Tag: union

  • Raundi i parë i Champions League, Arsenal tri pikë në Bilbao, dështon PSV

    Raundi i parë i Champions League, Arsenal tri pikë në Bilbao, dështon PSV

    Bilabo-Arsenal 0-2Arsenali pati një nisje të fortë, duke marrë tre pikët e para në San Mames kundër Atletik Bilbaos. Gjatë pjesës së parë, Topçinjtë krijuan disa raste por baskët e mbajtën rezultatin 0-0 deri në pjesën e parë.

    Në fakt londinezët duhej të prisnin deri në minutën e 72-të për ta bërë rezultatin 0-1: Martineli, një zëvendësues i thjeshtë në pjesën e dytë, shfrytëzoi një kundërsulm të nisur nga Trosard dhe mposhti Unai Simon. Ekipi vendas u përpoq të kundërpërgjigjej, por më në fund dështoi në minutën e 87-të: situata u përmbys, me Martinelin që krijoi golin e dytë të Trosard. Arsenali fitoi 2-0 dhe mori tre pikët e para të grupit.

    PSV-Union Sait-Zhilozë 1-3PSV pësoi një humbje 3-1 në shtëpi ndaj Union Saint-Zhiloze. Ekipi belg pati një nisje të fortë, duke hapur rezultatin në minutën e nëntë me një penallti të shndërruar në gol nga David. Ekipi vendas nuk arriti të kundërpërgjigjej dhe pas gjysmë ore (në minutën e 39-të) miqtë dyfishuan falë golit të Hadj.

    Në pjesën e dytë: Union Saint-Gilloise u mbrojt mirë dhe goditi përsëri, duke i dhënë fund ndeshjes në minutën e 81-të me anë të MekAllister. Minutat e fundit i lejuan venasëve të shënonin vetëm një gol në minutën e 90-të nga Ruben van Bomel (djali i të famshimit Mark Bomel). Union Saint-Zhilozë fitoi 1-3 dhe mori tre pikë në debutimin e tyre, ndërsa PSV pësoi një humbje të thellë.

    Vazhdo leximin

  • Dortmundi nuk e llogarit Union Berlin, dopietë e të zakonshmit Guirassy dhe goli i bukur i Nmecha (video)

    Dortmundi nuk e llogarit Union Berlin, dopietë e të zakonshmit Guirassy dhe goli i bukur i Nmecha (video)

    31 Gusht 2025

    19:33

    Telesport

    Pasi i shpëtoi fitorja nga duart në ndeshjen e parë në transfertë ndaj St.Pauli, pavarësisht avantazhit të dyfishtë, Dortmund ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi, e dyta për këtë sezon.
    Verdhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Union Berlin, falë dy golave të Serhou Guirassy në fund të pjesës së parë dhe në minutën e 58-të në pjesën e dytë. Nmecha vulosi fitoren me një goditje të fuqishme dhe topi përfundoi në rrjetë në minutën e 81-të.
    Dortmund është me fat, pasi momentalisht ka në ekip padyshim një nga top sulmuesit më të mirë të momentit në botë. Në sezonin e kaluar, Guriassy shënoi 38 gola dhe dha 9 asiste në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 29-vjeçari e ka nisur shumë mirë edhe këtë sezon të ri, duke shënuar 3 gola pas dy javëve të para në Bundesligë.
    SHIKOGOLAT

  • Vllaznia e vajzave fiton 3-1 ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

    Vllaznia e vajzave fiton 3-1 ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    30 Gusht 2025

    13:25

    Alfred Lleshi

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • “Union Bank, më shumë se 23 milionë euro financim për agrobiznesin”

    “Union Bank, më shumë se 23 milionë euro financim për agrobiznesin”

    Intervistë me Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit SME në Union Bank Union Bank ka mbështetur me më shumë se 23 milionë euro financime sektorin e agrobiznesit.Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Union Bank, thotë për “Monitor” se, pavarësisht sfidave të mëdha strukturore që shtron bujqësia, banka prej më shumë se katër vjetësh po financon me paketa produktesh të posaçme këtë sektor.Lidhur me programet lehtësuese të përgatitura së fundmi nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, znj. Gogaj thotë se pritshmëritë e bankës janë të ulëta.Sipas saj, fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.Ajo shprehet se zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.Znj. Gogaj vlerëson se përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave. Cilat janë aktualisht sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për bankat tregtare?Kreditimi i bujqësisë nga bankat në Shqipëri përballet me një sërë sfidash strukturore dhe operacionale. Këto sfida lidhen si me natyrën e sektorit bujqësor, ashtu edhe me sistemin financiar.Disa nga sfidat kryesore do të rendisja:1 – Treg i vogël dhe fragmentar i prodhimit. Prodhimi bujqësor shpesh është në sasi të vogla dhe i shpërndarë mes shumë fermerëve. Mungesa e kooperativave ose bashkimeve bën që ekonomitë e shkallës të mungojnë, duke e ulur efikasitetin e investimeve.2 – Mungesa e kolateralit dhe formalizimi i ulët i fermerëve. Shumë fermerë nuk kanë dokumentacion të rregullt të pronësisë mbi tokën bujqësore, ndërkohë edhe bankat shpesh nuk e pranojnë si kolateral për shkak të problematikave të ndryshme që mund të kenë familjet bujqësore.Nga ana tjetër, sektori haset me informalitet (pa regjistrim, pa bilance financiare) duke e bërë më të vështirë vlerësimin e kapacitetit pagues dhe riskut të kredimarrësit.3 – Rreziku i lartë sezonal dhe klimatik dhe mungesa e sigurimeve bujqësore funksionale.Bujqësia varet shumë nga kushtet atmosferike dhe sezonaliteti, ku një vit i keq klimatik mund të çojë në falimentim të fermerit, duke rritur rrezikun për bankën.Ndërkohë sigurimet në bujqësi nuk janë të zhvilluara në Shqipëri në mënyrë që fermerët të jenë të mbrojtur ndaj humbjeve dhe bankat nuk kanë garanci për kthimin e kredisë.4 – Mungesa e krahut të punës me cilësi dhe mekanikës në procese, që lidhet si me problemet e burimeve njerëzore të migrimit të brendshëm dhe emigracionit, ashtu edhe me fragmentimin e tokës dhe diversifikimin e kulturave bujqësore. Cila ka qenë qasja e Union Bank ndaj sektorit të bujqësisë dhe cilat janë rezultatet e deritanishme në punën tuaj për financimin e këtij sektori?Union Bank mbështet prej më shumë se 4 vitesh sektorin e agrobiznesit me paketa produktesh të posaçme.Ne sot kemi mbi 1,700 fermerë që operojnë në bankë dhe një portofol kredie mbi 23 milionë euro.Kryesisht rajoni Fier-Lushnjë-Berat mbetet rajoni më i rëndësishëm, i cili zë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë.Megjithatë, një rritje të rëndësishme kemi edhe në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës e Kavajë, të cilat kanë mundësi për të hyrë në sektorin agro, në veçanti në aktivitete si: prodhimi i vajit të ullirit apo agroturizmi.Bashkëpunimi me fonde të ndryshme garancie na krijon mundësinë të rrisim financimin në këtë sektor dhe të krijojmë produkte më fleksibël kundrejt kërkesave për kolateral. Pse kreditimi i bujqësisë mbetet në nivele shumë të ulëta, pavarësisht promovimit të herëpashershëm të programeve të mbështetjes me linja financimi ose me fonde garancie?Një arsye janë politikat publike të paqëndrueshme. Subvencionet dhe programet e mbështetjes janë një nxitës i mirë në këtë sektor dhe kanë pasur efekt pozitiv në rritjen e kreditimit kundrejt këtij sektori.Por, shpesh janë të paparashikueshme dhe ndryshojnë nga viti në vit, duke e bërë të vështirë planifikimin afatgjatë për investime.Mungesa e ekspertëve dhe këshilluesve në zbatimin e këtyre programeve krijon shumë herë paqartësi, mosrealizime në kohë dhe rritje të rrezikut të mospërfitimit në kohë apo edhe të dështimit të projekteve.Dhe pavarësisht këtyre programeve që nxisin investimet, rreziku i dështimeve për shkak të ndryshimeve klimatike, problematikave të inputeve, mungesës së punëtorisë dhe informalitetit, mbetet ende shumë i lartëEdhe njohuritë e kufizuara të bankave për sektorin bujqësor krijojnë vështirësi në këtë drejtim.Union Bank prej disa vitesh investon në drejtim të trajnimit dhe profilizimit të këshilluesve të biznesit dhe kjo kërkon investime në kapacitete njerëzore dhe njohuri të profilizuara.Shumë banka nuk kanë staf të specializuar për të analizuar projektet bujqësore. Vlerësimi i investimeve në bujqësi kërkon ekspertizë teknike që shpesh mungon.Duhen gjetur mënyra se si kjo ekspertizë të merret nga qendra të specializuara dhe me një proces eficient që të sillet kjo njohuri shpejt dhe me cilësi në bankë dhe pa kosto të larta investimi. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga programet e mbështetjes të prezantuara këtë vit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare, përkatësisht me linja financimi me çmim të ulët dhe një fond për garantimin e kredive?Ne kemi krijuar produktin e posaçëm për këtë program të paraqitur nga Banka e Shqipërisë dhe së fundmi dhe me elementin e garancisë sovrane nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, duke e promovuar dhe duke ofruar te klientët tanë në këtë sektor.Gjithsesi, interesi ka qenë i ulët dhe nuk u vu re një shtim i kërkesës prej agrobiznesit.Nga ana tjetër, kriteret e vendosura në disa raste nuk mund të përmbusheshin, si afati i shkurtër, mungesa e kolateralit, informaliteti i lartë duke mos plotësuar raportet e ripagimit të kredisë, etj.Gjithashtu, investimet që bëhen në këtë fushë në makineri, blerje linjash prodhimi, janë në vlera të konsiderueshme që nuk mbulohen nga ky program.Ndaj, pritshmëritë tona lidhur me këto programe janë të ulëta sa u përket aplikimeve të reja që mund të nxiten nga këto skema. Fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit. Në këndvështrimin tuaj, përveç formave të mësipërme, çfarë masash apo ndërhyrjesh do ta bënin sektorin e bujqësisë më të kreditueshëm nga sektori bankar?Në përgjithësi, zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.Përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.Përdorimi i fondeve të garancisë apo subvencioneve që mbulojnë pjesën e sigurimit të prodhimit do të ishte një nxitje më e madhe dhe mbështetje, në veçanti për fermerët. Skemat e IPARD janë ato që nxisin kryesisht agroprodhimin.   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Një tjetër rast zhvatjeje pas FI Bank, “Union” i mban 83 euro komision turistes në Pogradec

    Një tjetër rast zhvatjeje pas FI Bank, “Union” i mban 83 euro komision turistes në Pogradec

    Foto nga Union Bank

    POGRADEC- Rastet e turistëve në Ksamil që u përballën me zhvatje nga FI Bank për një transaksion të thjeshtë në një ATM nuk janë të vetmit.
    I njëjti problem ndodhi edhe në Pogradec me një turiste në Union Bank. Bëhet me dije se gjatë tërheqejes së parave nga bankomati, një sasi prej 500 mijë lekësh të reja, i është mbajtur komsion nga banka plot 83 euro.
    Turistja u shpreh se banka gjermane e informoi se i ka mbajtur vetëm 11.75 euro komision. Sipas saj bashkëshorti ishte informuar se për tërheqjen ishin mbajtur 8 euro komision, por pas kryerjes së transaksionit, shuma e marrë rezultoi shumë më e lartë.
     “Ndërkohë, banka ime gjermane Sparkasse më informoi se më kishte mbajtur vetëm 11,75 euro komision. Nuk e di pse kaq shumë komision. Kjo është vjedhje. Kur pashë në llogari këtë shumë, ju kërkova sqarim, por m’u kthyen në anglisht duke më thënë se jemi ne fajtorë, pasi shuma që kërkohet për këmbim valutor është treguar në momentin e tërheqjes,” shprehet turistja për JOQ.

     

    Rastet e tilla dhe të përsërita ngrejnë shqetësimin për politikat që aplikojnë bankat në vendin tonë gjatë transaksioneve monetare, si për vendasit ashtu edhe për shtetasit e huaj.
    ZËRI ka kontaktuar sot me Fi Bank në lidhje me rastin e turistit gjerman, me çfarë komisioni aplikon banka, si dhe në lidhje me mënyrën se si mund të informohen klientët për këto tarifa paraprakisht. Por ende nuk ka një përgjigje nga FiBank./ ZËRI/

     

    whatsapp image 2025 08 08 at 40829 pm

    whatsapp image 2025 08 08 at 40829 pm 1

  • UPay, urë lidhëse mes teknologjisë dhe bankingut tradicional

    UPay, urë lidhëse mes teknologjisë dhe bankingut tradicional

    Intervistë me Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë (UFT) Shërbimet e institucioneve të parasë elektronike do të jenë një urë lidhëse mes teknologjive të reja të pagesave dhe shërbimeve të bankingut tradicional.Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë (UFT), thotë në një intervistë për “Monitor” se institucionet fintech mund të jenë në një pozicion të favorshëm për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe për të sjellë novacion edhe në segmente që shpesh nuk përfshihen ose nuk mbulohen plotësisht nga bankat.Z. Çollaku mendon se kategoritë më premtuese të shërbimeve përfshijnë pagesat e mikrotransaksioneve në shërbimet e përditshmërisë, tregtinë elektronike, mikrokreditë dhe produkte të kombinuara me pagesat, si dhe ofrimin e shërbimeve për SME-të dhe kategoritë e popullsisë që nuk janë të mbuluara në mënyrë të përshtatshme nga sistemi bankar tradicional.Ai gjithashtu mendon se ka potencial të madh në ofrimin e shërbimeve të personalizuara financiare nëpërmjet analizës së të dhënave, si dhe në bashkëpunimet me sektorin publik për dixhitalizimin e shërbimeve. Cilat janë produktet dhe shërbimet kryesore të pagesave elektronike që keni zhvilluar deri më sot?Union Financiar Tiranë (UFT) ka një përvojë 30-vjeçare me zhvillime dhe inovacion të vazhdueshëm në përshtatje me kërkesat e klientëve dhe zhvillimet teknologjike ndërkombëtare. Që prej fillimit të operacioneve jemi fokusuar në përmbushjen e nevojave të klientëve tanë, duke u paraprirë edhe inovacioneve në fushën e shërbimeve të pagesave.Pagesat elektronike kanë një vend të rëndësishëm në gamën e gjerë të shërbimeve tona, sidomos gjatë viteve të fundit. Si një fintech lider në fushën e shërbimeve të pagesave, ne jemi të fokusuar edhe në inovacionin dixhital.UFT ka zhvilluar platformën UPay, një ekosistem i integruar pagesash që përfshin: portofol dixhital për përdoruesit fundorë dhe klientët biznes, zgjidhje për pagesa me kartë, QR Kod, NFC, API për pagesa të integruara për e-commerce, pagesa të faturave dhe transferta parash të menjëhershme, e të tjera zhvillime që i shtohen vazhdimisht platformës.Në këtë kuadër, dua të ndalem te risitë e fundit që UPay ka hedhur në treg:– Transfertat Ndërkombëtare të parave Western Union tashmë janë të disponueshme edhe nga celulari, nëpërmjet aplikacionit UPay. Çdo përdorues i UPay mund të dërgojë apo të marrë para në çdo cep të botës ku operon Western Union. Ky zhvillim në UPay është edhe një risi për rajonin e më gjerë. UPay bëhet portofoli i parë elektronik në Europë që ofron shërbimin e transfertave të parave Western Union, si Dërgesa në mbi 200 shtete dhe territore, ashtu edhe Tërheqje direkt në llogarinë e tyre UPay.– Karta UPay, Mastercard që zgjeron funksionalitetin e aplikacionit UPay duke rritur mundësitë e blerjeve dhe transaksioneve për përdoruesit. Karta UPay është një kartë debiti që lidhet direkt me aplikacionin UPay të kartëmbajtësit dhe i jep mundësinë të përdorë fondet e disponueshme në llogarinë UPay. Aplikimi dhe aktivizimi kryhen tërësisht online, direkt në aplikacion. Karta UPay është një partner i zgjuar në menaxhimin e parave dhe financave personale, me mundësi pafund përdorimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si në blerje online, në dyqane fizike, pagesa me Google Pay nëpërmjet integrimit me Google Wallet, e të tjera përdorime si çdo kartë tjetër Mastercard.Më shumë se një portofol, UPay ofron edhe zgjidhje unike për bizneset, nëpërmjet integrimeve të shpejta dhe sigurisë maksimale sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke i ndihmuar të dixhitalizojnë proceset e tyre të pagesave dhe sistemet e raportimit në kohë reale. Në çfarë faze është zhvillimi i portofolave dixhitalë dhe cilat janë rezultatet e deritanishme në përdorimin e këtyre portofolave nga klientët tuaj?Portofoli dixhital UPay është funksional prej disa vitesh tashmë, por evoluimi i tij si platformë është në progres të vazhdueshëm. Kemi një bazë të mirë aktive përdoruesish që përdorin shërbimet që ne ofrojmë për pagesa utilitetesh, transfertat e parave, pagesa online e shumë të tjera.Të dhënat tona tregojnë rritje të qëndrueshme të përfshirjes dixhitale, veçanërisht te të rinjtë dhe përdoruesit që më parë nuk kishin akses në produktet financiare tradicionale.Përdoruesit e kanë mirëpritur veçanërisht lehtësinë e regjistrimit dhe aktivizimit të llogarisë së tyre “Full Digital Onboard”, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, përvojën intuitive të përdorimit dhe sigurinë e transaksioneve.Thjeshtësia dhe shpejtësia janë patjetër avantazhe të tjera që klientët tanë i kanë gjetur tek UPay dhe kanë ndikuar si në rritjen e vazhdueshme të përdoruesve, ashtu edhe të numrit të transaksioneve dhe kategorive të shërbimeve të kryera. Cilat janë rezultatet e para të bërjes operacional të konceptit të Open Banking dhe të shërbimeve të lidhura me të?Open Banking është një realitet tashmë dhe UFT është angazhuar maksimalisht me të gjitha bankat e nivelit të dytë për t’i bërë pjesë së skemës së përdorimit në UPay.Integrimet janë përfunduar me pjesën më të madhe të bankave të nivelit të dytë dhe po vijojmë finalizimin e integrimit edhe me bankat e tjera, që për momentin kanë kufizime në zgjidhjet e tyre teknike.Gjatë këtij procesi ka pasur bashkëpunim të ngushtë midis stafit tonë teknik dhe atij të bankave duke dhënë sugjerimet tona dhe duke rrahur idetë për të lehtësuar këtë zhvillim e për ta bërë operacional në një kohë sa më të shkurtër.Ne kemi zhvilluar produkte të reja, të cilat mbështeten në infrastrukturën e Open Banking për t’u ofruar klientëve një përvojë “Pay by Bank” me zero kosto.Me përfundimin e procesit të integrimeve ne do të ofrojmë një eksperiencë “multi-bank” për të gjithë përdoruesit e UPay, duke përfshirë kontrollin e llogarive dhe inicimin e pagesave.Kjo do të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesit dhe do të rrisë transparencën në menaxhimin e financave personale. Cilat vlerësoni se janë pengesat kryesore për masivizimin e pagesave elektronike në Shqipëri?Deri tani ka pasur një mungesë të produkteve dixhitale në kategorinë e pagesave të menjëhershme, gjë që nuk stimulonte përdorimin e kanaleve dixhitale në raport me CASH-in.Vitet e fundit, për shkak edhe të rritjes së aktivitetit të turizmit, pagesat elektronike kanë shënuar rritje të ndjeshme. Nëse para disa vitesh, bizneset nuk e konsideronin pajisjen me një instrument për pagesa elektronike, sot jemi në një tjetër situatë.Bizneset, të ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë për avantazhet e pagesave elektronike dhe sigurisht edhe të nxitur nga kërkesat e klientëve për mundësinë e pagesës elektronike, kanë shtuar interesin në këtë drejtim.Pra, kemi tregues të qartë që biznesi është gati për të përqafuar produktet e reja dixhitale.Zhvillimi i produkteve të reja si “instant payment” dhe “QR të standardizuar”, të dy projekte që po zhvillohen nga Banka e Shqipërisë, do të bëjnë të mundur masivizimin e pagesave elektronike dhe Union Financiar synon të jetë një driving forcë në këtë proces. Cila mund të jetë vlera e shtuar e institucioneve të parasë elektronike (IPE) në tregun e pagesave dhe avantazhet konkurruese ndaj bankave?Personalisht shoh hapësira ku IPE mund të shërbejnë si lojtarë komplementarë të tregut të shërbimeve financiare e bankare, madje ka shumë hapësira ku Bankat e Nivelit të Dytë dhe IPE/Fintech mund të bashkëpunojnë mjaft mirë mes tyre. Në këtë linjë, UFT ka disa histori suksesi në treg, në bashkëpunim me disa banka të nivelit të dytë, e jo vetëm.Bazuar në eksperiencën tonë disavjeçare në tregun e pagesave dixhitale, ne kemi ndërtuar një strukturë fleksibël dhe dinamike që na mundëson të fokusohemi tërësisht në zhvillimin teknologjik.Si institucion i parasë elektronike, nuk synojmë të zëvendësojmë shërbimet bankare tradicionale, por t’i plotësojmë ato me zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe të aksesueshme për një bazë të gjerë përdoruesish duke kontribuar në përfshirjen financiare, sidomos të segmenteve më pak të mbuluara nga sistemi bankar.Në këtë mënyrë, UPay funksionon si një hallkë plotësuese në zinxhirin e shërbimeve financiare, duke krijuar ura të reja lidhjeje midis teknologjisë dhe bankingut tradicional. Çfarë ndikimi mund të ketë implementimi i sistemit të instant payments në tregun e pagesave elektronike dhe veçanërisht në aktivitetin e institucioneve të e-money?Implementimi i sistemit të pagesave të menjëhershme (instant payments) do të transformojë tregun e pagesave elektronike në Shqipëri. Ndërsa përdorimi i parasë fizike mbetet ende i lartë, ky zhvillim do të krijojë mundësi reale për të përshpejtuar kalimin drejt një ekonomie më moderne dhe të dixhitalizuar.Për ne në UPay, ky përbën një hap strategjik që përputhet në mënyrë të natyrshme me misionin tonë: të ofrojmë shërbime financiare të aksesueshme, të shpejta dhe të orientuara drejt përdoruesit fundor.Sistemi i instant payments do të na lejojë të ofrojmë transaksione në kohë reale, 24/7, me ndërveprim të menjëhershëm dhe kosto më të ulët, duke rritur kështu vlerën e shërbimit që u ofrojmë klientëve tanë.Ne jemi të angazhuar për të qenë pjesë aktive e këtij transformimi duke ofruar zgjidhje që e bëjnë përditshmërinë financiare më të thjeshtë, më të sigurt dhe më “smart” për të gjithë. Në cilat segmente të tregut të pagesave shihni më shumë potenciale për depërtimin e institucioneve fintech?Penetrimi i fintech është një proces në zhvillim që po ndryshon thelbësisht mënyrën si kryhen pagesat dhe transfertat e parave. Në Shqipëri, potenciali është i lartë, por kërkon edukim të tregut, mbështetje rregullatore dhe bashkëpunim ndërinstitucional.Shpesh krijohet përshtypja se produktet e institucioneve fintech kanë mbivendosje me produktet bankare (ndoshta kjo dhe prej faktit të një numri të madh institucionesh të parasë elektronike të licencuara, ku një pjesë e tyre me sa duket kanë paqartësi në modelin e biznesit dhe tregun e synuar), dhe po ofrojnë të njëjtat alternativa që tradicionalisht ofroheshin nga sistemi bankar, por në fakt, target grupet tona janë shumë të ndryshme.Teorikisht fintech-et duhet të jenë në një pozicion të favorshëm për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe për të sjellë novacion edhe në segmente që shpesh nuk përfshihen ose nuk mbulohen plotësisht në bankingun tradicional.Kategoritë më premtuese përfshijnë pagesat e mikrotransaksioneve në shërbimet e përditshmërisë, tregtinë elektronike / e-commerce, mikrokredi dhe produkte të kombinuara me pagesat, si dhe ofrimin e shërbimeve për SME-të dhe kategoritë e popullsisë që nuk janë të mbuluara në mënyrë të përshtatshme nga sistemi bankar tradicional.Gjithashtu, ka potencial të madh në ofrimin e shërbimeve të personalizuara financiare nëpërmjet analizës së të dhënave, si dhe në bashkëpunimet me sektorin publik për dixhitalizimin e shërbimeve.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën “1 Maji” dhe statujën e Heroit të Popullit 

    Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën “1 Maji” dhe statujën e Heroit të Popullit 

    Ali Dem

    TIRANË- Një godinë me 19 kate është planifikuar të ngrihet në bulevardin “Bajram Curri”, në hyrje të lagjes “Ali Demi”. Por, ajo që vihet re në vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit është se kjo kullë do të marrë pjesë nga rruga dhe nga shkolla “1 Maji”.
    Objekti, sipas dokumentit të siguruar nga ZËRI është planifikuar të ndërtohet nga “Union Bank”, “Auto City” dhe “Arch Investor”.
    Funksioni kryesor i kësaj kulle do të jetë për hapësira për zyrat e Union Bank, gjë që thuhet edhe në dokument.
    “Funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave më të rëndësishme shqiptare. Projekti, duke qenë një pjesë relativisht e madhe i ngushtë, është i strukturuar nga një nënndarje në nivele të ndryshme, për një total prej 20 katesh. Kati përdhe strehon hollin e hyrjes së të gjithë ndërtesës, me një tavolinë të dedikuar për marrëdhëniet me klientët qe shtrin sherbimet e saj dhe ne katin e pare ne sherbim te katit perdhe.
    Katet e tjera, deri në nivelin +10, janë për përdorim ekskluziv te zyrave, të vetme ose të hapura, me hapësira të dedikuara për takimet e brendshme dhe të jashtme dhe hapësirat e përbashkëta për pushime punonjësit. Së fundi, katet e fundit janë projektuar për të pritur funksione të një natyre më informale, bar/tarracë qiellore e përdorshme për ngjarje të çdo lloji,”- thuhet në dokument.

    Pjese nga dokumenti

    Pjesën e prekjes së godinës së shkollës e përshkruajnë si nevojë për restaurim, duke theksuar se fasada është shumë e varfët, me matëriale të dobëta dhe joefikase.
    “Si element shtesë, përtej fasadës, u zgjodh të pozicionohej dhe struktura për të rritur mbulimin e vendosur në hyrje të shkollës. Si e tillë zgjidhja na lejon të lidhim katin përdhese me gjeometri të buta të peizazhit dhe të funksionojë si element strehues. Për më tepër, çatia dhe gjeometria e saj e lakuar, identifikojnë qartë edhe organizimin e hapësirës shkolles, hyrjes dhe lidhjet. Situata aktuale e zones perreth shkolles paraqitet shume kaotike dhe e organızuar keq përsa i përket aksesit dhe peizazhit. Ndërtesa e shkollës ofron një fasadë shumë të varfër dhe të rregullt me pranine e materialeve të dobëta dhe joefikase,”- thuhet më tej në dokument.

    Pjese nga dokumenti

    Ajo që bie gjithashtu në sy është se duke u derivuar hyrja për në Ali Dem, do të preket edhe statuja e ngritur në nder të heroit të popullit shqiptar. Në dokument, nuk theksohet se çfarë do të bëhet me statujën, a do të zhvendoset diku tjetër? A do të krijohet një hapësirë për të? Si është dhënë miratimi i këtij projekti duke pasur parasysh që aty preken dy gjëra shumë të rëndësishme, shkolla dhe statuja./ZËRI/

    zyrapng

    shkollaaapng

    Dokumenta bashkëngjitur

  • Skandal! Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

    Skandal! Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

    Një kullë 19 kate, e projektuar për t’u ndërtuar në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, do të ndryshojë tërësisht hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Kulla do të marrë një pjesë të rrugës dhe të shkollës “1 maji”, për t’i përdorur për ambiente për godinën shumëkatëshe.
    Sipas dokumenteve, kulla 19 katë do të ndërtohet nga “Union Bank”, ndërsa ka kaluar edhe në Këshillit Kombëtar të Territorit. Në dokumente thuhet se është miratuar “leja e zhvillimit për objektin ‘strukturë administrative 19 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë ‘Union Bank HQ Albania’, me vendndodhje në Bulevardin ‘Bajram Curri’, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Union Bank’, ‘Auto City’ dhe ‘Arch Investor’” thuhet në dokument.
    Të tria firmat zhvilluese janë të lidhur me familjen Leka që ka në pronësi “Union Bank”.

    Faksimile: Vendimi I KKT-së për miratimin e lejes së zhvillimit për godinën 19 katëshe
    Në dokumentet shoqëruese shkruhet se sipërfaqja bruto u ndodhet edhe projekti është 3.26 hektarë. “Kjo zonë është e ndërtuar kryesisht me objekte banimi të ulta, të tipit vila private. Gjithashtu në pjesën jugore të zonës janë ndërtuar objekte të larta me funksion shërbimi. Një nga kategoritë bazë të kësaj njësie është arsimi, me vendndodhjen e një nga shkollave më të rëndësishme të qytetit të Tiranës, shkolla ‘1 Maji’” shkruhet në dokumente.

    Më tej citohet se funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave më të rëndësishme shqiptare. 10 katet e para janë për ëprdorim ekskluziv të zyrave, ndërkohë që katet e fundit janë projektuar për të pritur funksione të një natyre më informale, bartarracë qiellore e përrdorshme për ngjarje të çdo lloji.

    Në foto: Projekti i kullës 19 kate në afërsi të shkollës “1 maji”
    Në dokumente shkruhet se koncepti dhe hapësirat janë parashikuar për t’i shërbyer më së miri komunitetit, ku do të sistemohet hapësira për të qenë sa më shplodhëse dhe rekreative. “Pozicioni I objekteve është realizuar duke shfrytëzuar më së miri terrenin dhe orientimin e këmbësorëve dhe automobilistike, duke ruajtur vijat e ndërtimit dhe normale urbanitike sipas ligjeve përkatëse për të sjellë një shembull zhvillimi të kësaj shkalle” thuhet në dokumente.

    I kanë rënë pak larg e larg, pasi nga fotot e projekteve të mëvonshme rezulton se projekti i kullës prek hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Madje, prek edhe një territor të shkollës “1 Maji”, si dhe statujën e Heroit të Popullit Ali Demi. Madje, prek edhe fjalët “Ali Demi” që janë në fakt hyrja për në lagje.
    Pra, do të ndryshojë rruga, shkolla, sheshi dhe statuja vetëm e vetëm që të jepej leja për një tjetër kullë. Ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në vende të tjera, edhe ky projekt as është futur për konsultim me grupet e interesit. Si ia dha lejen Ministria e Arsimit për të prekur shkollën? Po Bashkia e Trianës për rrugën dhe statujën?! Duket se, në këtë vendin tonë, mjafton ideja dhe miratimi i një leje zhvillimit dhe më pas të happen dyert kudo; ka firmosur ai i madhi!

    Në foto: Projeti i kullës ndryshon rrugën, shkollën dhe statujën …
    Në dokumente janë edhe fotot si do të bëhet kulla 19 kate, si do të devijohet rruga apo edhe si do të bëhet pjesa para shkollës. Normalisht, maketet duken të bukura kur i sheh në dokumente, por ata fshehin shumëçka. Si përshembull, ndryshimin e një rruge në favor të një pallati. Apo spostimin dhe prishjen e një statuje po për pallatin apo edhe ndryshimi i hyrjes së shkollës.

    Por, a mund të ndërtosh një përbindësh ngjitur me shkollën? A mund të ndryshosh shumëçka vetëm e vetëm që të bësh qokat e radhës?!
    /VoxNews/

  • Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale

    Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale

    Në një kohë kur teknologjia po përcakton ritmin e jetës sonë të përditshme, Union Financiar Tiranë vijon të sjellë risi që synojnë të bëhen pjesë e pandashme e përvojës sonë financiare e tanimë: Karta UPay.Më shumë se një kartë, Karta UPay është një partner i zgjuar në menaxhimin e parave dhe financave tona, me mundësi pa fund përdorimi si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj karte zgjerohet edhe funksionaliteti i aplikacionit UPay duke rritur mundësitë e blerjeve dhe transaksioneve për përdoruesit.Karta UPay është ndërtuar mbi parimet e thjeshtësisë, shpejtësisë dhe sigurisë. Me një dizajn elegant dhe funksionalitet të avancuar, Karta UPay përfaqëson përkushtimin e Union Financiar Tiranë për të sjellë inovacion të vërtetë në tregun shqiptar.Karta UPay është një kartë debiti Mastercard që lidhet direkt me aplikacionin UPay të kartëmbajtësit dhe i jep mundësinë të përdorë fondet e disponueshme në llogarinë UPay.Nuk është thjesht një kartë. Me aplikacionin UPay, përdoruesit/kartëmbajtësit kanë akses të plotë në një platformë digjitale të ndërtuar për nevojat e sotme: pagesa të shpejta, siguri maksimale, njoftime të menjëhershme për çdo transaksion, mundësi për të menaxhuar financat në kohë reale.Për të marrë një kartë UPay mjafton që të aktivizoni një llogari UPay. Aplikimi është i thjeshtë, tërësisht digjital direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë që të qëndroni në radhë në sportel. Karta ju vjen shumë shpejt në adresën tuaj. Ju gjithashtu mund ta integroni lehtësisht kartën UPay me Google Wallet dhe ta përdorni si mjet pagese nga celulari juaj, njëlloj si çdo kartë tjetër Mastercard.Edhe në rast se nuk keni një llogari bankare, ju mund të pajiseni me kartën UPay dhe ta mbushni atë në çdo pikë Unionnet – Western Union. Në këtë mënyrë mund të bëni blerje kudo, apo të udhëtoni të qetë dhe të sigurt pa pasur nevojë të mbani para CASH me vete.Një hap përpara në përvojën financiare shqiptareKy zhvillim i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve financiare në Shqipëri u arrit nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me Union Bank dhe Paylink,  i vetmi procesor lokal që zotëron të gjitha certifikimet e nevojshme kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standardeve të Këshillit të Pagesave me Kartë, duke sjellë në treg një produkt inovativ që synon të ofrojë më shumë lehtësi, fleksibilitet dhe siguri për përdoruesit. Është një nismë që përfaqëson edhe një shembull konkret të bashkëpunimit ndërmjet sektorit bankar dhe teknologjisë financiare, me synimin për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për të nxitur përfshirjen financiare në një kohë kur digjitalizimi po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.Hedhja në treg e kartës UPay përkon edhe me një tjetër risi të ofruar për klientët tanë: UPay – Full Digital Onboard, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky zhvillim mundëson që aktivizimi i llogarisë UPay të bëhet tërësisht online. Procedura është e thjeshtë. Pas instalimit të aplikacionit UPay Albania dhe regjistrimit, përdoruesi e aktivizon direkt në aplikacion llogarinë UPay duke mundësuar akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet e pagesave që ofron UPay, përfshirë aplikimin dhe aktivizimin e Kartës UPay.Me këto risi, UPay bëhet një portofol digjital tejet i kompletuar duke u shndërruar në një lider për inovacionin dhe vizionin nëpërmjet të cilit u shërbejmë klientëve tanë kudo që ndodhen.Me UPay, teknologjia nuk është më privilegj – është mundësi për të gjithë.Rreth UFTUnion Financiar Tiranë (UFT) është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995 dhe Institucion i Parasë elektronike. UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 30 viteve të aktivitetit në Shqipëri, UFT ka ngritur rrjetin më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 750 agjenci Unionnet – Western Union mundëson kryerjen e të gjitha pagesave vetëm në një sportel.Gjithashtu, UFT ka hedhur në treg platformën e pagesave online UPay, që ka sjellë zgjidhje dhe lehtësi si për individët, ashtu edhe për biznesin, duke u bërë një terminal pagesash për të gjithë bashkëpunëtorët dhe një portofol dixhital për të gjithë klientët që po ndjekin sfidat që sjell dixhitalizimi dhe zhvillimi i pandalshëm i teknologjisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.