Ka ngritur siparin edicioni i radhës së Ligës Unike në basketboll për femra. Në turneun mbarëkombëtar të basketbollit marrin pjesë 6 ekipe: Tri nga Shqipëria (Flamurtari, Tirana e Partizani) dhe tri nga Kosova (Bashkimi, Prishtina e Peja).
Në ndeshjet e para kanë dalë fituese ekipet nga Kosova. Kështu, skuadra e Peja 03 fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës me rezultatin 82-70. Gjithçka u vulos që në pjesën e parë në favor të kosovareve, që u shkëputën 47-24 dhe më pas administruan avantazhin.
Në Prizren, skuadra vendase e Bashkimit mundi pa probleme 90-53 Partizanin, një ndeshje me dy pamje. Në pjesën e parë Partizani luajti mirë dhe udhëheq rezultatin 38-36. Por, në 20 minutat e dyta skuadra kosovare përmbys gjithçka dhe shkëputet ndjeshëm, duke e merituar fitoren.
Liga Unike-Femra, Java e parë
Flamurtari – Peja 03, 70-82
Bashkimi – Partizani, 90-53
Prishtina – Tirana, e pacaktuar data
Renditja: Bashkimi 2 pikë, Peja 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Partizani 1 pikë, Prishtina 0 pikë, Tirana 0 pikë.
Tag: unike
-

Nis Liga Unike për femra, ekipet kosovare triumfojnë ndaj Flamurtarit dhe Partizanit
-

Liga Unike 2025/2026/ Në mesjavë nis edicioni i ri, ja skuadrat pjesëmarrëse dhe kalendari
18 Nëntor 2025
9:02
Telesport
Ditën e mërkurë (19 nëntor) do të nisë edicioni i ri i Ligës Unike në basketboll për meshkuj, turneu mbarëkombëtar i basketbollit, mes disa prej ekipeve më të mira nga Shqipëria dhe Kosova.
Tetë janë ekipet që do të marrin pjesë: 4 nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova. Ekipet e Superligës shqiptare janë Besëlidhja, Vllaznia, Teuta e Apolonia. Ndërsa katër skuadrat kosovare janë Bora, Vëllaznimi, Golden Eagle Ylli dhe Go+Peja.
Skuadrat janë ndarë në dy grupe dhe pas përfundimit të sezonit të rregullt, dy më të mirat do të avancojnë në gjysmëfinalet play off. Këtë sezon, “final four” do të zhvillohet në Shqipëri. Ekipi kosovar i Vëllaznimit është kampion në fuqi.
Grupi A – Raundi 1
Besëlidhja – Bora
Teuta – Vëllaznimi
Grupi B – Raundi 1
Golden Eagle Ylli – Vllaznia
Go+Peja – Apolonia -

Stilistja Bona Karamano rikthen traditën shqiptare në modë moderne dhe unike: Veshjet e mia pëlqehen nga të huajt, sidomos nga francezët
Prej 33 vitesh stilistja e veshjeve Bona Karamano drejton dizenjimin dhe qep veshje tradicionale në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve.
Të stilosh dhe qepësh traditën, për Bonën është unike. “E bëj me dashuri këtë punë, kur ulem bëj një model gjatë atij modeli kur unë e qep, unë filloj dhe ndryshoj modelin gjatë punimit me dhjetëra herë derisa të bëj diçka që mua më pëlqen dhe është kënaqësi kur vijnë njerëzit thonë që vërtet janë gjëra unike,janë gjëra të veçanta sepse unë një model e bëj një herë dhe kjo është bukuria që çdo njeri ka në trupin e tij veshjen më të veçantë dhe që nuk e ka tjetër njeri”, shprehet stilistja.
Veshjet e stiluara nga Bona janë pëlqyer edhe nga emra të njohur. Bona veçon prej tyre ish ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Veshjet e mia i tërheqin turistët jashtë mase sidomos francezët, hollandezët , gjermanët tek unë kanë blerë dhe ambasadorë, Yuri Kim biles është kënaqësi kur e shikon atë me veshjen time, ambasadorë të tjerë, të cilët janë rikthyer sërish në atelienë time dhe jo vetëm kënaqësi por që ndien një lloj emocioni, kur të vlerëson dikush i huaj,ndihesh akoma më tepër e kënaqur”, thotë Bona Karamano.
Në Gjirokastër ka një interes në rritje për mjeshtëritë që lidhen me stilimin dhe realizimin e veshjeve të ndryshme dhe veçanërisht atyre kombëtare.Top Channel
-

“Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon”/ Rama përgëzon SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas!
Kryeministri Rama ka folur për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK në goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Rama tha se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unik dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu.
“Shqipëria po bën diçka unike në ajon, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë djathtas apo majtas. Me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej pavarësisë deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit. Një gjë që asnjë vend në rajon nuk mund të pretendojë se e ka bërë. Në këtë moment, ne pranojmë mbështetje, partneritet por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen puna te korrupsionit”, tha Rama. -

“Jemi konkurrues me skema lehtësuese, peizazhe unike dhe talente vendase”
Flet Jonid Jorgji, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Shqipëria po hyn me hapa të sigurt në hartën ndërkombëtare të industrisë së filmit.Nga peizazhet e saj të pazëvendësueshme që shtrihen nga deti në male, deri te kostoja konkurruese e prodhimit dhe mbështetja institucionale që po konsolidohet, vendi ynë po shndërrohet në një destinacion tërheqës për produksionet e huaja.Në n…
-

“Mënyra sesi po luan Bayern sivjet është unike, por kemi shanset tona”
16 Tetor 2025
15:07
Telesport
Niko Kovac këtë fundjavë rikthehet kundër ish-skuadrës së tij, Bayern, kësaj here si trajner i Borussia Dortmund. Tekniku ka vlerësuar shumë bavarezët para “klasikes” gjermane në konferencën për shtyp para takimit:
“Nëse luajmë me shumë frikë në Mynih, do të jetë e vështirë. Të gjitha ekipet që përpiqen vetëm të mbrohen, dështojnë, sepse Bayern ka cilësi. Duhet të mbrohemi mirë dhe gjithashtu të kërkojmë shanset tona për të sulmuar”.
“Duhet të investojmë shumë në Mynih dhe të përqendrohemi te vetja. Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe për formën e Bayern. Deri tani, kanë fituar të dhjetë ndeshjet e tyre. Performanca e bavarezëve këtë sezon është unike. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje për renditjen, por jemi të përqendruar te vetja”.
-

‘Shtrëngohen’ procedurat për investimet publike, studim fisibiliteti i plotë për çdo projekt që kalon 50 mln lekë
Qeveria ka vendosur që të forcojë rregullat për projektet e investimeve publike në vend. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, tashmë çdo propozim për projekt investimesh publike, që ka vlerë të plotë mbi kufirin e përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave, për t’u përfshirë në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, duhet të shoqërohet me studim të plotë të fizibilitetit.
Ndërsa çdo propozim për projekt investimesh publike, që ka vlerë të plotë brenda kufijve financiarë të përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave, duhet të shoqërohet me studimin e thjeshtuar të fizibilitetit.
Sipas udhëzimit ekzistues të Ministrisë së Financave, lista e unike e projekteve publike në Shqipëri është një bazë e të dhënave ku regjistrohen të gjitha projektet e investimeve publike nga buxheti i shtetit, tek donatorët dhe partenritetet publike-private. Qeveria ka përcaktuar një kufi minimal monetar të projekteve që përfshihen në këtë listë i cili është në nivelin e 50 milionë lekëve .
Ky kufi vlen për projektet e reja që kryesisht propozohen nga ministrisë, bashkitë dhe institucionet e tjera publike. Më këtë udhëzim synohet të rritet niveli i transparencës në përgatitjen e propozimeve dhe pritshmëritë nga realizimet e projekteve, si dhe një vlerësim dhe monitorim më i mirë i impaktit të tyre.
Aktualisht, investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Lista përmban projektet e investimeve publike, të cilat paraqesin rëndësi strategjike për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, pavarësisht nga burimi i tyre i financimit.
Lista e publikuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e dokumentit të politikave prioritare 2026-2028, i ka të kategorizuara projektet të cilat kapin vlera të konsiderueshme monetare, sipas nivelit të prioritetit që kanë në A, B dhe C, si dhe të ndara në kategori, të maturuar, pjesërisht të maturuar dhe të pamaturuar.
Projektet e matuarara, konsiderohen ato projekte për të cilat është kryer studimi i fisibilitetit dhe është konsideruar fisibël, ose kur projekti është në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.
Në këtë status janë 52 projekte të tilla, në të gjithë sektorët se ekonomisë, si në infrastrukturë, energji, mjedis, shëndetësi, arsimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimi rajonal, drejtësi, etj.
Projektet, të cilat janë maturuar në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare dhe nuk janë buxhetuar brenda tri viteve nga kryerja e studimit të fisibilitetit, për t’u buxhetuar, duhet të rishikojnë studimin e fisibilitetit. Projektet e investimeve publike të miratuara në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare përfshihen në listë deri në sigurimin e plotë të vlerës së financimit. -

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë që premton të ndryshojë mënyrën si pajisim shtëpitë tona dhe të ofrojë një mundësi unike për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Nga data 22 deri më 30 Shtator, në çdo dyqan Globe dhe online, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga oferta ekskluzive e “Ditëve Hisense”.
Çfarë e bën ofertën kaq të veçantë?
Me blerjen e një elektroshtëpiake Hisense të madhe ose të vogël, klienti fiton mundësinë të marrë mbrapsht të gjithë vlerën e blerjes në formën e dhuratave. Me blerjen e një lavatriçeje, mund të marrësh dhuratë televizor, fshesë elektrike apo pajisje kuzhine.Me blerjen e një frigoriferi, mund të marrësh dhuratë lavatriçe, mikrovalë ose televizor.Përfitimet janë të pakufizuara dhe plotësisht në dorën e konsumatorit.
Pse Hisense?
Hisense është një ndër markat më të njohura globalisht në fushën e teknologjisë dhe elektroshtëpiakeve. Me një gamë të gjerë produktesh që variojnë nga TV dhe audio, tek frigoriferët, lavatriçet dhe pajisjet e vogla të kuzhinës, marka kombinon cilësinë, garancinë dhe dizajnin modern për të përmbushur nevojat e çdo familjeje.
Globe – partner ekskluziv
Si distributori i vetëm zyrtar i Hisense në tregun shqiptar, Globe jo vetëm sjell produktet origjinale me garanci të plotë, por edhe ofron mekanizma promocionalë që nuk gjenden në ofertat standarde të tregut. “Ditët Hisense” janë dëshmia më e mirë e kësaj qasjeje: një fushatë e thjeshtë, transparente dhe fitimprurëse për konsumatorin.
Një mundësi që nuk duhet humbur
Për ata që planifikojnë të rinovojnë shtëpinë ose të investojnë në teknologji të re, kjo është koha e duhur.
Nga 22 deri më 30 Shtator, Globe fton të gjithë konsumatorët të hyjnë në botën Hisense dhe të përfitojnë nga një ofertë unike në treg. -

Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon
Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë sot më 26 gusht pamje nga puna në kantier.
“Po rilind si një hapësirë moderne”, shkruan kryeministri.
Qendra do të ketë një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë. Nuk do të mungojnë as auditorët dhe klasat për inovacionin.
“Do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon”, shkruan kryeministri Edi Rama. -

Kulla shekullore e Perjakut, histori e arkitekturë unike në Lezhë, më e madhja në Shqipëri
Kulla e Pernjakut në Pruell të Lezhës, cilësohet si një prej objekteve të veçanta për shkak të historisë dhe arkitekturës unike që e bën më të madhen e llojit të saj në vend. Ndërsa pronarët prej vitesh kanë nisur ta restaurojë, studiuesit propozojnë që kulla të marrë statusin e monumentit të mbrojtur me ligj.
E vendosur mbi një kreshtë malore në Pruell të Lezhës, Kjo kullë është më e madhja në Shqipëri.
Historia që ajo mbart fillon që prej vitit 1910.
U ndërtua nga njëri prej pinjollëve të Mirditës Ndue Perjaku, ndërsa për disa vite u mbajt nën administratin e shtetit komunist.
Ruhet me mjaft fanatizëm nga pasardhësit të cilët prej vitesh kanë nisur të restaurojnë.
Asnjë gur nuk kam lëvizur që kur e kanë bërë të parët,” tha Preng Perjaku, pasardhës i Pinjollit.
Për vlerat historike dhe arkitektonike, Historiani Paulin Zefi, vlerëson se duhet të shpallet monument kulture.
“Në radhë të parë është kulla më e madhe që ekziston në Shqipëri. Është një kompleks ndërtimor, nuk është thjesht një kullë. Lind nevoja që të shpallet monument kulture dhe normalisht merr rëndësinë që i takon,” tha historiani Paulin Zefi.
Në fshatin e vjetër të Prullit në Lezhë janë 14 kulla të vjetra dhe së fundmi është restauruar dhe kisha shekullore e “Shën Llezgdrit”
Por udhëtimi drejt kësaj zone është mjaft i vështirë për shkak të rrugës tejet të amortizuar dhe kjo ka bërë që të mungojnë vizitorët.
Rruga Press