Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit.Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë.Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal. Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit. Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.Mungesa e prodhimit të vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: ulëta
-

‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani jep parashikimin: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë
Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon. Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.
“Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.
Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.
“Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.
Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.
Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.
“Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani. -

Pas reshjeve të dëborës rikthehet dielli! Parashikimi i motit, ulen temperaturat
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.
Sot moti parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit. Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.TABELA
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë./ZËRI
-

Mot i kthjellet dhe temperatura nën zero/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.
Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.
Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë -

Kina bëhet eksportuesi më i madh në botë i makinave, lë pas Gjermaninë dhe Japoninë
Në dy dekadat e fundit, Kina ka kaluar nga një prodhues modest makinash, në vendin me numrin më të madh të eksporteve të automjeteve në rang global, duke lënë pas gjigantë si Japonia dhe Gjermania.
Ky zhvillim është ndihmuar nga investimet shtetërore, automatizimi i industrisë dhe një treg i brendshëm masiv, që i dha fillimisht hov prodhimit.
Me rënien e kërkesës në tregun vendas, Kina ka rritur eksportet, veçanërisht në segmentin e automjeteve elektrike (EV). Marka si BYD janë shfaqur si eksportues të rëndësishëm, duke ofruar automjete me çmime më të ulëta krahasuar me konkurrentët perëndimorë, pjesërisht falë subvencioneve dhe kostove më të ulëta të prodhimit.
Përballë kësaj rritjeje, SHBA dhe BE kanë vendosur barriera tregtare, përfshirë tarifat ndaj automjeteve kineze, veçanërisht ato elektrike.
Ndërkohë, prodhuesit kinezë po eksportojnë edhe automjete me motorë me djegie të brendshme, kryesisht drejt Rusisë, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme, shpesh me çmime të ulëta për të ulur tepricat në prodhim.
Sipas analistëve të industrisë, Kina ka një rol të fortë në zinxhirin global të furnizimit për bateritë e automjeteve elektrike, gjë që e ndihmon të mbajë kostot e ulëta dhe të jetë konkurruese në tregun ndërkombëtar, pavarësisht sfidave tregtare.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Nga nesër moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë
Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm.
Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.
Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë. -

Berisha: Shqipëria nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane, jam i bindur se edhe SHBA do i heqë
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sindikatave të Bashkuara, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se shqiptarët do të kuptojnë shumë shpejt përmasat e vjedhjes dhe abuzimeve që po ndodhin në vend.
Ai e kritikoi ashpër qeverinë për ndarjen e pasurive dhe shpërdorimin e fondeve publike, duke theksuar se ky sistem është i dëmshëm për çdo qytetar dhe nuk respekton meritat e njerëzve që punojnë me mund.
Berisha shtoi se opozita do të vazhdojë luftën për uljen e taksave dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset dhe punonjësit, duke ofruar një vizion për një Shqipëri të dinjitetshme, ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të kontribuojë dhe të krijojë mirëqenie.
Fjala:
Po të dashur miq, shumë shpejt do të shohin shqiptarët, do kuptojnë se sa egërsisht janë vjedhur ata.
Ju jeni dëshmitarë, u dyfishuan rrogat, u dyfishuan pensionet e ulëta, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë dhe buxheti ishte sa gjysma e buxhetit të sotëm, se ne ia linim biznesit, ne ishim me taksa të ulëta.
Ne prapë do shkojmë me taksat më të ulëta.
Por këto që ndodhin nuk mund të imagjinohen.
Këta ndajnë pasuritë me vete, me gratë, me familjarët, me vëllezërit, me motrat, me krushqitë, dhe pastaj ndërtohet rruga me çmim 10 herë më të lartë, edhe më shumë.
Ndërtohet unaza 17 milionë euro kilometri, në një kohë kur bajpasi i Fierit është ndërtuar me 2.8 milionë euro kilometri, po kaq i gjerë.
Ndërkohë që unaza, segmenti që u ndërtua nga ne, me të gjitha veprat, kushtoi gjithsej 3.8 milionë euro kilometri.
Kurse kjo e merr e pret dhe e copëton unazën sikur ta ketë pronë të saj me 14 kontrata që të vjedhë në secilën kontratë maksimumin dhe pastaj nuk del për pensione. Pastaj thotë rrokullisemi po të rrisim pensionet. Sigurisht kur vjedh në këtë mënyrë, njerëzit i përçmon, i neverit.
Po kjo merr fund më 11 maj.
Ndaj dhe të bëjmë gjithçka në këtë betejë para së gjithash për shqiptarin dinjitoz, për një shqiptar që nuk numëron kafashatën.
Por jo vetëm kaq, ju jeni njerëz të prodhimit. Motoja jonë është Made in Albania. Dhe Made in Albania, rezervat më përrallore i ka në nëntokën shqiptare, i ka në çdo skaj të këtij vendi.
Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të prodhojnë dhe të krijojnë mirëqenie kudo që janë.
Ne do ulim taksat për bizneset në 10 përqind.
10 përqind është taksa e drejtë, është taksa e librave të shenjtë, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve.
E provuam, dha rezultate të shkëlqyera. Jo vetëm që nuk u pakësuan të ardhurat, u dyfishuan të ardhurat.
Ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës.
SHBA kanë vendosur një sistem tarifash sepse të gjithë kanë pasur tarifa ndaj tyre.
Kjo është e vërteta. Ta mësoni të vërtetën.
Të gjithë këta që qahen sot, kanë pasur tarifa.
Shqipëria nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane dhe jam i bindur se kjo gjë do ndodhë edhe me qeverinë e SHBA pasi t’i heqim ne.
Edhe njëherë, u garantoj për një partneritet luajal dhe zëri juaj, avokat i fuqishëm i njerëzve të punës, do jetë një zë që do dëgjohet nga qeveria.
Dhe nuk do mburret si ai që del nëpër botë dhe thotë ne nuk kemi sindikata. Nuk ka sindikata se nuk pyet për to ai.
Kurse ne do u dëgjojmë ju, do bashkëpunojmë me ju, do marrim parasysh interesat tuaja dhe do shndërrojmë Shqipërinë në Shqipëri Madhështore, në Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve tanë. -

‘Përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta, veçanërisht pensionistët’/ Sulka: Minimumi jetik do të rritet çdo vit në bazë të çmimeve të shportës
Kastriot Sulka nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD deklaroi në një intervistë për Syri TV se minimumi jetik ishte një premtim i PS në vitin 2013, por nuk u realizua kurrë. Ai theksoi se edhe kur u propozua në Kuvend, maxhoranca nuk e miratoi. Sipas Sulkës, minimumi jetik llogaritet mbi bazën e disa komponentëve jetësorë që i nevojiten një qytetari për të jetuar.
Llogaritja është bërë në dy etapa, fillimisht është kryer nga Avokati i Popullit dhe përsëritur pas tre vitesh me rezultate të ngjashme një grup pranë PD-së ka përllogaritur minimumin jetik në Shqipëri në rreth 200 mijë lekë ose 200 euro. Në këtë shumë përfshihen ushqime bazë, proteina, veshmbathje dhe produkte të domosdoshme. Ai paralajmëroi se çmimet ndikojnë drejtpërdrejt në këtë minimum dhe ai duhet të përditësohet me inflacionin. Sipas Sulkës, përfituesit kryesorë do të jenë ata me të ardhura të ulëta, veçanërisht pensionistët.
Sulka:
Minimumi jetik është një premtim i PS në 2013, do ta realizonte këtë gjë për 100 ditë.
Jo që s’e bëri asnjëherë, por edhe kur e çuan në parlament së fundi, nuk denjoi që ta kalonte.
Megjithatë, në terma teknikë, minimumi jetik nënkupton llogaritjen e një sërë komponentësh të cilat një njeriu i duhen për të funksionuar.
Në momentin që është bërë kjo lloj llogaritje, është bërë në 2 etapa.
Është sponsorizuar nga Avokati i Popullit, dhe është realizuar në 2 periudha, me diferenca kohore rreth 3-vjeçare.Pak a shumë ka shkuar në të njëjtat përmasa, dhe së fundi një grup pranë PD ka realizuar llogaritjen përkatëse, dhe rezulton që minimumi jetik në Shqipëri përafrohet me shifrën e 200 mijë lekëve apo 200 euro.
Në këtë minimum jetik nënkuptohen që ti do të kesh një sasi proteinash, karbohidratesh, ushqimesh të caktuara për të cilat ty të duhet të funksionosh, të jetosh.
Përpos këtyre të duhen edhe disa shpenzime të tjera si fjala vjen veshmbathja, e cila natyrisht nuk është një llogaritje luksoze në të tilla raste.
Kriteret përkatëse të tyre janë ndërkombëtare, pra nëqoftëse është parashikuar se do të kesh gjysmë kile mishi në një javë të konsumuar, kjo është sasia që do të ketë edhe në Francë edhe në Shqipëri, por normalisht këtu është e reduktuar me çmimet përkatëse.
Kur ne flasim që kjo është 200 mijë, kjo është 200 mijë sot që flasim. Nëse shporta e çmimeve do të ketë një rritje, dhe zakonisht ajo ka, kjo gjë pastaj do të fillojë të rritet, do të ketë një rishikim.Çmimi i qumështit edhe këtyre produkteve kryesore është direkt influencues në minimumin jetik, pra sot që flasim ne, kaq duhet të jetë një minimum jetik dhe aprovohet brenda 100 ditëve të para. Por kjo do të thotë që vitin tjetër, nëqoftëse do të kemi një inflacion 4%, 5%, 6%, atëherë ky minimum jetik do të rritet me këto nivele.
Qeveria e re mendon se do ta përfitojnë të gjithë ata që kanë të ardhura të ulëta, dhe kur flasim për të ardhura të ulëta, natyrisht që pensionistët konsiderohen si nga më të goditurit, sepse janë neglizhuar, nuk ka pasur një rritje të pensioneve.
-

Starmer “josh” kompanitë e mëdha amerikane në këmbim të tarifave të ulëta nga Trump
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmes, është i gatshëm të ulë taksat për kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë, në këmbim që të ketë tarifa të ulëta nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Sipas The Guardian, qeveria britanike mund të ulë normën kryesore të taksës së shërbimeve digjitale, si një përpjekje për të kaluar në “krahun e mirë” të Donald Trump, e të përfitojë tarifa sa më ulëta të jetë e mundur.
Një lëvizje e tillë nga Starmer është një koncesion i rëndësishëm për firmat e teknologjisë amerikane në vend. Starmer normalisht nuk mund të heqë tërësisht taksën, sepse siguron 800 milionë paund në vit, e financat e qeverisë tashmë janë të aprovuara për këtë vit.
“Ethet” e tarifave të Trump po rriten ndjeshëm në Evropë, teksa administrata e Trump paralajmëroi për një taksë 25% vetëm për importet e makinave. Një taksë e tillë mund të rrezikojë 25 mijë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, çka sjell një humbje të thellë financiare për shtetin ishullor. -

“Joshja” e interesave të ulëta
Viti 2025 ka nisur me një rënie të mëtejshme të normave të interesit në tregun financiar. Normat e ulëta të interesit po mbështesin një rritje dyshifrore të kreditimit, pavarësisht paralajmërimeve të Bankës së Shqipërisë, veçanërisht lidhur me ekspozimin në kredinë për pasuri të paluajtshme. Tremujori i parë i këtij viti ka sjellë një tendencë të mëtejshme në rënie të normave të interesit …
