Tag: ulëta

  • Ditë me diell por temperatura më të ulëta, parashikimi i motit për sot

    Ditë me diell por temperatura më të ulëta, parashikimi i motit për sot

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 09:20
    Ditën e sotme vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, pa reshje dhe me temperatura të këndshme për fundin e tetorit.
    Era do të fryjë kryesisht nga jug me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina herë pas here mund të arrijë deri në 9 m/s.
    Deti do të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet turistik në brigje.

  • Roli misterioz i litiumit në tru dhe parandalimi i Alzheimerit

    Roli misterioz i litiumit në tru dhe parandalimi i Alzheimerit

    Për një kohë të gjatë, litiumi shihej si diçka që më mirë të mos hynte në trup. “Deri vonë, nuk e mendonim litiumin si diçka fiziologjikisht të domosdoshme,” thotë psikiatri Tomas Hajek nga Universiteti Dalhousie. Por tani, studimet sugjerojnë se doza shumë të ulëta mund të ndalojnë, madje edhe të përmbysin, sëmundjen e Alzheimerit dhe rënien njohëse.

    Pas zbulimit të tij në vitin 1817, shkencëtarët e studiuan litiumin si trajtim për “nervozizëm të përgjithshëm”. Madje një nga recetat e hershme të pijes 7-Up përmbante litium. Mjeku australian John Cade trajtoi me sukses pacientë me çrregullim bipolar në vitin 1949, dhe në SHBA u miratua si trajtim në vitin 1970, duke u bërë standardi i artë për stabilizuesit e humorit. Ende nuk kuptohet plotësisht se si litiumi ul maninë dhe lehtëson depresionin, por dihet se ai shpëton jetë.

    Të dhënat e para për efektet neuro-mbrojtëse dolën nga pacientët me çrregullime bipolare. Njerëzit me probleme të rënda të humorit kanë trefish më shumë gjasa të pësojnë rënie njohëse me moshën. Por në vitin 2007, shkencëtarë zviceranë zbuluan se pacientët bipolarë të trajtuar me litium kishin nivele demence të ngjashme me popullsinë e përgjithshme, trajtimi dukej se zvogëlonte rrezikun e shtuar.

    Në vitin 2012, Hajek zbuloi se pacientët e trajtuar me litium kishin vëllime normale të hipokampusit, pavarësisht historive të gjata të sëmundjes. Edhe sasi gjurmë të litiumit të gjetura në ujin e pijshëm janë lidhur me nivele më të ulëta të agresionit, rrezikut për vetëvrasje dhe rënie njohëse, gjë e çuditshme, pasi këto doza janë mijëra herë më të ulëta se ato klinike.

    Laboratori i Bruce Yankner-it në Harvard analizoi trurin e të ndjerëve dhe gjeti se truri normal kishte nivele bazë litiumi rreth 1000 herë më të ulëta se dozat e trajtimit për bipolaritetin. Por ato ishin edhe më të ulëta te njerëzit që kishin vdekur me Alzheimer. Laboratori tregoi se litiumi lidhet fort me grupimet e proteinës amiloid beta, pllakëzat mund të thithin rezervat e litiumit të trurit.

    Kur minjve u mungonte 92% e litiumit në dietë, truri i tyre humbiste vetëm 50%, duke sugjeruar se truri i mbron rezervat e tij. Në modelet e minjve me Alzheimer, pllakat amiloide rriteshin ndjeshëm, fijet e proteinës tau ngatërroheshin dhe minjtë shfaqnin kujtesë të dobët.

    Një shpjegim qëndron te aftësia e litiumit për të reduktuar aktivitetin e enzimës GSK-3 beta, e cila shkakton ngatërrimin e proteinës tau gjatë Alzheimerit. Bllokimi i GSK-3 beta mund të aktivizojë edhe autofagjinë, procesin kur qelizat shpërbëjnë pjesët e dëmtuara. Autofagjia është e shtypur te pacientët me Alzheimer, duke çuar në grumbullimin e pllakave amiloide dhe fijet e proteinës tau.

    Kur laboratori i Yankner-it riktheu litiumin tek minjtë në doza të ulëta, depozitat e amiloidit dhe grumbullimet e tau ndaluan. Kujtesa e minjve u përmirësua në nivele shumë më të ulëta se dozat që përdoren për trajtimin e çrregullimit bipolar.

    Tani nevojiten prova klinike për të përcaktuar dozat e sigurta dhe efektive te njerëzit. Paul Vöhringer po rekruton pjesëmarrës për një studim në Kili që do të përdorë doza 50 mg (krahasuar me 300 mg për trajtimin e bipolaritetit) për një periudhë pesëvjeçare. Por financimi është i vështirë, pasi litiumi nuk sjell fitim për kompanitë farmaceutike.

    “Ende nuk e kuptojmë plotësisht gjithçka që bën litiumi në tru,” thotë Yankner. “Por është e mundur që litiumi të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në elektrokiminë e trurit, njësoj siç bën në bateritë tona me litium. Ndoshta evolucioni e zbuloi para nesh.” / National Geographic – Syri.net

  • ‘Shqiptarët në varfëri ekstreme’, Nunaj: 40% e të ardhurave shpenzohen vetëm për ushqime bazë

    ‘Shqiptarët në varfëri ekstreme’, Nunaj: 40% e të ardhurave shpenzohen vetëm për ushqime bazë

    E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, foli mbi situatën ekonomike në vend dhe ndikimin e saj real te qytetarët, ku u shpreh se problemi më i madh nuk qëndron te vlera e pagës, por te fuqia blerëse e saj, e cila është më e ulëta në rajon dhe në Europë.

    Sipas Nunajt, familjet shqiptare shpenzojnë deri në 40% të të ardhurave të tyre vetëm për ushqime bazë, një tregues alarmant i varfërisë strukturore dhe mungesës së mirëqenies. Ajo theksoi se rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe kostove të jetesës, krahas pagave të ulëta dhe informalitetit të lartë në tregun e punës, e kanë mbajtur popullatën në të njëjtin nivel mbijetese prej vitesh, pavarësisht propagandës për rritje ekonomike.

    Ekspertja paralajmëroi se kjo situatë do të përkeqësohet më tej në të ardhmen, kur një pjesë e madhe e punonjësve të sotëm do të përballen me pensione minimale, si pasojë e sistemit të deformuar të pagave dhe informalitetit në rritje.

    Pjesë nga deklarata:

    Në të gjithë analizën, problemi më i madh nuk është te vlera e pagës, por te fuqia blerëse e saj. Sipas të dhënave, në Shqipëri kemi pagën me fuqi blerëse më të ulët në rajon dhe në Europë njëkohësisht. Ky është problemi më i madh dhe problematika e dytë që kemi është përqindja e të ardhurave që ne shpenzojmë për produkte ushqimore.

    40% e të ardhurave mesatare të dhëna nga INSTAT 40% e të ardhurave të familjeve shqiptare shpenzohen për ushqime bazë, për të jetuar. Kjo është ndër nivelet më të larta nëse e krahasojmë me vendet e tjera në rajon dhe Europë, që e kanë sa gjysma.

    Kjo do të thotë që ende familjet shqiptare punojnë, jetojnë për t’u ushqyer, dhe e gjithë pjesa e rritjes ekonomike të vazhdueshme që ka qenë në vend para dhe pas pandemisë, sërish nuk është reflektuar në një rritje të mirëqenies së popullatës.

    Popullata pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare duke qenë se ka paga të ulëta dhe kemi një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe kostove të jetesës, ka ngelur prej vitesh në të njëjtin nivel të shpenzimeve të të ardhurave për ushqim. Dhe kjo e bën edhe më pak të mundshëm një përmirësim të jetës, të cilësisë së jetesës, pra për më pak para që më pas mund të përdoren për gjëra të tjera.

    E njëjta gjë lidhet, në këtë rast, edhe me rritjen e kostos familjare në vlerat që përmendim. Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT, sërish për katër familjarë, vlera e të ardhurave që nevojiten është gjithmonë e më e lartë.

    Paga minimale është një atribut. Ne flasim për të dhëna zyrtare, kur kemi një treg pune i cili është në një nivel shumë të lartë informaliteti, dhe kjo do të thotë që paga reale nuk është e pasqyruar në atë që hyn në të dhënat zyrtare.

    Pra, nëse kemi një numër të konsiderueshëm ku kemi gati gjysmën e popullatës me pagë minimale ndërkohë që kemi nivele shumë të larta informaliteti, ne kemi probleme sot me paga të kufizuara, por do të kemi sërish nesër me këta individë që sot janë punonjës dhe nesër do të dalin në pension do të kenë sërish pensione të ulëta.

  • “5 Maji”  qyteti brenda qytetit të Elbasanit

    “5 Maji” qyteti brenda qytetit të Elbasanit

    Nëse dikur ishte një cep i qetë, me rrugica me baltë dhe shtëpi të ulëta, sot lagjja “5 Maji” është kthyer në një qytet më vete, ku zhurma e jetës moderne përzihet me kujtimet e një Elbasani të dikurshëm.Mjafton të kalosh Parkun “Rinia”, portën hyrëse drejt kësaj zone, për të kuptuar se këtu ritmi është ndryshe. Dritat e pallateve të larta pasqyrohen në rrugët e asfaltuara, zërat e fëmijëve dëgjohen nga çdo oborr, ndërsa lokalet dhe dyqanet janë gjithnjë plot me njerëz.Por pak vite më parë, “5 Maji” nuk kishte këtë pamje.Në vend të trotuareve dhe rrugëve të shtruara, kishte dhera, gropa dhe rrugë me gurë, që vështirë kaloheshin në ditët me shi. Shtëpitë e ulëta, njëkatëshe apo përdhese, rrethuar me gardhe të thjeshta, përbënin një peizazh modest, por plot jetë. Ishte ajo lagje e qetë ku të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin dhe ku dita niste herët dhe me zërin e fëmijëve që shkonin në shkollë.Sot, në vend të tyre ngrihen pallate të shumta, me oborre të sistemuara, lulishte e ndriçim modern, që i kanë dhënë lagjes një pamje krejt tjetër, urbane, bashkëkohore, dinamike.“Këtu s’kishim rrugë, as drita, veç shtëpi të ulëta dhe shumë baltë,” kujton znj. Lirie, një banore e vjetër që u vendos në “5 Maj” në fillim të viteve ’70, kur punonte në Metalurgjik. “Atëherë erdhëm nga fshati me burrin, se ai ishte teknik në uzinë. Ishte e vështirë, por njerëzit ishin bashkë, ndihmonin njëri-tjetrin. Tani lagjja s’njihet më, është bërë si qytet!”Në vitet kur u ndërtua Kombinati Metalurgjik, shumë familje nga zona të ndryshme të vendit u vendosën këtu, inxhinierë, punëtorë, teknikë, njerëz që ndërtuan jo vetëm industrinë, por edhe jetën përreth saj. Ata u bashkuan me elbasanasit autoktonë dhe me të ardhurit nga zonat rurale, duke krijuar një bashkëjetesë të qetë, me shumë respekt e fqinjësi.Sot, trashëgimia e asaj kohe ndjehet ende në mënyrën se si njerëzit përshëndeten në rrugë, si ndajnë kujtime për “lagjen e dikurshme” e si e ndiejnë veten pjesë të një historie të përbashkët.Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, gjithnjë ka pohuar se “5 Maji” do të kthehet në një zonë moderne të qytetit, dhe investimet e kryera gjatë katër viteve të fundit, që ende vijojnë, janë dëshmi e këtij angazhimi. Përmirësimi i infrastrukturës, ndriçimi, asfaltimi i rrugëve, investimet në hapësira publike, janë hapa që e shndërrojnë lagjen në një model urban bashkëkohor.Në “5 Maji” bashkëjetojnë plot ngjyra, familje të vjetra, të ardhur të rinj, komuniteti rom dhe ai egjiptian, që janë bërë pjesë e pandarë e jetës së përditshme. Me ritmet e tyre, me zanatet e vjetra dhe me dashurinë për vendin ku jetojnë, ata e pasurojnë mozaikun shoqëror të lagjes.Sot, “5 Maji” ofron gjithçka, shkolla, kopshte, qendër shëndetësore, supermarkete, lokale dhe qendra shërbimesh. Një organizim që e ka bërë lagjen të vetëqëndrueshme, një “qytet brenda qytetit”, që nuk ka më nevojë të shkojë larg për asgjë.Në mbrëmje, kur dritat ndizen, “5 Maji” merr pamjen e një qyteti që jeton me frymën e vet. Nga kodra e Teqes së Madhe, dritat e pallateve shkëlqejnë si yje mbi një Elbasan të ri, wshtë ajo orë kur ndien se “5 Maji” nuk është më vetëm një lagje, është një qytet brenda qytetit, një Elbasan në miniaturë. Miranda Sadiku

  • Punonjësit e Bankers në GREVË urie: Duam rritje të pagave

    Punonjësit e Bankers në GREVË urie: Duam rritje të pagave

    PAMJE NGA PROTESTA

    FIER-Punonjësit e kompanisë së naftës Bankers Petroleum pas protesatave të zhvilluara tashmë do të hyjnë në grevë. Me anë të një njoftimi publik, punonjësit kanë kërkuar të ulet diferenca ekstreme mes pagave të ulëta dhe atyre të larta, dhe asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 1000€ neto pagë bazë.
    Naftëtarët kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese. 

    Njoftimi;
    Në vijim të deklaratës së bërë pak më parë nga Shoqëria Bankers, e cila po përpiqet të manipulojë punonjësit dhe opinionin publik, sqarojmë se: Kërkesa jonë NUK ka qenë rritja e pagave me 9% për disa individë dhe nuk ka ekzistuar asnjë listë paraprake personash të përcaktuar nga Sindikata. Ky është një manipulim i qëllimshëm për të përçarë punonjësit. Të vërtetat mund të konfirmohen nga 5 përfaqësuesit tanë që kanë qenë në takime, si dhe nga takimet zyrtare në zyrën e pajtimit dhe ndërmjetësimit. Kërkesa jonë e vetme dhe zyrtare (bazuar në vendimin e Këshillit Sindikal) ka qenë:
    -Rritja e fondit të përgjithshëm të pagave me 9%,-Shpërndarja e kësaj shtese për pagat e ulëta, nëpërmjet një komisioni me përfaqësues edhe nga Sindikata, për transparencë.-1% e këtij fondi të përdoret për krijimin e fondit sindikal.Qëllimi ynë është i qartë:
    Të ulet diferenca ekstreme mes pagave të ulëta dhe atyre të larta, dhe asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 1000€ neto pagë bazë. Nëse kompania nuk do të pranonte këtë marrëveshje pa shkuar në grevë, atëherë vendimi ynë është: Do të hyjmë në GREVË për rritjen e fondit të përgjithshëm të pagave me 18%, e cila do të shpërndahet përsëri për punonjësit me paga të ulëta. Shoqëria Bankers ofroi vetëm 4200 lekë/muaj shtesë për dietën ushqimore, gjë që u refuzua nga Sindikata, pasi kjo nuk adreson problemin real të pabarazisë së pagave. Ne nuk kërkojmë rritje për ata që marrin mijëra euro, por për ata që mbajnë mbi shpinë punën më të rëndë dhe paguhen më pak. Bazuar në vendimin e Këshillit Sindikal, nesër fillon Greva. Ora 07:00 – Marinëz, përballë zyrave të Shoqërisë Bankers. Kauza jonë është e drejtë. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund./ZËRI

  • Punonjësit e Bankers në GREVË: Duam rritje të pagave

    Punonjësit e Bankers në GREVË: Duam rritje të pagave

    PAMJE NGA PROTESTA

    FIER-Punonjësit e kompanisë së naftës Bankers Petroleum pas protesatave të zhvilluara tashmë do të hyjnë në grevë. Me anë të një njoftimi publik, punonjësit kanë kërkuar të ulet diferenca ekstreme mes pagave të ulëta dhe atyre të larta, dhe asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 1000€ neto pagë bazë.
    Naftëtarët kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese. 

    Njoftimi;
    Në vijim të deklaratës së bërë pak më parë nga Shoqëria Bankers, e cila po përpiqet të manipulojë punonjësit dhe opinionin publik, sqarojmë se: Kërkesa jonë NUK ka qenë rritja e pagave me 9% për disa individë dhe nuk ka ekzistuar asnjë listë paraprake personash të përcaktuar nga Sindikata. Ky është një manipulim i qëllimshëm për të përçarë punonjësit. Të vërtetat mund të konfirmohen nga 5 përfaqësuesit tanë që kanë qenë në takime, si dhe nga takimet zyrtare në zyrën e pajtimit dhe ndërmjetësimit. Kërkesa jonë e vetme dhe zyrtare (bazuar në vendimin e Këshillit Sindikal) ka qenë:
    -Rritja e fondit të përgjithshëm të pagave me 9%,-Shpërndarja e kësaj shtese për pagat e ulëta, nëpërmjet një komisioni me përfaqësues edhe nga Sindikata, për transparencë.-1% e këtij fondi të përdoret për krijimin e fondit sindikal.Qëllimi ynë është i qartë:
    Të ulet diferenca ekstreme mes pagave të ulëta dhe atyre të larta, dhe asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 1000€ neto pagë bazë. Nëse kompania nuk do të pranonte këtë marrëveshje pa shkuar në grevë, atëherë vendimi ynë është: Do të hyjmë në GREVË për rritjen e fondit të përgjithshëm të pagave me 18%, e cila do të shpërndahet përsëri për punonjësit me paga të ulëta. Shoqëria Bankers ofroi vetëm 4200 lekë/muaj shtesë për dietën ushqimore, gjë që u refuzua nga Sindikata, pasi kjo nuk adreson problemin real të pabarazisë së pagave. Ne nuk kërkojmë rritje për ata që marrin mijëra euro, por për ata që mbajnë mbi shpinë punën më të rëndë dhe paguhen më pak. Bazuar në vendimin e Këshillit Sindikal, nesër fillon Greva. Ora 07:00 – Marinëz, përballë zyrave të Shoqërisë Bankers. Kauza jonë është e drejtë. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund./ZËRI

  • Dy qytetet me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

    Dy qytetet me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

    Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.
    Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
    Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet
    Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
    Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
    Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
    Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
    Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
    Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor

  • Shqipëria hyn në SEPA/ Nga sot, komisione më të ulëta dhe dërgesa më të shpejta bankare

    Shqipëria hyn në SEPA/ Nga sot, komisione më të ulëta dhe dërgesa më të shpejta bankare

    Të gjitha transfertat për jashtë vendit si edhe paratë që mbërrijnë në Shqipëri në rrugë zyrtare, nga ky 7 tetor do të jenë me komisione shumë herë më të ulëta edhe më të shpejta.

    Kjo falë përfshirjes së Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro, SEPA. Në konferencën e lancimit të transaksionit të parë të Shqipërisë në SEPA guvernatori dha detaje ne lidhje me procesin dhe përfitimet ekonomike për të gjithë qytetarët.
    “Integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore e rajonale: nga ulja e informalitetit dhe kostove të dërgesave, te rritja e përfshirjes financiare dhe konvergjenca me tregun evropian. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, një rritje prej 10% e pagesave digjitale sjell ulje me 2% të nivelit të informalitetit. Emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre mund të kursejnë deri në dhjetëra miliona euro në vit falë dërgimit të remitancave nëpërmjet kanaleve bankare të SEPA-s. Në planin rajonal, deri sot, dërgimi i parave midis bizneseve në Ballkanin Perëndimor ka kushtuar deri në 10 herë më shumë se brenda BE-së. Me SEPA-n, kjo kosto bie në nivele të përafërta me ato evropiane”, tha Gent Sejko-guvernator i BSH.
    Një hap të tillë ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato e cilëson si mbajtje të premtimeve të BE. Ndërsa një kërkesë drejtoi për thellimin e reformave në anëtarësim.
    “Çdo qytetar ndjehet i barabartë me ato të BE-së, sepse transaksionet do të jenë me më pak kosto dhe më të shpejta. Por kjo është edhe një ditë që tregon se kur angazhimet politike ndiqen me vendosmëri mund të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Gjithashtu tregon se BE-ja është serioze në mbajtjen e premtimeve të saj, sigurisht pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet”, tha Gonzato.
    Përfshirjen në SEPA kryeministri Edi Rama e renditi në rrjetet sociale si një hap më pranë BE.
    Tashmë komisionet për transfertat elektronike nuk do të jenë më të larta se 25 euro, duke shënuar një ulje me gati 10 herë. Për transaksione deri në 40 mijë lejë do të ketë zero komisione, deri në 10 mln lekë sa 0.005% dhe mbi 10 mln lekë 10 euro.

    Top Channel

  • Shqipëria bëhet pjesë e SEPA-s, Rama: Komisione shumë më të ulëta për transfertat në euro me vendet e BE-së

    Shqipëria bëhet pjesë e SEPA-s, Rama: Komisione shumë më të ulëta për transfertat në euro me vendet e BE-së

    Nga kjo e martë, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e Bashkimit Europian me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.

    Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë.
    “Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.
    Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit – sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipes: Gjëra të ulëta që s’kanë lidhje me realitetin

    Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipes: Gjëra të ulëta që s’kanë lidhje me realitetin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të bërë në një emision televiziv, e cila më pas u përhap shpejt në mediat sociale. Personazhi në fjalë, Shqipe Hysenaj, pretendoi se Simaku “kishte mbetur në atë gjendje për shkak se i merrte burrat shoqeve”.
    Në një reagim në Facebook-un e saj zyrtar, Simaku nuk e përmend asnjëherë Shqipen me emër, por i quan shpifjet si një rikthim i periudhës së hidhur të diktaturës, kur për të flitej me mllef dhe zili. Këngëtarja thekson se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes pavërtetave.
    “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku. Ajo kujton se situata e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitet 1985–1988, kur shpifjet lidhnin sukseset e saj me mllef dhe zili.
    Këngëtarja thekson se publiku i saj e njeh mirë dhe e di çfarë ka dhënë dhe përfaqëson. “Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, përfundon Simaku.

    Reagimi i saj vjen si një mesazh i qartë kundër shpifjeve, duke rikujtuar se dinjiteti dhe e vërteta mbeten më të fortat përballë sulmeve të kota.