Tag: uljen

  • Shtyhet ligji për uljen e dënimit të Bolsonaros, mbështetësit kërkojnë ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit

    Shtyhet ligji për uljen e dënimit të Bolsonaros, mbështetësit kërkojnë ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit

    Kongresi i Brazilit u përfshi nga përleshje të dhunshme të martën, ndërsa ligjvënësit konservatorë vazhduan të shtyjnë një ligj që do të ulte dënimin me burg për ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili është dënuar për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022.

    Gjatë debatit të nxehtë mbi propozimin për uljen e dënimit të Bolsonaros, ligjvënësi i krahut të majtë Glauber Braga ndërmori një protestë simbolike duke zënë karrigen e Kryetarit të Parlamentit, duke e cilësuar këtë si një kundërshtim ndaj një “ofensive grushti shteti”.
    Pas një përleshjeje fizike, policia e largoi me forcë Bragën nga salla, dhe transmetimi televiziv u ndërpre, duke i nxjerrë gazetarët jashtë. Kjo është cilësuar si një akt censure nga shoqatat e gazetarëve.
    Propozimi i ligjit, i mbështetur nga aleatët konservatorë të Bolsonaros, ka për qëllim uljen e dënimit të tij nga 27 vjet burg në dy vjet dhe katër muaj.
    Ky ligj gjithashtu kërkon të lironte dhjetëra mbështetës të Bolsonaros që ishin arrestuar pas sulmit ndaj ndërtesave qeveritare në janar të vitit 2023.
    Në të njëjtën kohë, ekipi ligjor i Bolsonaros ka apeluar për një leje të përkohshme për t’u larguar nga burgu për një operacion shëndetësor.
    Bolsonaro ka pasur probleme të mëdha shëndetësore pas një operacioni të kryer në fillim të vitit, si dhe për shkak të një sulmi me thikë në vitin 2018. Ai kërkon të vuajë dënimin e tij në arrest shtëpiak për arsye shëndetësore.
    Bolsonaro u dënua në shtator për përpjekje për grusht shteti dhe për lidhjet me një komplot të mundshëm për të vrarë rivalin e tij Luiz Inácio Lula da Silva.
    Megjithëse një grusht shteti i drejtuar nga ushtarët nuk u realizua, mbështetësit e Bolsonaros sulmuan ndërtesat qeveritare në fillim të vitit 2023, pas të cilit mijëra persona u arrestuan, përfshirë disa ish-zyrtarë të lartë ushtarakë dhe ish-ministra.
     

    Top Channel

  • Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 37 milionë persona në nivel global kanë përjetuar një fibrilacion atrial (Afib), një gjendje kardiovaskulare që shkakton rrahje të parregullta të zemrës, sipas medicalnewstoday.com.
    Një studim i ri zbuloi se pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të episodeve të përsëritura të AFib deri në 39%.
    Ekzistojnë një numër faktorësh rreziku për AFib.

    Disa nga këta faktorë rreziku nuk janë të modifikueshëm, si mosha ose gjenetika, ndërsa të tjerët janë të modifikueshëm, përfshirë mbajtjen e një peshe normale, mbajtjen nën kontroll të niveleve të presionit të gjakut dhe të pasurit e një diete të shëndetshme.
    Studimet e kaluara kanë treguar se kufizimi ose shmangia e substancave të caktuara, të tilla si alkooli, sheqeri, natriumi dhe kafeina mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të AFib të një personi.
    Tani, një studim i ri i botuar në ”JAMATrusted Source” ofron një pasqyrë të re që sugjeron se kafeina mund të mos jetë aq e dëmshme sa mendohej dikur.
    “Afib është ndoshta çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës që trajtojmë sot”, tha autori i këtij studimi, Gregory Marcus.

  • Ndihmon në uljen e hipertensionit, zbuloni benefitet e konsumit të lëngut të panxharit

    Ndihmon në uljen e hipertensionit, zbuloni benefitet e konsumit të lëngut të panxharit

    Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit të sheqerit ul tensionin e gjakut.

    Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme, që rrit mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit që vuajnë prej saj.

    Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim.

    Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël.

    Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve.

    Edhe konsumimi i bukës me panxhar të bardhë ose të kuq ka të njëjtin efekt.

    Ky rezultat i panxharit i atribuohet nivelit të lartë të nitratit, një përbërës i rëndësishëm, i cili, pas reaksionesh zinxhir në organizëm, zgjeron enët e gjakut, duke e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin.

  • Donald Trump njofton uljen e tarifave tregtare ndaj Kinës: Fund edhe bllokadës së metaleve të rralla

    Donald Trump njofton uljen e tarifave tregtare ndaj Kinës: Fund edhe bllokadës së metaleve të rralla

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vizitojë Kinën në muajin prill, pas takimit që zhvilloi në Korenë e Jugut me presidentin kinez Xi Jinping. Pas kësaj vizite, është planifikuar që edhe presidenti Xi të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.

    Trump bëri të ditur se të dy liderët janë pajtuar të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa njoftoi gjithashtu uljen e tarifave tregtare ndaj Kinës, nga 57% në 47%.

    Një zyrtar amerikan që shoqëronte presidentin Trump konfirmoi se Kina do të vazhdojë eksportet e elementeve të rralla tokësore, të cilat kanë rëndësi strategjike për industrinë e teknologjisë.

    Në mënyrë karakteristike, presidenti Trump vlerësoi bisedimet me Xi-n si “të jashtëzakonshme”, duke thënë se në një shkallë nga 1 në 10, ai do t’u jepte “12 pikë”.

  • Tre mënyra natyrale për të ulur kolesterolin

    Tre mënyra natyrale për të ulur kolesterolin

    Tërshëra, elbi, farat chia dhe frutat me tul si mollët apo agrumet janë burime të shkëlqyera fibrash që ndihmojnë në uljen e kolesterolit “të keq” (LDL). Ekspertët rekomandojnë gjithashtu vajin e ullirit, avokadon, arrat dhe peshkun e yndyrshëm si salmoni apo sardelet, të cilët përmbajnë acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë shëndetin e zemrës.

    Aktiviteti fizik i rregullt

    Lëvizja ndihmon trupin të rrisë kolesterolin “e mirë” (HDL), i cili ndihmon në pastrimin e enëve të gjakut. Mjaftojnë 30 minuta ecje e shpejtë, çiklizëm ose not pesë herë në javë për të parë përmirësime të ndjeshme në qarkullim dhe energji.

    Mbështetje natyrale dhe suplemente

    Studime të fundit tregojnë se niacina (vitamina B3) mund të ndihmojë në uljen e triglicerideve dhe përmirësimin e profilit të kolesterolit, ndërsa konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me antioksidantë si brokoli, boronicat dhe spinaqi, forcon muret e enëve të gjakut dhe mbron zemrën nga inflamacioni

    Mjekët paralajmërojnë se çdo ndryshim në stilin e jetesës duhet të shoqërohet me analiza të rregullta gjaku dhe konsultë me specialistin, sidomos nëse kolesteroli është i lartë prej kohësh.

  • Konsumimi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

    Konsumimi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

    Në ritmin e shpejtë të jetesës së sotme, stresi është bërë një dukuri e përditshme për shumë njerëz. Edhe pse nuk është e lehtë për t’u përballuar, disa ndryshime në dietë mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin mendor.

    Një nga erëzat që shquhet për ndikimin e saj pozitiv në shëndetin mendor është shafrani i Indisë.

    Shafrani i Indisë është një erëz që është përdorur për shekuj në kultura të ndryshme, jo vetëm për shijen e saj, por edhe për përfitimet e shumta për trupin. Përveç vetive anti-inflamatore, ajo shoqërohet gjithnjë e më shumë me kontributin në një gjendje më të mirë të përgjithshme të trupit, duke përfshirë uljen e ndjenjave të stresit.

    Konsumi i rregullt i shafranit të Indisë mund ta ndihmojë trupin të përballojë më lehtë streset e përditshme. Përbërja e tij natyrale kontribuon në mbrojtjen e qelizave dhe ruajtjen e ekuilibrit në trup, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv në humor.

    Duke futur shafranin e Indisë në dietën tuaj të përditshme, qoftë përmes vakteve, pijeve apo shtesave dietike, mund të bëni një hap të vogël por të rëndësishëm drejt rezistencës më të mirë ndaj stresit dhe një humori më të qëndrueshëm.

    Përveç shafranit të Indisë, është e rëndësishme të theksohen aspekte të tjera të një stili jetese të shëndetshëm që kontribuojnë në uljen e stresit, siç janë aktiviteti i rregullt fizik, gjumi cilësor dhe teknikat e relaksimit si meditimi ose frymëmarrja e thellë. Kombinimi i këtyre zakoneve me një dietë të duhur mund të përmirësojë ndjeshëm rezistencën e trupit ndaj situatave stresuese.

  • Qeveria synon uljen e humbjeve të energjisë nën 12% përmes matësve inteligjentë

    Qeveria synon uljen e humbjeve të energjisë nën 12% përmes matësve inteligjentë

    Qeveria synon që brenda katër viteve të ulë humbjet e energjisë në shpërndarje nën 12%, nga 17% që janë aktualisht, duke u mbështetur në teknologjitë e reja të matjes, masë kjo që forcon edhe stabilitetin financiar të sektorit.
    Humbjet e energjisë në rrjet lidhen me dy faktorë, humbjet teknike nga rrjeti i amortizuar, që kërkojnë investime për modernizim, dhe humbjet joteknike, përfshirë abuzimet me energjinë, të cilat do të monitorohen më rigorozisht.
    Programi qeverisës për 4 vitet në vijim 2025-2029, parashikon zëvendësimin e matësve aktualë me pajisje inteligjente, që ofrojnë matje të sakta, transmetim në kohë reale dhe faturim të drejtë për konsumatorët.
    Investimet në vitet e fundit kanë bërë të mundur krahas dyfishimit të kapaciteteve energjetike, nga 1768 MW në 3298 MW edhe uljen e humbjeve në shpërndarje nga 50% në 2013-ën, në 17%.

  • I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon uljen e dënimit

    I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon uljen e dënimit

    Aldo Bare, i cili është i dënuar me  dënuari me burgim të përjetshëm i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit ndaj tij. Bare ka bë kërkesë edhe herë tjera për ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë, edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.
    Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta. Prokurorët e Zyrës së Krimeve të Rënda Tiranë e akuzuan për pesë akuza për vrasje, krijim të organizatës kriminale, shkatërrim prone, përdhosje varresh dhe trafik ndërkombëtar droge. Banda e tij ishte bërë e tmerrshme në Lushnjë në vitin 1997. Madje në vitin 1997 ai u akuzua se i preu kokën njërit prej kundërshtarëve të tij, Artur Dajës dhe ecte duke mbajtur kokën nëpër qytet.
    Grupi kriminal i Aldo Bares u akuzua gjithashtu për urdhërimin e vrasjes së oficerit të policisë Klejdi Bano në vitin 2001 dhe një sërë sulmesh në shtëpitë e drejtuesve të ndryshëm të policisë, që po hetonin veprimtarinë e tij kriminale. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen e një agjenti të shërbimit sekret në vitin 1998 dhe po atë vit për vrasjen e nënkryetarit të bashkisë Lushnjë, Drago Voshtima. Bashkëpunëtorët e tij kryesorë janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali vitet e fundit dhe janë dënuar me burgime të gjata.

  • Në burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

    Në burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 16:44

    Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit ndaj tij. Bare ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit të tij me 45 ditë. Kjo kërkesë vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet nga autoritetet e drejtësisë në ditët në vijim. Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta.