Sipas Kombeve të Bashkuara, afërsisht 28 fëmijë po vriten çdo ditë në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe kufizimeve të saj në ofrimin e ndihmës humanitare shumë të nevojshme.
“Vdekje nga bombardimet. Vdekje nga kequshqyerja dhe uria. Vdekje nga mungesa e ndihmës dhe shërbimeve jetësore”, tha Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF) në një postim në X.
Agjencia theksoi se fëmijët në Gaza kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pastër, ilaçe dhe mbrojtje, duke shtuar: “Më shumë se çdo gjë tjetër, ata kanë nevojë për një armëpushim, TANI”.
Izraeli ka vrarë më shumë se 18,000 fëmijë – një fëmijë çdo orë – që nga fillimi i luftës së tij në Gaza.
Tag: unicef
-

UNICEF: Izraeli vret mesatarisht 28 fëmijë palestinezë çdo ditë
-

“Mbi 18 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza”/ UNICEF publikon shifrat alarmante: Një klasë e mbushur me nxënës zhduket çdo ditë
Situata humanitare në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re dhe alarmante.
Sipas UNICEF-it, që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, mbi 18,000 fëmijë janë vrarë, një shifër tronditëse që përkthehet në mesatarisht 28 fëmijë në ditë – “ekuivalenti i një klase shkollore që nuk ekziston më”.
Alarmin e ka ngritur Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Chaiban, i cili sapo është kthyer nga një mision pesëditor në Izrael, Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Deklaratat e tij e përshkruajnë një realitet rrëqethës në territorin palestinez, ku tashmë nuk flitet më vetëm për viktima, por edhe për rrezikun e një urije masive që kërcënon mijëra fëmijë.
“Gaza tani është në rrezik serioz nga uria. Situata është përkeqësuar ndjeshëm. Kemi dy tregues që kanë tejkaluar pragun e urisë”, deklaroi Chaiban.
Sipas të dhënave të fundit:
Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, ndërsa kequshqyerja akute ka arritur në 16.5%, duke tejkaluar kufirin e vendosur për shpalljen e një urie zyrtare.
UNICEF njofton se mbi 320,000 fëmijë janë aktualisht në rrezik nga kequshqyerja akute, e cila mund të ketë pasoja të pakthyeshme për shëndetin dhe zhvillimin e tyre, nëse nuk merren masa urgjente.
“Fëmijët në Gaza po vdesin jo vetëm nga bombardimet, por edhe nga uria. Është një katastrofë në zhvillim e sipër, që po ndodh para syve tanë,” tha zyrtari i lartë i UNICEF-it, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndërhyrje të menjëhershme humanitare.
Apeli i UNICEF vjen në një kohë kur aksesi në ndihma humanitare në Gaza vazhdon të jetë i kufizuar, ndërsa strukturat spitalore janë në kolaps, uji i pastër mungon dhe të mbijetuarit përballen me kushte çnjerëzore jetese.
Kjo nuk është më një situatë e zakonshme lufte – është një krizë humanitare me përmasa të pashembullta, ku viktima të padukshme janë fëmijët. Dhe bota, sipas UNICEF-it, nuk mund të qëndrojë më indiferente.
Top Channel
-

Kolaps në sistemin e ujit në Gaza! UNICEF: Gjysmë milionë njerëz që po vuajnë nga uria
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ngriti alarmin për vdekjen e fëmijëve nga uji në Gaza, për shkak të kolapsit në sistemin e ujit, të krijuar nga lufta.
“Fëmijët do të nisin të vdesin nga etja. Vetëm 40 për qind e impianteve për prodhimin e ujit janë funksionale. Jemi shumë nën standardet e emergjencës sa i përket ujit të pijshëm për njerëzit në Gazë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
UNICEF-i gjithashtu raportoi për një rritje prej 50 për qind të fëmijëve, nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, që janë shtruar në spital, për shkak të kequshqyerjes gjatë periudhës prill-maj në Gazë, si dhe për gjysmë milionë njerëz që po vuajnë nga uria.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afro 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten ende në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në territorin palestinez, ndërsa OKB-ja ka thënë se pothuajse e gjithë popullsia e Gazës është në prag të zisë së bukës.Top Channel
-

Kriptomonedhat e konfiskuara do kthehen në fond rezervë për fëmijët, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe UNICEF diskutojnë nismën
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social.
Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës nga AAPSK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Në hapje të aktivitetit përshëndetën znj. Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, z. Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, si dhe z. Christopher Fabian nga GIGA – Zyra Globale për Inovacionin e UNICEF.
Ky trajnim përfshiu njohuri bazë mbi funksionimin e teknologjisë blockchain dhe portofolëve dixhitalë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për përdorimin e fondeve në kripto për impakt të drejtpërdrejtë social. Në fokus të veçantë ishte krijimi i një “Crypto Reserve Fund for Children”, një model unik që synon të kthejë pasuritë dixhitale të konfiskuara në fonde që mbështesin mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Ky bashkëpunim është pjesë e një sërë projektesh që AAPSK dhe UNICEF do të vijojnë të zhvillojnë, në përputhje me politikat përkatëse të secilit institucion:
AAPSK fokusohet në përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale dhe në ndërtimin e një modeli transparent dhe efikas të administrimit të tyre;
UNICEF mbështet iniciativat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve, përmes inovacionit social, përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të zgjidhjeve teknologjike me impakt të qëndrueshëm.
Gjatë sesionit të specializuar mbi kriptovalutat, pjesëmarrësit nga AAPSK dhe institucionet e tjera patën mundësi të përfitojnë njohuri të rëndësishme praktike dhe teorike, si:
Hapat teknikë për hapjen dhe menaxhimin e portofolëve elektronikë (wallets), përfshirë ruajtjen e sigurt të çelësave dhe përdorimin e USB-ve për akses të sigurt në asetet digjitale;
Kuptimi i mënyrës së konvertimit të kriptomonedhave në monedha fiat dhe lidhja e këtij procesi me burimet financiare shtetërore;
Njohja me praktikat ndërkombëtare nga BE dhe OECD për përdorimin e fondeve në kripto në mbështetje të programeve sociale dhe të fëmijëve;
Diskutim mbi modelin për krijimin e një fondi të rezervës për fëmijët me burim nga kriptomonedhat e konfiskuara, si një praktikë që mund të shërbejë si shembull edhe për vende të tjera.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale për të përdorur asetet moderne në shërbim të të mirës publike, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë.Top Channel
-

AAPSK dhe UNICEF, trajnim për kriptomonedhat për përdorimin me impakt social
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social.
Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës nga AAPSK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Në hapje të aktivitetit përshëndetën znj. Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, z. Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, si dhe z. Christopher Fabian nga GIGA – Zyra Globale për Inovacionin e UNICEF.
Ky trajnim përfshiu njohuri bazë mbi funksionimin e teknologjisë blockchain dhe portofolëve dixhitalë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për përdorimin e fondeve në kripto për impakt të drejtpërdrejtë social. Në fokus të veçantë ishte krijimi i një “Crypto Reserve Fund for Children”, një model unik që synon të kthejë pasuritë dixhitale të konfiskuara në fonde që mbështesin mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Ky bashkëpunim është pjesë e një sërë projektesh që AAPSK dhe UNICEF do të vijojnë të zhvillojnë, në përputhje me politikat përkatëse të secilit institucion:
•AAPSK fokusohet në përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale dhe në ndërtimin e një modeli transparent dhe efikas të administrimit të tyre;
•UNICEF mbështet iniciativat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve, përmes inovacionit social, përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të zgjidhjeve teknologjike me impakt të qëndrueshëm.Gjatë sesionit të specializuar mbi kriptovalutat, pjesëmarrësit nga AAPSK dhe institucionet e tjera patën mundësi të përfitojnë njohuri të rëndësishme praktike dhe teorike, si:
•Hapat teknikë për hapjen dhe menaxhimin e portofolëve elektronikë (wallets), përfshirë ruajtjen e sigurt të çelësave dhe përdorimin e USB-ve për akses të sigurt në asetet digjitale;
•Kuptimi i mënyrës së konvertimit të kriptomonedhave në monedha fiat dhe lidhja e këtij procesi me burimet financiare shtetërore;
•Njohja me praktikat ndërkombëtare nga BE dhe OECD për përdorimin e fondeve në kripto në mbështetje të programeve sociale dhe të fëmijëve;
•Diskutim mbi modelin për krijimin e një fondi të rezervës për fëmijët me burim nga kriptomonedhat e konfiskuara, si një praktikë që mund të shërbejë si shembull edhe për vende të tjera.Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale për të përdorur asetet moderne në shërbim të të mirës publike, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal. -

Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës
Agjencia e OKB-së, UNICEF, ka thënë se më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga tetori i vitit 2023.
Në një postim në mediat sociale, tha se kjo është e barabartë me një fëmijë që humb jetën për çdo 20 minuta.
“Ky është një shkatërrim i fëmijërisë. Një shkatërrim i vetë jetës. Këta janë fëmijë. Jo numra. Asnjë fëmijë nuk duhet ta kalojë këtë”, tha UNICEF.
Duke theksuar realitetin e luftës ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre në Gaza, një instalacion arti zuri një nga rrugët më të ngarkuara në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
Lodra dhe rroba fëmijësh u vendosën në mes të Rua do Carmo, të premten, për të tërhequr vëmendjen tek mijëra fëmijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.
Disa ngjarje të tjera u zhvilluan gjithashtu në të gjithë Portugalinë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. -

“Më shumë se 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës në Gaza”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës
Agjencia e OKB-së, UNICEF, ka thënë se më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga tetori i vitit 2023.
Në një postim në mediat sociale, tha se kjo është e barabartë me një fëmijë që humb jetën për çdo 20 minuta.
“Ky është një shkatërrim i fëmijërisë. Një shkatërrim i vetë jetës. Këta janë fëmijë. Jo numra. Asnjë fëmijë nuk duhet ta kalojë këtë”, tha UNICEF.
Duke theksuar realitetin e luftës ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre në Gaza, një instalacion arti zuri një nga rrugët më të ngarkuara në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
Lodra dhe rroba fëmijësh u vendosën në mes të Rua do Carmo, të premten, për të tërhequr vëmendjen tek mijëra fëmijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.
Disa ngjarje të tjera u zhvilluan gjithashtu në të gjithë Portugalinë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.Top Channel
-

UNICEF: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria
Agjencia e ndihmës humanitare për fëmijët në kuadër të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra raste pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm, ka raportuar AP.
Agjencia e ndihmës humanitare për fëmijët në kuadër të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra raste pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm, ka raportuar AP.
Ekspertët gjithashtu kanë paralajmëruar se territori është në prag të krizës së urisë nëse Izraeli nuk e ndalon fushatën ushtarake dhe nuk e largon plotësisht bllokadën e ndihmave, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar javën e kaluar se tashmë njerëzit po vdesin urie.
“Kudo që shikon, njerëzit janë të uritur… Ata drejtojnë gishtat nga goja për të treguar se janë të uritur”, ka thënë Nestor Oëomuhangi, përfaqësues i Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë në territoret palestineze.
“Më e keqja veçse ka arritur në Gaza”, ka shtuar ai.
“Fëmijët janë tashmë duke vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe ka më shumë foshnje në Gaza që do të jenë në rrezik nëse nuk iu mundësohet qasja e shpejtë në ndihmat ushqimore, të nevojshme për të shpëtuar jetët e tyre”, ka thënë Tess Ingram nga UNICEF-i.
-

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gazë – të cilat u propozuan të enjten nga Izraeli dhe nga Shtetet e Bashkuara – duke thënë se këto plane do t’i shtojnë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve.
Departamenti amerikan i Shtetit më herët propozoi një zgjidhje që do të lejonte dërgimin e ndihmave ushqimore në Gazë.
Një propozim po qarkullon në mesin e organizatave humanitare për krijimin e një Fondacioni Humanitar për Gazën, i cili do të shpërndante ushqime nga katër “Pika të Sigurta të Shpërndarjes”. Ky u ngjan planeve të shpallura nga Izraeli më herët gjatë javës, për të cilat u tha se do ta përkeqësonin zhvendosjen e popullsisë në Gazë.
“Duket se plani i paraqitur nga Izraeli për komunitetin humanitar do t’i rrisë vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve dhe familjeve në Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Elder shtoi se komentet e tij vlejnë edhe për fondacionin e ri, të cilin e kupton si pjesë të së njëjtës strategji të gjerë.
Komuniteti humanitar tashmë ka refuzuar çdo plan që i jep pushtetit okupues, Izraelit, rol në shpërndarjen e ndihmave në Gazë.
Megjithatë, dokumenti i Fondacionit thotë se pikat e shpërndarjes do të jenë “neutrale” dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, tha të premten se Izraeli nuk do të përfshihet në dorëzimin e ndihmës.
Sidoqoftë, Elder tha se përdorimi i këtyre pikave, të cilat parashikohet të shërbejnë fillimisht për 300.000 persona secila, do të krijonte rreziqe për fëmijët dhe familjet që shkojnë të marrin ndihma, dhe do të nxisnin zhvendosje të mëtejshme.
“Përdorimi i ndihmës humanitare si një ‘kurth’ për të detyruar zhvendosjen, veçanërisht nga veriu drejt jugut, do të krijojë këtë zgjedhje të pamundur: një zgjedhje mes zhvendosjes dhe vdekjes”, tha Elder, i cili ka marrë pjesë në disa misione në Gazë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, 19 muaj më parë.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
Ai bëri thirrje që Izraeli të heqë bllokadën tashmë dymujore ndaj hyrjes së ndihmave në enklavë, e cila po shkakton uri të përhapur dhe shqetësime për një rritje të vdekjeve nga kequshqyerja.
“Ka një alternativë të thjeshtë – hiqni bllokadën, lejoni ndihmën humanitare të hyjë për të shpëtuar jetë”, tha ai./RelTop Channel
-

Gaza, aty ku foshnjat ushqehen me bukë të mykur! Dëshmi rrëqethëse: Jetojmë pranë varrezave, por jemi më të vdekur se ata
Hanadi është një nga qindra mijëra qytetarët në Gaza që luftojnë për të mbijetuar pa ushqim, ujë ose siguri. Çdo ditë, ajo përpiqet t’i mbrojë fëmijët e saj nga uria dhe frika.
Kështu shkruhet në në postim të UNICEF në rrjetin social “X”, ku rrëfehet histori rrëqethëse të atyre që përpiqen të mbijetojnë e të mbajnë gjallë fëmijët me se munden.
Nuk e prisja kurrë që do të kthehesha në përdorimin e tij,” thotë nëna palestineze Hanadi, teksa rendit copat e forta dhe bajate të bukës së infektuar nga myku në strehën e saj në tendë në Gaza.
“Por ja ku po e hamë. Unë përpiqem të përzgjedh copat që kanë më pak myk. E heq mykun dhe e zhyt në çaj për të ushqyer fëmijët e mi. Nuk kam zgjidhje tjetër”, tha ajo, në një intervistë me agjencinë e OKB-së për fëmijë, UNICEF