Tag: unazës

  • Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku – Hetimet

    Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku – Hetimet

    Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
    Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Çfarë u diskutua në atë takim mbetet e paqartë. Por dy orë më vonë, shkëmbimet në telefon mes Ballukut dhe Berberit, zbulojnë mënyrën se se si përzgjidheshin përfituesit e parave publike.
    “Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër,” i shkruante ministrja. Berberi e takoi Shtufin po atë pasdite dhe raportoi përsëri: “E takova ok.”
    Sipas prokurorisë, “EUT” i referohej kompanisë “Euroteorema”, ndërsa “Nova” ishte “Nova Construction 2012”, biznesi i Shtufit. Katër ditë më pas, këto dy kompani dhe një e tretë, “PE-VLA-KU” sh.p.k., nënshkruan një marrëveshje ortakërie. Të nesërmen, më 15 shtator, u shpallën fitues të tenderit për ndërtimin e “Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me fond limit 2.5 miliardë lekë.
    Për prokurorët, mesazhet e asaj dite janë prova që ministrja ndikoi drejtpërdrejt në formimin e bashkimit të operatorëve dhe, rrjedhimisht, në rezultatin e garës, një rezultat që, sipas tyre, u shoqërua me tolerime të pajustifikueshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pavarësisht kritereve skualifikuese në dokumentacion.
    Megjithëse hetimi i SPAK-ut fokusohet te Loti 4, një analizë e procedurave të prokurimit për të gjithë segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, e kryer nga BIRN, sugjeron se konkurrenca mes operatorëve ka munguar dhe ofertat që janë shpallur fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit. Sipas ekspertëve të prokurimit publik, në këto raste shifra flasin qartë.
    “Në tërësi, në këtë sektor, për shkak të përqendrimit të madh të fondeve buxhetore, lidhjeve të shkurtra të lobistëve vendas dhe ‘miqve’ të huaj të Kryeministrit Rama, korrupsioni mbetet një problem sfidues për SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese,” tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Belinda Balluku u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Të enjten ajo u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.
    Në një deklaratë në Kuvend të mërkurën ajo i cilësoi akuzat penale ndaj saj si baltë, aludime, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtra.”
    Procedura të paracaktuara
    Mbikalimi te Kopshti Zoologjik në Tiranë fotografuar me dron më 22 Mars 2020. . Foto: LSA
    Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh rrugor brenda kryeqytetit, një rrugë rrethore që synon të krijojë një qark lëvizjeje rreth Tiranës për të shmangur trafikun që kalon nëpër qendër të qytetit. Kjo rrugë ka një gjatë prej 28.7 kilometrash dhe për ndërtimin e saj janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
    Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi nga ARRSH, tregojnë se në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të parlamentare, financimet për Unazën e Madhe pësuan një bum dhe u dhanë 7 tendera, duke regjistruar normën më të lartë vjetore të shpenzimeve buxhetore.
    Mesazhet mes Berberit dhe një prej vartëseve të tij, të identifikuar si Miranda Shkurti, po ashtu nën akuzë për këtë tender, tregojnë se të enjten më 12 gusht 2021, zyrtarë të ARRSH-së punuan me orë të zgjatura për të bërë publike tenderat dhe për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar në aplikacionin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
    Gjatë gjithë kohës Berberi, edhe ai pa gjumë, kontrollonte procesin. Në orën 23:09 ai i shkruan Shkurtit, shefe e prokurimeve publike në ARRSH: “Hidheni edhe pas 12 që nesër të rrimë rehat se do na tërbojnë”.
    Nxitimi, siç del nga mesazhet, lidhej me kërkesën që ofertat duhej të hapeshin më 15 shtator dhe publikimi duhej të kryhej në kohë. Por hetimi, i fokusuar në Lotin 4, tregon se e gjithë procedura ishte një burokraci që nuk ndikoi fare në rezultatin përfundimtar.
    Në fakt, bisedat e mëvonshme mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se fituesit dhe mënyra se si do merrnin pjesë në garë ishin përcaktuar paraprakisht. Vetëm katër ditë para hapjes së ofertave për shtatë tenderat, Balluku orienton një bashkim kompanish për të marrë pjesë në njërën prej garave. Në mesazhe ajo kushtëzon njërën prej kompanive që pritej të ishte mes fituesve të mos merrte pjesë në garat e tjera.
    Përveç kësaj, prokuroria thotë se ministrja dhe vartësit e saj bënë gjithçka gati që procesi të mbetej nën kontroll. Nga tetë pjesëmarrës në garë, shtatë u skualifikuan sepse nuk përmbushnin kriteret; mes tyre edhe një kompani që u shpall fituese në një lot tjetër të garave për Unazën e Madhe, të hapura po atë ditë. Më shumë se kaq, disa nga ofertuesit shkuan në tender “me duar në xhepa”: pa ofertë ekonomike, pa dokumente bazike si sigurimi i ofertës apo vetëdeklarimi.
    Por, megjithëse gjithçka dukej e kopsitur dhe rivalët në garë të skualifikuar, prokuroria thotë se administratës nën varësinë e Ballukut iu desh të mbyllte sytë edhe para një sërë problemesh të operatorit fitues. Prokuroria gjeti se bashkimi i operatorëve, në kriterin e “punëve të ngjashme”, kishte paraqitur punime që nuk lidheshin fare me rrugët.
    “Rezulton se objekti i këtyre kontratave të paraqitura si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit, ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë,” thuhet në kërkesën për masë sigurie për Ballukun dhe të tjerët.
    Prokuroria thotë se hetimet tregonin qartë se ministrja dhe vartësit kishin ndihmuar fituesin në mënyrë të paligjshme.
    “Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi; anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘Euroteorema Peqin’ sh.p.k., ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k., duke vepruar në kundërshtim me ligjin,” thuhet në dokument.
    Mungesë konkurrence

    Nga shtatë tenderat e 15 shtatorit, përfshirë “Lotin 4”, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat.
    Kjo çështje vjen si akuza e dytë për paracaktim tenderash ndaj zv.kryeministres, e pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme. Përveç dosjes së Unazës, Balluku akuzohet edhe për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilin u mor e pandehur më 3 nëntor të këtij viti. Ajo i ka mohuar akuzat.
    Nga ana tjetër, të dhënat e BIRN dëshmojnë se kjo nuk është një anomali e vitit 2021, por pjesë e një modeli që shfaqet përgjatë shumë vitesh. Analiza e 21 nga 23 tenderave për Unazën e Madhe të Tiranës, ku mes viteve 2011–2024 u dhanë 45.9 miliard lekë, tregon se dhjetë procedura u fituan me më shumë se 98% të fondit limit, pjesa tjetër me mbi 94%; ndërsa vetëm në dy tendera kompanitë në garë dhanë oferta që i kursyen buxhetit mbi 20% të fondit.
    Ekspertët thonë se tenderat, në një pjesë të mirë të të cilëve pati vetëm një garues të kualifikuar, paraqesin një sërë flamujsh të kuq dhe shenja të mungesës së konkurrencës.
    Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh.
    Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës ALTAX thotë se këto shifra përputhen me një treg të deformuar dhe vuri theksin te humbja e madhe që buxheti kishte për shkak të këtij deformimi.
    “Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh,” tha ai.
    “Hetimet institucionale kanë konfirmuar përsëritje të modeleve të skualifikimeve, të cilat mund të reduktojnë besimin në mekanizmat e prokurimeve publike”, shtoi Gjokutaj.
    Një skemë e përsëritur
    Edi Rama dhe Belinda Balluku gjatë inagurimit të Unazës së Madhe te Tiranës
    Prokurimi për Lotin 4 nuk është hera e parë që një procedurë për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës rezulton e manipuluar.
    Në vitin 2018, një skandal shpërtheu kur u zbulua se DH Albania – një kompani e regjistruar në Delaware, që kishte fituar një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit rrethrrotullimi “Shqiponja” – “Pallati me Shigjeta”, ishte në fakt një kompani fantazmë. Skandali u mbyll me dënimin me 6 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentesh të administratorit të firmës.
    Hetimet e SPAK kundër Ballukur, për momentin nuk duket të kenë dalë përtej procedurave tw Lotit 4, por të dhënat e mbledhura nga BIRN, për tenderat e segmenteve të ndryshme të Unazës së Madhe, tregojnë se ato vuajtën nga të njëjta sindromë, duke ngritur hije dyshimi për paracaktim të fituesve.
    Sipas Zef Preçit, mungesa e konkurrencës në tenderët publikë për infrastrukturë është kthyer në normë gjatë drejtimit të qeverisë nga Partia Socialiste.
    “Vitet e fundit një numër i madh procedurash janë zhvilluar me një ofertues të vetëm, duke ulur konkurrencën, sepse në shumë raste ofertat janë të paracaktuara,” tha ai.
    Në 21 procedurat e prokurimit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, numri i kompanive të skualifikuara nga gara ka kuotuar mes 85% dhe 95% të pjesëmarrësve.
    Gati gjysma e tenderave u zhvilluan vetëm me një kompani të kualifikuar.
    Të dhënat për tenderat tregojnë se disa kompani u përfshinë në garë thjesht si numra. Pothuajse në të gjitha procedurat pati të paktën një kompani që nuk dorëzoi ofertë ekonomike.
    “Shumica e kompanive skualifikohen për gabime formale, si mungesa e sigurimit të ofertës ose “mosdeklarimi i stafit,” tha eksperti Eduart Gjokutaj.
    Përsëritja e këtyre skualifikimeve sugjeron një pjesëmarrje që nuk ka ndikim real në konkurrencë, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me ‘bid rigging’ (oferta të manipuluara) nga perspektiva e analizës së konkurrencës,” shtoi ai.
    Gjokutaj shpjegon se, bazuar në vlerësimet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, skualifikimet e tilla mund të rrisin kostot e buxhetit publik me 20–30%.
    “Ky fenomen korrespondon me modelin ekonomik të ‘market sharing’ (ndarja e tregut) në oligopole, ku pak kompani kontrollojnë mbi 70% të tenderave infrastrukturore,” tha ai, duke iu referuar një raporti të Autoritetit të Konkurrencës.
    Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese (Gener 2 Sh.p.k.; bashkimi Albavia & Favina & Alpin Srl; dhe bashkimi Gjoka Konstruksion & Gjikuria)”.
    Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.
    Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.
    “Bashkëpunimi korruptiv mes operatorëve, që çon në shfrytëzimin e fondit limit afër 100%; paraqitja e të dhënave të rreme; ndarja e tregut; ose përdorimi i kompanive të tjera ‘në emër të njëra-tjetrës’ [behët] vetëm për të shmangur transparencën”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Gjokutaj, nga ana e tij, thotë se hetimet e SPAK për këto tendera kanë konfirmuar një model që përsëritet vazhdimisht.
    “Kjo koherencë e modeleve përputhet me provat që SPAK ka dokumentuar në raste si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe,” tha ai.
    Sipas tij, kjo është provë e një fenomeni ekonomikisht të lidhur me “rent-seeking” dhe “kapjen institucionale”.
    Ai thotë se kostoja është e lartë, duke ulur potencialin e rritjes së PBB-së për 1–2%, sipas analizave rajonale të FMN-së.
    “Financiarisht, modeli mund të shkaktojë humbje të buxhetit publik prej dhjetëra milionë eurosh,” përfundoi Gjokutaj.
    /reporter.al/

  • Dosja Balluku/ SPAK verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, priten të tjerë të pandehur

    Dosja Balluku/ SPAK verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, priten të tjerë të pandehur

    SPAK po verifikon të gjitha procedurat tenderuese për 7 lotet e Unazës së Madhe, jo vetëm lotin 4 për të cilin tashmë është vënë nën hetim Belinda Balluku dhe vartësi i saj, Evis Berberi. Mes tyre kishte komunikime për të gjitha lotet në disa vite, 2021-2023 të ende pahapura.
    Te Unaza e Madhe, janë në verifikim të shtata lotet, ka komunikime, procedura e ndjekur për tenderat është e ngjashme, me ndërhyrje dhe mbikëqyrje, paracaktim.
    Unaza e Madhe e Tiranës, 28.7 kilometra, rreth 450 milion euro. Të gjitha lotet janë fituar me shumë afër fondit limit dhe në shumicën e rasteve janë skualifiuar firmat e tjera garuese.
     Priten të tjerë të pandehur për dosjen Balluku.
    Përveç Unazës së Madhe, po verifikohen dhe vazhdon hetimi edhe për shumë procedura të tjera hetimore, ndërsa priten të tjerë të pandehur.

  • Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

    Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

    Në gjysmën e tenderëve të projektit më madhor infrastrukturor të kryeqytetit – me vlerë 450 milionë euro, pati vetëm një garues të kualifikuar, ndërsa shumica e ofertave fituese janë përafërta me fondin limit.
    Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
    Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Çfarë u diskutua në atë takim mbetet e paqartë. Por dy orë më vonë, shkëmbimet në telefon mes Ballukut dhe Berberit, zbulojnë mënyrën se se si përzgjidheshin përfituesit e parave publike.
    “Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër,” i shkruante ministrja. Berberi e takoi Shtufin po atë pasdite dhe raportoi përsëri: “E takova ok.”
    Sipas prokurorisë, “EUT” i referohej kompanisë “Euroteorema”, ndërsa “Nova” ishte “Nova Construction 2012”, biznesi i Shtufit. Katër ditë më pas, këto dy kompani dhe një e tretë, “PE-VLA-KU” sh.p.k., nënshkruan një marrëveshje ortakërie. Të nesërmen, më 15 shtator, u shpallën fitues të tenderit për ndërtimin e “Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me fond limit 2.5 miliardë lekë.

    Për prokurorët, mesazhet e asaj dite janë prova që ministrja ndikoi drejtpërdrejt në formimin e bashkimit të operatorëve dhe, rrjedhimisht, në rezultatin e garës, një rezultat që, sipas tyre, u shoqërua me tolerime të pajustifikueshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pavarësisht kritereve skualifikuese në dokumentacion.
    Megjithëse hetimi i SPAK-ut fokusohet te Loti 4, një analizë e procedurave të prokurimit për të gjithë segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, e kryer nga BIRN, sugjeron se konkurrenca mes operatorëve ka munguar dhe ofertat që janë shpallur fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit. Sipas ekspertëve të prokurimit publik, në këto raste shifra flasin qartë.
    “Në tërësi, në këtë sektor, për shkak të përqendrimit të madh të fondeve buxhetore, lidhjeve të shkurtra të lobistëve vendas dhe ‘miqve’ të huaj të Kryeministrit Rama, korrupsioni mbetet një problem sfidues për SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese,” tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Belinda Balluku u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Të enjten ajo u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.
    Në një deklaratë në Kuvend të mërkurën ajo i cilësoi akuzat penale ndaj saj si baltë, aludime, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtra.”
    Procedura të paracaktuara
    Mbikalimi te Kopshti Zoologjik në Tiranë fotografuar me dron më 22 Mars 2020. . Foto: LSA
    Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh rrugor brenda kryeqytetit, një rrugë rrethore që synon të krijojë një qark lëvizjeje rreth Tiranës për të shmangur trafikun që kalon nëpër qendër të qytetit. Kjo rrugë ka një gjatë prej 28.7 kilometrash dhe për ndërtimin e saj janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
    Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi nga ARRSH, tregojnë se në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të parlamentare, financimet për Unazën e Madhe pësuan një bum dhe u dhanë 7 tendera, duke regjistruar normën më të lartë vjetore të shpenzimeve buxhetore.
    Mesazhet mes Berberit dhe një prej vartëseve të tij, të identifikuar si Miranda Shkurti, po ashtu nën akuzë për këtë tender, tregojnë se të enjten më 12 gusht 2021, zyrtarë të ARRSH-së punuan me orë të zgjatura për të bërë publike tenderat dhe për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar në aplikacionin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
    Gjatë gjithë kohës Berberi, edhe ai pa gjumë, kontrollonte procesin. Në orën 23:09 ai i shkruan Shkurtit, shefe e prokurimeve publike në ARRSH: “Hidheni edhe pas 12 që nesër të rrimë rehat se do na tërbojnë”.
    Nxitimi, siç del nga mesazhet, lidhej me kërkesën që ofertat duhej të hapeshin më 15 shtator dhe publikimi duhej të kryhej në kohë. Por hetimi, i fokusuar në Lotin 4, tregon se e gjithë procedura ishte një burokraci që nuk ndikoi fare në rezultatin përfundimtar.
    Në fakt, bisedat e mëvonshme mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se fituesit dhe mënyra se si do merrnin pjesë në garë ishin përcaktuar paraprakisht. Vetëm katër ditë para hapjes së ofertave për shtatë tenderat, Balluku orienton një bashkim kompanish për të marrë pjesë në njërën prej garave. Në mesazhe ajo kushtëzon njërën prej kompanive që pritej të ishte mes fituesve të mos merrte pjesë në garat e tjera.
    Përveç kësaj, prokuroria thotë se ministrja dhe vartësit e saj bënë gjithçka gati që procesi të mbetej nën kontroll. Nga tetë pjesëmarrës në garë, shtatë u skualifikuan sepse nuk përmbushnin kriteret; mes tyre edhe një kompani që u shpall fituese në një lot tjetër të garave për Unazën e Madhe, të hapura po atë ditë. Më shumë se kaq, disa nga ofertuesit shkuan në tender “me duar në xhepa”: pa ofertë ekonomike, pa dokumente bazike si sigurimi i ofertës apo vetëdeklarimi.
    Por, megjithëse gjithçka dukej e kopsitur dhe rivalët në garë të skualifikuar, prokuroria thotë se administratës nën varësinë e Ballukut iu desh të mbyllte sytë edhe para një sërë problemesh të operatorit fitues. Prokuroria gjeti se bashkimi i operatorëve, në kriterin e “punëve të ngjashme”, kishte paraqitur punime që nuk lidheshin fare me rrugët.
    “Rezulton se objekti i këtyre kontratave të paraqitura si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit, ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë,” thuhet në kërkesën për masë sigurie për Ballukun dhe të tjerët.
    Prokuroria thotë se hetimet tregonin qartë se ministrja dhe vartësit kishin ndihmuar fituesin në mënyrë të paligjshme.
    “Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi; anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘Euroteorema Peqin’ sh.p.k., ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k., duke vepruar në kundërshtim me ligjin,” thuhet në dokument.
    Mungesë konkurrence
    Shtatë tenderat e shtatorit 2021 për Unazën e Madhe
    Nga shtatë tenderat e 15 shtatorit, përfshirë “Lotin 4”, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat.
    Kjo çështje vjen si akuza e dytë për paracaktim tenderash ndaj zv.kryeministres, e pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme. Përveç dosjes së Unazës, Balluku akuzohet edhe për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilin u mor e pandehur më 3 nëntor të këtij viti. Ajo i ka mohuar akuzat.
    Nga ana tjetër, të dhënat e BIRN dëshmojnë se kjo nuk është një anomali e vitit 2021, por pjesë e një modeli që shfaqet përgjatë shumë vitesh. Analiza e 21 nga 23 tenderave për Unazën e Madhe të Tiranës, ku mes viteve 2011–2024 u dhanë 45.9 miliard lekë, tregon se dhjetë procedura u fituan me më shumë se 98% të fondit limit, pjesa tjetër me mbi 94%; ndërsa vetëm në dy tendera kompanitë në garë dhanë oferta që i kursyen buxhetit mbi 20% të fondit.
    Ekspertët thonë se tenderat, në një pjesë të mirë të të cilëve pati vetëm një garues të kualifikuar, paraqesin një sërë flamujsh të kuq dhe shenja të mungesës së konkurrencës.
    Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh.
    Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës ALTAX thotë se këto shifra përputhen me një treg të deformuar dhe vuri theksin te humbja e madhe që buxheti kishte për shkak të këtij deformimi.
    “Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh,” tha ai.
    “Hetimet institucionale kanë konfirmuar përsëritje të modeleve të skualifikimeve, të cilat mund të reduktojnë besimin në mekanizmat e prokurimeve publike”, shtoi Gjokutaj.
    Një skemë e përsëritur
    Prokurimi për Lotin 4 nuk është hera e parë që një procedurë për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës rezulton e manipuluar.
    Në vitin 2018, një skandal shpërtheu kur u zbulua se DH Albania – një kompani e regjistruar në Delaware, që kishte fituar një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit rrethrrotullimi “Shqiponja” – “Pallati me Shigjeta”, ishte në fakt një kompani fantazmë. Skandali u mbyll me dënimin me 6 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentesh të administratorit të firmës.
    Hetimet e SPAK kundër Ballukur, për momentin nuk duket të kenë dalë përtej procedurave tw Lotit 4, por të dhënat e mbledhura nga BIRN, për tenderat e segmenteve të ndryshme të Unazës së Madhe, tregojnë se ato vuajtën nga të njëjta sindromë, duke ngritur hije dyshimi për paracaktim të fituesve.
    Sipas Zef Preçit, mungesa e konkurrencës në tenderët publikë për infrastrukturë është kthyer në normë gjatë drejtimit të qeverisë nga Partia Socialiste.
    “Vitet e fundit një numër i madh procedurash janë zhvilluar me një ofertues të vetëm, duke ulur konkurrencën, sepse në shumë raste ofertat janë të paracaktuara,” tha ai.
    Në 21 procedurat e prokurimit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, numri i kompanive të skualifikuara nga gara ka kuotuar mes 85% dhe 95% të pjesëmarrësve.
    Gati gjysma e tenderave u zhvilluan vetëm me një kompani të kualifikuar.
    Të dhënat për tenderat tregojnë se disa kompani u përfshinë në garë thjesht si numra. Pothuajse në të gjitha procedurat pati të paktën një kompani që nuk dorëzoi ofertë ekonomike.
    “Shumica e kompanive skualifikohen për gabime formale, si mungesa e sigurimit të ofertës ose “mosdeklarimi i stafit,” tha eksperti Eduart Gjokutaj.
    Përsëritja e këtyre skualifikimeve sugjeron një pjesëmarrje që nuk ka ndikim real në konkurrencë, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me ‘bid rigging’ (oferta të manipuluara) nga perspektiva e analizës së konkurrencës,” shtoi ai.
    Gjokutaj shpjegon se, bazuar në vlerësimet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, skualifikimet e tilla mund të rrisin kostot e buxhetit publik me 20–30%.
    “Ky fenomen korrespondon me modelin ekonomik të ‘market sharing’ (ndarja e tregut) në oligopole, ku pak kompani kontrollojnë mbi 70% të tenderave infrastrukturore,” tha ai, duke iu referuar një raporti të Autoritetit të Konkurrencës.
    Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese.
    Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.
    Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.
    “Bashkëpunimi korruptiv mes operatorëve, që çon në shfrytëzimin e fondit limit afër 100%; paraqitja e të dhënave të rreme; ndarja e tregut; ose përdorimi i kompanive të tjera ‘në emër të njëra-tjetrës’ [behët] vetëm për të shmangur transparencën”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Gjokutaj, nga ana e tij, thotë se hetimet e SPAK për këto tendera kanë konfirmuar një model që përsëritet vazhdimisht.
    “Kjo koherencë e modeleve përputhet me provat që SPAK ka dokumentuar në raste si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe,” tha ai.
    Sipas tij, kjo është provë e një fenomeni ekonomikisht të lidhur me “rent-seeking” dhe “kapjen institucionale”.
    Ai thotë se kostoja është e lartë, duke ulur potencialin e rritjes së PBB-së për 1–2%, sipas analizave rajonale të FMN-së.
    “Financiarisht, modeli mund të shkaktojë humbje të buxhetit publik prej dhjetëra milionë eurosh,” përfundoi Gjokutaj./ BIRN

  • “Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël”- BIRN: Projekti më madhor me 450 mln euro, çfarë tregojnë bisedat e Ballukut

    “Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël”- BIRN: Projekti më madhor me 450 mln euro, çfarë tregojnë bisedat e Ballukut

  • ”Ke një plehrë aty që flet, të plasi trapi për…”/ Si e paracaktoi Balluku fituesin për tenderin e Unazës së Madhe

    ”Ke një plehrë aty që flet, të plasi trapi për…”/ Si e paracaktoi Balluku fituesin për tenderin e Unazës së Madhe

    Zbardhen detaje nga dosja hetimore për tenderin e Unazës së Madhe, për të cilin akuzohet Belinda Balluku.
    Bisedat e saj me Evis Berberin, tregojnë se ata koordinonin jo vetëm paracaktimin e fituesve, por edhe publikimin e njoftimeve për fituesit e tenderëve për lotet e Unazës së Madhe. Komunikimet e datës 1 tetor 2021, pak para se të shpallej fituesi për lotin 4 të Unazës së Madhe, zbulojnë ndërhyrjet e drejtpërdrejta të ministres për kohën se kur duhej të dilte njoftimi.
    Më datë 1 tetor, Balluku i shkruan Berberit që të bëhen gati për të hënën që të shpallet fituesi. “A do t’i nxjerrësh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them”, i shkruan Balluku.
    Por Balluku ka edhe dyshime ndaj edhe e udhëzon Berberin që ta shtyjë shpalljen e fituesit për të mërkurën. “Të mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet”.Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve tek Unaza e Madhe.
    Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin. Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve, ndërsa në vijim thekson se është “habitshme” sesi mund të jetë publikuar lista, pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen.
    Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”, duke treguar se si gara për fituesit e tenderëve ishte e kontrolluar që në nisje. SPAK ka dyshime se të gjithë kompanitë fituese të paracaktuara i vendosnin vetë kriteret për tenderët për çdo lot të Unazës së Madhe.
    Më datë 5 tetor, Berberi i shkruan Ballukut se emisioni investigativ ‘Stop’ i ka kërkuar informacion për procedurat për lotin 1 të Unazës së Madhe. Balluku i shkruan “Të plasi trapi! Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur të të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji te gjitha ne darke”.
    Të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme, Tiranë, Loti 4”.
    PJESË NGA DOSJA
    Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes”. Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”. Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”. Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?”. Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do t’i nxjerresh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them”. Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnjë ndryshim”. Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte të bëj këngën. Por jam në Kukës”. Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkës”. Në orën 21:18, Evis Berberi: “Të vazhdojmë apo të presim për nesër”. Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me pune serioze. Ke një plehrë aty që flet”. Në orën 21:33, Evis Berberi: “Çfarë ka dalë. Ok të mërkurën”.
    Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thamë bëj kërkesë me shkrim të marrësh përgjigje e beri, kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nëse nuk është shpallur pse jo? Bënë dhe një kronike jashtë dhe ikën”. Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Të plasi trapi. Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur te të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

  • Bardhi publikon SMS-të: Balluku dhe Berberi paracaktojnë fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

    Bardhi publikon SMS-të: Balluku dhe Berberi paracaktojnë fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar pjesë nga dosja ‘Balluku’, ku jepen komunikimet mes Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së, tashmë pas hekurave, dhe Ilir Shtufit për tenderin e Unazës së Madhe.
    Në komunikime, duke iu referuar përgjimeve, Bardhi shkruan se çdo lot i kësaj vepre ka marrë kritere të shtypura në letër pa emër.
    “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale, ndërsa nxjerr dhe pjesë nga dosja.

  • ‘Tenderi i Lotit 4 të Unazës së Madhe’ – Vijon seanca në GJKKO. Detaje nga përgjimet e Ballukut me Berberin: Asgjë s’kalonte pa urdhrin e Belës

    ‘Tenderi i Lotit 4 të Unazës së Madhe’ – Vijon seanca në GJKKO. Detaje nga përgjimet e Ballukut me Berberin: Asgjë s’kalonte pa urdhrin e Belës

    Në GJKKO vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj  Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj.

    Seanca nisi në orën 09:00 për të vijuar deri tani ora 13:00. 
    Ndërkohë pas 40 minutave të para Balluku u largua nga GJKKO për tu rikthyer sërish pas disa minutash. Burime brenda sallës së gjyqit konfirmuan se avokatët kanë marrë relativisht një kohë për t’u njohur me aktet.

    Ku shkoi Balluku?

    Nga kontakte jashtë kësaj gjykate, me persona të afërt me zonjën Balluku, u tha se nuk ka patur një ndërprerje seance por një lëvizje të Ballukut deri në momentin kur të bëhej paraqitja dhe prezantimi i palëve të tjera në proces. Gjë e cila në fakt është e pazakontë të ndodhë, informon gazetari i Syri. TV Fatjon Gjinaj.

    Zonja Balluku nuk ka preferuar të shprehet, përveçse prezantimit të paraprak dhe paraqitjes së avokatëve të saj. Përveç Pamela Çirkos, motrës së saj, ajo ka prezantuar si avokat mbrojtës edhe një jurist tjetër,  Ardian Kalia

    Përveç debatit mes palëve, do të ketë edhe pyetje-përgjigje. Nuk dihet nëse Balluku preferon t’i përgjigjet personalisht këtyre pyetjeve apo ia delegon përgjigjet avokatëve të saj, kjo mbetet për t’u mësuar, pasi konsiderohet si një seancë marrje në pyetje nga gjykata për akuzat e ngritura nga SPAK dhe përgjigje nga palët në proces, përfshirë Belinda Ballukun dhe dy drejtorët e saj, Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi, që janë nën masën e arrestit të shtëpisë.Ndërkohë që Balluku është në masën e pezullimit nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, si dhe masën tjetër, të ndalimit të daljes jashtë vendit. Dy procedimet penale të hetuara nga prokurori Dritan Prençi dhe që u vlerësuan nga gjyqtari Erjon Çela, me masat e sigurisë kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe lotin katër të Unazës së Madhe.

    Përgjimet për dosjen e Unazës së Madhe

    Gazetari Gjinaj gjatë raportimit ka zbuluar dhe detaje nga dosja e Lotit Katër të Unazës së Madhe.

    Referuar materialeve që ka grumbulluar SPAK, janë me dhjetëra komunikime midis Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i arrestuar para disa kohësh për vepra penale të korrupsionit dhe përdorimit të një kompanie, pronar i së cilës, thotë SPAK, ishte vetë pronari faktik i kësaj kompanie, por që e shfrytëzonte përmes miqve të tij për të marrë pjesë në procedura tenderimesh publike.

    Në atë kohë zhvillohen komunikime midis Berberit dhe vartësve të tij dhe SPAK e konsideron si një paracaktim i fituesve në garën për ndërtimin e lotit katër të Unazës së kryeqytetit. Më pas gjithçka që i komunikon shtetasja Miranda Shkurti Evis Berberit, ky i fundit në kohë rekord ia dërgon ministres së Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, ku merr edhe aprovimet e saj për çdo lëvizje. Në dosjen hetimore përfshihen edhe biseda që kanë të bëjnë në kontekstin jo vetëm profesional, por edhe personal.

    Etiketime që, sikurse kemi raportuar në dosjen fillestare kur u mor e pandehur, vijojnë të përdoren dhe zhargone ndaj edhe përfaqësuesve të kompanisë që kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në tenderime, por edhe subjekteve të tjera, duke iu vendosur nofka nga dyshja Berberi-Balluku.

    Ndërkohë që, mes të tjerave, evidentohen biseda se si janë kryer veprimet e drejtuesve të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, përgjegjëse për ndërtimin e lotit të katërt të Unazës së kryeqytetit.

    Komentet që bëjnë mes njëri-tjetrit janë kryesisht aplikacionit Messenger në Signal, ku diskutohen dhe komentohen kompanitë pjesëmarrëse, kompanitë që s’duheshin përfshirë në këto procedura. Madje në një moment sipas të dhënave nga kjo dosje që kemi arritur të mësojmë, duke i referuar burimeve edhe kompani që për të cilat Balluku thoshte se nuk dua t’i shoh në asnjë punë në Republikën e Shqipërisë.

    Ndërkohë që Evis Berberi shfaqet tepër i interesuar me fashat orare për lançimin në rrjetin zyrtar të komunikimeve publike të dikasterit që ishte drejtues, procedurave të prokurimeve, shmangia e vëmendjes së medias.

    Kemi mësuar se është komentuar mes Ballukut dhe Berberit, ku një media vendase interesohej për zhvillimet e procedurës së tenderit në lotin katër të Unazës dhe se si Balluku e këshillonte Berberin se më e rëndësishme ishte procedura sesa ajo çfarë ishin të interesuara mediat të raportonin dhe të trajtonin.

    Edvin Parruca: Domethënë që ta themi shkurt, prokuroria i ka të gjitha këto biseda dhe duket se bisedat kanë qenë shumë të hapura aty në mes. Është e qartë se çfarë ka ndodhur nga bisedat.

    Patjetër. Bisedat janë të shumta, të hapura, të lirishme dhe ajo çfarë ka përbërë një disfavor për dyshen Balluku-Berberi është pikërisht mosfshirja apo sekuestrimi i aparatit celular Blackberry të Evis Berberit, ku janë dokumentuar edhe mesazhet, të cilat natyrisht janë krahasuar me prova dhe dokumente të tjera, e lëvizje që kanë kryer drejtues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sa i takon fituesve në tendera, procedurave të prokurimit publik dhe në rastin konkret është shumë i ngjashëm me ato çfarë kemi raportuar dhe parë tek procedura e prokurimit për tunelin e Llogarasë.

    Gjithashtu, referuar të dhënave që kemi mësuar, e përsëris, nga kontakte dhe informacione të besueshme, që janë njohur me hetimet e SPAK prej disa ditësh, evidentohen biseda që kompromentojnë funksionin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në atë kohë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në procedura.

    Asgjë s’kalonte pa dijeninë e saj dhe pa miratimin ose refuzimin e titullares së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Një formë e komunikimit mes tyre ishte edhe fotografia, që do të thotë se gjithçka që diskutohej mes tyre ose çdo veprim i anëtarëve të, zyrtarëve të përfshirë në procedurat e tenderimit, që afishonin kompanitë pjesëmarrëse në tendera, ofertat që kishin bërë, bëheshin me foto dhe dërgoheshin nga Miranda Shkurti në adresë të Evis Berberit dhe ky i fundit ia kalonte Belinda Ballukut.

  • Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat e sigurisë për “Tunelin” dhe lotin 4 të Unazës

    Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat e sigurisë për “Tunelin” dhe lotin 4 të Unazës

    Numri dy i pezulluar i qeverisë me vendim gjykate, Belinda Balluku, bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH janë në pritje të komunikimit të masave respektive të sigurisë.
    Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion.
    Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie.

    Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën 09:00, u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes hetimore qË i shërbyen gjykatës për t’i caktuar masat e sigurisë.
    Balluku i la ambientet e gjykatës rreth orës 9:45 për tu rikthyer në orën 11:00, në pritje të vendimit që do t’i japë gjykatësi, Erion Çela.
    Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes është pezulluar si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.
    Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke  shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

  • Rasti i “Unazës” në dosjen Balluku: Del në “skenë” biznesmeni, Ilir Shtufi, mesazhet i nxjerrin zbuluar…

    Rasti i “Unazës” në dosjen Balluku: Del në “skenë” biznesmeni, Ilir Shtufi, mesazhet i nxjerrin zbuluar…

    ilir shtufi-ervis berberi-belinda balluku

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Përveç tenderit për tunelin e Llogarasë, Balluku dhe vartësit e saj janë marrë nën hetim dhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Lidhur me akuzën e dytë, prokuroria ka zbardhur një sërë komunikimesh të rëndësishme për hetimin, ku një tjetër emër del në ‘skenë’, mes personave të përfshir. Bëhet fjalë për biznesmenin Ilir Shtufi që ka në pronësi “Nova Construction – 2012” shpk, një nga kompanitë fituese të tenderit të lotit të 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. 
    Emri i biznesmenit ka dalë në bisedat me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. Bisedat janë nxjerrë nga celulari “Blackberry” i sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH-së, nga i cili janë dokumentuar komunikime të drejtpërdrejta ndërmjet Ballukut, Berberit dhe Shtufit, në prag të procedurave të tenderimit për Lotin 4.
    Më datë 10 shtator 2021, Balluku i shkruan Berberit: “Hajde tek une ne 11”, vijuar nga udhëzime për t’i bërë të qartë një operatori se “Punet i ke me gimin thuaj jo me mua”.
    Menjëherë pas kësaj bisede, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, i cili i shkruan: “persh si ke kan.. ilir shufi nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh”. Sipas mesazheve, rezulton se takimi është realizuar brenda ditës, pasi pak orë më vonë Berberi i kthehet Ballukut me një mesazh të shkurtër: “E takova ok”.
    Në vijim, komunikimet mes tyre përqendrohen te çështje që lidhen me fituesit e mundshëm dhe konkurrencën në tender. Në një prej tyre, Balluku i shkruan: “Ne jemi për konkurrim të mirëqenë dhe të pastër. Pamfleti ka t’i hedhë nga jeta konkurrimin fitues të UK”.
    Nga hetimet rezulton se përpara se të mbyllej afati i ofertave, shoqëria “Nova Construction 2021”, e lidhur në komunikim me Shtufin, kishte formalizuar marrëveshje bashkëpunimi me dy kompani të tjera për të marrë pjesë në garë. Ky grup operatorësh ekonomikë u shpall më pas fitues i tenderit për Lotin 4 të Unazës së Re. Këto të dhëna, sipas SPAK, forcojnë dyshimet për ndërhyrje dhe koordinim të paligjshëm në favor të një grupi të caktuar kompanish.

    Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë. Përveç saj Gjykata e Posaçme miratoi dhe masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare Eduard Elezi.
    Burime për ZËRI-n, bënë me dije më herët se përveç tenderit për tunelin e Llogarasë, Balluku dhe vartësit e saj janë marrë nën hetim dhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Tenderi është fituar nga një bashkim i tre 3 operatorëve, “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk.
    GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të pezulluar Ballukun nga ushtrimi i funksioneve publike, për shkak se mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore./ZËRI

  • Tenderi i Unazës së Madhe/SPAK zbardh akuzën e re për Ballukun,ja roli i Evis Berberit, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit

    Tenderi i Unazës së Madhe/SPAK zbardh akuzën e re për Ballukun,ja roli i Evis Berberit, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit

    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, në njoftimin e saj për shpalljen e masave të sigurisë për të pandehurën Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në lidhje me hetimet për prokurimet e tenderit të Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, sqaron se Balluku në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe
    “Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
    E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
    Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
    Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe. Mendohet të kenë qenë sërish bisedat e Ballukut me vartësit e saj që kanë hedhur dritë mbi aferën e radhës, njësoj si në rastin e tunelit të Llogarasë.
    Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.