Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.Një diferencë prej afro 2,600 lekësh ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension.Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-nNë totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./ B.HoxhaBurimi: ISSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: ulëta
-

Keni bërë plane për fundjavën?/ Kujdes! Moti me plot të papritura, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Kjo fundjavë e parë e korrikut pritet të shënojë temperatura të larta në të gjithë vendin, me vlera që do të arrijnë deri në 37°C në zonat e ulëta, ndërsa dita e hënë do të sjellë një rënie të lehtë me rreth 2 gradë.
Sipas Anira Gjonit, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencave, zonat më të nxehta do të jenë Tirana, Elbasani, Kuçova, Berati, Gjirokastra dhe Lushnja.
Parashikimi i temperaturave për nesër:
Zonat bregdetare: 21°C / 34°C
Zonat e ulëta: 20°C / 37°C
Zonat malore: 16°C / 34°C
Për sa i përket rrezikut nga zjarret, Gjoni tha se të gjitha qarqet janë të rrezikuara, me Korçën, Vlorën dhe Durrësin në nivel të moderuar alarmi.
Ndërkohë, sipas saj, të mërkurën në disa zona malore priten reshje të dobëta lokale shiu, që mund të sjellin një lehtësim të përkohshëm të motit të nxehtë. -

Pas kërcënimit të Iranit se do bllokojë ngushticat tregtare, paralajmëron Trump: Mbajini çmimet e naftës të ulëta, po iu vëzhgoj
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kaluar 24 orët e fundit duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe reagimin pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit të shtunën në mbrëmje, sipas zyrtarëve amerikanë.
Ai ka mbajtur takime të rregullta me stafin e tij të lartë, ndërsa është përditësuar rreth situatës, thanë zyrtarët. Ai ende planifikon të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë këtë javë, megjithëse dy zyrtarë paralajmëruan se planet e tij të udhëtimit mund të ndryshojnë nëse lind diçka e rëndësishme.
Trump gjithashtu paralajmëroi “të gjithë” sot që të mbajnë çmimet e naftës të ulëta. Ai i tha Departamentit të Energjisë të SHBA-së të “Gërmoni, gërmoni”.
“TË GJITHË, MBAJINI ÇMIMET E NAFTËS TË ULËTA. UNË PO VËZHGOJ! PO BINI NË DUART E ARMIKUT. MOS E BËNI!”, shkroi ai në Truth Social të hënën në mëngjes.
“Për Departamentin e Energjisë: SHPËTO, stërvituni, stërvituni!!! Dhe dua të them TANI!!!”, shkroi ai në një postim tjetër.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e paralajmëroi Iranin të mos e mbyllte Ngushticën e Hormuzit, një veprim që mund të ketë pasoja katastrofike për tregjet globale të naftës.Top Channel
-

Tregu i naftës në rrezik! Trump: Mbani çmimet e ulëta, mos e bëni…po ju vëzhgoj
Donald Trump
SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi një paralajmërim për çmimet e naftës pas sulmeve të tij ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Iranianët e kanë cilësuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë, si një hakmarrje të mundshme për sulmet.
“Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni” , shkruan presidenti i SHBA-ve në një postim në Truth Social.POSTIMI
Rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz kalon përmes Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik. Bllokimi i saj do të kishte pasoja të thella për ekonominë globale, duke ndërprerë tregtinë ndërkombëtare dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës.
Kjo do të shkaktonte gjithashtu rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në mbarë botën, dhe do të godiste fort disa nga ekonomitë më të mëdha globale, përfshirë Kinën, Indinë dhe Japoninë, të cilat janë ndër importuesit kryesorë të naftës së papërpunuar që kalon nëpër këtë ngushticë./ZËRI -

Trump, i ashpër me kompanitë e naftës: Mbani çmime të ulëta, mos luani lojën e armikut…
Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Departamentit të Energjisë të SHBA-së të përshpejtojë shpimet.
“Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!”, tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social.
Ndërkohë në një postim tjetër tha: “Për Departamentin e Energjisë: shponi, shponi, shponi. Dhe bëjeni TANI, e them me bindje.” -

SYRI TV/ Emigrimi,1 në 3 të rinj shqiptarë duan të largohen prej pagave të ulëta
Largimi masiv i të rinjve si dhe ulja e lindshmërisë ka sjellë si pasojë, tkurrjen e popullsise në përmasat e zhdukje së një qyteti në Shqipëri. Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme.
Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë së Kavajë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç. Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.
Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE. Sipas “Youth Study 2024”, 1 në 3 të rinj shpreh dëshirë të largohet kryesisht për paga e standard jetese më të lartë; 1 në 5 synon të mos kthehet.
Tregu europian i punës, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale në BE, marrëveshjet MB-Shqipëri) veprojnë si faktorë që po nxisin më tej largimin e të rinjve. Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.
Maturantët e 2018-ës sot ja të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak. Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.
Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.
Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk është thjesht një statistikë, por paralajmëron transformime të thella në tregun e arsimit, në ekonomi dhe në strukturën shoqërore shqiptare. Tregu i punës në Shqipëri ofron ende paga më të ulëta se vendet fqinje, ndërkohë që mungesa e stafeve të kualifikuara (mësues, infermierë, inxhinierë) krijon spirale “brain-drain”.
Demografët lajmërojnë se nëse institucionet nuk veprojnë sot, duke venë popullsinë dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmëri-emigracion do të imponojë ndryshime shumë më të kushtueshme.
Sakaq, Shqipëria rrezikon të përballet me një hendek të përhershëm, ku mungesa e kapitalit njerëzor do të kufizojë rritjen ekonomike dhe aftësinë për t’u integruar me sukses në tregun unik evropian
-

Tregtia BE-Rusi, në nivelet më të ulëta historike
Lufta në Ukrainë / Sipas të dhënave të Eurostat, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, shkëmbimet e mallrave kanë rënë ndjeshëm. Eksportet e BE-së drejt Rusisë janë në nivelin -58%, ndërsa gazi, çeliku dhe nafta po blihen nga SHBA, Norvegjia, Algjeria dhe Kina. Importet e plehrave kimike nga Moska mbeten ende të larta, të qëndrueshme në 26%. MSc Roland TashiMarrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit E…
-

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.
Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.
Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.
Analiza e OECD thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.
Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.
Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.
Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.
Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.
Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.
Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.
BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.
Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./Monitor
-

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.Analiza e OECD thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Yield-et e bonove 12-mujore qëndrojnë në nivele të ulëta
Yield-et e bonove 12-mujore qëndruan poshtë normës bazë të interesit edhe në ankandin e parë të muajit qershor.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar ishte 2.74%, me një rritje të papërfillshme nga niveli prej 2.73% i ankandit të mëparshëm.Vlera totale e kërkesave në ankand arriti në afërsisht 8 miliardë lekë, nga 7 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese rezultoi përsëri e ulët, në nivelin 40.16%.Yield-et e bonove 12-mujore vazhdojnë të shënojnë një prirje vjetore rënëse, me 0.58 pikë përqindje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Më herët këtë muaj, edhe yield-et e bonove 6-mujore u konfirmuan në nivele të ulëta, 2.62%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 2.63% i ankandit të mëparshëm.Yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë aktualisht po shënojnë nivelet të ulëta, madje spread-i mbi normën bazë të interesit ndodhet në nivelet më të ulëta historike. Madje, për bonot e thesarit ky spread është negativ, që do të thotë se yield-et janë më të ulëta se norma bazë.Kjo situatë është rezultat i disa faktorëve. Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar këtë vit ka ardhur në rënie, duke qenë se një pjesë e financimeve të nevojshme për të mbuluar deficitin u siguruan në tregjet e huaja, nëpërmjet emetimit të një Eurobondi të ri.Sipas Bankës së Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm ra me 6.5 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, në reflektim të strukturës së maturitetit që kishte portofoli i titujve dhe të strategjisë së huamarrjes së qeverisë përgjatë kësaj periudhe.Nga ana tjetër, kërkesa për këto instrumente ka vazhduar të jetë e lartë, për shkak të gjendjes së mirë të likuiditetit në tregun financiar vendas. Një faktor shtesë që ka rritur kërkesën dhe ka shtuar konkurrencën për instrumentet e borxhit të qeverisë ka qenë edhe pjesëmarrja në rritje e investitorëve nga jashtë vendit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.Megjithëse pjesëmarrja e tyre është shtrirë kryesisht në tregun e obligacioneve me afate të mesme maturimi, kërkesa e tyre e ka rritur likuiditetin e tregut në tërësi dhe konkurrencën në tregun e titujve, duke ndikuar në uljen e yield-eve.Përmirësimi i parametrave makroekonomikë dhe në veçanti ulja e borxhit publik ka përmirësuar vlerësimin e kreditit sovran të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit, duke ndikuar në tërheqjen edhe të investitorëve nga jashtë në tregun e titujve qeveritarë në Lekë./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
