Tag: unesco

  • Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

    Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

    Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje.

    Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar.
    Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.
    Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.
    Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.
    “Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi – në mënyrë aktive – vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.
    Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”.
    Çfarë do të thoshte vendosja e Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik?Nëse Komiteti do ta vendoste Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligoheshin të krijonin një plan të posaçëm masash korrigjuese, për ta rikthyer Ohrin në “gjendjen e dëshiruar të ruajtjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Iskra Stojkovska, nga organizata Front 21/42, e cila është në mesin e atyre që kërkojnë që Ohri të vendoset në atë listë.
    “Kjo do të thoshte që shteti duhet të miratojë një sërë masash të sakta korrigjuese, që do të çonin nga gjendja aktuale në gjendjen e dëshiruar të vlerave. Kjo do ta vinte shtetin nën një trysni shumë më të madhe nga UNESCO-ja, por, gjithashtu, ai do të fitonte qasje në fonde shtesë”, thotë Stojkovska.
    Përveç kësaj, ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Kulturës do të duhej të miratonin një ndalesë të veçantë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në zonën e mbrojtur.
    Kjo parashihet edhe me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore.
    Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore filloi më 6 korrik në selinë e UNESCO-s në Paris, ku vazhdojnë diskutimet nëse disa vende të trashëgimisë botërore, përfshirë rajonin e Ohrit, duhet të përfshihen në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Në dokument, UNESCO kërkoi që Maqedonia e Veriut të forcojë menjëherë mbrojtjen e Kënetës së Studençishtës, t’i ndalojë të gjitha aktivitetet ndërtimore aktuale dhe të planifikuara në afërsi të saj, përfshirë kompleksin hotelier “Gorica”, dhe të rishikojë draft-ligjin për shpalljen e kënetës park natyror.
    Qëllim thuhet se është harmonizimi i ligjit me standardet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe me konstatimet e misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2024.
    Në vend të mbrojtjes, heshtje dhe akuza të ndërsjellaPor, pavarësisht asaj që thuhet në Projektvendim, Qeveria maqedonase njoftoi se do t’u kërkojë përfaqësuesve të institucioneve maqedonase që marrin pjesë në mbledhjen e UNESCO-s, të propozojnë një amendament për tërheqjen e propozimit.
    Në ditët para votimit, partitë shkëmbyen akuza: Qeveria akuzoi Qeverinë e mëparshme për neglizhencë sistematike, ndërsa opozita pretendoi se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore.
    E, sipas organizatave të shoqërisë civile, autoritetet lokale dhe qendrore për vite me radhë kanë lejuar ndërtime të pakontrolluara dhe kanë injoruar rekomandimet e UNESCO-s.
    “Ne kemi punuar në Ohër që 11 vjet dhe nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, asnjë ndryshim se cila parti qeveris në cilin nivel… Grindjet mes tyre se kush është fajtor tregojnë vetëm se ata nuk kanë lëvizur asnjë milimetër”, thotë Stojkovska.
    Shtatëmbëdhjetë organizata nga Maqedonia e Veriut, 13 nga Shqipëria dhe një rrjet evropian prej 15 organizatash kërkuan nëpërmjet një letre nga Komiteti që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Organizatat maqedonase përfshijnë: Eco Logic, Transparency International – Macedonia, Ohrid SOS dhe Institutin Societas Civilis për Demokraci.
    Nga Shqipëria janë, mes tjerave, Fondacioni H2O dhe Aktiv Mobiliti.
    Organizata nga Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Bullgaria kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Ohrit.
    Ato thonë se për shkak të moszbatimit të të gjitha planeve dhe projekteve të mëparshme për mbrojtje dhe për shkak të “shkatërrimit”, Ohri po humbet autenticitetin e tij.
    “Ne i kërkojmë Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të 47-të në Paris, që të mbrojë dhe ruajë rajonin e Ohrit për të gjitha brezët e ardhshëm, duke miratuar Projektvendimin për përfshirjen e tij në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
    Ato kujtojnë se alarmet e para për urbanizimin e tepërt dhe degradimin e Ohrit iu dërguan UNESCO-s që në vitin 1998 dhe shtojnë se, pavarësisht rekomandimeve nga misionet e ekspertëve në vitet 2017, 2020 dhe 2024, nuk është ndërmarrë gati asgjë thelbësore.
    Projektet infrastrukturore që rrezikojnë edhe më shumë rajonin, vazhdojnë, si: autostrada A2 dhe hekurudha e Korridorit 8.
    Kërkesat për vlerësimin strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në trashëgimi, gjithashtu, nuk janë zbatuar.
    Ekspertët e UNESCO-s kanë konfirmuar tri herë se Ohri i plotëson kriteret për përfshirje në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por se Komiteti po u jep afate të reja Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas organizatave të shoqërisë civile.
    Ato paralajmërojnë se kjo “kohë për reformë” është duke u keqpërdorur për projekte të reja të dëmshme dhe degradim të mëtejshëm.
    I njohur në botë, i shkatërruar në shtëpiRajoni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore në vitin 1979, ndërsa në vitin 2019 ky status u zgjerua edhe në pjesën shqiptare të liqenit, për shkak të vlerave natyrore të tij.
    Liqeni i Ohrit është njëri prej liqeneve më të vjetra dhe më të thella në Evropë.
    Statusi i trashëgimisë botërore rrit ndjeshëm dukshmërinë globale – çka sjell rritje të turizmit dhe përfitime ekonomike për banorët lokalë, si: vende të reja pune apo zhvillim të bizneseve të vogla.
    Ai sjell edhe përfitime të tjera – nga mbrojtja ligjore dhe institucionale deri te qasja në ndihma teknike dhe financiare ndërkombëtare.
    Por, rajoni i Ohrit është de facto në rrezik dhe kjo duhet pranuar, thotë Stojkovska.
    “Ohri është shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi – ne vetë po e shkatërrojmë”, përfundon ajo.
    Përgatiti: Valona Tela / REL

  • UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

    UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

    Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive kryesore të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore: Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe Rajoni i Liqenit të Ohrit – një pasuri e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.
    Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë progresin dhe angazhimin e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive. Butrinti u vlerësua për përmirësimet në menaxhim, investimet në infrastrukturë dhe projektet kërkimore e restauruese. Berati dhe Gjirokastra për ruajtjen e integritetit historik, ndërsa Rajoni i Liqenit të Ohrit për bashkëpunimin ndërkufitar dhe përparimin e shënuar në administrim.
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit paraqitën qëndrim të përbashkët për Ohërin, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe përkushtimin për menaxhim të integruar.
    Përmes një reagimi publik, ministri Blendi Gonxhja theksoi se vendimet e miratuara janë një konfirmim domethënës për punën e bërë deri më tani, por edhe një paralajmërim për sfidat që duhen përballuar me profesionalizëm dhe vizion. “Na pret ende shumë punë përpara,” – tha ai, duke theksuar nevojën për angazhim të të gjithë aktorëve, përfshirë autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore.

  • UNESCO pr/vendim për shpalljen e liqenit të Ohrit pasuri në rrezik, Zhupa:Një regres në mbrojtjen e…

    UNESCO pr/vendim për shpalljen e liqenit të Ohrit pasuri në rrezik, Zhupa:Një regres në mbrojtjen e…

    Nga Julia Vrapi
    Liqeni i Ohrit pjesa shqiptare është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s që nga korriku i vitit 2019, por rekomandimet që janë lënë për të mbrojtur këtë pasuri botërore nuk janë zbatuar nga institucionet, ku problem janë dhe planet ndërtimore. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi një ditë më parë se liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik. Zhupa deputete e PD dhe kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën vë në dukje se kjo që po ndodh me liqenin e Ohrit është një regres në mbrojtje të pasurive trashëgimi botërore. “Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi.
    Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të mëparshme të UNESCO-s dhe qindra kundërshtimeve tona publike. Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projektit ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore”, shprehet Zhupa.
    Në deklaratën e saj Zhupa thotë se çdo vendim i mëparshëm i UNESCO-s ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve. “Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve. Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkojë penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standardet”, shprehet Zhupa.
    Zbatimi i masave rregullatore
    Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore. Ina Zhupa deputete e PD shprehet se UNESCO kërkon që qeveria të ndalojë ndërtimet dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë. “UNESCO shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
    Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që: a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale; b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit; c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë. Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura”, vijon Zhupa në deklaratën e saj. Sipas Zhupës, UNESCO kërkon atë që kanë kërkuar dhe ata dhe vazhdojnë kërkojnë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese për të mos qenë para situatave të tilla, ku rrezikohet mosekzistenca më e pasurive me vlera universale dhe ato shpallen në rrezik. Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën Zhupa thotë se kërkon respektimin dhe zbatimin një më një të rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. “Mbështes UNESCO-n në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të”, shprehet ajo. Ndër të tjera në deklaratën e saj, Zhupa thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë ligjore ata që shkelin ligjet dhe dëmtojnë trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.
    “I bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare”, vijon Ina Zhupa deputete e PD në deklaratën e saj. Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare u bë pasuri e UNESCO në 5 korrik 2019 me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43 të mbajtur në BAKU, Azerbajxhan. Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë.

  • Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit

    Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit

    Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin e Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke e quajtur këtë një zhvillim të rëndë për Shqipërinë dhe një pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës së qeverisë.
    Sipas Zhupës, paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura. Ajo thekson se UNESCO ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të projekteve si Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe ndryshime në planifikimin urban të Pogradecit, ndërkohë që apelon për ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve dhe palëve të përfshira në shkelje.
    Deklarata
    Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të meparshme të UNESCO dhe qindra kundërshtimeve tona publike.
    Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projekt ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
    Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore. Cdo vendim i mëparshëm i UNESCO ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve.
    Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve.
    Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkoj penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standartet.
    UNESCO pasi shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
    Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që:a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale;b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit;c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë.
    Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura, mos të betonizoj Pogradecin, Drilonin, Tushemishtin, Linin dhe çdo gjë që i del para sepse kjo nuk i shërben as vendit dhe as mbrojtjes së pasurisë me vlera të jashtëzakonshme universale. UNESCO kërkon ata që e kemi kërkuar edhe ne dhe vazhdojmë kërkojmë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese. Pikërishtqë mos jemi para situatave të tilla ku rrezikojmë mos ekzistencën më të pasurive me vlera të jashtëzakonshme universale dhe ato shpallen në rrezik.
    Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën kërkoj respektimi dhe zbatimi një më një i rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. Dhe mbështes UNESCO në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të.
    Në peshore janë dollarët e AADF, fitimet e oligarkëve dhe shkeljet e përfitimet e qeverisë, dhe nga ana tjetër është interesi publik dhe ruajta e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të VJU-ve të pacënuara. Qytetarët dhe ne zgjedhim të dytën dhe do të qëndrojmë deri në fund për mbrojtjen e tyre.
    Gjithashtu edhe i bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.

  • Berati 17-vjeto në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Berati 17-vjeto në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Më 8 korrik 2008, qyteti i Beratit iu bashkua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur ndërkombëtarisht për vlerat e tij unike arkitektonike, historike dhe kulturore. Sot, 17 vjet më pas, Berati nuk është vetëm një qytet në UNESCO e qytet i shpallur muze nga Shqipëria që nga viti 1961, por një destinacion i gjallë që mishëron më së miri bashkëjetesën mes së lashtës dhe të sotmes.Që prej vitit 2008, shumëçka ka ndryshuar. Infrastruktura rrugore, dikur pengesë për të vizituar qytetin, është përmirësuar ndjeshëm, duke e bërë Beratin më të arritshëm për vizitorët vendas e të huaj. Por vetëm në vitet e fundit qyteti ka njohur një hov të vërtetë zhvillimi, duke u kthyer në një nga pikat më dinamike të turizmit kulturor në Shqipëri.Janë shtuar ndjeshëm strukturat akomoduese, numri i bar-kafeneve dhe restoranteve është rritur, dhe janë kryer punime restauruese jo vetëm në fasadat e shtëpive karakteristike, por edhe në mjediset publike dhe monumentet kryesore.Lagje historike si Mangalemi dhe zona pranë urës së Goricës, që dikur shfaqeshin të braktisura, sot janë kthyer në zona plot jetë, ngjyra dhe gjallëri. Kjo falë investimeve publike dhe private, por edhe kthimeve të emigrantëve që kanë rikthyer në jetë banesat e të parëve, duke i transformuar në bujtina mikpritëse, restorante autentike dhe hapësira kulturore.Sot, Berati është një qytet që jeton turizmin gjatë gjithë vitit. Vetëm gjatë periudhës janar-maj 2025 priti 370 mijë turistë, një shifër që dëshmon se trashëgimia, kur shoqërohet me përkujdesje, vizion dhe dashuri për vendin, mund të kthehet në motor zhvillimi.Një trashëgimi që frymëzon edhe sotBerati, për shkak të objekteve muzeale me vlera të mëdha kombëtare, ishte shpallur qytet-muze që në vitin 1961. Kalaja e Beratit, ura me 7 harqe e Goricës, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, Muzeu Onufri, Epitafi i Gllavenicës, Kodiku i Purpurt i Beratit, etj., përbëjnë pasurinë historike të qytetit 2400-vjeçar.Pas hyrjes në UNESCO (Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara), ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958, qyteti i “një mbi një dritareve” filloi të promovonte vlerat monumentale dhe të përfaqësohej ndërkombëtarisht së bashku me qytetin e Gjirokastrës, si një sit i përbashkët për shkak të ngjashmërisë arkitektonike dhe historike.Berati, sipas UNESCO-s, është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Në kriterin e tretë të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se: Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.Kriteri i katërt përmend se dy qytetet janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, i cili sot renditet mes 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e trashëgimisë së tyre universale./Diaspora Shqiptare/.

  • Berati 17-vjet në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Berati 17-vjet në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Më 8 korrik 2008, qyteti i Beratit iu bashkua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur ndërkombëtarisht për vlerat e tij unike arkitektonike, historike dhe kulturore. Sot, 17 vjet më pas, Berati nuk është vetëm një qytet në UNESCO e qytet i shpallur muze nga Shqipëria që nga viti 1961, por një destinacion i gjallë që mishëron më së miri bashkëjetesën mes së lashtës dhe të sotmes.Që prej vitit 2008, shumëçka ka ndryshuar. Infrastruktura rrugore, dikur pengesë për të vizituar qytetin, është përmirësuar ndjeshëm, duke e bërë Beratin më të arritshëm për vizitorët vendas e të huaj. Por vetëm në vitet e fundit qyteti ka njohur një hov të vërtetë zhvillimi, duke u kthyer në një nga pikat më dinamike të turizmit kulturor në Shqipëri.Janë shtuar ndjeshëm strukturat akomoduese, numri i bar-kafeneve dhe restoranteve është rritur, dhe janë kryer punime restauruese jo vetëm në fasadat e shtëpive karakteristike, por edhe në mjediset publike dhe monumentet kryesore.Lagje historike si Mangalemi dhe zona pranë urës së Goricës, që dikur shfaqeshin të braktisura, sot janë kthyer në zona plot jetë, ngjyra dhe gjallëri. Kjo falë investimeve publike dhe private, por edhe kthimeve të emigrantëve që kanë rikthyer në jetë banesat e të parëve, duke i transformuar në bujtina mikpritëse, restorante autentike dhe hapësira kulturore.Sot, Berati është një qytet që jeton turizmin gjatë gjithë vitit. Vetëm gjatë periudhës janar-maj 2025 priti 370 mijë turistë, një shifër që dëshmon se trashëgimia, kur shoqërohet me përkujdesje, vizion dhe dashuri për vendin, mund të kthehet në motor zhvillimi.Një trashëgimi që frymëzon edhe sotBerati, për shkak të objekteve muzeale me vlera të mëdha kombëtare, ishte shpallur qytet-muze që në vitin 1961. Kalaja e Beratit, ura me 7 harqe e Goricës, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, Muzeu Onufri, Epitafi i Gllavenicës, Kodiku i Purpurt i Beratit, etj., përbëjnë pasurinë historike të qytetit 2400-vjeçar.Pas hyrjes në UNESCO (Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara), ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958, qyteti i “një mbi një dritareve” filloi të promovonte vlerat monumentale dhe të përfaqësohej ndërkombëtarisht së bashku me qytetin e Gjirokastrës, si një sit i përbashkët për shkak të ngjashmërisë arkitektonike dhe historike.Berati, sipas UNESCO-s, është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Në kriterin e tretë të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se: Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.Kriteri i katërt përmend se dy qytetet janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, i cili sot renditet mes 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e trashëgimisë së tyre universale./Diaspora Shqiptare/.

  • Zyrtarisht në UNESCO! Fototeka “Marubi” përfshihet në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës

    Zyrtarisht në UNESCO! Fototeka “Marubi” përfshihet në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës

    Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore.
    Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubi është përfshirë zyrtarisht në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës pranë UNESCO.

    Ky çertifikim është dhënë nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, dhe konfirmon rëndësinë unike të koleksionit Marubi për historinë vizuale të Shqipërisë dhe rajonit.
    Arkivi ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër dhe përmban një pasuri të jashtëzakonshme shqiptare.
    “Jemi të lumtur të ndajmë me ju këtë njohje ndërkombëtare për trashëgiminë tonë kulturore , një pasuri që na përket të gjithëve”, thuhet në njoftimin e institucionit.

  • Muzeu Kombëtar Marubi zyrtarisht në UNESCO

    Muzeu Kombëtar Marubi zyrtarisht në UNESCO

    Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku një tjetër vlerë e identitetit kulturor të vendit tonë është bërë pjesë e UNESCO-s.

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi është bërë pjesë e UNESCO-s. KA qenë vetë institucioni i cili përmes rrjeteve sociale ka ndarë lajmin sëbashku me certifikatën përkatëse.
    Postimi i MARUBI-t:

    Muzeu Kombetar i Fotografise Marubi zyrtarisht pjese e UNESCO. Ka qene vete ky institucion qe ka ndare lajmin se bashku me certifikaten perkatese.
    🙏Jemi të lumtur të ndajmë me ju certifikatën e regjistrimit të arkivit të negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubi në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës pranë UNESCO
    Një vlerësim i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare, një pasuri që na përket të gjithëve🇦🇱📷

  • Zyrtarisht në UNESCO! Fototeka “Marubi” përfshihet në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botë

    Zyrtarisht në UNESCO! Fototeka “Marubi” përfshihet në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botë

    Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore.

    Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubi është përfshirë zyrtarisht në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës pranë UNESCO.
    Ky çertifikim është dhënë nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, dhe konfirmon rëndësinë unike të koleksionit Marubi për historinë vizuale të Shqipërisë dhe rajonit.
    Arkivi ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër dhe përmban një pasuri të jashtëzakonshme shqiptare.
    “Jemi të lumtur të ndajmë me ju këtë njohje ndërkombëtare për trashëgiminë tonë kulturore , një pasuri që na përket të gjithëve”, thuhet në njoftimin e institucionit.

    Top Channel

  • Spiropali pret kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s: Diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes të vlerave dhe trashëgimisë historike e kulturore

    Spiropali pret kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s: Diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes të vlerave dhe trashëgimisë historike e kulturore

    Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit z.  Khaled El-Enany, ish Ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s.
    Znj. Spiropali dhe z. El-Enany diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe trashëgimisë historike e kulturore, pjesë e thesareve tona kombëtare, si edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe kulturës, si  një rrugë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe Egjiptit.