli, dhe Suada Gjergji, si e shoqja e tij Tana, sollën një tjetër dimension të dramës familjare, duke interpretuar me thellësi marrëdhënien mes sakrificës dhe detyrimit. Një moment veçanërisht prekës ishte zëri i Rozafa Etemit. Formacioni i harqeve i Orkestrës Simfonike RTSH solli në jetë fuqinë dhe ndjeshmërinë e partiturës së David Tukiçit nën dirigjimin e Olsi Qinamit.
Një kontribut të rëndësishëm i dha kori i studentëve të Universitetit të Arteve, nën drejtimin e mjeshtrit të korit Bujar Alliu. Koncermaester Ardita Bufaj harmonizoi me profesionalizëm lidhjen midis solistëve dhe orkestrës. Bebeka Alla portretizoi personazhet me mjeshtrinë e saj të grimit dhe parukeve. Skenografia dhe regjia e veprës David Tukiçi. Kjo vepër u shfaq mbrëmjen e datës 4 prill.
-

Shovinizmi i fshehur pas religjionit: Rasti i kishës në oborrin e UP-ës Kosovë
Autor: Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesorNë fillin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, viti 1989 shënoi një kthesë të errët për Kosovën. Serbia, nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit, shfuqizoi autonominë kushtetuese të Kosovës, duke shpërbërë institucionet e saj dhe duke vendosur një sistem shtypës ndaj shqiptarëve shumicë. Ky represion i institucionalizuar ishte pjesë e një projekti më të gjerë nacional-shovinist serb, i cili në dekadën që pasoi do të sillte luftëra të përgjakshme dhe gjenocidin në Bosnje (1992–1995), që tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare.Në këtë klimë dhune dhe mohimi, regjimi serb nisi në vitin 1992 ndërtimin e “Kishës së Krishtit Shpëtimtar” në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kjo nuk ishte një iniciativë shpirtërore apo fetare e komunitetit vendor, por një projekt ideologjik i paramenduar, që synonte të nguliste praninë dhe dominimin serb në një hapësirë që përfaqësonte dijen, identitetin dhe qëndrueshmërinë e shqiptarëve në Kosovë. Në një kohë kur shqiptarët ishin dhunshëm të përjashtuar nga arsimi, mediat dhe institucionet publike, ndërtimi i një objekti të tillë fetar në zemër të universitetit ishte një akt i qartë simbolik i kontrollit etno-politik.Projekti nëse do arrinte të përfundohej dhe Kosova përfundimisht të pushtohej, nuk do ndalej vetëm te simbolika: ai do përfshinte edhe shfrytëzimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës si bibliotekë kishtare, si dhe përvetësimin e objekteve të universitetit për nevoja të kishës. Kjo do t’i siguronte Kishës një pozicion strategjik në zemër të Prishtinës, duke e shndërruar atë në një qendër religjioze, kulturore e politike për të gjithë Kosovën.Kjo kishë përfaqësonte përdorimin e besimit si instrument propagandistik dhe jo si shprehje e një nevoje fetare. Ajo u ndërtua jo për t’i shërbyer komunitetit ortodoks vendor, por për të projektuar pushtetin serb mbi hapësirën publike, për të normalizuar shtypjen dhe për të imponuar një narrativë të re historike. Edhe vetë emri “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” ishte pjesë e kësaj propagande: ai nuk evokonte një vlerë fetare universale, por përpiqej ta paraqiste pushtimin si “shpëtim” dhe shtypjen si “besim”.Në thelb, kjo kishë nuk ishte objekt kulti, por monument pushtimi, një përpjekje për ta zhveshur Universitetin e Prishtinës nga identiteti i tij shqiptar dhe për ta zëvendësuar me një simbol të fuqisë politike serbe. Ishte një akt i mirëmenduar për të prodhuar tension të vazhdueshëm kulturor dhe historik, duke e mbështjellë dominimin me mantelin e fesë dhe duke e përdorur atë si armë hibride.Instrumentalizimi i fesë për pushtim: ndërtimi i kishës në shkelje të së drejtës ndërkombëtareNdërtimi i Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës në fillim të viteve 1990, në një kohë kur Kosova ndodhej nën një regjim shtypës dhe sistem aparteidi institucional ndaj shqiptarëve, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të shumë parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut.Sipas Nenit 53 të Konventës së Katërt të Gjenevës (1949), ndalohet çdo shkatërrim apo uzurpim i pasurisë publike apo private nga një fuqi pushtuese, përveç rasteve kur një veprim i tillë është absolutisht i nevojshëm për arsye ushtarake. Serbia, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës më 1989, veproi si fuqi pushtuese de facto dhe uzurpoi hapësirën publike të një institucioni civil, Universitetit të Prishtinës, duke ndërtuar një objekt fetar të lidhur me ideologjinë e saj nacional-shoviniste. Ky veprim jo vetëm shkel parimin e mosndërhyrjes në objekte civile, por përbën edhe përvetësim të hapësirave të pastruara etnikisht nga studentët dhe stafi shqiptar duke treguar se ky veprim është i nevojshëm për arsye ushtarake.Po ashtu, Neni 52 i Protokollit I, shtesë të Konventave të Gjenevës (1977) ndalon përdorimin e objekteve civile për qëllime që i kthejnë ato në objektiva politike ose ushtarake. Shndërrimi i një hapësire arsimore në një mjet të propagandës fetaro-politike në kohë shtypjeje sistematike bie ndesh me këtë dispozitë, duke e kthyer Universitetin në një arenë të imponimit ideologjik.Për më tepër, Konventa e Hagës për Mbrojtjen e Pasurive Kulturore në Rast Konflikti të Armatosur (1954), e mbështetur nga konventat e UNESCO-s, ndalon keqpërdorimin dhe politizimin e objekteve me vlerë kulturore. Ndërtimi i një objekti fetar-politik në një qendër arsimore dhe kulturore gjatë një periudhe të dhunës dhe diskriminimit të organizuar etnikisht bie ndesh me Nenin 4 të kësaj Konvente, i cili urdhëron mbrojtjen e pasurive kulturore edhe në kohë lufte.Nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut, ndërtimi i kishës në një hapësirë të spastruar nga shqiptarët shkel edhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR, 1966). Neni 18 i këtij pakti garanton lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë, Neni 27 mbron të drejtën e pakicave për të shijuar kulturën e tyre dhe për të praktikuar fenë. Në këtë rast, shumica shqiptare u përjashtua nga institucionet publike, ndërsa në vendin e tyre u vendos një simbol i një feje të nacionalizuar që i shërbente vetëm pushtuesit.Në këtë kontekst, vlerësimi juridik përfshin edhe analizën sipas dy parimeve themelore të së drejtës humanitare ndërkombëtare: jus ad bellum dhe jus in bello. Sipas jus ad bellum, përdorimi i forcës nga Serbia për të mbajtur nën kontroll Kosovën pas vitit 1989 nuk kishte bazë legjitime në të drejtën ndërkombëtare. Serbia veproi pa pëlqimin e popullsisë vendase dhe pa mandat ndërkombëtar, duke e bërë pushtimin e saj të paligjshëm. Në këtë kuptim, ndërtimi i kishës si simbol pushtimi nuk është një akt i izoluar, por pjesë e një veprimi agresiv që shkelte të drejtën për vetëvendosje.Ndërsa nga perspektiva e jus in bello, edhe sikur Serbia të kishte status pushtues të njohur, ajo kishte detyrimin të ruante karakterin civil të institucioneve publike dhe të mbronte pasuritë kulturore. Ndërtimi i një objekti fetaro-politik mbi hapësira arsimore të pastruara etnikisht përbën shkelje të qartë të këtyre detyrimeve, duke kthyer një zonë civile në objekt propagande dhe tensioni etnik.Të gjitha këto veprime, të ndërmarra si pjesë e një strategjie më të gjerë të aparteidit institucional dhe dominimit kulturor, përbëjnë një shkelje të frymës dhe germës të së drejtës ndërkombëtare. Ndërtimi i Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës nuk mund të trajtohet si një akt neutral apo thjesht fetar, por si pjesë përbërëse e makinerisë së okupimit simbolik dhe të dhunës strukturore.Gjatë luftës në Kosovë më 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndërmori veprime të qëllimshme për të mbrojtur objekte fetare serbe nga dëmtimet dhe vandalizmi, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Sipas një artikulli të Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), të ribotuar nga Albanian Post, luftëtarët e UÇK-së vendosën roje pranë disa manastireve ortodokse serbe për t’i mbrojtur gjatë përleshjeve në terren. Kjo sjellje, në kundërshtim me narrativat që e portretizojnë UÇK-në si forcë përjashtuese, dëshmon një përkushtim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të diversitetit fetar në Kosovë. Veprime të tilla përputhen me Konventën e Hagës (1954) dhe Konventat e Gjenevës, të cilat ndalojnë shënjestrimin e objekteve fetare dhe kërkojnë mbrojtjen e tyre në kohë konflikti. Në një kohë kur pushteti serb ndërtonte struktura religjioze si instrument dominimi politik, UÇK-ja, duke mbrojtur monumentet e komunitetit tjetër fetar, afirmoi karakterin mbrojtës dhe etik të luftës së saj çlirimtare.Dekonstruktimi i propagandës rreth kishës në oborrin e Universitetit të PrishtinësNë diskursin publik të pasluftës në Kosovë, shpesh hasen përpjekje për të rishkruar narrativën historike përmes një aparature të rafinuar propagandistike, e cila operon nën petkun e analizës akademike ose të shqetësimit publik. Artikujt e publikuar në faqen Kosovo Online nga persona me tituj si “profesorë”, “analistë politikë” apo “përfaqësues të shoqërisë civile” nuk përfaqësojnë opinione të ndërtuara mbi fakte të verifikueshme, por formulime të pozicionuara ideologjikisht, të dizajnuara për të ngatërruar lexuesin dhe për të vendosur një ndarje të rreme midis “mbrojtjes së trashëgimisë” dhe “sulmit ndaj fesë”.Për shembull, në artikullin ku citohet profesori Popoviq (“në Kosovë janë në shënjestër simbolet më të shenjta të komunitetit serb”), mungon çdo referencë konkrete për ngjarje, individë, ose kontekste specifike. Në vend të argumentit shkencor, kemi një përgjithësim dramatik emocional, ku çdo akt i kritikës ndaj Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës identifikohet si sulm ndaj gjithë komunitetit serb. Ky është një shembull i pastër i teknikës së përhapjes së frikës kolektive, që synon të parandalojë debat racional duke e zëvendësuar me panik identitar.Po kështu, deklaratat e analistëve si Gudzhiq, të cilët pretendojnë se “qëllimi i elitave shqiptare është fshirja e pranisë serbe në Kosovë”, përfaqësojnë një formë të thjeshtëzuar dhe të rrezikshme të logjikës politike: çdo kritikë ndaj një ndërtese të imponuar politikisht në periudhë lufte, automatikisht barazohet me “spastrimin” e një populli. Kjo është një manipulim i drejtpërdrejtë i fjalës “prani”, duke e paraqitur objektin e konfliktit si përfaqësues të një kolektivi të tërë.Veçanërisht shqetësuese është përfshirja e zërave akademikë në këtë diskurs, të cilët në vend që të angazhohen me kritere burimore, kontekstuale dhe të matshme, përdorin titujt e tyre për të vulosur narrativën si të vërtetë të padiskutueshme. Një profesor i një universiteti, që angazhohet publikisht pa cituar asnjë burim historik, ligjor apo faktik, por përdor vetëm deklarata normuese dhe dramatike, shkel parimet e vetë metodës shkencore: skepticizmin, objektivitetin dhe transparencën argumentuese. Ai nuk po mëson, por po ndihmon në prodhimin e një mase të ideologjizuar lexuesish, duke zhdukur kufirin midis shkencës dhe propagandës.Kjo mënyrë komunikimi nuk është neutrale: ajo ndihmon në konsolidimin e mitologjisë politike rreth kishës si viktimë, duke fshehur natyrën e saj reale si instrument i pushtimit kulturor. Fakti që këto deklarata nuk përballen me të dhënat historike (p.sh. periudha kur ndërtohej kisha, funksioni i saj simbolik, përjashtimi i shqiptarëve nga arsimi, shkeljet e të drejtës ndërkombëtare), por i shmangen atyre, tregon se qëllimi nuk është sqarimi, por krijimi i një bote të përbindshme ku çdo përpjekje për dekolonizim shfaqet si fanatizëm kundër fesë.Në këtë mënyrë, diskursi propagandistik nuk është thjesht i pasaktë, por aktivisht i rrezikshëm: ai bën të pamundur bisedën e ndershme dhe nxit tensione, duke fshehur padrejtësinë nën mantelin e “shqetësimit kombëtar” ose “ruajtjes së trashëgimisë”. Për të kundërshtuar këtë lloj retorike, kërkohet jo vetëm përballje me faktet, por denoncim i metodës sepse kur shkenca përdoret për të fshehur pushtetin, ajo pushon së qeni shkencë.Nga alarm imagjinar në agjendë politike: kisha si simbol për mobilizim strategjikDiskursi që ndërtohet rreth kishës ortodokse të ndërtuar ilegalisht në oborrin e Universitetit të Prishtinës në disa media serbe nuk synon ruajtjen e trashëgimisë fetare, por krijimin e një narrative politike që e paraqet çdo debat ligjor apo institucional si sulm ndaj fesë. Kjo formë propagande shfrytëzon ndjeshmëritë fetare për të krijuar tensione ndëretnike, për të mobilizuar opinionin serb dhe për të minuar legjitimitetin e institucioneve të Kosovës në sytë e publikut ndërkombëtar.Veçanërisht problematike është përpjekja që kjo çështje që ngritët tani të futet në agjendën e dialogut Kosovë–Serbi, si një “temë e trashëgimisë kulturore”. Kjo përpjekje është e pabazuar, sepse objekti në fjalë nuk përfaqëson një trashëgimi fetare të mbrojtur, por një ndërtim të kontestuar, pa pëlqimin e shumicës, në një kohë represioni të thellë institucional.Propaganda pikërisht në këtë periudhë të ndjeshme politike dhe ngritja e vëmendjes ndaj kësaj kishe nga Kosovo Online, tregon se Serbia është duke përgatitur një agjendë e cila ka për synim të mobilizoj masat edhe në rast të kërkesës për mobilizim për luftë ku qëllimi është marshimi drejt Prishtinës në mbrojtje të kishës.Askush nuk ka kërkuar rrëzimin e kishës, dhe pozicioni i Kosovës nuk është kundër fesë ortodokse. Por përpjekjet për ta trajtuar Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë me status të veçantë apo për ta politizuar këtë objekt bien ndesh me parimin e barazisë fetare dhe tentojnë të kthejnë një objekt të debatueshëm ligjor në mjet të pazareve politike.Këto janë taktika të njohura që Serbia ka përdorur edhe në të kaluarën: viktimizim, përçarje, dhe zhvendosje e debatit nga e vërteta historike në ndjenja të turbullta emocionale. Për këtë arsye, është thelbësore që kjo çështje të mos bëhet pjesë e dialogut ndërmjet dy shteteve, dhe po ashtu të mbahet në vëmendje të lartë publike çdo veprim i Serbisë nëpërmjet instrumenteve si Kisha Ortodokse me qëllime të nxitjes së konflikteve dhe viktimizimit.