Tag: ulëta

  • Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

    Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

    Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.
    Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.
    Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.
    Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.
    Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%. Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.
    Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.
    Vendet e Europës Qendrore e Veriore kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.
    Një faktor që ushqen emigracionin
    Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.
    Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.
    Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.
    Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
    Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.
    Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.
    Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.
    Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.
    Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin
    Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar. Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:
    -një dhomë për çdo çift në familje;
    -një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;
    -një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;
    -një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;
    -një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./Monitor

  • Emigrimi masiv i të rinjve, një prej shkaqeve mbipopullimi i banesave

    Emigrimi masiv i të rinjve, një prej shkaqeve mbipopullimi i banesave

    Foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.
    Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.
    Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.
    Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.
    Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%. Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.
    Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.
    Vendet e Europës Qendrore e Veriore kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.
    Një faktor që ushqen emigracionin
    Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.
    Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.
    Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.
    Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit. 
    Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.
    Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.
    Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.
    Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve. 
    Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin
    Shkalla e mbipopullimit (overcroëding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar. Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:
    -një dhomë për familjen;
    -një dhomë për çdo çift në familje;
    -një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;
    -një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;
    -një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;
    -një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç. /Monitor 

  • Një faktor që ushqen emigracionin! Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

    Një faktor që ushqen emigracionin! Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

    Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.
    Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.
    Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.
    Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.
    Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%. Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.
    Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.
    Vendet e Europës Qendrore e Veriore kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.
    Një faktor që ushqen emigracionin
    Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.
    Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.
    Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.
    Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
    Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.
    Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.
    Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.
    Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.
    Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin
    Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar. Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:
    -një dhomë për familjen;
    -një dhomë për çdo çift në familje;
    -një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;
    -një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;
    -një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;
    -një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./Monitor

  • Një faktor që ‘ushqen’ emigracionin! Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

    Një faktor që ‘ushqen’ emigracionin! Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

    “Tirana: Ju nuk do t’i besoni çmimeve të divanëve në shitje speciale të mobiljeve!”Divanë | Njoftime Kërkimi
    Pse janë vilat në Dubai kaq të përballueshme? (Shiko çmimet)Villa në Dubai | Kërko reklama
    Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.

    Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin

    Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar. Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:

    -një dhomë për familjen;

    -një dhomë për çdo çift në familje;

    -një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;

    -një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;

    -një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;

    -një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./Monitor

  • F1 në Baku/ Verstapen ‘pole’ i dytë radhazi, mban larg McLaren

    F1 në Baku/ Verstapen ‘pole’ i dytë radhazi, mban larg McLaren

    Maks Verstapen arrin pole positon në kualifikueset dramatike në Baku. Flamuj të kuq pasuan (gjashtë) në një seancë dy-orëshe, dhe holandezi u shpërblye me një kohë prej 1:41.117: Sainz, i cili kishte ëndërruar për një Williams, u mposht, ndërsa Lavson dhe Antoneli siguruan pozicionet e rreshtit të dytë. Norris (i 7-ti) dështoi, duke mos arritur të përfitonte nga aksidenti i Piastrit: australiani (i 9-ti) dhe Leklerk (i 10-ti u rrëzuan, ndërsa Hamilton u eliminua në Q2.

    I detyruar nga kaosi dhe presioni i madh i të pasurit gjithçka për të luajtur në një xhiro të vetme, piloti i Red Bull Verstapen mori pozicionin e parë në GP të Azerbajxhanit dhe do të nisë i pari në nesër në orën 13:00. Kualifikimi në Baku nuk ishte një sukses i lehtë. Temperaturat ishin jashtëzakonisht të ulëta krahasuar me të premten, tetë gradë më të ulëta, dhe ra shi në fund të Q3. Kushtet që do të gjeneronin një rekord të të gjitha kohërave në historinë e F1:

    Bëhët fjalë për gjashtë flamuj të kuq, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm (pesë) të vendosur në Imola 2022 dhe Interlagos 2024.

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

    Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

    Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europiane, e cila është vendosur në 100%. Vetëm Maqedonia e Veriut, me një indeks prej 49.5, është më e lirë se Shqipëria në këtë kategori.Kjo do të thotë se ushqimi në restorante dhe akomodimi në Shqipëri kushtojnë gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të BE-së. Shqipëria është më e lirë se vende të rajonit si Turqia (68.9), Rumania (68.5) apo Bullgaria (53.2) – dhe shumë më e lirë se shtete si Italia (106.9), Franca (110.0) apo Gjermania (112.1).Përveç të dhënave zyrtare nga Eurostat, edhe platforma ndërkombëtare Numbeo konfirmon se Tirana është një nga qytetet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë. Sipas Numbeo-s, një vakt i thjeshtë për një person kushton mesatarisht 9 euro, ndërsa një darkë për dy persona, në një restorant me çmim mesatar është rreth 22.50 euro. Këto çmime janë dukshëm më të ulëta krahasuar me qytete si Roma (15€/33€), Athina (15€/27€) apo Parisi (15€/31€) – pa përmendur kryeqytete si Stokholmi ku një darkë e ngjashme kap 51 euro.Në këtë kontekst, të dhënat nga Eurostat dhe Numbeo plotësojnë njëra-tjetrën, Shqipëria jo vetëm që renditet e dyta më e lirë në Europë për restorante e hotele, por ofron gjithashtu një raport cilësi–çmim shumë konkurrues, veçanërisht për turistët nga Europa Perëndimore që në vendin e tyre do të paguanin dyfish për të njëjtën përvojë.Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistëMedia e njohur “Travel and Tour World” e cilëson Shqipërinë si një nga destinacionet më të përballueshme në Mesdhe, krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Ajo veçon Sarandën si një “Ibiza me çmime të buta”, ku një darkë për dy kushton rreth 5,000 lekë dhe një birrë vetëm 250 lekë. Sipas medias, turistët po e zgjedhin Shqipërinë për çmimet e ulëta, atmosferën e qetë dhe përvojën autentike që ofron.Ky avantazh e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët që kërkojnë përvoja kulinare dhe kulturore me çmime të përballueshme. Por ekspertët paralajmërojnë se ruajtja e këtij avantazhi kërkon kujdes në menaxhimin e cilësisë, që çmimet e ulëta të mos kthehen në sinjal të një shërbimi të dobët.Në këtë sfond, Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, paralajmëron: “Restorantet nuk mund të ofrojnë standard cilësor me kosto të ulët, pasi qiratë dhe pagat po standardizohen drejt rajonit.”Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistëPor, nëse Shqipëria zgjedh të ndjekë rrugën e rritjes së çmimeve pa një strategji të qartë për të ruajtur cilësinë dhe identitetin gastronomik, rrezikon të përballet me të njëjtin fat si Kroacia. Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Express”, në shumë zona bregdetare kroate, përvoja ushqimore është kthyer në një nga ankesat kryesore të turistëve. Rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë – përkundrazi, siç raportojnë vetë pushuesit, “ushqimi nuk është më aq i freskët dhe tradicional sa dikur”. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht në segmentin që kërkon përvoja autentike dhe të përballueshme.Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për Shqipërinë, ku ende ekziston një mundësi reale për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm rreth kuzhinës vendase. Siç thekson Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”, “çmimet e ulëta janë përparësi, por nuk duhet të jenë qëllimi kryesor – prioritet duhet të mbetet ofrimi i një përvoje të mirëfilltë, të kujdesshme dhe me standard.”Përballja me sfidat e brendshme kërkon më shumë sesa mbajtja artificiale e çmimeve të ulëta. Enri Jahaj thekson se “sfida më e madhe është punësimi, mbajtja e ulët e shpenzimeve dhe bashkëpunimi i sektorit së bashku”. Në mungesë të kësaj qasjeje kolektive dhe mbështetjes për ruajtjen e cilësisë me një kosto të arsyeshme, edhe vetë avantazhi aktual i Shqipërisë mund të venitet, duke i hapur rrugë një cikli rënës në turizmin gastronomik./ Armela Toskahttps://monitor.al/shija-e-turizmit-si-po-rikthehet-tradita-e-taves-se-kosit-lakrorit-apo-petullave-te-fshira/  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga pagat e ulëta tek kushtet e këqija/ Përse nuk i do askush 5500 vende të lira pune në Shqipëri?

    Nga pagat e ulëta tek kushtet e këqija/ Përse nuk i do askush 5500 vende të lira pune në Shqipëri?

    Bizneset shqiptare po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, ndërsa në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit janë shpallur mbi 5500 vende të lira pune.
    Në këtë sezon veror, kërkesat janë përqendruar kryesisht në sektorin e hotelerisë, bareve dhe restoranteve, veçanërisht në zonat bregdetare. Por nuk mungojnë as ofertat për punë në industrinë përpunuese, ndërtim dhe teknologji informacioni, me pozicione të shumta në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
    Gjatë vitit të kaluar, përmes ndërmjetësimit të kësaj agjencie janë punësuar rreth 25 mijë persona, nga afro 70 mijë të regjistruar si punëkërkues, duke reflektuar një mospërputhje të ndjeshme mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Shkak për këtë, sipas ekspertëve, janë pagat e ulëta dhe kushtet e punës që ofrohen, të cilat shpesh nuk i përmbushin pritshmëritë e kandidatëve.
    Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka bërë një thirrje publike për regjistrim në portalin e punësimit, duke ftuar edhe emigrantët shqiptarë që të kthehen dhe të krijojnë mundësi të reja në vend.

  • Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

    Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

    Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë. Një diferencë prej afro 2,600 lekësh  ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.
    Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension. Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.
    Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e  sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.
    Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.
    Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.
    Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.
    Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./ Monitor

  • Pensionet e reja në 2024, 13% më të ulëta se mesatarja aktuale! Pasojat sociale dhe ekonomike afatgjata

    Pensionet e reja në 2024, 13% më të ulëta se mesatarja aktuale! Pasojat sociale dhe ekonomike afatgjata

    Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.

    Një diferencë prej afro 2,600 lekësh  ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.

    Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension.

    Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.

    Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e  sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

    Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

    Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

    Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.

    Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./Monitor