Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s
Reuters i ka kushtuar një artikull sërish vendin tonë, por këtë herë duke u ndalur në Vjosë. Agjencia amerikane e lajmeve, shkruan se në Vjosë është ngritur alarmi, pasi ujërat e zeza po derdhen në të dhe po bëhen gërmime vazhdimisht për zhavorr.
Në artikull është përmendur edhe kur qeveria e shpalli Vjosën park kombëtar në vitin 2023. Reuters gjithashtu thekson edhe deklaratat e Ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili pranon dëmet në mjedis.
Ai ka deklaruar se ministria e tij planifikon të shpenzojë më shumë se 150 milionë euro, për të trajtuar ujërat e zeza dhe për të mbyllur të gjitha deponitë. Ndër të tjera, Reuters nënvizon se për shumë njerëz, dëmi është bërë tashmë dhe puset e naftës dhe gropat e bitumit janë të vendosura përgjatë lumit, duke rrezikuar më tej ndotjen.
Artikulli i Plotë i Reuters:
Një erë e fortë hedh copa plastike nga një vendgrumbullim i hapur mbeturinash në lumin Vjosë në Shqipëri. Disa qindra metra sipër rrjedhës, një tub i madh shkarkon ujërat e zeza, në ujin që rrjedh me shpejtësi. Diku tjetër, gërmuesit heqin zhavorr nga shtrati i lumit për të bërë beton, që për ekspertët, ndryshon rrjedhën e lumit dhe destabilizon brigjet e tij.
Muajin e kaluar, UNESCO e etiketoi luginën e Vjosës në Shqipëri, si një nga 26 Rezervat e Biosferës të sapocaktuara, pjesë e një iniciative për të “mbrojtur disa nga ekosistemet më të pasura dhe më të brishta të planetit”, tha ajo në një deklaratë.
Në shumë vende, lugina, e cila ndjek rrjedhën e lumit nga Greqia veriore deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, duket se përmbush kriteret e një zone të pasur nga ana mjedisore. Është shtëpia e vidrave, shkabave egjiptiane të kërcënuara dhe specieve të rralla bimore.
Lumi, një nga rrugët e fundit ujore të pandërprera në Evropë, gjarpëron përmes grykave të rrethuara me pemë dhe luginave të harlisura e të zbrazëta. Në vitin 2023, qeveria e shpalli atë park kombëtar.
Ky përcaktim është një ndihmë e madhe për Shqipërinë, një vend ballkanik me 2.4 milionë banorë që ka parë turizmin në vijën bregdetare dhe malet e tij të rritet ndjeshëm vitet e fundit, dhe që po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në fund të dekadës.
Por poshtë peizazhit gjithëpërfshirës, ambientalistët janë të shqetësuar për të ardhmen.
“Dokumentet ndërkombëtare të njohjes si UNESCO nuk i zgjidhin problemet”, tha Besjana Guri nga organizata joqeveritare mjedisore Lumi, gjatë një prej vizitave të saj në luginë javën e kaluar.
UNESCO nuk iu përgjigj kërkesave të Reuters për koment. Në raportet e mëparshme, ajo tha se do të ndiqte kritere rigoroze, përpara se t’i jepte statusin e rezervës së biosferës Vjosës.
Ministri i Mjedisit i Shqipërisë, Sofjan Jaupaj, i cili mban një kopje të kornizuar të përcaktimit të UNESCO-s në zyrën e tij, pranoi problemet gjatë një interviste me Reuters. Ai tha se ministria e tij planifikon të shpenzojë më shumë se 150 milionë euro, për të trajtuar ujërat e zeza dhe për të mbyllur të gjitha deponitë.
Për shumë njerëz, dëmi është bërë tashmë. Puset e naftës dhe gropat e bitumit janë të vendosura përgjatë lumit, duke rrezikuar më tej ndotjen, thonë ata.
Agron Zia, 55 vjeç, nxori dele dhe dhi për të kullotur në bregun e lumit javën e kaluar. Ai bëri shenjë drejt deponisë, ku plastika ngrihet nga era dhe kapet nga degët e pemëve aty pranë.
“Kur isha i vogël, notonim këtu gjithë verën. Më dhemb kur fëmijët nuk mund të shkojnë, për shkak të ujërave të zeza dhe mbeturinave”, tha ai.
Tag: unesco
-

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s
-

“Hap historik”, Auron Tare reagon pas nismës së UNESCO-s: Koha për një Muze Virtual të Trashëgimisë Kulturore të Vjedhur edhe në Shqipëri
UNESCO ka prezantuar së fundmi një platformë dixhitale inovative, Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe të Trafikuara, një hap historik në luftën kundër tregtisë së paligjshme të pasurisë kulturore në shkallë globale.
Në një reagim publik në Facebook, studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, e ka përshëndetur nismën e UNESCO-s, duke e cilësuar si një model që duhet ndjekur edhe në Shqipëri.
Ai shton se një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës së Teknologjisë pranë Piramidës do të ishte i nevojshëm për ngritjen e një platforme të ngjashme dixhitale shqiptare.
Reagimi i plotë:
UNESCO sapo ka prezantuar Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe te Trafikuara.
Ky eshte një hap historik për të luftuar tregtinë e paligjshme të pasurisë kulturore boterore.
Kjo platformë dixhitale vizionare shërben si një arkiv i gjallë, i dedikuar për të rindërlidhur komunitetet me trashëgiminë e tyre të vjedhur apo te humbur si dhe për të rritur vemendjen globale mbi vjedhjet dhe grabitjet e pa ligjshme kulturore si dhe për të nxitur përpjekjet për kthimin e objekteve të vjedhura ne vendet e tyre.
Nëpërmjet imazheve me cilësi të lartë dhe të dhënave të verifikuara mbi origjinën e objekteve, Muzeu Virtual nxjerr në pah përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit duke siguruar që thesaret e humbura të mos harrohen, por të kujtohen, të rikuperohen dhe të rikthehen në kontekstet e tyre të drejta.
Ky Muze Virtual do ishte nje model i shkelqyer per Ministrine tone te Kultures si dhe per cdo perpjekje ne fushen e inovacionit per te krijuar nje platforme per te gjitha objektet e Trashegimise sone Kulturore qe jane vjedhur ne vite dhe ndodhen ne koleksione private apo Muze boterore te cilat mbajne pjese nga Trashegimia Kulturore Shqiptare.
Duke shpresuar se Ministria e Kultures dhe Qendra ( ne se egziston nje e tille). e teknologjise tek Piramida do te bashkonin forcat per te krijuar nje platforme digitale nje Muze Virtual i koleksioneve shqiptare do te ishte nje risi ne fushen e Trashegimise sone Kombetare.Top Channel
-

UNESCO krijon Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari i këtij lloji në botë
UNESCO ka prezantuar Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari muze i këtij lloji në mbarë botën.
Kjo nismë përdor teknologjinë më të avancuar të realitetit virtual për të paraqitur mbi 240 objekte kulturore të grabitura, në formate 2D dhe 3D, së bashku me dëshmi nga komunitetet prej të cilave janë vjedhur këto objekte.
Për ngritjen e këtij muzeu është përdorur baza e të dhënave të UNESCO-s. Muzeu virtual është projektuar nga arkitekti Burkinabé Francis Kéré dhe financuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Muzeu synon të edukojë publikun mbi përmasat dhe ndikimin e trafikut të paligjshëm, të nxisë shtetet të forcojnë politikat e mbrojtjes dhe inventarizimit, të promovojë kërkimin e prejardhjes në tregun e artit, si edhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kthimin e trashëgimisë.
Muzeu u bë i mundur me mbështetjen e Arabisë Saudite, Shteteve të Bashkuara, Greqisë, INTERPOL-it dhe 44 vendeve të tjera anembanë botës.
Muzeu është i ndarë në seksione të ndryshme, si “auditorium”, i cili përshkruan qëllimet e platformës së re virtuale. Në “galerinë e objekteve kulturore të vjedhura”, objekte të tilla si një varëse ari sirian që daton nga viti 120 pas Krishtit dhe e marrë nga Muzeu i Palmirës, ndërkohë tekstet në “dhomën e kthimit” përshkruajnë se si janë gjetur objektet, duke përshkruar riatdhesimin e një fosili trilobiti në Marok nga doganat kiliane në prill 2024.
Audrey Azoulay, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, deklaroi: “Pas çdo vepre apo fragmenti të vjedhur fshihet një pjesë e historisë, identitetit dhe njerëzimit që është hequr nga kujdestarët e saj, është bërë e paarritshme për kërkimin dhe tani rrezikon të bjerë në harresë. Objektivi ynë është t’i vendosim këto vepra në qendër të vëmendjes së shoqërisë, duke njohur veten përmes tyre”.
ObserverKult
Lexo edhe:
ANTON ÇEHOV: ÇFARË DO TË THOTË TË JESH ”I KULTURUAR”?
-

Barcelona mikpritëse e Mondiacult 2025: kultura si urë për dialogun ndërkombëtar
Nga 29 shtator deri më 1 tetor 2025, Barcelona u shndërrua në kryeqendër të kulturës botërore, duke pritur konferencën Mondiacult 2025, të organizuar nga UNESCO në bashkëpunim me qeverinë spanjolle.Në fokus të edicionit ishte ideja se kultura mund të shërbejë si urë për dialog mes vendeve dhe si faktor për ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme.Në ceremoninë e hapjes, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e përshkroi konferencën si një moment ku kultura duhet të mbrohet si “pasuri publike globale”.Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s për Kulturën, Ernesto Ottone, prezantuan axhendën që përfshinte publikimin e raportit të parë botëror mbi gjendjen e kulturës, si dhe thirrjen që kultura të përfshihet si objektiv i veçantë zhvillimi në kuadrin e OKB-së pas vitit 2030.Gjatë tre ditëve, më shumë se 150 ministra të kulturës dhe delegacione nga mbi 160 vende morën pjesë në seanca plenare dhe tematike, ku u trajtuan çështje kyçe si: të drejtat kulturore, kultura në epokën dixhitale, integrimi i kulturës në edukim, ekonomia e kulturës, dimensionet kulturore të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtja e trashëgimisë në situata emergjente.Një risi e Mondiacult 2025 ishte Ágora Cívica, një forum qytetarësh që shërbeu si hapësirë për debat dhe pjesëmarrje të komunitetit artistik dhe të shoqërisë civile.Po ashtu, u zhvillua edhe MondiaYouth, një konferencë e dedikuar për të rinjtë 18–25 vjeç, që solli në tryezë perspektiva të reja mbi sfidat kulturore globale.Në mbyllje të konferencës u miratua Deklarata Përfundimtare e Barcelonës, ku pjesëmarrësit shpallën në mënyrë unanime se kultura duhet të njihet si e drejtë njerëzore universale dhe të përfshihet si objektiv i veçantë në axhendën e zhvillimit global pas viti 2030.Deklarata theksoi se pa kulturë nuk ka demokraci të qëndrueshme dhe pa paqe nuk ka drejtësi, duke e vendosur kulturën në qendër të sfidave globale si klima, paqja dhe tranzicionet ekologjike.Megjithatë, sfidat mbeten të pranishme.UNESCO paralajmëroi se nevojitet financim i qëndrueshëm për kulturën, në mënyrë që ajo të mos mbetet privilegj vetëm për pak vende të pasura.Mondiacult 2025 në Barcelonë u mbyll si një nga konferencat më të rëndësishme globale të kulturës, duke lënë pas mesazhin se kultura nuk është vetëm vlerë estetike, por pjesë thelbësore e zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik. / Unesco, PressTV, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Mëngjesi turk në garë për t’u shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO
Turqia po pretendon një vend në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë), me një nga elementët më të njohur të jetës së saj të përditshme: mëngjesin . Bukë e sapopjekur, lloje djathrash, reçele, mjaltë, vezë janë vetëm disa nga ushqimet që gjejmë në mëngjesin turk, ose kahvalti.
Megjithatë, mëngjesi nuk është vetëm vakti i parë i ditës , por një përvojë e tërë që sjell traditën, mikpritjen dhe shijet nga çdo cep i vendit në të njëjtën tryezë.
Mëngjesi turk: Vakti para kafesë
Vetë fjala kahvalti do të thotë para kafesë, por mëngjesi në Turqi është zhvilluar në një vakt të pasur dhe të ngopshëm që është e vështirë të krahasohet me ndonjë gjë tjetër. Nga restorantet e Turqisë Lindore që hapen në agim për të shërbyer supa dhe gatime me bazë mëlçie, te mëngjeset më të lehta në brigjet e Azisë së Vogël me perime të freskëta, zarzavate, ullinj dhe djathë tulum Bergama, çdo rajon i vë firmën e vet këtij institucioni.
Vlerat konstante në mëngjesin turk
Ka disa ushqime që nuk mungojnë kurrë në kahvalti. Më konkretisht:
Djathërat dhe ullinjtë: Nga Ezineja dhe kasari i famshëm i Karsit te ullinjtë e marinuar nga brigjet e Azisë së Vogël.
Perime dhe fruta të freskëta: Domate, kastraveca, barishte dhe fruta.
Vezë në çdo formë: Menemen me domate dhe speca, vezë me suxhuk ose çilbiri i famshëm me kos dhe hudhër.
Ëmbëlsira: Buka e ngrohtë shoqërohet me simit susami, poğaça me mbushje të ndryshme, pişi krokante dhe gözleme të punuar me dorë.
Kapitulli: Ëmbëlsirat
Asnjë mëngjes turk nuk është i plotë pa një ëmbëlsirë. Mjalti i shoqëruar me krem të trashë, reçele dhe fruta sezonale plotësojnë përvojën e kahvaltit. Dhe sigurisht, mëngjesi shoqërohet gjithmonë me çaj të zi tradicional, të servirur në gotat karakteristike në formë tulipani.
-

Arkivi i Marubëve, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s
Më 19 gusht, në Ditën Botërore të Fotografisë, Shqipëria ka marrë një njohje të rëndësishme ndërkombëtare: arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit, që ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, është përfshirë në Regjistrin e Kujtesës Botërore të UNESCO-s.
Ky vlerësim e ngre më lart trashëgiminë vizuale dhe kulturore të vendit, duke e renditur fotografinë e Marubëve përkrah disa prej dokumenteve më të çmuara të historisë botërore.
Muzeu “Marubi” theksoi se kjo është një njohje historike jo vetëm për artin e fotografisë shqiptare, por edhe për kujtesën e shoqërisë sonë, pasi shkrepjet e Marubëve mbajnë gjurmë të pazëvendësueshme të jetës, historisë dhe identitetit kombëtar.
UNESCO publikoi listën e 74 objekteve të reja të trashëgimisë dokumentare të përfshira në Regjistrin Ndërkombëtar të Memorisë së Botës për vitin 2025, ku tashmë gjendet edhe pasuria e arkivit Marubi.
Ky moment përkon me Ditën Botërore të Fotografisë, duke e bërë këtë përvjetor një ditë të veçantë për Shqipërinë dhe kulturën e saj./KultPlus.com
-

E përditshmja franceze “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar
E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar.
Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës.Cilat janë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara?
1-Shqipëria dhe Thesaret e UNESCO-s
2-Një shëtitje në zemër të Uashington DC, Merilendit dhe Virxhinias
3-Salzburg: Mozarti dhe Shkëlqimet e Salzkammergut
4-Madhështitë e Saksonisë: Dresden dhe Leipzig, dy qytete të artit dhe historisë
5-Firence, toka e mjeshtrave: Ekspozita “Fra Angelico” dhe Thesaret e Rilindjes
Shqipëria dhe thesaret e UNESCO-s
Zbuloni këtë udhëtim në Shqipëri
Shqipëria, një perlë e vërtetë e fshehur e Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj.
Nga Tirana në Gjirokastër, nëpërmjet Beratit dhe Butrintit, ky udhëtim ju çon në gjurmët e qytetërimeve që kanë lënë gjurmë në këto toka: ilirët, grekët, romakët dhe osmanët.
Një vizitë në një vend ku autenticiteti kombinohet me shkëlqimin e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Shqipërinë nuk do ta zbuloni vetëm përmes monumenteve të saj.
Ajo jeton në mikpritjen e popullit të saj, pasurinë e traditave të saj dhe shijet e gastronomisë së saj.
Shijoni një byrek krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të listuara në UNESCO dhe eksploroni tregjet e gjalla – ku ndërthuren aromat mesdhetare dhe ndikimet orientale.
Këto janë vetëm disa nga përvojat që e bëjnë këtë udhëtim të paharrueshëm.
Shëtitja nëpër rrugët e ngushta të Krujës, një performancë vallesh popullore apo zbulimi i vreshtave lokale janë të gjitha momente që dëshmojnë autenticitetin dhe ngrohtësinë e kësaj toke mikpritëse. //a.i/
https://www.lefigaro.fr/voyages/selection/5-destinations-culturelles-a-decouvrir-en-voyage-organise-20250802 -

“Perla e Ballkanit”/ “Le Figaro” sugjeron Shqipërinë për turizëm kulturor: Vizitoni momentet arkeologjike, njihuni me traditat dhe kuzhinën plot shije
Shqipëria po afirmohet si një nga destinacionet më premtuese në turizmin ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen për autenticitetin kulturor, natyrën e paprekur dhe përvojat që tejkalojnë pritshmëritë e vizitorëve.
E përditshmja franceze “Le Figaro”, që i dedikohet udhëtimeve kulturore, e ka renditur vendin tonë ndër pesë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara. “Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara tek thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë vendet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, në Shqipëri këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës”, përshkruhet në artikull.
Mes të tjerash, “Le Figaro” e cilëson Shqipërinë si një perlë të vërtetë të fshehur të Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj.
Sipas saj, vizita në Shqipëri është një udhëtim nëpër kohë, ku qytetërimet e lashta ilire, greke dhe osmane kanë lënë gjurmët e tyre në çdo cep të vendit.
Në artikull rekomandohet për turistët që të vizitojnë Tiranën, Gjirokastrën, Beratin dhe Butrintin, “ku autenticiteti kombinohet me shkëlqimin e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”.
Ajo që e bën vërtet të veçantë Shqipërinë sipas Le Figaro” nuk janë vetëm momentet dhe sitet arkeologjike, por mikpritja e popullit, pasuria e traditave dhe si dhe kuzhina plot shije.
“Shijoni një byrek krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të listuara në UNESCO dhe eksploroni tregjet e gjalla, ku ndërthuren aromat mesdhetare dhe ndikimet orientale”, sugjeron Le Figaro.Top Channel
-

“Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar
E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar.
Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, keto destinacione ofrojne nje nderthurje te peizazhit me kulturen.Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës.
Cilat janë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara?
1-Shqipëria dhe Thesaret e UNESCO-s
2-Një shëtitje në zemër të Uashington DC, Merilendit dhe Virxhinias
3-Salzburg: Mozarti dhe Shkëlqimet e Salzkammergut
4-Madhështitë e Saksonisë: Dresden dhe Leipzig, dy qytete të artit dhe historisë
5-Firence, toka e mjeshtrave: Ekspozita “Fra Angelico” dhe Thesaret e Rilindjes
Shqipëria dhe thesaret e UNESCO-s
Zbuloni këtë udhëtim në Shqipëri
Shqipëria, një perlë e vërtetë e fshehur e Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj.
Nga Tirana në Gjirokastër, nëpërmjet Beratit dhe Butrintit, ky udhëtim ju çon në gjurmët e qytetërimeve që kanë lënë gjurmë në këto toka: ilirët, grekët, romakët dhe osmanët.
Një vizitë në një vend ku autenticiteti kombinohet me shkëlqimin e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Shqipërinë nuk do ta zbuloni vetëm përmes monumenteve të saj.
Ajo jeton në mikpritjen e popullit të saj, pasurinë e traditave të saj dhe shijet e gastronomisë së saj.
Shijoni një byrek krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të listuara në UNESCO dhe eksploroni tregjet e gjalla – ku ndërthuren aromat mesdhetare dhe ndikimet orientale.
Këto janë vetëm disa nga përvojat që e bëjnë këtë udhëtim të paharrueshëm.
Shëtitja nëpër rrugët e ngushta të Krujës, një performancë vallesh popullore apo zbulimi i vreshtave lokale janë të gjitha momente që dëshmojnë autenticitetin dhe ngrohtësinë e kësaj toke mikpritëse. -

Si sot, në vitin 1946, UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, u themelua në Paris
Jahja Drancolli
Si sot, në vitin 1946, UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, u themelua në Paris. Dokumenti është ratifikuar nga 20 vende. Edhe pse sovraniteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 110 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Kosova ende nuk i është bashkuar organizatës së përmendur!
Trashëgimia kulturore midis realitetit dhe mitit!
Lufta e fundit në Kosovë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, si për shumë studiues ashtu edhe për opinionin publik, është vlerësuar si përplasje e qytetërimit të krishterë dhe myslimanë, dhe në këtë kontekst gjithmonë theksohet miti serb për Kosovën, ky mit shfaqet nga “gjuha shpërthyese e klerit, intelektualëve dhe nacionalistëve serbë” (Ch. Mylonas, G. Duijzings), që përfaqësojnë palën serbe si mbrojtëse të Europës dhe të krishterimit. Në fakt dihet se nga pikëpamja fetare serbët i përkasin kryesisht të krishterëve ortodoksë, ndërsa shumica e shqiptarëve janë myslimanë, dhe pjesa më e vogël i përket krishterimit romako-katolik dhe bizantin-ortodoks. Kjo strukturë aktuale fetare, duke përfshirë edhe fetë e tjera ekzistuese në Kosovë, konsiderohet si gur themeli për krijimin e miteve për Kosovën, para së gjithash, është krijuar më zë të lartë “miti serb, i cili e percepton Kosovën si zemër dhe shpirt të identitetit kombëtar dhe fetar serb”, dhe i dyti “Miti shqiptar”, i lindur në kohët moderne si nevojë për të vërtetuar vazhdimësinë iliro-arbër-shqiptare edhe në hapësirën e shtetit të ri të Kosovës dhe në pjesët të tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë”.
Si duket gjendja e trashëgimisë kulturore në terren?
Në territorin e Republikës së Kosovës që nga periudha parahistorike e deri më sot njerëzit kanë zhvilluar trashëgiminë e tyre kulturore. Strukturat etno-kulturore, qytetërimet, popujt kanë lanë si trashëgimi pasardhësve të tyre shumë burime të shkruara, materiale dhe gojore mbi vlerat e Trashëgimisë Kulturore. Prandaj, Kosova tregon një shembull të diversitetit të pasur të Trashëgimisë Arkitekturore (Monumentet e Kulturës, Ansambli i ndërtesave, Zonat e konservuara arkitektonike); Trashëgimia Arkeologjike e Paluajtshme (Ndërtimet, Strukturat dhe grupet e ndërtesave, Monumentet e llojeve të ndryshme dhe përmbajtja e tyre, të gjetura në tokë ose nën ujë, Peizazhe kulturore), dhe Trashëgimia Arkeologjike e Luajtshme (Objekte që janë shprehje ose dëshmi e krijimtarisë njerëzore ose e zhvillimit natyror, të dalluara nga vlera me rëndësi dhe interes historik, arkeologjik, artistik, shkencor ose shpirtëror).
Deri më tani në Kosovë janë evidentuar mbi 3200 objekte me vlera monumentale, 427 prej të cilave janë të shpallura nën mbrojtjen e ligjit dhe si të tilla janë të regjistruara në Regjistrin Qendror të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Këtij potenciali të pasur të trashëgimisë kulturore duhet t’i shtohen edhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore, që do të shpallen monumente historiko-kulturore. Një përparim i madh në këtë drejtim është bërë me hyrjen e Manastirit të Deçanit në Listën Botërore të Trashëgimisë Kulturore (UNESCO) në vitin 2004.
Në territorin e Kosovës gjatë periudhës 1998-1999 janë shkatërruar 1025 objekte të Trashëgimisë Kulturore. Ndër to, 150 ishin xhami dhe teqe dhe 56 kisha e manastire. Në këtë aspekt, në domosdoshmëri për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, është dashur aplikimi për Zonat Mbrojtëse i cili është ratifikuar sipas Ligjit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës dhe planit të Martti Ahtisaar. Praktika ka vërtetuar vështirësi në harmonizimin e të gjitha qëndrimeve në lidhje me krijimin e zonave dhe veçanërisht në përcaktimin e mekanizmit për menaxhimin e zonave. Në këto kushte, është e nevojshme të kemi një integrim të rregulloreve ligjore dhe politikës kulturore.
Trashëgimia Kulturore dhe mbrojtja e saj është një disiplinë shkencore, e cila në shtetet multikulturore dhe të ndjeshme politikisht kërkon një qasje shkencore objektive. Si i tillë ai shërben si një burim material për studimin e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Përveç kësaj ka rëndësinë në humanizëm të jetës së njeriut dhe të mjedisit ku ai jeton. Në këtë kontekst, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve sakrale dhe profane kontribuon jo vetëm në ruajtjen e vlerave historiko-kulturore, sociale, ekonomike dhe fetare, veçorive të veçanta të zhvilluara në Kosovë, por edhe në ruajtjen e paqes në rajon.
Një ndikim të rëndësishëm në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore luan “Dëshmia e Trashëgimisë Kulturore”, proces i cili u realizua gradualisht nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të, veçanërisht nga viti 2001 e deri në ditët e sotme. Dëshmia është realizuar nga institucionet qendrore dhe rajonale të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore të Kosovës të ndihmuara nga institucionet ndërkombëtare të udhëhequra nga UNMIK-u, UNESCO dhe Këshilli i Europës. Gjatë periudhës 2001-2005 janë evidentuar rreth 2800 objekte të trashëgimisë kulturore. Pjesa më e madhe e tyre u krijua gjatë periudhës osmane (1389-1912). Pjesa tjetër i përket periudhës iliro-dardane, romake, paleokritsitiane, bizantine dhe ortodokse-serbe.
Vëmendje e veçantë i kushtohet kujdesit për konservimin e monumenteve që i përkasin kultit serbo-ortodoks dhe të monumenteve të kultit mysliman, si dhe kështjellave antike dhe mesjetare.
Burimi: Jahja Drançolli, Protecting Cultural Heritage in Kosova, in: Çanakkale, World Universities Congress, 2010 (summary)!
Ilustrimi: Studenica, Istog Remains of an early Christian basilica, in: Jahja Drançolli, Kosova: Archaeological Heritage: Encyclopedia of Global Archaeology, 2014; 2020!