Tag: unesco

  • KLSH: MEKI asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lë UNESCO për Beratin dhe Gjirokastrën

    KLSH: MEKI asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lë UNESCO për Beratin dhe Gjirokastrën

    Nga Julia Vrapi
    Trashëgimia kulturore në vend përballet me probleme të ndryshme, por rekomandimet që lënë misionet e UNESCO-s nuk merren në shqyrtim. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit me temë “Mbrojtja e vlerave dhe pasurive të vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah një sërë problematikash që lidhen me vëmendje ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, e më gjerë. Auditimi u zhvillua në institucionet përgjegjëse për administrimin, menaxhimin, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të vendit tonë, konkretisht, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), etj.
    Në vitin 2018 është miratuar ligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, ku në nenet 263-277 përcaktohen, të gjitha aktet nënligjore që duhet të miratohen në zbatim të tij, si dhe strukturat përkatëse propozuese apo miratuese të tyre. Por sipas raportit të KLSH, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si institucioni kryesor përgjegjës për trashëgiminë kulturore, nuk ka hartuar apo propozuar për t’u miratuar ende rreth 46 për qind të akteve nënligjore edhe pse afatet kanë kaluar me 3 deri në 4 vite. “Gjithashtu, nuk evidentohet asnjë angazhim serioz nga kjo ministri për të nxitur edhe hallkat apo strukturat e tjera qendrore apo vendore për të përmbushur të gjitha kërkesat ligjore në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore.
    Mos miratimi i akteve nënligjore ka sjellë paqartësi dhe pengesa në realizimin e detyrave për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kombëtare me rëndësi universale nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në raportin e KLSH. Një sërë rreziqesh janë bërë me dije për dy qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, por edhe pse janë dhënë rekomandime nga UNESCO masat kanë munguar. Raporti i KLSH vijon më tej se nga viti 2019 deri në 2024 rreziqet janë shtuar nga viti në vit. “Përgjatë viteve autoritetet e UNESCO-s shprehen për faktorët që ndikojnë negativisht në pronë dhe që për të cilët shtetet palë duhet të marrin masa për t’i eliminuar me qëllim mos cenimin e pasurisë me vlerë universale. Konkretisht nga viti 2009 deri në vitin 2024 janë evidentuar një sërë rreziqesh në lidhje me dy qendrat historike (Gjirokastrën dhe Beratin) dhe janë rekomanduar një sërë masash nga UNESCO për shtetin tonë, por ajo që bie në sy është që, jo vetëm që nuk janë marrë këto masa, por rreziqet që e ndikojnë pronën janë shtuar nga viti në vit”, thuhet në raportin e KLSH.
    MEKI nuk merr masa
    Moskordinimi i punës është mes institucioneve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. Raporti i KLSH sjell në vëmendje se mungon dhe informacioni se çfarë duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s. “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit). Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s”, thuhet në dokument ndër të tjera.
    Auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” dhe ka nxjerrë në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore vë theksin edhe tek mosrespektimi i detyrimeve, që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore. “Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”. Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cënuar këtë pasuri me vlerë universale”, thuhet në raport.
    I njëjti dokument shprehet se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Pogradec, nuk kanë marrë masa për të adresuar dhe reduktuar faktorët që rrezikojnë pasurinë natyrore kulturore të Liqenit të Ohrit, të cilat të kombinuara me shkallën e lartë të projekteve infrastrukturore që zhvillohen në të, rrezikojnë që kjo pasuri të regjistrohet në “Listën e Pasurive Botërore në Rrezik”. “Këto institucione në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit”, vijon raporti i KLSH.
    Risqe serioze për pasuritë pjesë e listës së trashëgimisë botërore
    Zbatimi i rekomandimeve të UNESCO-s përfshin disa struktura në nivel qendror apo vendor prandaj është e rëndësishme hartimi i një plani, ndjekja dhe koordinimi i punës nga një strukturë e posaçme pranë MEKI-t. Në auditimin e KLSH thuhet ndër të tjera se moszbatimi i rekomandimeve, në të ardhmen mund të sjellë risqe serioze për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore. “Që mund të sjellin kalimin e tyre në Listën e Pasurive në Rrezik apo në rastin më ekstrem edhe në nxjerrjen nga Lista”, thuhet në raport.
    Nga auditimi, KLSH gjithashtu shpreh se menjëherë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të krijojë një strukturë të specializuar dhe përgjegjëse me detyra të përcaktuara, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale të vendit tonë në UNESCO, koordinimin e punës në nivel ndërinstitucional, koordinimin e punës për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit, përgatitjen e dosjeve të kandidimit, etj. Ndër të tjera, dokumenti vijon se brenda datës 31.12. 2025, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, të marrin masa për të hartuar dhe bërë të mundur përfshirjen në kuadrin ligjor / nënligjor vendas, detyrimin që projektet të cilat do të zhvillohen në sitet e trashëgimisë kulturore t’i nënshtrohen “Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.
    Në rekomandime, ndër të tjera dokumenti i KLSH  vë në dukje se brenda datës 30.6. 2025  Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të hartojë plane masash me strukturat përgjegjëse, për zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s, të koordinojë punën për ndjekjen e zbatimit të tyre, si dhe të raportojë ecurinë. Auditimi i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” ka qenë për periudhën 2020-2024.

  • Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.
    Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.
    Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy qytete në vendin tonë.
    “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).
    Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.
    Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipas KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti i Parkut Ujor Drilon – Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit që nga viti 2020 e në vijim.
    I njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.
    “Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.
    Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerë universal” nënvizohet në auditim.
    /Monitor/

  • Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy qytete në vendin tonë.“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipas KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti i Parkut Ujor Drilon – Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit që nga viti 2020 e në vijimI njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.“Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerë universal” nënvizohet në auditim. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Polifonia labe në gjyq/ Historiani Fitim Çaushi, padi në gjykatë: U transformua isopolifonia

    Polifonia labe në gjyq/ Historiani Fitim Çaushi, padi në gjykatë: U transformua isopolifonia

    19 vjet më parë, isopolifonia u listua në kryeveprat e trashëgimisë gojore të njerëzimit për t’u mbrojtur nga UNESCO, por jo të gjithë janë dakord me këtë pasuri ndërkombëtare.

    Një padi gjyqësore po shqyrtohet nga gjyqtarja Gentiana Xhelili pas ankesës së historianit Fitim Çaushi, që thotë se polifonia është tjetërsuar në isopolifoni.
    Për këtë, ai akuzon ish-drejtorin e Drejtorisë së Trashëgimisë Shpirtërore, Vasil Tole, duke iu referuar në padi botimeve shkencore për këngën labe, si dhe muzikologëve që përcaktojnë strukturën e polifonisë.
    Paditësi pretendon se tjetërsimi i kulturës popullore të Labërisë, Toskërisë dhe Çamerisë ka ndodhur në atë kohë, duke e regjistruar si isopolifoni me referencë tek sirenat greke.
    Për këtë arsye, historiani kërkon që gjykata të detyrojë institucionet në Shqipëri të tërheqin dosjen e isopolifonisë nga UNESCO dhe të depozitojnë në UNESCO dosjen e Polifonisë shqiptare, siç e përshkruajnë akademikët.
    Kjo çështje është shqyrtuar më herët në gjykatën civile dhe ka të paditur edhe Ministrinë e Kulturës.
    Kënga polifonike këndohet pa muzikë në jug të vendit dhe, përveç zërave të marrësit dhe hedhësit, një grup mban iso.

    Top Channel

  • Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: UNESCO ka ndaluar ndërtimet

    Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: UNESCO ka ndaluar ndërtimet

    Fatmir Bektashi dhe Arbër Male

    TIRANË-Një projekt nga biznesmeni Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi me kulla 12-katëshe pranë zonës së mbrojtur të parkut të Drilonit në Pogradec ka ngjallur reagime. Këshilltari bashkiak i Pogradecit, Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

    REAGIMI:
    Sapo jam njohur me projektin e kompanisë Kontakt, e cila do të ndërtojë një varg godinash 12 katëshe në hapësirën e parashikuar për pyje dhe park mes Drilonit dhe Tushemishtit. Pse duhet ndalur në kohë?1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO n’a i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe në Njësinë Adminsitrative.3. Turistëve nuk mund t’i shesim vetëm gasoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithe kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit. Nesër do të jetë vonë për të gjithë!

    POSTIMI

    Firma “Kontakt” e zotëruar nga Bektashi synon të ndërtojë shumë pranë zonës së mbrojtur të Drilonit në Pogradec. Koompania madje ka nisur të reklamojë projektin “Pyjet e Drilonit” që do të ngrihet në Tushemisht. Sipas projektit, në këtë zonë do të ndërtohet një kompleks i madh me tre kulla të larta dhe disa të tjera më të ulëta që do të kenë njësi banimi dhe shërbimi. Biznesmeni Fatmir Bektashi është në akuzë për dy vepra penale “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash” në dosjen “Partizani” dhe në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj./ZËRI

    dfffpng

    486171072 10229146454232030 8649366555013506824 n