Tag: ulëta

  • Moti sot/ Aternime kthjellimesh dhe temperatura të ulëta

    Moti sot/ Aternime kthjellimesh dhe temperatura të ulëta

    Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit më të theksuara përgjatë ultësirës perëndimore dhe bregdet.
    Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore–malore të vendit do të kenë reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet kryesisht të ulët. Në relievet malore reshjet do të shfaqen në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoj shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
    Temperaturat e regjistruara:

    Në zonat malore 10 deri 19°C
    Në zonat e ulëta 11 deri 24°C
    Në bregdet 14 deri 25°C

  • Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

    Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit, do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here, do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore.
    Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë minimalet do të ulën deri në 6°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C .
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

  • Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria. Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve

    Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria. Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve

    Lideri i demokratëve, Sali Berisha përballë mijëra e mijëra shqiptarëve që ishin mbledhur në bulevardin e ri, në mbështetje të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ka prezantuar programin.

    ‘Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe sipas ti, programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve’.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Ky program, që në fakt edhe njëherë, moton më kryesore ka kombi në rininë e tij, fton çdo shqiptar kudo që ndodhet, në të katër anët e botës, të konsiderojë kthimin në Shqipëri.

    5 vite pa taksa.

    Kredi të buta.

    Suksesi i tyre është prova jonë.

    Të dashur miq, beteja për të ndërtuar Shqipërinë Madhështore është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare.

    Shqipëria Madhështore do jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë.

    U garantoj se Shqipëria do jetë Shqipëria e hightech-ut, e internetit 3, dataqendrave dhe inteligjencës artificiale.

    Kjo do jetë Shqipëria në moshën tuaj.

    Por unë i premtoj çdo biznesmeni dhe i them se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin tuaj.

    Sepse në qoftë se ti në këto vite ke mbijetuar, pas 11 Majit, hapësirat e lirisë për ty do jenë krejtësisht tjera.

    Ne jemi parti e lirisë së individit, ne besojmë tek iniciativa e lirë.

    Ndaj do vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë.

    Ronald Reagan shkruante se paratë në kontot e qytetarëve dhe binesmenëve janë më të dobishme se llogaritë e qeverisë.

    Unë u them se kjo profeci e tij është biblike, është kuranike.

    Ndaj dhe çdo biznes i vogël do e blejë energjinë nga 18 në 6 lekë.

    Do përgjysmohet tarifa e ujit.

    Sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5.

    Bashkitë nuk do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros.

    Tavanet e tatim fitimit dhe TVSH-së do shkojnë 180 mijë euro.

    Bizneset e tjera do e kenë tatim fitimin 10 përqind.

    TVSH-në 15 përqind.

    Kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë rroga, më shumë mirëqenie.

    Po pse ai, po pse gjeniu që shkroi doktrinën e kapitalizmit, thoshte se pasuria përhapet, përhapet dhe përhapet. Pasuria përhapet kur ti respekton lirinë e individit, krijon hapësirë për individin dhe bizneset e tij.

    Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria.

    Biznesmenë, investitorë nga SHBA, Gjermania, Franca, Greqia, do vërshojnë drejt Shqipërisë.

    Shqipëria do jetë vendi më tërheqës.

    Katër zona të lira ekonomike do krijojmë.

    Made in Albania, krenari kombëtare.

    Miq, fermerët shqiptarë, të përçmuar dhe të diskriminuar, njerëz fisnikë, që me lumenj djerse nxjerrin jetën e tyre, patën këto 12 vite kohën më të vështirë pas kolektivizimit.

    Ballkani i Hapur ishte një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Argati i Vuçiçit hapi dyert për mallrat që vinin nga Rusia, nga të gjitha hapësirat e tjera, dhe fermerët u përballën me një pabarazi ekstreme.

    Vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen pesë herë më shumë se në Shqipëri.

    Të dashur fermerë dhe fermerë, më 11 Maj votoni se votoni në radhë të parë për djersën tuaj, mundin tuaj, fermën tuaj, mirëqenien tuaj.

    Sepse programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.

    Dhe në fshat nuk do ketë më diskriminim. Nuk do ketë pension nën 200 euro.

    Prandaj mblidhuni të gjithë, votoni ndryshimin, votoni për suksesin tuaj.

  • Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

    Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një elektoral në Kukës për arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se  Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon për shtresat me të ardhura të ulëta, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për biznesin e vogël.
    Sipas tij, qeveria ka lehtësuar barrën fiskale për këtë kategori përmes heqjes së taksës mbi fitimin dhe TVSH-së, duke i lënë në dispozicion qytetarëve mbi 120 milionë euro në vit.

    Rama garantoi se kjo politikë do të vazhdojë deri në vitin 2029, me qëllim fuqizimin e vetëpunësimit dhe mbështetjen e familjeve shqiptare.
    Rama: Ne kemi taksat më të ulëta në rajon për ata që fitojnë më pak. Biznesi i vogël ka zero taksë mbi fitimin, zero TVSH. Shuma që ne i kemi lënë çdo vit familjeve që vetëpunësohen te biznesi i vogël është 66.5 mln euro. Ata që kanë biznes me xhiro mbi 140 mijë euro, paguajnë TVSH por jo tatim fitim. Edhe këtu janë afro 60 mln që shteti nuk i merr por ua lë atyre. Është një shumë e konsiderueshme që shteti e ka lënë për njerëzit dhe posaçërisht për biznesin e vogël sepse ne besojmë se aty është pika ku duhet të mbështetemi për të fuqizuar familjet. Prandaj deri në 2029 ne nuk do të taksojmë biznesin e vogël.

  • Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.
    Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit. Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë. Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023 ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.
    Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi. Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre. Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.
    Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit. Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla. Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë. Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.
    Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese. Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./ Monitor

  • Çfarë do të thotë taksa më të ulëta? Xhixho shpejgon planin ekonomik të Partisë së Lirisë

    Çfarë do të thotë taksa më të ulëta? Xhixho shpejgon planin ekonomik të Partisë së Lirisë

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht kandidatja për deputete me aleancën opozitare Erisa Xhixho ka shpjeguar përmes një videoje se çfarë do të thotë taksa më të ulta.
    Xhixho: Çfarë do të thotë TAKSA MË TË ULËTA? VOTO NR.1 Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

  • Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorit zbulon të ardhmen e drejtuar nga teknologjia

    Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorit zbulon të ardhmen e drejtuar nga teknologjia

    Një integrim i pandërprerë i teknologjive më të avancuara në jetën e përditshme po zë vendin qendror në Ekspozitën e pestë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE) në qytetin Haikou të Kinës jugore, duke paraqitur një pamje të gjallë të një të ardhmeje më të zgjuar dhe më të ndërlidhur, njofton Xinhua.
    E planifikuar nga 13 deri në 18 Prill, ekspozita e këtij viti paraqet për herë të parë zona ekspozimi të dedikuara për inovacione novatore në inteligjencën artificiale (AI) dhe ekonominë në lartësi të ulëta.
    Gjigantët e teknologjisë si Huawei dhe China Mobile po shfaqin zgjidhje futuriste. Ekosistemi HarmonyOS i Huawei demonstron sinergji të ndërsjellë të pajisjeve midis “njerëzve, automjeteve dhe shtëpive”, duke shfaqur teknologjinë e gjurmimit të syve të mbështetur nga AI për navigimin e librave elektronikë pa duar.
    Ekosistemi i shtëpisë inteligjente të China Mobile përfshin shoqërues robotikë katërkëmbësh për kujdesin e të moshuarve dhe sistemet e sigurisë në shtëpi të drejtuara nga AI.
    “AI po përshpejton integrimin e saj në skenarët e përditshëm. Ekspozita është padyshim një platformë e madhe për të shfaqur këto përparime,” tha Zhan Wenyu, nënkryetar i kompanisë së AI iFLYTEK, e cila ka marrë pjesë në ekspozitë për pesë vjet radhazi.
    Zona e dedikuar e inteligjencës artificiale të ekspozitës shfaq robotë humanoidë të aftë për detyra komplekse, të tilla si vallëzimi me kostume tradicionale lokale etnike të brokadës Li ose trajtimi i objekteve delikate.Roboti më i fundit humanoid i Tesla-s krenohet me lëvizshmëri të shtuar dhe ndjeshmëri të prekshme, ndërsa Roboti Ti5 zbulon përparime në teknologjinë e lëvizjes elektrike me module të lehta të përbashkëta dhe duar të zgjuara të shkathëta.
    Teknologjitë e shëndetit dhe mirëqenies gjithashtu kërkojnë një qendër të spikatur. Monitorët e vazhdueshëm të glukozës dhe syzet e terapisë me dritë nën marka të ndryshme nxjerrin në pah më tej bashkimin e teknologjisë dhe mirëqenies, ndërsa ndërfaqet tru-kompjuter nxjerrin në pah përparimet në aksesin mjekësor. Kompanitë si SenseTime dhe Asus po prezantojnë ekosisteme të zgjuara shëndetësore në këtë ngjarje.
    Markat si OSIM dhe Ogawa kanë debutuar robotë masazhues me AI. Air Nutri Solution Inc., një ofrues i zgjidhjeve jo-mjekësore të gjumit me bazë në Vankuver, prezanton “kabinën e gjumit të thellë”, e cila përdor valët e grimcave të ngarkuara për të krijuar mjedise pushimi gjithëpërfshirës.
    OSIM e sheh ekspozitën si një platformë kyçe për përfshirjen në biseda kuptimplota me konsumatorët globalë, tha Lin Xiaohui, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i menaxhimit të markës dhe marketingut të OSIM Azisë Veriore.Duke bërë debutimin e saj këtë vit, zona e ekonomisë në lartësi të ulët shfaq avionët elektrikë të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL), makinat fluturuese dhe dronët.
    Automjetet autonome u shërbyen pjesëmarrësve të ekspozitës, duke ofruar transport pa shofer dhe shërbime pastrimi rreth vendeve kryesore, duke ofruar një vështrim në logjistikën e qytetit të zgjuar.
    United Aircraft solli në ekspozitë TD550, i cili mori certifikatën e parë të tipit për helikopterët pa pilot në Kinë. “Kina po hyn në një epokë të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë në lartësi të ulëta”, tha Zhou Xiaoyue, drejtor i marrëdhënieve me publikun e firmës.
    “Porti i Tregtisë së Lirë Hainan ofron mundësi të paprecedentë për inovacionin e industrisë së dronëve,” tha Zhou, duke shtuar se firma do të punojë me partnerë globalë përmes platformës së ekspozitës për të promovuar zbatimin industrial të ekonomisë në lartësi të ulëta.

  • Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

    Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

    Kandidatja për deputete, e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka ndarë një mesazh nga një vizitë në shtëpinë e një çifti pensionistësh, duke theksuar vështirësitë me të cilat përballen të moshuarit në Shqipëri dhe nevojën për trajtim më dinjitoz.
    “Maksi dhe Dhurata më pritën në shtëpinë e tyre. Atyre u mungon një trajtim dinjitoz nga vendi për të cilin punuan një jetë. Çdo mbrëmje presin një telefonatë nga fëmijët që jetojnë jashtë, jo se donin të iknin, por sepse këtu nuk shihnin të ardhme,” shkroi Jupi.
    Duke iu referuar situatës së tyre si shembull të shumë pensionistëve shqiptarë, Jupi prezantoi disa nga zotimet e saj konkrete për këtë kategori.
    Ajo premtoi një rritje vjetore prej 5% të pensioneve, indeksim të dyfishtë në raport me normën e inflacionit, si dhe bonuse të rregullta prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për pensionistët me pensione të ulëta.
    Postimi
    Kjo nuk është Shqipëria që duam.
    Prandaj, do ta ndryshojmë Shqipërinë për të rinjtë dhe të moshuarit tanë. Me vepra, jo fjalë:
    Pensionet do të rriten me 5% çdo vit.
    Do t’i indeksojmë pensionet dyfishin e normës së inflacionit.
    Do të ketë bonuse të rregullta prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për pensionistet me pensione të ulëta.
    Kjo është detyra jonë ndaj brezit që i ka dhënë gjithçka vendit.
    Ne do të ndërtojmë një Shqipëri nga e cila askush nuk largohet. Një Shqipëri ku të gjithë duan të jetojnë, të punojnë, të moshohen me dinjitet dhe të shohin fëmijët e tyre të ngrenë të ardhmen e tyre.
    Koha e premtimeve boshe ka mbaruar. Ka ardhur koha e veprimeve dhe vendimeve të guximshme. Maksi dhe Dhurata më pritën në shtëpinë e tyre. Atyre u mungon një trajtim dinjitoz nga vendi për të cilin punuan një jetë. Çdo mbrëmje presin një telefonatë nga fëmijët që jetojnë jashtë, jo se donin të iknin, por sepse këtu nuk shihnin të ardhme.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ “Taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase”, Deputetja Tabaku takim me bizneset në Tiranë

    Zgjedhjet e 11 majit/ “Taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase”, Deputetja Tabaku takim me bizneset në Tiranë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, duke diskutuar shqetësimet kryesore lidhur me krizën ekonomike. Në bisedë me bizneset dhe qytetarët, Tabaku argumentoi se “kriza aktuale në konsum vjen kryesisht si pasojë e rënies së të ardhurave të qytetarëve”.
    Sipas saj, kjo situatë ka dëmtuar ndjeshëm fuqinë blerëse dhe është reflektuar menjëherë në aktivitetin ekonomik të bizneseve. Tabaku shpjegoi se një ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së kostove dhe çmimeve është niveli i lartë i taksave mbi karburantet. Ajo sqaroi se “taksat tek nafta zënë 50% të çmimit përfundimtar që paguajnë qytetarët dhe bizneset”, duke shtuar se “heqja ose ulja e këtyre taksave do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe përmirësimin e konsumit”.
    Si zgjidhje konkrete, Tabaku propozoi modelin e një shteti të vogël, me taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase, që punon realisht në interes të shqiptarëve.  Ajo u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për politika që synojnë rikthimin e mirëqenies ekonomike dhe fuqizimin e biznesit.

  • Reshjet e borës në pranverë! Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

    Reshjet e borës në pranverë! Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

    FOTO ILUSTRUESE

    KORÇË-Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit. Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.
    Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë. Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.
    Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal. Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.
    Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.
    Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.
    Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.
    Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit. Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.
    Mungesa e prodhimit vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.
    Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./Monitor