Tag: ulëta

  • Shqiptarët në Gjermani, 90% e tyre në punë me aftësi të ulëta

    Shqiptarët në Gjermani, 90% e tyre në punë me aftësi të ulëta

    Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar.

    Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve në profesione me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe ndër më të ulëtat për punë të specializuara dhe eksperte.

    Sipas raportit, 40.84% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “helper” (ndihmës), një kategori që përfshin punë të pakualifikuara ose gjysmë-kualifikuara, si punë fizike, logjistikë, shërbime dhe industri bazë. Ky është ndër nivelet më të larta në rajon, krahasuar me Bosnjën (30.43%) dhe Serbinë (33.59%).

    Një pjesë tjetër e madhe, 48.94%, janë të punësuar si punëtorë të kualifikuar, që zakonisht përfshijnë profesione teknike, mekanikë, ndërtim, instalime, punë zanatçinjsh apo role me trajnime profesionale. Edhe pse kjo kategori tregon një shkallë më të lartë të formimit profesional, sërish mbetet larg vendeve të avancuara të BE-së, ku rolet e specializuara zënë një peshë shumë më të madhe.

    Në kategoritë e larta profesionale, Shqipëria qëndron ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera. Vetëm 4.54% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “specialistë”, si infermierë të kualifikuar, teknikë të avancuar, profesionistë të shëndetësisë apo role që kërkojnë diploma të caktuara. Ndërkohë, vetëm 5.53% janë në kategorinë “ekspert”, e cila përfshin profesionistë me arsim të lartë universitar, inxhinierë, IT specialistë, ekspertë financiarë apo role të tjera të nivelit të lartë.

    Krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit tregon një diferencë të dukshme: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindje më të larta të punonjësve të kualifikuar dhe specialistëve, ndërsa Shqipëria mbetet e fokusuar te punët me vlerë të ulët të shtuar. Ndërkohë, vendet e BE-së, veçanërisht Europa Perëndimore, kanë një strukturë krejt tjetër, me më shumë se 26% deri 30% të punonjësve të tyre në kategori specialiste ose eksperte.

    Në total, 89.78% e shqiptarëve punojnë në dy kategoritë më të ulëta të aftësive, “helper” dhe “skilled worker”.

    Ky profil i fuqisë punëtore shqiptare në Gjermani tregon nevojën e tregut gjerman për punëtorë në sektorë bazë dhe mungesën e një baze të gjerë profesionistësh të kualifikuar nga Shqipëria, e cila lidhet si me cilësinë e arsimit profesional, ashtu edhe me nivelin e ulët të pagave në profesione të larta në vend, që shpesh dekurajojnë ndjekjen e karrierave të specializuara.
    Në terma afatgjatë, ky trend krijon sfida për tregun e punës shqiptar, duke rritur rrezikun e boshatisjes së profesioneve të kërkuara, ndërsa për Gjermaninë nënkupton vazhdimin e varësisë nga emigracioni./Marrë nga Monitor.al

  • 90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta

    90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta

    Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar.
    Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve në profesione me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe ndër më të ulëtat për punë të specializuara dhe eksperte.
    Sipas raportit, 40.84% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “helper” (ndihmës), një kategori që përfshin punë të pakualifikuara ose gjysmë-kualifikuara, si punë fizike, logjistikë, shërbime dhe industri bazë. Ky është ndër nivelet më të larta në rajon, krahasuar me Bosnjën (30.43%) dhe Serbinë (33.59%).
    Një pjesë tjetër e madhe, 48.94%, janë të punësuar si punëtorë të kualifikuar, që zakonisht përfshijnë profesione teknike, mekanikë, ndërtim, instalime, punë zanatçinjsh apo role me trajnime profesionale. Edhe pse kjo kategori tregon një shkallë më të lartë të formimit profesional, sërish mbetet larg vendeve të avancuara të BE-së, ku rolet e specializuara zënë një peshë shumë më të madhe.
    Në kategoritë e larta profesionale, Shqipëria qëndron ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera. Vetëm 4.54% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “specialistë”, si infermierë të kualifikuar, teknikë të avancuar, profesionistë të shëndetësisë apo role që kërkojnë diploma të caktuara.
    Ndërkohë, vetëm 5.53% janë në kategorinë “ekspert”, e cila përfshin profesionistë me arsim të lartë universitar, inxhinierë, IT specialistë, ekspertë financiarë apo role të tjera të nivelit të lartë.
    Krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit tregon një diferencë të dukshme: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindje më të larta të punonjësve të kualifikuar dhe specialistëve, ndërsa Shqipëria mbetet e fokusuar te punët me vlerë të ulët të shtuar.
    Ndërkohë, vendet e BE-së, veçanërisht Europa Perëndimore, kanë një strukturë krejt tjetër, me më shumë se 26% deri 30% të punonjësve të tyre në kategori specialiste ose eksperte.
    Në total, 89.78% e shqiptarëve punojnë në dy kategoritë më të ulëta të aftësive — “helper” dhe “skilled worker”.
    Ky profil i fuqisë punëtore shqiptare në Gjermani tregon nevojën e tregut gjerman për punëtorë në sektorë bazë dhe mungesën e një baze të gjerë profesionistësh të kualifikuar nga Shqipëria, e cila lidhet si me cilësinë e arsimit profesional, ashtu edhe me nivelin e ulët të pagave në profesione të larta në vend, që shpesh dekurajojnë ndjekjen e karrierave të specializuara.
    Në terma afatgjatë, ky trend krijon sfida për tregun e punës shqiptar, duke rritur rrezikun e boshatisjes së profesioneve të kërkuara, ndërsa për Gjermaninë nënkupton vazhdimin e varësisë nga emigracioni./ Monitor

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, por temperatura të ulëta/ Ja parashikimi i motit për sot

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, por temperatura të ulëta/ Ja parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

  • E diel me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta, si parashikohet të jetë dita e sotme

    E diel me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta, si parashikohet të jetë dita e sotme

    E diela do të jetë nën mbizotërimin e një moti të paqëndrueshëm.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura.
    Kjo do të pasohet me reshje shiu lokale me intensitet të ulët, kryesisht në zonat malore.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri 15m/sek, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 4 ballë.
    Temperaturat do të parashikohen si më poshtë: 

    Top Channel

  • Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Edhe pse në Memaliaj është shënuar një ulje e nivelit të lumit Vjosa, situata paraqitet e përkeqësuar në zonën e Urës së Mifolit.
    Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, gjë që mund të sjellë probleme në zonat e ulëta, në tokat bujqësore dhe madje edhe në disa banesa.
    Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • ‘Shqiponja e zezë’, plani për vrasjen e kryeprokurorit belg dhe parajsa e narkoshtetit të Ramës

    ‘Shqiponja e zezë’, plani për vrasjen e kryeprokurorit belg dhe parajsa e narkoshtetit të Ramës

    Pak orë pasi Edi Rama ishte shtrirë në një divan për të pozuar për një gazetë holandeze, duke ‘lëshuar’ alarmin se Rusia rrezikon sigurinë e Europës, mediat e Vendeve të Ulëta do postonin si lajm kryesor një hetim të frikshëm.

    8 shqiptarë ishin arrestuar pasi kishin planifikuar vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit, Julien Moinil.

    Detajet për këtë ngjarje të rëndë kanë rrjedhur me pikatore, për shkak të rëndësisë së hetimit, por ato që kanë publikuar mediat e Vendeve të Ulëta deri tani janë tronditëse.

    Gazeta ‘Le Soir’ shkruan se qëllimi i mafies shqiptare ishte të terrorizonte mbarë Europën me këtë vrasje. Kurse disa portale thonë se grupi kishte bërë gati armën me të cilën do ekzekutonte Prokurorin e Mbretit.

    Mediat shkruajnë se mafia shqiptare ishte tërbuar me prokurorin e guximshëm, të cilin mediat eurpoiane e kanë krahasuar me Batmanin. Muaj më përpara është raportuar se për ‘kokën’ e tij ishte vendosur një shumë prej 1 milion eurosh nga kartelet shqiptare.

    Disa media shkruajnë se kërcënimi lidhet me një dosje që ka kaluar në duart e kryeprokurorit të Brukselit. Edhe pse është e vështirë të konfirmohet, komploti lidhet me një mega-proces gjyqësor ndaj mafies shqiptare, ku ‘Batmani’ kërkoi një dënim prej 740 vitesh në total.

    Ky mega-proces është etiketuar SKY ECC për shkak të zbërthimit të telefonave të enkriptuar.

    Pikërisht nga ky zbërthim ka dalë edhe një tjetër dosje, shumë e bujshme, por edhe shumë e frikshme. Ajo është quajtur ‘Shqiponja e zezë’ (Black Eagle) nga autoritetet hetimore belge.

    Bëhet fjalë për një grup mafioz shqiptar që ka pastruar shumë të mëdha parash nga trafiku i kokainës. Dosja voluminoze përmban të dhëna që kanë ardhur nga agjencitë hetimore italiane, spanjolle, gjermane dhe franceze.

    Një vit më parë, rrjeti televiziv belg RTL raportoi se në këtë dosje përmendet edhe emri i Edi Ramës.

    E gjitha kjo rrjetë merimange mbahet në këmbë falë parajsës që ka ngritur Edi Rama në Shqipëri, një narkoshtet ku pastrimi i parave vetëm sa e fuqizon krimin e organizuar që i turret Europës dhe arrin deri në pikën aty që mund të rrezikojë sigurinë e saj.

    Nuk është aspak çudi që në një nga deklaratat e pakta publike, kryeprokurori belg Moinil u shpreh para pak ditësh se mafia shqiptare po pastron shuma kolosale parash në Shqipëri.

    Ky paralajmërim shokues i tij vjen si një ogur i zi pikërisht në ditën kur Vendet e Ulëta, por edhe mbarë Europa, po reflektojnë për ‘monstrën’ që po i kërcënon.

    I vetmi që nuk duket i shqetësuar nga divani i tij është ai që e ka krijuar ‘monstrën’. Frankenshtajni shqiptar. Edi Rama.

     

  • “Jemi vendi me taksat më të ulëta”, Rama: Rritje pagash edhe në sektorin privat

    “Jemi vendi me taksat më të ulëta”, Rama: Rritje pagash edhe në sektorin privat

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Njësinë 3 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026.
    Rama theksoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë për të rritur pagën minimale dhe për të mbështetur sektorin privat.Lexo edhe :Related Posts
    Ai gjithashtu tha se Shqipëria është i vetmi vend me taksat më të ulëta në rajon, teksa nënvizoi se edhe në mandatin e katërt do të vazhdojë kështu.

    Rama: Paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, dhe sot e kanë 400 euro, do të shkojë në 500 euro. Do të jetë për të gjithë shqiptarët, si për privatin edhe shtetin. Brenda mandatit të katërt jemi zotuar ta çojmë pagën minimale në 700 euro. Kështu do të rriten edhe pagat e tjera. Do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, punonjësit e ushtrisë dhe për gjithë të tjerët, sanitarët, shoferët, etj.
    Për sektorin privat, kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 9 muajt e parë do t’i paguajë qeveria, në mënyrë që paga të merret e plotë, pa krijuar shqetësim në aspektin financiar për kompanitë. Ne kemi vendin me taksat më të ulëta në të gjithë rajonin. Por do të vazhdojmë të jemi vend i vetëm, vendi ku nuk ka taksë për biznesin e vogël dhe kështu do ta vazhdojmë ta mbajmë deri në fund të këtij mandati. Biznesi i vogël do të vazhdojë të paguajë vetëm kontributet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësin, se ato nuk janë taksa.
    /vizionplus.tv

  • “Lojë me shifra”, Qori godet Ramën: Rritja e pensioneve është show elektoral, jo ndihmë për qytetarët

    “Lojë me shifra”, Qori godet Ramën: Rritja e pensioneve është show elektoral, jo ndihmë për qytetarët

    Nga 1 janari pensionet për të gjithë qytetarët do të rriten, ku shtesë do të përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetin dhe ato familjare, një rritje e cila është e parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2026.
    Për kreun e partisë ‘Lëvizja Bashkë’ Arlind Qori, pensionet në Shiqpëri janë të ulëta. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se çdo premtim i Ramës është manipulim, ndërsa theksoi se kjo rritje bëhet vetëm për atë pakicë që i kanë pensionet e larta.
    ‘Kjo ishte një tentativë e Ramës për t’i hedhur hi syve pensionistëve. Në 2026 praktikisht rritja e pensionit do të jetë një 2 mijë lekësh të vjetra në muaj. Sipas ligjit marrin pension të plotë vetëm ata që kanë 38 vite punë dhe në Shqipëri vetëm një pakicë kanë 38 vite pune të siguruara, të gjithë të tjerët nuk kanë as gjysmat e atyre viteve pune. Dhe qeveria premton rritje për atë pakicë që i kanë të larta pensionet.Pra ata që do të marrim më shumë janë ata që kanë pension më të lartë. Ata të tjerët do të marrin një rritje më të ulët pensioni. Pra kjo është e kundërta e bonusit, pasi bonusi i jepte më shumë para atyre që kishin pensione të ulëta dhe më pak atyre që i kishin të larta. Rama në fushatë tha se pensioni minimal do të shkojë 200 mijë lekë dhe tani Rama refuzon që të flas për pensionin minimal që është pensioni që marrin shumica e pensionsistëve në Shqipëri. Çdo gjë që premton Rama është manipulim’, tha ai.
    Qori tha se pensionet në Shqipëri janë të ulëta dhe nuk i mjaftojnë një pensionisti për të jetuar.
    ‘Informaliteti në punë është një plagë e hapur që vazhdon që të jetë e thellë. Unë e se di se çfarë ka bërë Rama në këto vite për këtë. Por në Shqipëri pensionet janë të ulëta, ku ndër faktorët ndikon emigracioni, si edhe informaliteti. Ne kemi pension mesatar 180 euro, që praktikisht aq lekë nuk të dalin për të ngrënë bukë. Ndërkohë që duhet të ishte diku 220 euro. Rritja në varësi të kategorisë së pensionistëve do të jetë 5 deri në 8 për qind, gjë që është qesharake, ti thuash një pensionisti do të jap në muaj 6 ose 7 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse pensionistët që marrin sot pension minimal, nëse s’do të kishin familjarët që do ti ndihmonin do të ishin duke lypur në rrugë’, tha ai.
    Qori u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
    Ai tha se as kryeministrit Edi Rama dhe as kreut të PD Sali Berisha nuk i interesonte që të kishte zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.
    ‘Jam i vetmi që mbase jam mërzitur ndër konkurrentët politik, Rama dhe Berisha dukeshin të kënaqur me vendimin e GJK, sepse nuk ishin gati që të futeshin në zgjedhje. Është dëshmuar se kandidatja e PS ishte e dobët, po ashtu edhe Berisha ka vendosur një kandidaturë të dobët politike, është kandidatë i Berishës dhe hiqet si i pavarur. Mbështetja për mua dhe për Lëvizjen Bashkë ka qenë e lartë. Po Berisha votoi për shkarkimin e Veliajt dhe më pas thonë se GJK vuri drejtësi në vend me vendimin për Veliaj. As Ramës as Berishës nuk i interesonte që të kishte zgjedhje në Tiranë’, tha ai.

  • “I kishte pritshmëritë e ulëta”/ Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak

    “I kishte pritshmëritë e ulëta”/ Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak

    Juristi Ylli Manjani, mbrëmjen e kësaj të marte i ftuar në një studio televizive ka folur , lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro ankimimit të Veliajt.
    Manjani tha se vendimi ka rrëzuar lëvizjen e qeverisë dhe të Presidencës.
    “Rama ka dhënë shpjegime pse ka dështuar, pavarësisht fjalorit të zgjedhur. Po ta lexosh atë që thotë Kryeministri, thua që këtu jemi në Suedi, por është korrekt. Nëse e vendosim në kontekstin tonë, ai po i jep përgjigje kontekstit të tij politik. Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë, për hir të së vërtetës. E kemi stërthënë këtë. Fakti është që Kushtetuesja, edhe pse i kishte pritshmëritë e ulëta për ta marrë këtë vendim, ajo i ka dhënë një grusht në stomak qeverisë dhe Presidencës,” – tha Manjani.

  • Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

    Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

    Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë
    Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023.
    Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6) (shiko grafikun e mëposhtëm).
    Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.
    Shqipëria, ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe socialë të tilla si, mungesa e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.
    Në kontekstin europian, fakti që Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregon një boshatisje të vazhdueshme të popullsisë aktive po përkthehet në mungesë fuqie punëtore, plakje të shpejtë të shoqërisë dhe presion mbi sistemet e sigurimeve shoqërore.
    Ndërsa vendet fqinje po arrijnë të ngadalësojnë ritmet e emigracionit përmes rritjes ekonomike, Shqipëria vazhdon të humbasë një pjesë të madhe të qytetarëve të saj drejt vendeve të OECD-së, kryesisht Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
    Ky tregues e kthen emigracionin në një nga sfidat më të mëdha strukturore të ekonomisë shqiptare, me pasoja të drejtpërdrejta në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
    Motivi kryesor i emigracionit mbetet niveli i ulët ekonomik. Paga mesatare në Shqipëri është ende shumë më e ulët se në vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Edhe pse ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme në shifra, kjo nuk është përkthyer në një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për shtresat e mesme dhe të ulëta. Çmimet e larta, qiratë e papërballueshme dhe mundësitë e kufizuara për punë të paguara mira kanë shtyrë shumë të rinj dhe profesionistë të kërkojnë një jetë më të qëndrueshme jashtë.
    Një faktor tjetër i fortë është mungesa e perspektivës dhe besimit te institucionet. Shumë shqiptarë e shohin emigrimin si mënyrën e vetme për të pasur siguri ekonomike dhe sociale, për shkak të perceptimit të korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe pasigurisë politike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë, të cilët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mundësitë e zhvillimit profesional.
    Gjithashtu shpopullimi strukturor lidhet me valët e mëparshme të emigracionit: shqiptarët që kanë emigruar vite më parë, tani po tërheqin familjarë të tjerë përmes bashkimit familjar apo kontratave të punës. Kjo po krijon një efekt zinxhir, ku çdo brez i ri e sheh emigrimin si rrugë të natyrshme jetese.
    Nga ana tjetër shërbimet e dobëta publike, sidomos në arsim dhe shëndetësi po bëhet shkak për emigrimin e shumë familjeve të arsimuara, të cilat largohen për tu ofruar fëmijëve të tyre një arsim më cilësor dhe mundësi karriere në tregjet perëndimore.
    Nëse këto tendenca vazhdojnë, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë pune, duke e bërë më të vështirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë./Monitor