Tag: universiteti

  • “Ja ku jemi sot”/Rama për UBT-në: Nga degjenerimi publik te partneriteti me Vjenën

    “Ja ku jemi sot”/Rama për UBT-në: Nga degjenerimi publik te partneriteti me Vjenën

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin, ku po flitet për partneritetin me rëndësi UBT-BOKU.
    Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi dy fazat në të cilat ka kaluar Universiteti Bujqësor i Tiranës, në kohën kur ky universitet kishte dijetarë e akademikë të jashtëzakonshëm si dhe koha e braktisjes dhe degjenerimit publik.
    Më tej, ai foli për ditën kur udhëtoi drejt Vjenës për të finalizuar një marrëveshje me Universitetin BOKU.
    “Pati edhe fazën e braktisjes dhe degjenerimit public të tij, ku përveç burimeve njerëzore brenda mureve të universitetit të trashëguara, asgjë tjetër nuk mbeti aty. Rektori përsëriti disa herë një telefonatë, a thua se ishte ndonjë zë profetik nga mali.
    Nga qoftet deri te shitja e të brendshmeve, ishte dramatike të hyje në atë universitet, ku për të shkuar në klasë duhet të kaloje nëpërmjet një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare.
    Edhe për faktin që shumëkush mendoi se koha e fshatit mbaroi dhe erdhi koha e qytetit, natyrisht erdhi koha e Mercedesit të vjedhur dhe iu kthye shpina UBT-së.
    E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha tani nuk kemi si embajmë universitetin nëse nuk e ulim mesataren nga 6 në 5, nga gjysmë të vdekur, t’i marrim të vbdekur. Unë i thashë që kjo do sillte rrënim përfundimtar, qëllimi ishte të kthehej në trend ku vajzat dhe djemtë të shihnin të ardhmen.
    Në një universitet europian! Isha i pari kryeministër që ngjitja shkallët e atij universiteti që nga 1872-i, se çfarë nuk kishte dëgjuar për shqiptarët dhe aty po i vinte shefi i mafies në derë. Na shikonte me çudi të përzier me frikë. Megjithatë ja ku jemi sot, falë këtij burri”, tha Rama.

  • Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Lin të Progradecit (FOTO)

    Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Lin të Progradecit (FOTO)

    “Në Lin, një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit.Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë.Gërmimet në zonën e Buqezës kanë nxjerrë në dritë struktura të hershme prej druri nën ujë dhe gjurmë të një komuniteti që përdorte me zgjuarsi burimet natyrore nga bujqësia dhe blegtoria, te peshkimi dhe gjuetia.
    Ky projekt, i cili u miratua në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe që falë bashkëpunimit me IKTK, sot e kemi të shpallur zonë arkeologjike nënujore.“Lini është të paktën 500 vjet më i vjetër se çdo vendbanim i këtij lloji i zbuluar më parë në Itali apo Spanjë,” thekson prof. Albert Hafner nga Universiteti i Bernës.Një tjetër arsye për të qenë krenarë për thesaret që mbart toka shqiptare”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe fotot nga ky zbulim.

    Fotot nga prof. Ardian Anastasi

  • A i mbështesin izraelitët sulmet ndaj Iranit?

    A i mbështesin izraelitët sulmet ndaj Iranit?

    Një sondazh i kryer nga Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik ofron një panoramë të përçarjes së ndjenjave në Izrael për sulmet ndaj Iranit. Rezultatet e hershme tregojnë se 83% e hebrenjve izraelitë mbështesin operacionet ushtarake, ndërsa vetëm 12% e izraelitëve arabë shprehen në favor.

     

    Gazetarët kanë vizituar disa zona të prekura nga sulmet ajrore, ku banorët ndihen të ndarë në qëndrime. Në Bat Yam, qytet me mbështetje të madhe për qeverinë, shumë janë të shqetësuar nga dëmet dhe viktimat në komunitetet e tyre, por prapëseprapë mbështesin sulmet ndaj Iranit në një përpjekje për të ndaluar programin bërthamor iranian.

     

    Ndërkohë, në qytetin bregdetar të Haifas, disa banorë shprehen kundër luftës. Një nënë me të birin tha se frikësohet se konflikti po pengon përpjekjet për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza. Një tjetër person shprehu shqetësimin se sulmet po tërheqin vëmendjen globale nga vuajtjet e civilëve në Gaza dhe kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar armatosjen e Izraelit.

     

    Sondazhi dhe vizitat në terren tregojnë qartë se ndonëse mbështetja për aksionet ushtarake është e fortë në disa pjesë të shoqërisë, ekziston një shqetësim dhe ndasi e thellë mbi rrugën që po ndjek vendi.

  • Diaspora për arsimin: Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

    Diaspora për arsimin: Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

    Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemi më të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot në Tiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës); Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

    Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptare, angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

    Fushat e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoT, shkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.

    Programi “Diaspora4Education, mundëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/ akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe në kërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.

    Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare. Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse që zbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

    Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

    Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.

    Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.

    Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.

  • Harvard padit Trumpin për ndalimin e hyrjes së studentëve të huaj

    Harvard padit Trumpin për ndalimin e hyrjes së studentëve të huaj

    Universiteti i Harvardit kundërshtoi në gjykatë ndalimin e udhëtimit të studentëve të rinj nga Presidenti Donald Trump.

    “Kjo nuk është përpjekja e parë e administratës për të ndërprerë lidhjet e Harvardit me studentët e saj ndërkombëtarë (…) kjo është një fushatë e koordinuar hakmarrjeje, që arrin kulmin”, tha universiteti.
    Në mes të një lufte që ai ka zhvilluar kundër institucioneve të arsimit të lartë që ai i konsideron djep të ideologjisë “të zgjuar”, Donald Trump njoftoi të mërkurën e kaluar në mbrëmje se e konsideron “të domosdoshme” të “kufizojë hyrjen” e të huajve për të studiuar në Harvard me qëllim mbrojtjen e “sigurisë kombëtare”.
    Kjo masë zyrtarisht ka efekt të menjëhershëm kundër “të huajve që synojnë të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë, ekskluzivisht ose në një pjesë të madhe, në programe studimi” në Universitetin e Harvardit. Fillimisht është për një periudhë gjashtëmujore, e rinovueshme, shtoi ai në dokumentin e publikuar nga shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë.
    Në fund të majit, administrata Trump tashmë u përpoq të ndalonte Harvardin të regjistronte studentë të huaj, duke tërhequr certifikimin SEVIS (Student and Exchange Visitor) nga institucioni, me fjalë të tjera, duke e përjashtuar atë nga programi kryesor për pritjen ose shkëmbimin e studentëve në Shtetet e Bashkuara.
    Universiteti e kundërshtoi këtë masë duke iu drejtuar një gjykate federale në Massachusetts, duke siguruar një pezullim të zbatimit të saj. Dje, Harvard shtoi ankesën e tij të re kundër administratës Trump në dosjen e çështjes së tij që tashmë po shqyrtohet nga gjyqësori amerikan.
    Sipas faqes së tij të internetit, rreth 6,700 studentë nga jashtë studiuan në Harvard këtë vit. Kjo është 27% e totalit.

    Top Channel

  • Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur në Kolumbi

    Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur në Kolumbi

    Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.
    Shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili po transportonte 26 pasagjerë nga Tolima në Quindio. Disa njerëz u hodhën nga autobusi kur ai goditi një pengesë të urës.
    Universiteti Humboldt në qytetin kolumbian të Armenisë ka shpallur dy ditë zie pas “humbjes së dhimbshme të disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve” në aksident.
    Autobusi mbante “22 studentë, dy mësues dhe një oficer komunikimi”, tha rektori i universitetit Diego Fernando Jaramillo Lopez.
    Aksidentet rrugore janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes në Kolumbi, me një mesatare prej 22 vdekjesh në ditë në vitin 2024.

  • Kolumbi/ Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur

    Kolumbi/ Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur

    Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

    Shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili po transportonte 26 pasagjerë nga Tolima në Quindio. Disa njerëz u hodhën nga autobusi kur ai goditi një pengesë të urës.

    Universiteti Humboldt në qytetin kolumbian të Armenisë ka shpallur dy ditë zie pas “humbjes së dhimbshme të disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve” në aksident.

    Autobusi mbante “22 studentë, dy mësues dhe një oficer komunikimi”, tha rektori i universitetit Diego Fernando Jaramillo Lopez.

    Aksidentet rrugore janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes në Kolumbi, me një mesatare prej 22 vdekjesh në ditë në vitin 2024.

  • Një ekskursion që shndërrohet në tragjedi, përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur

    Një ekskursion që shndërrohet në tragjedi, përmbyset autobusi me studentë, 10 të vdekur

    Një ekskursion i zakonshëm studentor, një udhëtim me qëllime edukative e shoqëruese, përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi që transportonte 26 pasagjerë u përplas, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve. Ajo që duhej të ishte një ditë dijeje, miqësie dhe frymëzimi, u kthye në një kapitull zie për Universitetin Humboldt dhe për të gjithë ne që besojmë në forcën e rinisë dhe arsimit.
    Sipas autoriteteve, shoferi humbi kontrollin mbi automjetin që po udhëtonte nga Tolima në Quindio, dhe tragjikisht, disa pasagjerë u hodhën nga autobusi në momentin kur ai goditi një pengesë në urë. Të paktën dhjetë jetë u shuan aty, mes tyre studentë, profesorë dhe anëtarë të stafit universitar – mendje të reja, zëra që ndoshta po ëndërronin një botë më të mirë, njerëz që i përkisnin dritës.

    Universiteti Humboldt në qytetin e Armenisë ka shpallur dy ditë zie, një gjest që më shumë se formë institucionale, është një përulje e thellë ndaj dhimbjes që fjalët nuk mund ta përshkruajnë. “Humbje e dhimbshme e disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve” – kështu u shpreh rektori Diego Fernando Jaramillo López. Por janë më shumë se kaq – ishin shpresa, ishin pjesë e një komuniteti që ëndërronte, zhvillohej dhe jetonte me ideal.
    Në autobus ndodheshin 22 studentë, dy profesorë dhe një oficer komunikimi – një përzierje e bukur brezash dhe rolesh që i japin jetë një universiteti, dhe që sot na kujtojnë se çdo udhëtim mund të jetë më i brishtë se ç’e imagjinojmë.
    Kolumbia përballet shpesh me realitetin e hidhur të aksidenteve rrugore, që janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në vend, me një mesatare tragjike prej 22 jetësh të humbura çdo ditë në vitin 2024. Por kur viktimat janë pjesëtarë të një universiteti – të rinj që bartin shpresën e një vendi, arsimtarë që e mbjellin atë – dhimbja është edhe më e thellë, edhe më kolektive.

  • Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në Harvard

    Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në Harvard

    Pse autoritetet amerikane marrin vendim të mos u lejojnë më të huajve të studiojnë në universitetin e njohur Harvard. Universiteti e quan këtë si masë hakmarrëse.
    Sipas administratës Trump, studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t’i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta.

    Universiteti u lejoi “agjitatorëve antiamerikanë dhe proterroristë” që të sulmonin studentët hebrenj në kampus. Pa dhënë asnjë provë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzoi gjithashtu Harvardin për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze. Thuhet, se ky hap u ndërmor pasi universiteti refuzoi të jepte informacion në lidhje me disa studentë të huaj. Në një letër drejtuar Harvardit, Noem deklaroi se sanksioni ishte “rezultati fatkeq i dështimit të Harvardit për të përmbushur kërkesat e thjeshta të raportimit”.
    Sekretarja e Siguris Kombëtare tha se Harvad mund ta rifitonte autorizimin për të pranuar studentë ndërkombëtarë nëse do të paraqiste një mori dokumentesh mbi studentët ndërkombëtarë brenda 72 orëve.
    Harvard: Masë hakmarrëseGati 6,800 studentë ndërkombëtarë janë të regjistruar në Harvard, më shumë se një e katërta e trupës studentore. Studentët që janë regjistruar tashmë do të duhet të ndryshojnë universitet ose të humbasin statusin e qëndrimit, deklaroi universiteti. “Veprimet e qeverisë janë të paligjshme”, thuhet dhe se “jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të mirëpritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë vend – pa masë.” Universiteti e quajti këtë veprim një “masë hakmarrëse”. Kjo kërcënon të shkaktojë dëme serioze për universitetin dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit. DW

  • ‘Lufta’ e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë

    ‘Lufta’ e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë

    Administrata Trump njoftoi të enjten se i ka hequr Universitetit Harvard lejen për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke u dhënë kështu një goditje të fortë këtij institucioni prestigjioz.

    Sipas Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Harvard nuk do të mund të pranojë më studentë të huaj, ndërsa studentët aktualë duhet të transferohen në një universitet tjetër për të ruajtur statusin e tyre ligjor në SHBA.
    Ky vendim vjen pas një mosmarrëveshjeje mes administratës dhe Harvardit, ku universiteti refuzoi të dorëzonte regjistrat e studentëve të huaj. Masa prek rreth një të katërtën e studentëve të huaj në Harvard dhe ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri të madhe në komunitetin akademik.
    Administrata Trump e ka akuzuar Harvardin se është kthyer në një vatër “antiamerikane, antisemitike dhe pro-terroriste”, ndërsa universiteti ka kundërshtuar fuqishëm, duke e cilësuar vendimin si “të paligjshëm” dhe një sulm ndaj autonomisë akademike dhe misionit të tij kërkimor.
    Harvardi e quajti këtë veprim “të paligjshëm” në një deklaratë.
    “Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të pritur studentët dhe studiuesit tanë ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë komb – pa masë”, u përgjigj universiteti.

    Top Channel