Tag: unionit

  • Berisha u zgjodh zv.president i CDI/ Meta e përgëzon: Përfaqësim dinjitoz…

    Berisha u zgjodh zv.president i CDI/ Meta e përgëzon: Përfaqësim dinjitoz…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

    Ish-presidenti Ilir Meta, nga burgu ka uruar Berishën, ku e quan zgjedhjen e tij në detyrën e zv.presidentiti të merituar.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL-së, shprehet se kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura
    “Urimet më të përzemërta liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha për zgjedhjen e merituar në detyrën e Zëvendës Presidentit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.
    Kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura nga kapja prej regjimit të korruptuar e të inkriminuar parti-shtet të Edi Ramës.
    Gjithashtu dua të përshëndes, vlerësoj dhe përkrah fuqimisht mesazhin e qartë lidhur me Shqipërinë të shprehur nga PPE gjatë punimeve të Asamblesë së CDI, nga eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, që përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor”, shprehet Meta.

  • Sektori i turizmit në krizë për punonjës, duhen 30 mijë persona

    Sektori i turizmit në krizë për punonjës, duhen 30 mijë persona

    Sektori i turizmit po përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore. Sipas Unionit Turistik Shqiptar, industrisë i nevojiten rreth 30 mijë punonjës të rinj, kryesisht në hotelieri, Air B&B, plazhe dhe transport turistik. Për këtë arsye, operatorët kërkojnë thjeshtimin e procedurave për pajisjen me leje qëndrimi të punonjësve të huaj, pasi e konsiderojnë të pamundur mbulimin e kërkesës me punonjës vendas.
    Në takimin e fundit me Ministrinë e Turizmit, drejtuesit e Unionit kanë parashtruar një sërë propozimesh konkrete për përmirësimin e sektorit, përfshirë: Zbatimin ligjor të sigurimeve jashtë sezonit, siç parashikohet në Strategjinë Kombëtare të Turizmit; Ngritjen e linjave të dedikuara të transportit publik drejt destinacioneve bregdetare; Krijimin e një Akademie të Turizmit për rritjen e kapaciteteve profesionale; Rritjen e pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe aktivitete promovuese rajonale.
    Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e Unionit i kanë kërkuar Drejtoreshës së Emigracionit që ishte e pranishme në takim, shkurtimin e afateve dhe procedurave burokratike për marrjen e lejeve të qëndrimit nga punëtorët e huaj që vijnë për sezon turistik.Në një reagim në rrjetet sociale, Unioni Turistik Shqiptar i ka bërë publike kërkesat e tij, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit në mënyrë që sektori të ruajë ritmin e zhvillimit dhe të garantojë një turizëm cilësor me standarde ndërkombëtare.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutën në mbështetje të gjyqtarëve

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutën në mbështetje të gjyqtarëve

    Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit në Tiranë.

    Përmes kësaj rezolute, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë që të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve.
    Në rezolutë thuhet se “pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit”.
    “Kjo rezolutë është shenje e respektit të lartë për kolegun tonë të ndjerë Z.Astrit Kalaja dhe gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe gjithë punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më para përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë!
    Kjo rezolutë është një thirrje për reflektim serioz e të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese e ligjore të sigurojnë një klime normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
    Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili u përfaqësua nga dy gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor që po mbahet në Baku nga datat 11-17 tetor.
    Rezoluta e plotë:
    Në mbledhjen e saj në Baku më 14 tetor 2025, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (“EAJ”) u informua nga anëtari i saj, Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve, për vrasjen e fundit të një gjyqtari në një gjykatë apeli në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë ndërsa po shpallte një vendim. Delegatët e pranishëm u tronditën nga ky lajm dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit.
    Delegatët shprehën gjithashtu shqetësim të thellë kur mësuan rrethanat në të cilat ndodhi ky akt. Përveç faktit që sistemi gjyqësor është nën presion për shkak të mungesës së gjyqtarëve si rezultat i procesit të rivlerësimit (vetingut), gjyqtarët kanë qenë së fundmi objekt i sulmeve publike abuzuese në media nga figura të larta politike.
    Këto sulme kanë shkuar deri në identifikimin dhe ofendimin e gjyqtarëve individualë, përfshirë publikimin e fotografive të tyre në rrjete sociale. Thirrjet e përsëritura të Unionit Shqiptar të Gjyqtarëve dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i dhënë fund këtyre sulmeve publike ndaj anëtarëve të gjyqësorit janë injoruar, dhe për pasojë, besimi i publikut në sistemin gjyqësor vazhdon të gërryhet, ndërsa gjyqtarët detyrohen të punojnë në një mjedis armiqësor nga ana e opinionit publik.
    E papranueshmëria e një sjelljeje të tillë është e vetëkuptueshme. Standardet evropiane janë të qarta:(i) “Ndërsa kritika objektive ndaj gjykatave dhe vendimeve të tyre është e lejueshme, nuk është e pranueshme që pushtetet e tjera në shtet të kritikojnë gjyqësorin në një mënyrë që minon pavarësinë, autoritetin gjyqësor ose besimin e publikut te gjyqësori dhe që nxit mosbindje apo edhe dhunë ndaj gjyqtarëve.”(ii) “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit.”
    Prandaj, EAJ i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë:• të garantojë respektimin e pavarësisë gjyqësore;• të ndalojë kritikat e pajustifikuara, kërcënimet dhe sulmet ndaj gjyqtarëve; dhe• të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve.

    Top Channel

  • Historia e trazuar e flamurit britanik

    Historia e trazuar e flamurit britanik

    Nga: Neil Armstrong / BBCPërkthimi: Telegrafi.com

    Megjithëse është disa shekuj i vjetër, flamuri i Unionit [britanik] – i njohur zakonisht si “Union Jack” – që përfaqëson bashkimin e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, rrallëherë mungon këto kohë në lajmet e Mbretërisë së Bashkuar. Më parë ky flamur gjendej kryesisht i valëvitur në shtyllat e ndërtesave zyrtare, por tani varet nga dritaret e shtëpive të njerëzve dhe shfaqet i varur në ura autostradash dhe në hapësira të tjera publike.

    Kuptimi dhe simbolika e tij janë në qendër të debateve që shpesh shkaktojnë më shumë konfuzion sesa qartësi. A është shfaqja gjithnjë e më e përhapur publike e flamurit britanik – dhe e flamurit të Shën Gjergjit – një shprehje patriotizmi apo provokim? Debati vazhdon, por ajo që është e qartë është se flamuri i Unionit përfaqëson gjëra shumë të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe kontekste të ndryshme. Për disa, është thjesht një simbol i Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa për disa të tjerë është emblemë e Perandorisë 0 ose ka konotacione shqetësuese për shkak të përvetësimit të tij nga e djathta ekstreme.

     Flamuri përbëhet nga tri elemente – kryqet e Shën Gjergjit [Angli], Shën Ndreut [Skoci] dhe Shën Patrikut [Irlandë]Burimi: Getty Images

    Profesori Nick Groom është historian i kulturës dhe libri i tij Union Xhek: Historia e flamurit britanik [The Union Jack: The Story of the British Flag] ndjek historinë e këtij flamuri. Ai i tha BBC-së: “Në vitet ’70 të shekullit XX, kishim [partinë nacionaliste të ekstremit të djathtë] Frontin Kombëtar [Natioinal Front – NF] që përpiqej ta përvetësonte flamurin e Unionit, por gjithashtu kishim Tim Brooke-Taylorin nga grupi komik ‘The Goodies’ që vishte jelekë me të. Kishim jubileun e argjendtë të Mbretëreshës dhe gjithashtu pankerë që e copëtonin flamurin dhe e kthenin në artikull mode”.
    “Ka shpërthime periodike të valëvitjes së flamurit dhe shfaqjes së tij, disa të mbështetura nga qeveria, siç ndodhi në vitin 2007 kur Gordon Brown u bë kryeministër dhe në deklaratën e tij të parë në Parlament rekomandoi që ndërtesat qeveritare të valëvisnin flamurin e Unionit çdo ditë, për të nxitur një ndjenjë të identitetit britanik”.

    “Mendoj se u takon të gjithëve të mos lejojnë që ekstremistët politikë të përcaktojnë axhendën”, thotë profesori Groom. “Nëse ata përpiqen ta vendosin, ti e rikthen atë. Ky është një flamur për gjithëpërfshirje dhe diversitet. Flamuri i Unionit është pothuajse si një histori ose hartë e këtyre ishujve. Çdo element ka pasur nevojë të bëjë një kompromis për t’u përshtatur me të tjerët dhe ka një histori shumë të gjatë dhe të larmishme”.

    Ka tre përbërës në flamur. Kryqi i kuq i Shën Gjergjit mbi një sfond të bardhë është simboli i Anglisë. Kryqi diagonal i Shën Ndreut mbi një fushë të kaltër është emblema e Skocisë. Kryqi diagonal i kuq i Irlandës i Shën Patrikut mbi një sfond të bardhë është elementi i tretë.
    Kur James VI i Skocisë trashëgoi fronin e Anglisë në vitin 1603 si James I, u krijua një bashkim i kurorave, duke bashkuar dy mbretëri nën një monark, por duke i lënë ato të ndara në aspektin kushtetues. Anijet detare britanike kërkohej të valëvitnin si kryqin e kuq të Shën Gjergjit, ashtu edhe flamurin e Shën Ndreut. Megjithatë, dy flamuj të valëvitur nga e njëjta shtyllë nënkuptonin se kishte ndodhur një përballje ushtarake, me flamurin e fituesit që valëvitej mbi atë të të mundurit (sipas disa interpretimeve, praktika e uljes së flamurit në gjysmë-shtyllë do të thotë se flamuri i padukshëm i vdekjes ndodhet mbi të). Anijet angleze e vendosnin kryqin e Shën Gjergjit më sipër, ndërsa ato skoceze kryqin e Shën Ndreut.

     Flamujt e Unionit rreshtoheshin në rrugë gjatë jubileut të platinit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022Burimi: Alamy

    Kjo ishte larg frymës së bashkimit që mbreti dëshironte të inkurajonte, ndaj e ngarkoi lordin e Notingemit që të shqyrtonte se si mund të përfshiheshin të dy flamujt në një të vetëm. Konti – i cili ishte gjithashtu lord-admiral i Marinës – favorizoi një dizajn me kryqin e Shën Gjergjit përkrah kryqit të Shën Ndreut. Megjithatë, sipas protokolleve të heraldikës, flamuri që qëndronte më afër shtyllës së flamurit ishte superior, kështu që ky dizajn nuk zgjodhi asgjë.
    Në vitin 1606, u miratua një kompromis i zgjuar. Kryqi i Shën Gjergjit do të vendosej mbi kryqin e Shën Ndreut, por “kantoni” – pjesa e sipërme e flamurit më afër shtyllës, dhe sipas heraldikës sektori më i rëndësishëm – do të dominohej nga ngjyrat e Shën Ndreut. Asnjë shenjë nuk kishte epërsi. Flamuri i ri i Unionit do të valëvitej nga të gjitha anijet tregtare dhe mbretërore. Kishte ende skocezë dhe anglezë të pakënaqur, që ndiheshin të kërcënuar në identitetin e tyre dhe pati ndryshime në dizajn, por në thelb ky u bë themeli i flamurit të Unionit.

    Kur u miratua Akti i Bashkimit me Irlandën në vitin 1801, flamurit iu shtua kryqi i kuq i Shën Patrikut, i vendosur brenda kryqit të Shën Ndreut. Siç shpjegon historiani Graham Stewart, në librin e tij Britania: 100 dokumentet që formësuan një komb [Britannia: 100 Documents that Shaped a Nation]: “Për të mos e fshirë plotësisht flamurin skocez, pjesa irlandeze u bë më e hollë dhe gjithashtu u ‘ngarkua në mënyrë të kundërt’ – u përmbys në secilën gjysmë në mënyrë që të jetë më poshtë në gjysmën më afër shtyllës së flamurit (duke ia dhënë përparësinë hierarkike Skocisë), por më lart në gjysmën më larg saj”.
    Stewart vazhdon: “Kjo ishte një tjetër mënyrë për të zbutur ndjeshmëritë kombëtare duke siguruar që përparësia e dhënë flamurit irlandez – sepse qëndron mbi atë skocez – të balancohej nga përparësia që ka flamuri skocez në gjysmën më prestigjioze të dizajnit”.
    Flamuri u valëvit për herë të parë më 1 janar 1801, kur u krijua Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Që nga Traktati anglo-irlandez i vitit 1921, e kuqja përfaqëson Irlandën e Veriut.

    Pse nuk përfshihet Uellsi, vendi tjetër që përbën Britaninë (Anglia, Skocia dhe Uellsi) dhe Mbretërinë e Bashkuar (Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut)? Sepse në vitin 1283, Edward I i pushtoi uellsianët rebelë. Për të nënvizuar epërsinë e tij, Edwardi e bëri të birin princ të Uellsit. Si një principatë, jo mbretëri, Uellsi konsiderohet se përfaqësohet nga kryqi i Shën Gjergjit.
    Në Parlamentin britanik, në vitin 1908 u shpall se “flamuri i Unionit duhet të konsiderohet si flamur kombëtar”. Bashkë me flamurin me yje dhe shirita të Shteteve të Bashkuara, flamuri britanik konsiderohet ndoshta flamuri më i njohur në botë. “Mendoj se, në aspektin e jetëgjatësisë, ndikimit dhe përfaqësimit në fusha të ndryshme, flamuri i Unionit është absolutisht ikonik”, thotë Nick Groom. Ai thekson se flamuri është lehtësisht i dallueshëm edhe kur shihet vetëm një pjesë e vogël e tij, ose kur paraqitet në ngjyra të ndryshme apo bardhë e zi.
    Megjithëse fillimisht ishte një flamur mbretëror, flamuri i Unionit gradualisht u bë simboli i Britanisë dhe më pas i Mbretërisë së Bashkuar. Dhe, ndërsa Britania u rrit si një fuqi koloniale dhe perandoria e saj u përhap, flamuri i Unionit – që dikur valëvitej mbi rreth një të katërtën e popullsisë dhe sipërfaqes tokësore të botës – u bë sinonim për nënshtrim dhe shfrytëzim për popujt e territoreve perandorake që dëshironin pavarësi. Për shumëkënd, ky flamur ende bart konotacione të kolonializmit si dhe një lidhje shqetësuese për rolin e Britanisë në tregtinë transatlantike të skllevërve.

     Kryevepra e J.M.W. Turnerit, “Beteja e Trafalgarit, 21 tetor 1805” (1822-24) është interpretuar në mënyra të ndryshmeBurimi: Alamy
    Gjatë shekujve, flamuri ka qenë motiv i përsëritur në art dhe shumë nga shembujt më të hershëm janë përshkrime ushtarake dhe detare, si Vdekja e majorit Peirson (1782-84) nga John Singleton Copley. Duke festuar fitoren britanike kundër një pushtimi francez në ishullin Xhersi, në një kohë kur Perandoria Britanike po përballej me sfida, piktura shërbente për qëllime propagandistike, duke rritur besimin në Perandorinë Britanike pas humbjes së kolonive amerikane dhe duke lavdëruar fuqinë perandorake britanike.
    Në pikturën e Turnerit, Beteja e Trafalgarit (1805), syri tërhiqet nga një flamur i Unionit vetëm pjesërisht i dukshëm, por padiskutueshëm në plan të parë në të majtë. Edhe kjo pikturë është parë si një deklaratë e fuqishme nacionaliste, duke shënuar epërsinë detare të Britanisë dhe rolin e saj si fuqi globale pas betejës. Por, gjithashtu është interpretuar se është kundër luftës dhe kundër perandorisë, me kritikun e artit Jonathan Jones që përqendrohet te përshkrimi “problematik” i vuajtjes njerëzore në qendër të saj, me “një flamur gjigant britanik që noton, si qefin, mbi ujërat e trazuara”.

    Në vitet më të fundit, flamuri i Unionit ka marrë një kuptim tjetër për disa qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar. Autorja dhe kritikja Arifa Akbar i tha BBC-së: “Kam lindur në Londër, por si dikush me prejardhje pakistaneze, kujtimet e mia të para dhe formuese të fëmijërisë për këtë flamur lidhen ngushtë me Frontin Kombëtar dhe frikën shumë reale nga dhuna apo sulmi që përjetonin njerëzit që dukeshin si unë në Britaninë e viteve 1970-’80. NF-ja e përvetësoi flamurin britanik për qëllimet e veta dhe i dha atij ndërlidhje neveritëse me racizmin e dhunshëm”.

     Në vitet 1970, partia politike ekstremiste Fronti Kombëtar e adoptoi flamurin e Unionit si emblemëBurimi: Getty Images
    Vitet ‘90 të shekullit XX u karakterizuan nga një valë e fuqishme në muzikën, modën dhe artin britanik, që përkoi me ardhjen në pushtet të qeverisë së Laburistëve të Rinj [New Labour, fitorja e Tony Blairit] në vitin 1997. Kjo u quajt epoka e Cool Britannia [Britania atraktive!], një shprehje që luante me titullin e këngës patriotike. Rule, Britannia [Sundo, Britani]. Flamuri i Unionit në atë kohë u bë simbol i kësaj pamjeje të re, optimiste, të Mbretërisë së Bashkuar në skenën ndërkombëtare.

    Akbar thotë: “Ndodhi një ndryshim në marrëdhënien time me flamurin me shfaqjen e Laburistëve të Rinj dhe të Cool Britannia. Kujtoje veshjen prej flamuri të grupit Spice Girls [veshur nga Geri Halliwell në çmimet Brit më 1997]? Nuk ndihesha më aq në siklet rreth tij. Dukej sikur ishte zhveshur nga elementët e tij agresivë dhe racistë dhe përfaqësonte një patriotizëm më tolerant, më pak armiqësor. Kujtoj edhe disa miq – njerëz me ngjyrë – që ndiheshin më rehat duke valëvitur flamurin e Unionit. Nuk mendoj se flamuri britanik është vetëm sinonim i kolonializmit apo i historisë perandorake. Flamuri i një kombi ka shumë kuptime të ndryshme, jo vetëm një, dhe ato mund të ndryshojnë me kohën”.
    Emblema është shfaqur në vepra arti nga artistë të ndryshëm, përfshirë pop-artistin britanik Peter Blake dhe fituesin e çmimit “Turner”, piktorin Chris Ofili, vepra e të cilit Union Black e rimendon flamurin në ngjyrat panafrikane: të kuqe, të zezë dhe të gjelbër.

     Flamuri u përdor në veprën artistike të Jamie Reidit për këngën kundër monarkisë të grupit Sex Pistols, God Save the Queen, në vitin 1977Burimi: Getty Images

    Banksy e ka përdorur flamurin në muralet e tij satirike, dhe në vitin 2019, kur Stormzy u bë artisti i parë britanik me ngjyrë që kryesonte në skenën kryesore të festivalit “Glastonbury”, ai u ngjit në skenë i veshur me një jelek antiplumb të krijuar nga Banksy – me flamurin e Unionit pothuajse njëngjyrësh të stampuar mbi të. Ishte një koment mbi padrejtësinë shoqërore, racizmin dhe krimet me thikë në Mbretërinë e Bashkuar. Mund të ketë shërbyer gjithashtu si një përgjigje me stil ndaj parullës raciste të viteve ’70 të shekullit XX: “Nuk ka të zezë në flamurin britanik” – frazë e cila në vitin 1987 u bë titulli i një libri me ndikim të autorit Paul Gilroy.
    Emblema është përvetësuar gjatë dekadave nga artistë të shumtë muzikorë – nga The Who dhe lëvizja mod britanike në vitet ’60 të shekullit XX, te pankerët në vitet ‘70 të shekullit XX – me Sex Pistols që e përdorën flamurin në mënyrë ironike në kopertinën e këngës së tyre kundër monarkisë, God Save the Queen. Stilisti Alexander McQueen krijoi një pallto me flamurin për David Bowien, të cilën këngëtari e veshi në skenë dhe në kopertinën e albumit të tij të vitit 1997, Earthling.
    Në kulmin e fenomenit Cool Britannia, Patsy Kensit dhe Liam Gallagher u shfaqën në kopertinën e revistës Vanity Fair, të shtrirë mbi jastëkë me flamurin e Unionit. Në vitin 2012, ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Londër filloi me një imituese të Mbretëreshës Elizabeth II që zbarkoi në stadium me një parashutë të stampuar me flamurin britanik – një moment plot humor të lehtë dhe patriotizëm dashamirës.

    Sot Akbar shpreh shqetësim se konotacionet e flamurit mund të jenë duke kaluar në një tjetër ndryshim: “Fatkeqësisht, edhe një herë, me rritjen e zemërimit kundër emigrantëve dhe urrejtjes racore, flamuri duket sikur është përvetësuar nga ata që urrejnë”, thotë ajo.
    Nga ana tjetër, flamuri funksionon si një simbol krenarie kombëtare për shumë njerëz në të gjithë vendin. Nick Groom thotë: “Kur është fjala për njerëzit që e rimarrin flamurin për vete, një fëmijë që valëvit një flamur plastik të Unionit në një festë lagjeje apo në një panair rural, bën po aq për ta rikthyer flamurin në komunitet sa edhe çdo deklaratë e ndonjë politikani. Është flamuri i popullit”. /Telegrafi/

  • Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura

    Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura

    Kongresi i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN votoi në favor të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri, duke e quajtur të pajustifikueshme sakrifikimin e zonave të mbrojtura për projekte në shërbim të turizmit masiv.
    Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA njoftoi se Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka votuar në favor të ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kufizojë ndërtimet në zonat e mbrojtura.
    “Në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës u votua në favor të forcimit të kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit,” shkruan njoftimi për shtyp i PPNEA.
    Më shumë se 98% e anëtarëve të IUCN votuan Mocionin 130, një propozim formal nga anëtarët e unionit për të formësuar politikat globale të ruajtjes së natyrës dhe për të ndikuar mbi qeveritë dhe bizneset.
    Qeveria Shqiptare ndryshoi Ligjin për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024 si “në përputhje me kriteret e IUCN”, por në realitet ky ligj është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës. Ligji i ri u hapi rrugë investimeve dhe projekteve kontroverse në dëm të natyrës, të tilla si aeroporte, centrale energjetike dhe komplekseve të mëdha turistike edhe brenda zonave të mbrojtura.
    “Zonat e Mbrojtura ekzistojnë për t’u ruajtur, jo për zhvillim masiv”, vijon më tej njoftimi për shtyp.
    Sipas anëtarëve të Unionit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës, nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat e Mbrojtura.
    “Ky ndryshim shqetësues ligjor minon mbrojtjen e biodiversitetit, angazhimet për anëtarësimin në BE dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike”, shkruhet në njoftimin e mjedisorëve.
    IUCN i bëri gjithashtu thirrje Shqipërisë të rivendosë mbrojtjen kundër ndërtimit të aeroporteve, resorteve luksoze dhe projekteve të tjera të mëdha infrastrukturore në zonat e Kategorisë I & II të IUCN./BIRN

  • Fatmir Popja, kryetar i ri i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan

    Fatmir Popja, kryetar i ri i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan

    Pas më shumë se tri dekadash në shërbim të informacionit, gazetari i njohur Fatmir Popja është zgjedhur kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan. Ai merr këtë detyrë pas dorëheqjes së Besim Dybelit, i cili e ka drejtuar unionin për shumë vite me përkushtim dhe devotshmëri.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në procesin e votimit mori pjesë edhe kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, i cili vlerësoi kontributin e unionit të Elbasanit dhe u shpreh i bindur se nën drejtimin e Popjas kjo traditë do të vijojë me sukses. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Popja është një nga figurat më të respektuara të medias shqiptare. Ai ka qenë pjesë e redaksive kryesore në vend si News 24, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb, RTSH, gazetat sportive etj., ndërsa aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm të portalit AlbaniaExpress.al. Gjatë karrierës ka realizuar mijëra shkrime e intervista, ka moderuar emisione dhe është fitues i disa çmimeve prestigjioze në fushën e gazetarisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Me një eksperiencë të pasur dhe një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizëm, korrektësi dhe integritet, Popja pritet të sjellë një frymë të re në përfaqësimin e gazetarëve të Elbasanit. Zgjedhja e tij shihet si një mesazh i qartë se në gazetari, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Fatmir Popja zgjidhet kryetar i Unionit të gazetarëve të Elbasanit

    Fatmir Popja zgjidhet kryetar i Unionit të gazetarëve të Elbasanit

    Nga Vladimir Mema
    Pas një karriere mbi tre dekada në shërbim të informacionit, Fatmir Popja është zgjedhur kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan, një post që vjen si vlerësim i merituar për punën dhe përkushtimin e tij. Ai pason në këtë detyrë Besim Dybelin, i cili e drejtoi unionin për shumë vite, me përkushtim dhe devotshmëri, ndërsa dha dorëheqjen pak kohë më parë. I pranishëm në procesin e votimit ishte edhe kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, i cili vlerësoi punën dhe kontributin e unionit të Elbasanit, me besimin se me z.Popja në krye kjo traditë pozitive e unionit do të vazhdojë ende.

    Popja është një nga figurat më të respektuara në median shqiptare. Ai ka qenë dhe është pjesë e redaksive kryesore në vend, duke kontribuar në News 24, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb, RTSH, gazetat sportive etj., ndërsa së fundmi mban postin e drejtorit të përgjithshëm të portalit AlbaniaExpress.al, një media e re e cila ka fituar shpejt besimin e publikut. Në çdo rol, ai ka treguar profesionalizëm, seriozitet dhe mbi të gjitha korrektësi në marrëdhëniet me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Njëkohësisht, në këtë karrierë të gjatë mbi supe, është fitues i disa çmimeve prestigjoze në gazetari, autor i rreth 20 mijë shkrimeve, qindra intervistave me personalitete të shquara të fushave të ndryshme, moderator i emisioneve të ndryshme, drejtues i mediave lokale etj.

    Në harkun e tri dekadave, Popja ka qenë dëshmitar dhe raportues i të gjitha ngjarjeve të mëdha që kanë shënjuar Shqipërinë demokratike. Nga trazirat politike e sociale, tek reformat, ndryshimet dhe sfidat e vendit, zëri i tij ka sjellë informacion të balancuar, duke respektuar parimet e gazetarisë dhe të vërtetën. Ai ka ditur gjithmonë të jetë aty ku ngjarja zhvillohej, duke u shndërruar në një burim të besueshëm për publikun dhe një shembull për kolegët më të rinj.

    Zgjedhja e tij në krye të Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan nuk është thjesht një detyrë, por një mision i ri: të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e gazetarëve, të forcojë rolin e tyre në shoqëri dhe të nxisë bashkëpunimin me institucionet. Popja e ka treguar se beson tek etika, solidariteti dhe integriteti profesional, ndaj kolegët e shohin atë si figurën më të përshtatshme për këtë detyrë.
    Ky moment shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, por edhe një fitore për gazetarinë e Elbasanit. Me një eksperiencë të pasur, me kulturë profesionale dhe me një ndershmëri të padiskutueshme, Fatmir Popja është shembull se si pasioni për profesionin mund të ndërthuret me përgjegjësinë ndaj publikut dhe shoqërisë.
    Në ditët kur gazetaria përballet me sfida të shumta, emra si ai sjellin besim se ky profesion fisnik do të vazhdojë të mbajë peshën e vet si pushteti i katërt. Zgjedhja e Fatmir Popjas është një mesazh i qartë: integriteti, përkushtimi dhe korrektësia shpërblehen.

  • Drejtori i Policisë, Ilir Proda vlerësohet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës

    Drejtori i Policisë, Ilir Proda vlerësohet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier ka vlerësuar me “Certifikatë të Mirënjohjes” drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik. Proda priti një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, në një takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta.
    Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, njëkohësisht drejtor i medias online “Newsalbania”, së bashku me gazetarët Mariglen Bita dhe Ervis Profka (Fieri web.com), si dhe gazetarin e mirënjohur Fatmir Popja, i cili është një nga themeluesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i dorëzuan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, “Çertifikatën e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe medias. Puna juaj ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një klime besimi, respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, duke e bërë informacionin publik më të aksesueshëm dhe komunikimin me gazetarët më efikas.”

    Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda e cilësoi takimin si një moment të rëndësishëm dialogu dhe vlerësimi të ndërsjellë, jo vetëm me gazetarët e unionit të qarkut Fier, por me të gjithë gazetarët brenda dhe jashtë vendit që kanë interes të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me Policinë e Shtetit, duke shprehur angazhimin e Policisë për të thelluar më tej marrëdhëniet me median, si një komponent thelbësor i forcimit të rendit dhe sigurisë publike.
    “Së pari, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për këtë certifikatë vlerësimi, të cilën nuk e shoh thjesht si një çmim personal, por si mirënjohje për të gjithë Policinë e Shtetit, që prej kohësh e konsideron median si një partner të domosdoshëm në përmbushjen e misionit tonë”, u shpreh Proda. “Gazetarët janë gur themeli i shoqërisë, ura lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, syri dhe veshi i tyre, por dhe pasqyra ku ne shohim punën tonë. Shpeshherë, jeni edhe oponenca konstruktive që na ndihmon të kuptojmë se ku duhet të përmirësohemi. Transparenca dhe marrëdhënia korrekte me median nuk janë vetëm detyrim ligjor, por kulturë pune dhe bindje personale imja, të cilën e kam vendosur në themel të veprimtarisë sonë institucionale”, shtoi ai.
    “Ju siguroj se ky standard komunikimi dhe bashkëpunimi do të mbetet gjithmonë prioritet i Policisë së Shtetit. Ne do të jemi të hapur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për dialog, sepse e dimë se kur Policia dhe media punojnë së bashku me ndershmëri e besim, qytetarët fitojnë siguri, si dhe të vërtetën dhe shpresën për një shoqëri më të drejtë. Dua t’ju siguroj gjithashtu se Policia e Shtetit tashmë ka një udhëzues dhe protokoll sigurie për mbrojtjen e gazetarëve, si dhe një pikë kontakti që ndjek në dinamikë çdo denoncim apo shqetësim tuajin. Ne jemi të angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mbrojtjen tuaj”, tha Proda.
    Ndërsa kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj u shpreh se, “ky vlerësim është një dëshmi e qartë e progresit që ka bërë Policia e Shtetit në ndërtimin e një kulture të re institucionale, ku media nuk shihet si një pengesë, por si një partner përmes së cilës informacioni i saktë, i verifikuar dhe i shpejtë mbërrin te qytetari. Kjo marrëdhënie nuk është ndërtuar rastësisht. Ka qenë iniciativa e kësaj dege të Unionit dhe e të tjerave në Shqipëri, të përbëra nga gazetarë me përvojë shumëvjeçare dhe kontribute të rëndësishme në median kombëtare dhe lokale, që kanë nxitur dhe konsoliduar këtë bashkëpunim. Ky komunitet profesional gazetarësh, që i njeh sfidat dhe përgjegjësitë e informimit publik, e konsideron thelbësore që bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese të jetë i strukturuar, i sinqertë dhe i dobishëm për shoqërinë”.
    Ai falënderoi Prodën për komunikimin me gazetarët, që shtoi Muçaj, “pavarësisht ngarkesës së madhe të punës që ke, na kthen përgjigje në kohë reale, dhe kjo është hera e parë që ndodh në Policinë e Shtetit, që një Drejtor i Përgjithshëm i përgjigjet medias në kohë dhe duke adresuar tek personat përgjegjës për zgjidhjen e kërkesave të gazetarëve”.
    Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për aspekte që mund të përmirësohen më tej në marrëdhënien media–polici, për sfidat në raportimin korrekt të ngjarjeve kriminale, për komunikimin më efikas në situata emergjente dhe për rritjen e aksesit të gazetarëve te informacioni zyrtar, pa cenuar hetimet apo proceset ligjore në vijim. Një element i veçantë i takimit ishte edhe dhurimi i librit të gazetarit Mariglen Bita, i cili trajton çështje kyçe të funksionimit të medias dhe sfidat profesionale që e shoqërojnë atë në Shqipëri. Takimi tepër miqësor u përmbyll me angazhimin e të dyja palëve për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe gazetarëve në tërësi, duke u bazuar në parimet e transparencës, respektit institucional dhe profesionalizmit.

  • “Puna juaj ka ndikuar pozitivisht”/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Fier, vlerëson me Certifikatë Mirënjohjeje Prodën

    “Puna juaj ka ndikuar pozitivisht”/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Fier, vlerëson me Certifikatë Mirënjohjeje Prodën

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, vlerëson me Certifikatë të Mirënjohjes Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik.
    Proda priti në një takim një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier, takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta.
    Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, së bashku me gazetarët Mariglen Bita dhe Ervis Profka si dhe gazetarin Fatmir Popja, një nga themeluesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i dorëzuan Prodës, Çertifikatën e Mirënjohjes, me motivacionin:
    Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe medias. Puna juaj ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një klime besimi, respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, duke e bërë informacionin publik më të aksesueshëm dhe komunikimin me gazetarët më efikas.”
    Proda e cilësoi takimin si një moment të rëndësishëm dialogu dhe vlerësimi të ndërsjellë, jo vetëm me gazetarët e unionit të qarkut Fier, por me të gjithë gazetarët brenda dhe jashtë vendit që kanë interes të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me Policinë e Shtetit, duke shprehur angazhimin e Policisë për të thelluar më tej marrëdhëniet me median, si një komponent thelbësor i forcimit të rendit dhe sigurisë publike.
    “Së pari, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për këtë certifikatë vlerësimi, të cilën nuk e shoh thjesht si një çmim personal, por si mirënjohje për të gjithë Policinë e Shtetit, që prej kohësh e konsideron median si një partner të domosdoshëm në përmbushjen e misionit tonë.
    Gazetarët janë gur themeli i shoqërisë, ura lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, syri dhe veshi i tyre, por dhe pasqyra ku ne shohim punën tonë. Shpeshherë, jeni edhe oponenca konstruktive që na ndihmon të kuptojmë se ku duhet të përmirësohemi.
    Transparenca dhe marrëdhënia korrekte me median nuk janë vetëm detyrim ligjor, por kulturë pune dhe bindje personale imja, të cilën e kam vendosur në themel të veprimtarisë sonë institucionale.
    Ju siguroj se ky standard komunikimi dhe bashkëpunimi do të mbetet gjithmonë prioritet i Policisë së Shtetit. Ne do të jemi të hapur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për dialog, sepse e dimë se kur Policia dhe media punojnë së bashku me ndershmëri e besim, qytetarët fitojnë siguri, si dhe të vërtetën dhe shpresën për një shoqëri më të drejtë.
    Dua t’ju siguroj gjithashtu se Policia e Shtetit tashmë ka një udhëzues dhe protokoll sigurie për mbrojtjen e gazetarëve, si dhe një pikë kontakti që ndjek në dinamikë çdo denoncim apo shqetësim tuajin. Ne jemi të angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mbrojtjen tuaj”, tha Proda.
    “Ky vlerësim është një dëshmi e qartë e progresit që ka bërë Policia e Shtetit në ndërtimin e një kulture të re institucionale, ku media nuk shihet si një pengesë, por si një partner përmes së cilës informacioni i saktë, i verifikuar dhe i shpejtë mbërrin te qytetari. Kjo marrëdhënie nuk është ndërtuar rastësisht. Ka qenë iniciativa e kësaj dege të Unionit dhe e të tjerave në Shqipëri, të përbëra nga gazetarë me përvojë shumëvjeçare dhe kontribute të rëndësishme në median kombëtare dhe lokale, që kanë nxitur dhe konsoliduar këtë bashkëpunim. Ky komunitet profesional gazetarësh, që i njeh sfidat dhe përgjegjësitë e informimit publik, e konsideron thelbësore që bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese të jetë i strukturuar, i sinqertë dhe i dobishëm për shoqërinë.
    Të falënderojmë me shumë sinqeritet për komunikimin që ke në përgjithësi me gazetarët, që pavarësisht ngarkesës së madhe të punës që ke, na kthen përgjigje në kohë reale, dhe kjo është hera e parë që ndodh në Policinë e Shtetit, që një Drejtor i Përgjithshëm i përgjigjet medias në kohë dhe duke adresuar tek personat përgjegjës për zgjidhjen e kërkesave të gazetarëve. Faleminderit Drejtor”, tha Vladimir Muçaj.
    Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për aspekte që mund të përmirësohen më tej në marrëdhënien media–polici, për sfidat në raportimin korrekt të ngjarjeve kriminale, për komunikimin më efikas në situata emergjente dhe për rritjen e aksesit të gazetarëve te informacioni zyrtar, pa cenuar hetimet apo proceset ligjore në vijim.
    Një element i veçantë i takimit ishte edhe dhurimi i librit të gazetarit Mariglen Bita, i cili trajton çështje kyçe të funksionimit të medias dhe sfidat profesionale që e shoqërojnë atë në Shqipëri.
    Takimi tepër miqësor u përmbyll me angazhimin e të dyja palëve për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe gazetarëve në tërësi, duke u bazuar në parimet e transparencës, respektit institucional dhe profesionalizmit.

  • “Sezoni veror pritet të jetë më dobët se 2024-a, ka më pak rezervime individuale”

    “Sezoni veror pritet të jetë më dobët se 2024-a, ka më pak rezervime individuale”

    Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar Teksa viti 2025 mund të regjistrojë në total rritje më të madhe të vizitorëve të huaj sesa ai që lamë pas, vera e këtij viti pritet të bëjë një hap pas.Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha se janë disa tregues që e bëjnë parashikimin disi pesimist për periudhën e verës dhe kjo ka të bëjë me rezervimet paraprake indiv…