Tag: ultimatumi

  • “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike

    “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
    Si në çdo ditë, kryeministri dhe njëherë bën me dije se ky aksion nuk do të ndalet deri në përmbushje të qëllimeve për rikthimin e hapësirave të uzurpuara padrejtësisht nga bizneset tek qytetarët.
    “Ecim, pa ndalim”, shkruan Rama krahas videos ku shihen punonjësit e IKMT-së duke çmontuar strukturat e bizneseve private.

  • “Kthesë deri në fund”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin e zaptimit, të hapësirave publike, ndan pamjet

    “Kthesë deri në fund”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin e zaptimit, të hapësirave publike, ndan pamjet

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, duke paralajmëruar një zhvillim të rëndësishëm në politikën e qeverisë.
    Në përshkrimin që shoqëron pamjet, Rama shkruan: “Nuk është aksion, është kthesë deri në fund”.

  • Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë Krujë

    Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë Krujë

    Edhe në Bashkinë e Krujës ashtu si në të gjitha Bashkitë e vendit është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama.

    Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
    Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

    /vizionplus.tv

  • Ultimatumi i Ramës, Tavo bie dakord për “shkundjen” por jo për shkarkimin e nënkryetarëve: Janë të rinj

    Ultimatumi i Ramës, Tavo bie dakord për “shkundjen” por jo për shkarkimin e nënkryetarëve: Janë të rinj

    Vangjel Tavo

    Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, ka komentuar sërish sot ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimn e nënkryetarëve të institucionit që ai drejton. Ai ka sqaruar gjatë një interviste për mediat, se nuk mund t’i shkarkojë nëndrejtorët pasi janë të rinj, kanë vetëm një muaj që janë emëruar.
    Tavo shtoi se është dakord me ultimatumin e kryeministrit, por theksoi se administratorët publike duhet të ndryshohen në varësi të performancës që kanë.
    “Administrata në përgjithësi sidomos në këto bashki turistike që kërkohet angazhim maksimal, nuk mund të flejë gjumë se njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe jemi të detyruar t’u ofrojmë njerëzve gjithë angazhimin tonë, punën tonë për të arritur pritshmëritë e komunitetit.
    Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur. Jam dakord me kryeministrin. Administrata do të ndryshojnë, për nënkryetarët kam vetëm një muaj që e kam emëruar. Do ta shikojmë. Kështu që çdo strukturë tjetër që kërkon rifreskim do të bëhet ndërhyrja nga ana e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Tavo.
    Kryeministri i vendit, Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit në Durrës dirën e djeshme, kritikoi nënkryetarët dhe kërkoi largimin e tyre nga detyra. Ndërkohë që pas këtij ultimatumi, kryebashkiakët demokratë kundërshtuan duke thënë se nuk do të pranojnë urdhra politikë./ZËRI/ 
     

  • Ultimatumi i Ramës/ “Valë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë e Durrësit

    Ultimatumi i Ramës/ “Valë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë e Durrësit

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • ‘Ultimatumi’ Rama zbarkon në Durrës/ Drejtorët që varen nga bashkia dorëzojnë dorëheqjet

    ‘Ultimatumi’ Rama zbarkon në Durrës/ Drejtorët që varen nga bashkia dorëzojnë dorëheqjet

    Tashmë i takon komisionit të përbërë nga deputetët e listës së mbyllur dhe vetë kryetares Emiriana Sako për të vlerësuar punën e gjithsecilit prej tyre.
    Pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve që varen nga bashkia e Durrësit.
    Procesi i vlerësimit të performancës së drejtuesve pritet të mbyllet brenda muajit korrik dhe secili prej drejtorëve do të vijojë ta mbajë ose jo detyrën pas analizës që do të bëhet.

  • Ultimatumi i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

    Ultimatumi i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

    Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake në Pogradec kanë nisur punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjektet dhe bizneset, kryesisht bar-kafe dhe restorante.

    Operacioni ka nisur nga Bulevardi “Europa” dhe do të shtrihet në çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit, në zbatim të urdhrit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama.

    Qëllimi i këtij aksioni është kthimi i trotuareve dhe hapësirave publike në funksion të qytetarëve.

  • ‘Ultimatumi’ i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

    ‘Ultimatumi’ i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

    Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake në Pogradec kanë nisur punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjektet dhe bizneset, kryesisht bar-kafe dhe restorante.
    Operacioni ka nisur nga Bulevardi “Europa” dhe do të shtrihet në çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit, në zbatim të urdhrit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama.Qëllimi i këtij aksioni është kthimi i trotuareve dhe hapësirave publike në funksion të qytetarëve.

  • ‘Ultimatumi’ i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

    ‘Ultimatumi’ i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

    Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake në Pogradec kanë nisur punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjektet dhe bizneset, kryesisht bar-kafe dhe restorante.
    Operacioni ka nisur nga Bulevardi “Europa” dhe do të shtrihet në çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit, në zbatim të urdhrit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama.Qëllimi i këtij aksioni është kthimi i trotuareve dhe hapësirave publike në funksion të qytetarëve.