Tag: uljan

  • U arrestua pak ditë më parë, reagon avokati Uljan Barjami: Cenim i shtetit të së drejtës

    U arrestua pak ditë më parë, reagon avokati Uljan Barjami: Cenim i shtetit të së drejtës

    Uljan Barjami, avokati i arrestuar pak ditë më parë në Elbasan, ka reaguar sot në ditën Europiane të Avokatëve.
    Reagimi i avokatit Uljan Barjami:

    Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.

    Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.

    Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri.

  • Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Bajrami

    Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Bajrami

    Nga shpallja e mos kompetencës dhe dërgimi i dosjes nga Elbasani në Tiranë, Prokuroria e kryeqytetit pasi mori dosjen e avokatit Uljan Bajrami nga prokuroria e Elbasanit i ka kthyer menjëherë telefonin avokatit Ulian Barjami.

    Sipas burimeve të Anila Hoxhës kthimi i telefonit avokatit Bajrami u aprovua mbas një sërë kërkesash që mbrojtësi i tij kishte dorëzuar pranë prokuroria së Elbasanit, e cila nuk i kishte pranuar kërkesat.

    Top Channel