Tag: unazës

  • Rama publikon pamjet: Gati transformimi i infrastrukturës rrugore të Unazës në Durrës

    Rama publikon pamjet: Gati transformimi i infrastrukturës rrugore të Unazës në Durrës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri, për transformimin e infrastrukturës rrugore të Unazës në Durrës.
    “Kantieri për transformimin e infrastrusturës rrugore të Unazës në Durrës”, shkruan Rama.

    Pamjet tregojnë ecurinë e punimeve në zonën kodrinore të qytetit bregdetar.

  • Zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

    Zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

    Taylor Swift dhe Travis Kelce konfirmuan fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve. Megjithatë, vëmendja e mediave u përqendrua tek unaza gjigante e fejesës që këngëtarja mbante në dorë.
    Sipas Page Six, bëhet fjalë për një diamant “Old Mine cut” të markës Artifex Fine Jewelry, një prerje e rrallë që daton nga shekujt 18 dhe 19. Diamantët e këtij lloji njihen për formën e tyre të ngjashme me jastëk, qoshet e rrumbullakëta dhe dritën unike që reflektojnë, secili prerë me dorë dhe i papërsëritshëm. Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e bërë dhuratën edhe më personale.
    Versionet standarde të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa dizajnet më të punuara me diamante 5 karatësh shkojnë deri në 38,000 dollarë. Ekspertët thonë se unaza e Taylor është një pjesë unike, me diamant të vendosur në stil “bezel setting”, një trend shumë i kërkuar në botën e bizhuterive.
    Vlera e saj raportohet të jetë midis 750,000 dhe 1 milion dollarë, por sipas George Khalife, diamanti mund të jetë mes 10 dhe 20 karatë, duke e bërë çmimin të arrijë deri në 5 milion dollarë. “Pamja e unazës është antike, elegante dhe e përjetshme,” tha Khalife.
    Unaza e Taylor Swift pritet të bëhet një ikonë e re në botën e modës dhe bizhuterive, duke shënuar një moment të veçantë në jetën e saj.

  • Gjatësia e gishtave mund të tregojë kush ka talent për sportet e qëndrueshmërisë

    Gjatësia e gishtave mund të tregojë kush ka talent për sportet e qëndrueshmërisë

    A e keni parë ndonjëherë me vëmendje raportin mes gjatësisë së gishtit tregues dhe atij të unazës? Sipas një analize interesante të kryer nga studiues të Universitetit të Australisë së Jugut dhe Universitetit të Dakotës së Veriut (SHBA), ky raport mund të zbulojë aftësinë e një personi për të përballuar sporte të qëndrueshmërisë si vrapimi në maratonë.

    Studiuesit analizuan 22 studime të ndryshme, që përfshinin mbi 5,000 individë nga 12 vende, dhe zbuluan se personat që kanë gishtin unazë më të shkurtër krahasuar me gishtin tregues priren të kenë një prirje më të mirë për sportet e qëndrueshmërisë. Ky raport quhet 2D:4D dhe besohet të lidhet me nivelin e testosteronit të ekspozuar në fazën e hershme të zhvillimit në barkun e nënës.

    Sipas autorëve, ekziston një lidhje e qartë midis raportit të gishtave dhe pragut ventilator, që është momenti kur gjatë ushtrimeve trupi fillon të thithë më shumë oksigjen për të furnizuar muskujt. Individët me raport më të ulët 2D:4D kanë këtë prag më të lartë dhe mund të ushtrohen më shumë përpara se të lodhen.

    Ky fenomen ka rrënjë që në fazën e fetusit, ku nivelet e hormoneve si testosteroni dhe estrogjeni ndikojnë jo vetëm formën e gishtave, por edhe zhvillimin e zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Gishti i unazës ka më shumë receptorë hormonalë sesa ai tregues, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj ndikimit të hormoneve gjatë shtatzënisë.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se kjo nuk është një matje absolute e potencialit atletik. Forma fizike varet nga shumë faktorë, përfshirë stërvitjen, mjedisin, motivimin dhe aspektet psikologjike. Një raport “ideal” i gishtave nuk garanton domosdoshmërisht një VO2 max më të lartë, që mbetet treguesi më i besueshëm i qëndrueshmërisë kardiovaskulare.

    Pra, ndërsa gishti juaj i unazës mund të ofrojë një “dritare” të vogël mbi potencialin tuaj sportiv, rezistenca e vërtetë ndërtohet me përkushtim, vullnet dhe punë të palodhur, vlera që nuk maten me një vizore.

  • ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

    ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë të martë hapjen e tenderit për një prej projekteve më të diskutuara infrastrukturore i njohur si Bypass-i i Tiranës.Procedurat në sistemin e Agjencisë së prokurimit Publik përfshijnë dy lote të këtij projekti konkretisht “Ndertim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza I” me fond limit 3.3 miliardë lekë apo 33 milionë euro dhe “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza II” me fond limit 2.7 miliardë lekë apo 27 milionë euro.Rruga parashikohet të jetë 21 kilometra e gjatë ndërkohë që shpejtësia e parashikuar për kalimin e mjeteve do të jetë me një limit 120km/orë por në disa seksione me limitime 80km/orë apo 90/km orë. Rruga ka sy akse kryesore Kashar-Vaqarr dhe Vaqarr-Mullet.Pika e nisjes e autostradës së Unazës së Tiranës(BYpassi) në zonën e Kasharit nis rreth 500 metra në jug të autostradës ekzistuese “Tiranë–Durrës” (SH2). Kjo pikë përkon me daljen e nyjës së re “Thumanë–Kashar”, e cila në projektin e miratuar të detajuar (2017) paraqet një kënd kryqëzimi të ndryshëm me autostradën ekzistuese Tiranë–Durrës, i cili nuk ishte parashikuar në projektin paraprak të Unazës së Tiranës (2014). Një ndryshim i tillë ka kërkuar rialinjimin e Unazës së Tiranës duke e zhvendosur në drejtim perëndimor nga km 0+000 deri në km 2+000, siç paraqitet në Figurën 4-2 më poshtë.Projekti është i ndarë në 8 seksione.“Seksioni 1 kalon mbi një argjinaturë të lartë përgjatë fushës së rrafshët të luginës së Limuthit, e përbërë nga formacione gjeologjike me cilësi të dobët. Kjo kërkon forcimin e bazamentit rrugor përmes përdorimit të materialeve mbushëse të përshtatshme.Seksioni 2 ndjek të njëjtin trase si ai i projektit paraprak dhe është shumë i ngjashëm me seksionin 1 në aspektin e topografisë, kushteve gjeologjike dhe elementëve të ndërtuar. Për shkak të pjerrësisë më të madhe të terrenit, në këtë seksion aplikohet pjerrësia maksimale vertikale prej 5.0% (e zhvilluar për një gjatësi prej rreth 100 metrash).Seksioni 3 i Unazës së Tiranës përfaqëson ndoshta një nga pjesët më të vështira përgjatë gjithë trasese së saj. Seksioni rrugor i vendosur pranë rezervuarit të Kusit dhe kodrave përreth (nga km 3+500 deri në km 5+200) është veçanërisht i vështirë dhe kërkoi një ridizenjim të kujdesshëm për të arritur një ekuilibër të mirë mes parametrave gjeometrikë të projektimit rrugor, stabilitetit të shpatit, punimeve të tokës dhe kostove të ndërtimit. Seksioni 5 kalon përmes luginës së lumit Erzen, i cili kalohet dy herë në katër vende të ndryshme. Terreni është kryesisht i rrafshët, me përjashtim të zonës midis kilometrave 12+800 dhe 13+000, ku ndodhen dy zgavra të thella në formë V-je.Zhvillimet më të mëdha vërehen kryesisht përgjatë dy kilometrave të parë të seksionit 6 (nga km 10+500 deri në km 12+500). Në projektin e detajuar përfshihen disa nënkalime dhe disa rrugë të vogla lokale hyrëse, të cilat sigurojnë aksesin e nevojshëm për banorët lokalë, bizneset, objektet shoqërore, etj. Të vetmet zona parkimi përgjatë gjithë gjatësisë së Unazës së Tiranës, të pozicionuara përballë njëra-tjetrës, ndodhen në kilometrin 13+900.Seksioni 7 vazhdon në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Erzen. Ajo kalon pranë brigjeve të lumit, ku janë parashikuar masa mbrojtëse ndaj lumit në pesë (5) zona të ndryshme, me një gjatësi totale prej rreth 2.2 km, të paraqitura me vijë të ndërprerë (ngjyrë cian) në Figurën 4-7 më poshtë.Pjesa e fundit e trasese në Seksionin 7 (nga km 18+000 deri në km 19+500) kryqëzohet me rrugën rajonale ekzistuese (Farkë–Arbanë) dhe me rrugën e vjetër kombëtare SH3 (Tiranë–Elbasan). Projekti i detajuar i Unazës së Tiranës përfshin ndërtimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve të nevojshme në këto pika ndërprerjeje. Segmentet e prekura të rrugëve ekzistuese janë rikthyer dhe rikonfiguruar në zonat përreth.Traseja e Unazës së Tiranës në Seksionin 8 kalon nëpër luginën e ngushtë të përroit të Farkës, përgjatë anës së djathtë të rrjedhës së tij. Përroi i Farkës është degë e lumit Erzen, në kilometrin 19+600.Terreni në Seksionin 8 është pothuajse i sheshtë. Zhvillimet aktuale në këtë luginë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm që nga përfundimi i projektit paraprak në vitin 2014. Si rrjedhojë, traseja aktuale në këtë fazë të studimit (projekti i detajuar) ndjek pothuajse plotësisht gjurmën e projektit paraprak, deri në pikën përfundimtare të Unazës së Tiranës, në kryqëzimin me autostradën ekzistuese Tiranë–Elbasan (A3), ku është projektuar një nyje e re në formë “trumpete” thuhet në dokument. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Hailey Bieber “përgjigjet” pas heqjes së unazës dhe thashethemeve për përçarje me Justin-in

    Hailey Bieber “përgjigjet” pas heqjes së unazës dhe thashethemeve për përçarje me Justin-in

    Hailey Bieber u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në New York të shtunën mbrëma, vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet. Të premten, modelja 28-vjeçare u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me Justin Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait.
    Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justin-in një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.
    Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse fansat mbeten me mendje të ndarë për gjendjen e vërtetë të martesës së tyre.

  • SYRI TV/ SPAK heton Evis Berberin edhe për Unazën e Madhe: Kemi siguruar mbi 50 prova të reja

    SYRI TV/ SPAK heton Evis Berberin edhe për Unazën e Madhe: Kemi siguruar mbi 50 prova të reja

    SYRI TV

    SPAK po e heton ish-drejtorin e ARRSH-së Evis Berberin, veç të tjerave edhe për një tender me flamur të kuq të ndërtimit të një segmenti të Unazës së Madhe. Edhe në këtë rast, ka dyshime se përfitues ishte ai dhe miqtë e tij, që kanë themeluar shoqëri dhe merrnin pjesë në tendera. SPAK kërkoi më tepër kohë për hetimin e ish-zyrtarit, pasi ka siguruar mbi 50 prova materiale, dhe vetëm gjysmën e tyre ka arritur t’i konkludojë. Berberi thotë SPAK, po hetohet edhe për Tunelin e Llogarasë, e një mori prokurimesh publike që kanë flamuj të kuq.

    Prokuroria e Posaçme po e heton mes të tjerave ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberin, edhe për tenderin e ndërtimit të Lotit të 7 në Unazën e Madhe të Tiranës. Veç kompanive të lidhura me miqtë e tij që fitonin tendera për të cilat është në burg, apo për tenderin e mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë, SPAK po heton edhe veprimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës apo procedura prokurimesh të tjera, ku kompania “Net Group sh.p.k” ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese. Lidhur me rastin specifik të Unazës së Madhe, SPAK po heton kontratën që operatori ekonomik “Net Group” sh.p.k ka lidhur me Agjencinë për Efiçencën e Energjisë, për sa i përket projektit “Goal nZebs” në korrik të 2020 me vlerë 29,800 Euro. Rreth dy muaj më parë, SPAK shtyu me 3 muaj hetimet për Evis Berberin, Valter Begajn dhe Ervis Lamin.

    Çështjet e mësipërme, SPAK i paraqiti si prova për vijimin e masave të sigurisë duke argumentuar se i duhet më shumë kohë për hetime pasi çështja është komplekse. Burime të besueshme konfirmuan se janë siguruar mbi 50 prova materiale, por deri në këtë fazë, organi hetues kishte konkluduar për më pak se gjysmën e tyre. Gjithashtu është bërë kryerja e akteve të ekspertimit grafik të dokumenteve të dyshuar të falsifikuara, të përdorura në procedurat e prokurimit si në rastin e tenderit për Unazën e Madhe ashtu edhe për tunelin e Llogarasë.

    SPAK njoftoi palët se po heton në lidhje me transaksionet fiktive dhe vlerat monetare të përfituara nga shoqëria “DAAM” sh.p.k, duke verifikuar kontratat dhe faturat e lëshuara në emër të kësaj shoqërie. Organi i akuzës thotë se po bën hetimin e të gjitha pasurive të shoqërisë “DAAM” sh.p.k dhe burimin e krijimit të tyre, si rezultat i veprimtarisë së paligjshme të Evis Berberit, Valter Begajt, Ervis Lamit dhe Brunilda Bulit. Në 8 tetor 2021, kreu i ARRSH, Evis Berberi ka firmosur tenderin me vlerë 23 milionë euro për kompanitë ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, Loti 7. Për të mbikëqyrur punimet Evis Berberi ka përzgjedhur në datën 10 nëntor 2021 si fituese e tenderit grupin e kompanive “NET-GROUP” dhe “ARABEL – STUDIO”. Këtë të hënë në orën 11:00, ishte caktuar të mbahej seanca me informacionin dy mujor të SPAK lidhur me hetimet, por u shty për shkak të mungesës së prokurorit.

  • EMRAT/ Atentati ndaj nënë e bir në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë,  procedohen dy autorët

    EMRAT/ Atentati ndaj nënë e bir në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë, procedohen dy autorët

    Prokuroria e Fierit ka nisur procedim penal ndaj Afrim dhe Ali Cimili, të cilët akuzohen për “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, dhe “mbajtje pa leje e armëve”.
    Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025, rreth orës 13:30, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier–Vlorë, në drejtim të fshatrave Dërmenas–Sulaj. Babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri, një automatik dhe një pistoletë, drejt Hysen dhe Suzana Mërnicës, nënë e bir, të cilët po udhëtonin me një motomjet.
    Nga të shtënat, ka mbetur e plagosur Suzana Mërnica. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë Ali Cimilin, ndërsa hetimet për të atin, Afrim Cimilin, vazhdojnë.
    Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Ali Cimilin, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e tij.

  • EMRAT/ Atentati ndaj nënë e bir në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë, Prokuroria procedon dy autorët

    EMRAT/ Atentati ndaj nënë e bir në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë, Prokuroria procedon dy autorët

    Prokuroria e Fierit ka proceduar babë e bir,  Afrim dhe Ali Cimili, të cilët akuzohen për ‘Vrasje me paramendim’ e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.

    Nga hetimi i kryer në bashkëpunim me policinë u arrit të dokumentohet se, në datën 09.04.2025, rreth orës 13:30-14:00, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier-Vlorë, në drejtim të fshtarave Dërmenas-Sulaj, personat nën hetim Afrim dhe Ali Cimili kanë shtënë me armë zjarri të llojit automatik dhe pistoletë, në drejtim të Hysen e Suzana Mërnicës, nënë e bir, të cilët udhëtonin në këtë rrugë me një motomjet.
    Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ngelur e dëmtuar shtetasja Suzana Mërnica. Pas marrjes dijeni për ngjarjen, policia gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, ka arritur të arrestojë personin nën hetim Ali Cimili.
    Mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të personit nën hetim Ali Cimili dhe ka caktuar ndaj tij  masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
     
     

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët autobusi i Unazës së Re

    Përfshihet nga flakët autobusi i Unazës së Re

    Një autobus i linjës së Unazës së Re është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Sipas uniformave blu dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik. Si pasojë e flakëve mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale. “Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së Unazës së Re.Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al