Tag: uniformën

  • “Hiqe uniformën!”/ Plas keq mes efektivit dhe shoferit të ‘Benz’-it, pamjet ku i riu godet dhe kërcënon policin

    “Hiqe uniformën!”/ Plas keq mes efektivit dhe shoferit të ‘Benz’-it, pamjet ku i riu godet dhe kërcënon policin

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në jug të vendit, ku një i ri është konfliktuar fizikisht me një efektiv të policisë rrugore në qytetin e Beratit, gjatë një kontrolli rutinë.
    Ngjarja u tensionua kur i riu zbriti nga makina dhe iu drejtua policit me fjalë kërcënuese.
    Sipas pamjeve të shpërndara nga JOQ Albania, shihet se situata agravon më tej kur polici shtyu derën e automjetit, duke çuar në një konflikt fizik mes të dyve. Qytetarët që ndodheshin dhe ata që po kalonin me automjetet e tyre pranë incidentit, shihen të panikosur, duke shikuar me frikë dhe shqetësim nga konflikti.
    Në video, i riu dëgjohet duke i thënë efektivit: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.”

  • ‘Ore hiqe uniformën dhe hajde dalim!’ Përplasje në Berat mes shoferit dhe policit rrugor (VIDEO)

    ‘Ore hiqe uniformën dhe hajde dalim!’ Përplasje në Berat mes shoferit dhe policit rrugor (VIDEO)

    Një incident i rëndë është regjistruar sot në qytetin e Beratit, ku një kontroll rutinë i policisë rrugore është kthyer në një përplasje të dhunshme mes një të riu dhe një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje.
    Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ Albania, shoferi i një automjeti tip “Benz” ka dalë nga makina dhe ka nisur të debatojë ashpër me efektivin. Përplasja verbale është përshkallëzuar shpejt në dhunë, pasi polici shtyu derën e makinës dhe i riu reagoi me tone kërcënuese, duke e goditur dhe sfiduar me fjalët: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.”
    Qytetarët që ndodheshin aty, përfshirë edhe drejtues automjetesh që po kalonin në atë moment, janë parë të frikësuar dhe të shqetësuar nga situata që u përshkallëzua brenda sekondash.
    Policia ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me incidentin, ndërsa pritet të merren masa ndaj autorit të sulmit dhe të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Barcelona nxjerr në treg fanellën e re, vendoset rekordi i ri shitjesh në një ditë të vetme

    Barcelona nxjerr në treg fanellën e re, vendoset rekordi i ri shitjesh në një ditë të vetme

    3 Korrik 2025

    8:49

    Telesport

    Barcelona prezantoi dje uniformën e saj të re për sezonin 2025/26, me fanellat që ishin menjëherë të disponueshme për blerje në internet dhe në dyqanet zyrtare të klubit.
    Ngjarja shkaktoi një valë entuziazmi midis tifozëve, të cilët u shfaqën masivisht, duke formuar radhë të gjata para pikave të shitjes që nga orët e para të mëngjesit për të marrë në dorë uniformën e re, shumë të pritur.
    Kërkesa ishte aq e madhe sa deri dje në orën 13:00, Barcelona kishte thyer të gjitha rekordet e mëparshme për numrin më të madh të fanellave të shitura në një ditë të vetme.
    Një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon për pasionin e madh të mbështetësve të klubit “blaugrana” dhe tërheqjen e dizajnit të ri të krijuar nga kompania amerikane për publikun katalanas.
    Rritja e shitjeve nuk është aspak e habitshme, duke marrë parasysh dizajnin tërheqës të krijuar nga Nike dhe mbi të gjitha suksesin e dukshëm sportiv të arritur nga klubi sezonin e kaluar.

  • PSG-ja shkatërron Inter Majemin, Dembeleja i merr të gjithë uniformën Mesit pas ndeshjes

    PSG-ja shkatërron Inter Majemin, Dembeleja i merr të gjithë uniformën Mesit pas ndeshjes

    PSG-ja është kualifikuar më tej në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Një përballje e hidhur e Mesit me ish-skuadrën e tij, teksa parisienët i kanë mposhtur thellë me rezultatin 4-0. Kampionët e Europës e mbyllën historinë e këtij takimi që në pjesën e parë. Nevesh (6′, 39′), Alvesh (44′ autogol) dhe Hakimi (45’+3′) i dhanë fitoren PSG-së me golat e tyre.
    Ndërkohë, pas përfundimit të sfidës, Dembeleja ka pozuar përkrahë Lionel Mesit, foto të cilën e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Sulmuesi francez ka ndarë edhe një tjetër detaj me ndjekësit e tij. Dembeleja nuk i ka kërkuar vetë fanellën Leo Mesit, por të gjithë uniformën e tij. Së bashku me fanellën, ai i kishte kërkuar 7 herë fituesit të Topit të Artë edhe tutat e sportit dhe këpucët e tij./Sport Ekspres/

  • FOTO/ Pas 3 vitesh Zelensky heq uniformën ushtarake? Në Samitin e NATO-s del me kostum të zi

    FOTO/ Pas 3 vitesh Zelensky heq uniformën ushtarake? Në Samitin e NATO-s del me kostum të zi

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Hagë. Ajo që ra në sy ishte veshja e tij. Këtë herë presidenti ukrainas u pa i veshur me rroba më formale. Që prej nisjes së luftës, Zelensky në takimet e tij formale paraqitej i veshur me uniformë luftarake, por këtë herë Zelensky ka lënë mënjanë uniformën, duke veshur një kostum të zi (një xhaketë megjithëse me nuanca ushtarake, pantallona klasik dhe një këmishë elegante, por pa kollare).