Tag: union

  • Over-reliance on real estate should be avoided

    Over-reliance on real estate should be avoided

    Interview with Flutura Veipi, CEO of Union Bank The high growth in credit has followed the performance of the most active sectors with a high contribution to economic growth. Flutura Veipi, CEO of Union Bank, tells “Monitor” that, however, the growth in real estate financing poses a risk of concentration and can create an excessive dependence on a single sector. For this reason, according to her…

  • Surpriza e radhës vjen nga Belgjika, Royale Union SG fiton titullin pas 90 vitesh pritje

    Surpriza e radhës vjen nga Belgjika, Royale Union SG fiton titullin pas 90 vitesh pritje

    25 Maj 2025

    20:48

    Telesport

    Pas plot 90 vitesh pritjeje, Royale Union SG fiton titullin kampion në Belgjikë, për herë të 12 në historinë e tyre, por hera e fundit që fitonte titullin ishte viti i largët 1934-1935.
    Royale Union SG i drejtuar nga Sebastien Pocognoli fitoi në ndeshjen e fundit 3-1 ndaj Gent, duke e mbyllur në vend të parë me 3 pikë më shumë se Club Brugge e vendit të dytë.
    Royale Union SG do të marrë pjesë në grupet e Champions League, ndërsa Club Brugge në play-off për kualifikimet për fazën e grupeve.  Genk dhe Anderlecht, që drejtohet nga Besnik Hasi, do marrin pjesë në grupet e Europa League, ndërsa Antwerp në Conference League.

  • “Çmenduri” në ndeshjen e Bundesligës, 8 gola të shënuar vetëm në pjesën e parë (video)

    “Çmenduri” në ndeshjen e Bundesligës, 8 gola të shënuar vetëm në pjesën e parë (video)

    19 Prill 2025

    21:12

    Telesport

    Ndeshja mes Union Berlin dhe Stuttgart, e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligë, ka qenë një spektakël më vete. Rezultati përfundimtar 4-4 dhe të tetë golat janë shënuar brenda pjesës së parë.
    Vendasit shënuan dy herë të parët me Ilic 5′ dhe Leite 19′, më pas ishte radha e miqve për të shënuar dy herë duke barazuar shifrat me Undav dhe Millot në minutat 23′ dhe 29′.
    Union Berlin shënoi golin e tretë në minutën e 38′ me Querfeld, fundi i pjesës së parë ishte i “zjarrtë” për të dy ekipet. Fillimisht Stuttgart shënoi dy gola për 2 minuta me Chabot në 43′ që barazoi shifrat 3-3 dhe me Fuhrich që shënoi golin e katrët, por të zotët e shtëpisë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e fundit shtesë me Ilic, goli i dytë për të në këtë takim. Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.
    Pas këtij barazimi, Union Berlin renditet në vendin e 13-të, ndërsa Stuttgart në vendin e 11-të.
    SHIKOGOLAT

  • Grupi Union shet aksionet në Digitalb, familja Hoxha merr shumicën kontrolluese

    Grupi Union shet aksionet në Digitalb, familja Hoxha merr shumicën kontrolluese

    Familja Hoxha ka rritur pjesëmarrjen e saj në kompaninë Digitalb, me blerjen e aksioneve që mbaheshin nga grupi i biznesit Union.Union Grup ka shitur 13.6% të aksioneve që mbante në Digitalb te shoqëria About Time, subjekt në pronësi të plotë të Vjollca Hoxhës. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).Grupi Union ka shitur njëkohësisht edhe 3.2% të aksioneve që kontrollonte nëpërmjet shoqërisë tjetër të grupit, Arch Investor, te Top Channel, kompani që zotërohet nga trashëgimtarët ligjorë të themeluesit të saj, Dritan Hoxha. Shuma e transaksionit të shitblerjes nuk është bërë publike.Nëpërmjet këtyre transaksioneve, familja Hoxha e ka rritur pjesëmarrjen e saj në Digitalb në afërsisht 60% të aksioneve, duke përfituar shumicën vendimmarrëse në shoqëri.Që prej vitit 2019, kompania Digitalb ishte përfshirë nga mosmarrëveshjet mes aksionerëve të saj, si rrjedhojë e ndërprerjes së pagesave ndaj ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të mbështetura në marrëveshjen e bashkimit me përthithje të dy shoqërive.Në reagim, ish-aksionerët ekzekutuan të drejtat e parashikuara në marrëveshjen siguruesve të lidhur mes palëve duke rritur pjesëmarrjen e tyre në Digitalb dhe duke i hequr familjes Hoxha kontrollin vendimmarrës mbi kompaninë.Problemet e brendshme mes aksionerëve në vazhdimësi u reflektuan edhe në mosmarrëveshje për administrimin e shoqërisë dhe më tej, në një përkeqësim të vazhdueshëm të performancës financiare të saj.Që nga viti 2021, kompania ka raportuar për tre vite radhazi rezultat financiar me humbje.Sipas pasqyrave të fundit financiare, në fund të vitit 2023 Digitalb deklaronte humbje të akumuluara në vlerën e 1.24 miliardë lekëve dhe një kapital negativ në vlerën e 984 milionë lekëve. Për vitin 2023, humbjet neto kishin vlerën e 655 milionë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me një vit më parë.Të ardhurat për 2023 ranë, gjithashtu, në rreth 2.9 miliardë lekë, 9% më pak krahasuar me një vit më parë. Xhiroja e kompanisë ka pësuar rënie me 45% në harkun e pesëvjeçarit 2018-2023.Edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe përkeqësimit të situatës financiare, prej vitesh aksionerët kërkuan një blerës për Digitalb, por disa negociata, si për shembull ajo me pronarin e grupit American Hospital, Klodian Allajbeu, dështuan.Digitalb u themelua në vitin 2004, si platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Pas një cikli biznesi në përgjithësi pozitiv për afërsisht 15 vjet, kriza e viteve të fundit e ka vendosur Digitalb përballë sfidave./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.