Tag: uniformave

  • Rama e paralajmëroi/ Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura

    Rama e paralajmëroi/ Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura

    Forcat e Armatosura shqiptare do të vishen me uniforma të prodhuara në Shqipëri, “Made in Albania”. Për këtë është krijuar kompania e re me emrin “Guna Tactical”, e cila do të merret me prodhimin e uniformave dhe pajisjeve për ushtrinë. Shoqëria aksionere është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 8 gusht dhe do të ketë vetëm një aksioner “MSSC”, që do mbajë 49% të aksioneve, ndërsa 51% e aksioneve do të jenë në pronësi të KAYO-s.
    “Aksionarët Themelues: Aksionarët themelues zotërojnë aksionet si më poshtë: • “KAYO” Sh.A -1,785 aksione (51% të kapitalit);  “MSSC” Sh.P.K -1,715 aksione (49% të kapitalit)” , thuhet në statutin e kompanisë.
    Kjo shoqëri thuhet në dokumentet e regjistrimit në QKB që do të prodhojë të gjitha veshjet e Forcave të Armatosura dhe jo vetëm uniformat për ushtrinë shqiptare, por do të ketë të drejtë edhe t’i eksportojë ato jashtë vendit.
    “Objekti i aktivitetit: Projektimi, prodhimi, përpunimi, magazinimin, paketimi, promovimi, shpërndarja, tregtimi dhe eksportin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për strukturat e tjera të sigurisë dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë” , thuhet në dokumentet e regjistrimit të kompanisë në QKB.
    Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” në Tv Klan e paralajmëroi krijimin e kompanisë. Rama nënvizoi se do të prodhohen të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave.
    “Ne do të prodhojmë të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave. Më në fund do t’i prodhojmë pa tendera. Kompani vetëm me shtet-privat. Kompania jonë ka një emër të bukur, quhet Guna”, tha Rama.

  • Projekti për rigjallërimin e Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Fokusi në prodhimin ushtarak dhe krijimin e vendeve të punës

    Projekti për rigjallërimin e Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Fokusi në prodhimin ushtarak dhe krijimin e vendeve të punës

    Tiranë – Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e Ish-Uzina e Autotraktorëve, që shumë shpejt do të jetë në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave
    Kreu i qeverisë shqiptare, tha se synimi është krijimi i një rrjeti të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave të Armatosura por edhe për eksport. Gjithashtu, tha kryesocialisti, do të fillojë investimi për prodhimin e veshjeve dhe uniformave ushtarake.
    Kjo do të krijojë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, sipas kreut të qeverisë. Rama shoqërohej nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ai i Mbrojtjes Pirro Vengu.

    Rama: Këtu bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për Forcat tona të Armatosura, ekonominë dhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit. Synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e FA, për nevojat e Forcave tona në Policisë, forcave zjarrfikëse por edhe për eksport.
    Kjo do të bëjë që nga njëra anë rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare. Nga ana tjetër përmes krijimit të këtyre hallkave të reja të krijohen vende të reja pune të mirëpaguara për teknik dhe ekspertë të nivelit të lartë. Përmes këtij procesi të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionit. Nga ana tjetër do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune. Nga ana tjetër të krijojmë një bazë prodhuese që mund t’i shërbejë edhe qëllimit të eksportit./vizionplus.tv 

  • Video/ Tenderi i ri i uniformave, Muçollari ironizon kandidatin e Ramës: Thojini Plarentit se…

    Video/ Tenderi i ri i uniformave, Muçollari ironizon kandidatin e Ramës: Thojini Plarentit se…

    Gjatë takimeve në njesinë 14, zonë e Astirit dhe Yzberishtit, kandidati i Opozitës në Tiranë, Grigels Muçollari, ka biseduar nga afër me banorët për zgjidhjet që ofron PD, dhe konstaton pakënaqësinë e tyre me mashtrimet e rilindjes.Së fundmi, kandidati i Ramës në këtë zonë, Plarent Ndreca, është shprehur i habitur se si një komunitet me afër 70 mijë banorë, nuk ka një shkollë. Ndreca sillet sikur nuk ka qënë partia e tij prej 3 mandatesh në pushtet qendror e lokal.Gjatë një bisede me një banor, Muçollari ka ironizuar rivalin e tij, që është nën akuzë për shpërdorim detyre.“Thojini Plarentit që është hapur një vend pune për të tani së fundmi. Tenderi i ri i Uniformave të Policisë, me vlerë 26 milionë euro. Të shkojë të merret me atë punë, se atë di të bëjë. Nuk është për këtu”, u shpreh kandidati i Opozitës.Plarent Ndreca përveçse zyrtarisht nën akuzë për shpërdorim detyre lidhur me disa tendera të rikonstruksionit të komisariateve, ka qënë nën dyshim për tenderin e uniformave të policisë, në kohën kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.Tenderi u kontestua dhe u soll si shembull flagrant i abuzimit, pasi një kapele ishte vlerësuar deri në 400 euro. Zerat e fryrë të asaj procedure, lënë të kuptosh për përvetësime në miliona euro.Pak ditë më parë, qeveria ka shpallur tenderin e ri të uniformave të policisë, me vlerë 26 milionë euro.

     

  • Uniforma dhe këpucë për policinë, hapet tenderi 27 milionë euro

    Uniforma dhe këpucë për policinë, hapet tenderi 27 milionë euro

    Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro.
    Operatori i Blerjeve të Përqendruar njoftoi këtë të hënë çeljen e procedurës respektive ku fondi limit është në total 2.7 miliardë lekë nga ku peshën më të madhe prej 1.9 miliardë e zënë uniformat kurse pjesën tjetër këpucët. Referuar dokumenteve të bëra publike specifikohet edhe sasia e nevojshme për secilin prej artikujve si dhe afatet e lëvrimit.
    “Prodhimi duhet të organizohet në mënyrë të tillë që furnizimi me uniforma i punonjësve të policisë të bëhet sipas sezoneve të verës apo dimrit, në mënyrë që të mbulohen nevojat në kohë. Lëvrimi i artikujve të uniformave verore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Maj të çdo viti dhe lëvrimi i uniformave dimërore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Tetor të çdo viti.
    Afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë dhe jo me shume së 150 ditë nga lidhja e kontratës. Për çdo rast sasitë e kërkuara në kantatën e parë nuk do të jenë më tepër se 50 % e sasive të pritshme të vitit të pare”thuhet në dokumentet që shoqërojnë procedurën.
    Lidhur me garancitë autoriteti kontraktor nënvizon se lëvrimi i mallit duhet të shoqërohet me deklaratën përkatëse. Operatori ekonomik duhet të deklarojë zyrtarisht që afati i garancisë për artikujt që do të furnizojë do të jetë 1 vit për artikujt që e kanë afatin e përdorimit 1 vit dhe të paktën 2 vjet për artikujt që kanë afatin e përdorimit mbi 2 vjet.
    Operatori ekonomik fitues, para fillimit të prodhimit, të paraqesë nga dy modele fizike të çdo artikulli të cilët duhet të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e AK. Ky model që do të shoqërohet me fletë analizë, do të kalojë në një fazë vlerësimi dhe do të miratohet si prototipi zyrtar me të cilin do të krahasohet produkti përfundimtar. Pa miratimin e modelit nga autoriteti kontraktor nuk duhet të fillojë prodhimi i kontraktuar.

  • Hapet tenderi, 27 milionë euro për të veshur Policinë e Shtetit

    Hapet tenderi, 27 milionë euro për të veshur Policinë e Shtetit

    Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro. Operatori i Blerjeve të Përqendruar njoftoi këtë të hënë çeljen e procedurës respektive ku fondi limit është në total 2.7 miliardë lekë nga ku peshën më të madhe prej 1.9 miliardë e zënë uniformat kurse pjesën tjetër këpucët.
    Nga uniformat e këpucët te pulovrat me “grykë v” dhe këmishat ngjyrë bojë-qielli, bashkë me pelerinat e shiut apo rripat e pantallonave… Policia e Shtetit kërkon të blejë veshje për punonjësit e saj. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin me vlerë 2.7 miliardë lekë apo 27 milionë euro për blerjen e tyre.
    “Prodhimi duhet të organizohet në mënyrë të tillë që furnizimi me uniforma i punonjësve të policisë të bëhet sipas sezoneve të verës apo dimrit, në mënyrë që të mbulohen nevojat në kohë. Lëvrimi i artikujve të uniformave verore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Maj të çdo viti dhe lëvrimi i uniformave dimërore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Tetor të çdo viti.”
    Lidhur me garancitë autoriteti kontraktor nënvizon se lëvrimi i mallit duhet të shoqërohet me deklaratën përkatëse.
    “Meqenëse kemi të bëjmë me artikuj për uniforma dhe këpucë për punonjësit e Policisë e Shtetit, cilësia e zgjedhjes së operatorëve ekonomik fitues duhet të jetë maksimale, bazuar në kapacitet ligjore, teknike, profesionale dhe financiare të tyre, pasi vetëm operatorët ekonomikë që plotësojnë kriteret e kualifikimit si më sipër, mund të marrin pjesë, duke siguruar që ofertat të jenë nga kompani të kualifikuara, serioze, të besueshme dhe me përvojën e duhur me qëllim realizimin me sukses të marrëveshjes kuadër që do të lidhet.”
    Operatori ekonomik fitues, para fillimit të prodhimit, të paraqesë nga dy modele fizike të çdo artikulli të cilët duhet të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e paraqitura.
    “Për mallrat e prodhuara jashtë vendit të Blerësit, Furnizuesi do të jetë plotësisht përgjegjës për të gjitha tatimet dhe taksat, taksat e pullës, tarifat e licencës dhe detyrime të tjera të tilla të vendosura jashtë vendit të blerësit.”
    Fondi limit për blerjen e veshjeve për Policinë e Shtetit është në total 2.7 miliardë lekë nga ku peshën më të madhe prej 1.9 miliardë e zënë uniformat kurse pjesën tjetër këpucët.