Tag: ulçera

  • Shenjat që tregojnë se keni ulçerë në stomak, Ylli Merja tregon çfarë duhet të shmangni urgjentisht

    Shenjat që tregojnë se keni ulçerë në stomak, Ylli Merja tregon çfarë duhet të shmangni urgjentisht

    Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme, kur stresi, ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm. Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.
    I ftuar në një emision televiziv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë simptomat kryesore, si ndikon mënyra e jetesës në shfaqjen e saj, dhe më e rëndësishmja si mund të ndihmojmë veten me trajtime natyrale.
    “Ulçerat janë plagë të rrumbullakëta, të malçesuara dhe shpesh të qelbëzuara, që shfaqen në mukozën e brendshme të stomakut. Ato vijnë si pasojë e dëmtimit të shtresës mbrojtëse, duke lejuar acidin tretës të dëmtojë indin e gjallë. Një nga shkaktarët më të zakonshëm është bakteri Helicobacter pylori, i cila ngjitet në muret e brendshme të stomakut dhe shkakton skuqje, malçim dhe më pas ulçerim të indit”, thekson Merja.Simptomat kryesore të ulçerës së stomakut janë:
    * Dhimbje në stomak, sidomos nga ora 11:00–13:00 ose gjatë natës* Ndjesi ngopjeje e menjëhershme, mungesë oreksi (anoreksi)* Urth dhe ndjesi djegieje në faring, ngjirje zëri të shpeshtë* Djegie në gjoks* Humbje peshe* Të vjella të përgjakshme* Jashtëqitje me ngjyrë të zezë si qymyr ose asfalt, feçe e lidhur por e hollë* Reagime të forta ndaj ushqimeve pikante, turshive, hudhrës etj.“Shkaqet kryesore të ulçerës së stomakut janë stresi dhe ankthi, të cilat ndikojnë në rritjen e aciditetit. Ushqimi i pashëndetshëm, veçanërisht ushqimet pikante dhe të tharta, gjithashtu alkooli dhe duhani irritojnë mukozën e stomakut, përdorimi i medikamenteve si aspirina dhe holluesit e gjakut si dhe prania e infeksionit nga Helicobacter pylori”, thekson Ylli Merja.
    Në rast të jashtëqitjeve të zeza dhe me erë të rëndë, kur feçet janë të holla dhe të ngjitura, nëse ka të vjella me ngjyrë të kuqe të errët – duhet të shkoni urgjentisht te mjeku, pasi këto janë shenja të një hemorragjie të brendshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
    Merja thekson se është shumë e rëndësishme që problemet me stomakun të kapen që në fillim, ai sugjeron disa kura dhe ushqime që mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut dhe përshpejtimin e shërimit të mukozës.
    Rekomandime ditore:
    * Në mëngjes, esëll: 200 ml ujë të ngrohtë + 1 lugë mjaltë + 1 lugë çaji vaj ulliri ose vaj basani* Pas kësaj: Verë e ngrohtë me mollë të egër 2 lugë + 1 lugë çaji vaj basani* 20 minuta më pas: 1 gotë çaj Gastromer* Në mëngjes shtoni 1 gliko arre + 1 lugë tahini* Në drekë: 200 ml çaj Gastromer* Në darkë: 1 lugë ekstrakt balsamik + 1 gotë çaj Gastromer me 1 lugë aloe veraUshqimet që mbrojnë stomakun janë: banane me qumësht, sultiash, kos i butë; supa me oriz, makarona, kuinoa; perime të ziera shumë si: brokoli, kungull, karrota, lakër; mishi i bardhë i pulës si dhe çajra bimore: mëllaga e zezë, bishtamithi, lule basani, jamballi, bari i majasëllit, bimë të cilat ulin aciditetin dhe ndihmojnë në rigjenerimin e mukozës.
    “Shmangni duhanin dhe pijet me kafeinë, alkoolin dhe pijet e gazuara, ushqimet shumë të ftohta ose shumë të nxehta, ushqimet e tharta, pikante, hudhrën, preshin dhe qepën”, këshillon Merja.
    Ulçera e stomakut është një sëmundje serioze, por e trajtueshme nëse diagnostikohet në kohë dhe i kushtohet rëndësia e duhur mënyrës së jetesës. Siç thekson Ylli Merja, natyra ofron mundësi të shumta për të përkrahur organizmin, mjafton që të ndjekim rregullisht trajtime të thjeshta, por të fuqishme. Kujdesi ndaj vetes fillon nga zgjedhjet e përditshme, dhe shëndeti i stomakut është pikënisja e një organizmi të fortë!
    Shënim i redaksisë: Kurat natyrale janë ndihmëse dhe nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor në rastet kur simptomat përkeqësohen. Konsultohuni gjithmonë me mjekun, sidomos personat me sëmundje kronike.

  • Keni plagë në gojë që nuk shërohen? Paralajmërimi serioz i ekspertëve

    Keni plagë në gojë që nuk shërohen? Paralajmërimi serioz i ekspertëve

    Ulçerat në gojë janë të zakonshme, por ekspertët paralajmërojnë se duhet t’i raportoni në disa raste të veçanta.

    Nëse nuk shërohen ose nëse i merrni shpesh, ia vlen të kontrolloni nëse kjo është normale. Edhe pse mund të mendoni se nuk ka ndonjë problem serioz me to, është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të bëni kërkime ose të vizitoheni nëse keni ulçera që përsëriten shpesh ose nuk largohen.

    Cancer Research thotë: “Është e zakonshme të krijohen ulçera të vogla në gojë kur jeni të lodhur apo të dobësuar, zakonisht largohen për rreth dy javë. Por duhet të raportoni te mjeku ose dentisti një ulçerë apo një njollë të kuqe ose të bardhë që nuk shërohet pas 3 javësh”.

    NHS jep këshilla të ngjashme, por thekson se ka disa mënyra që mund t’i provoni vetë për t’i trajtuar ulçerat në gojë. Në përgjithësi, këto ulçera rrallë janë shenjë e ndonjë problemi serioz, por mund të jenë të bezdisshme. Ato kanë nevojë për kohë për t’u shëruar dhe nuk ka ndonjë trajtim që i largon menjëherë. Megjithatë, shmangia e gjërave që i irritojnë mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit, lehtësimin e dhimbjes dhe uljen e mundësisë që të rikthehen.

    Shërbimi britanik Kombëtar Shëndetësor (NHS) rekomandon të përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta. Pini pije të ftohta me pipëz, hani ushqime të buta, bëni kontrolle të rregullta dentare, ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Mos konsumoni ushqime pikante, të kripura ose acidike, shmangni ushqimet e forta dhe të ashpra si tostin apo patatinat. Mos pini pije shumë të nxehta ose me acid, si për shembull lëngje frutash. Shmangni përdorimin e pastave të dhëmbëve që përmbajnë sodium lauryl sulfate.

  • Si Ndikojnë Arrorët tek Ulçera në Stomak

    Si Ndikojnë Arrorët tek Ulçera në Stomak

    Ekspertët argumentojnë se ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen ose jo të ulçerës.

    Ulçera ka të bëjë me lëndime të sistemit tretës dhe shpesh ka lidhje me infeksionet e shkaktuara nga bakteri i njohur si Helicobakter pylori.
    Dy nga format më të njohura të sëmundjes janë ulçera e stomakut dhe ajo e zorrës.
    Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.
    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni nëse arrorët, që njihen si ushqim anti-inflamacion, kanë ndikim ose jo në shfaqjen e ulçerës.
    Arrorët Dhe Ulçera, Ndikimi Dhe Përfitimet
    Arrorët përmbajnë shumë antioksidantë dhe ato janë të rëndësishëm kundër bakterit Helicobacter pylori (H. pylori), një nga shkaktarët kryesorë të ulçerës.
    Ky bakter dobëson shtresën mbrojtëse të stomakut dhe lejon aciditetin e tepërt.
    Një regjim i pasur me antioksidantë, besohet të ndihmojë fort kundër problemeve të shkaktuara prej inflamacionit, siç është edhe ulçera.
    Antioksidantët pengojnë bakterin e lartpërmendur dhe e mbajnë atë të nënshtruar dhe jo aktiv.
    Thënë kjo, arrorët konsiderohen si një produkt i mirë dhe i shëndetshëm për stomakun dhe për pacientët që vuajnë nga problemet me ulçerën.
    Vlera Të Tjera Të Arrorëve
    Arrorët janë të pasur me ushqyes, yndyrna të pangopura, proteinë, fibër dhe minerale.
    Konsumi i rregullt i arrave ul rrezikun e:

    sëmundjeve të zemrës
    goditjeve në tru
    problemeve të tëmthit
    divertikulozës
    tensionit të lartë të gjakut
    nivelit të lartë të kolesterolit
    mbipeshës

    Arrat janë të mira edhe kundër mbipeshës por ato treten me vështirësi ndaj ekspertët rekomandojnë që të përtypen mirë.
    Ulçera, Ushqimet Më Të Mira Dhe Të Ndaluara
    Ekspertët këshillojnë konsumin e karrotës, farave të linit, mollës, patates, bananes, aloe verës etj.
    Ata rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit /AgroWeb.org

  • Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.
    Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit.  Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.
    Karrotat – Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt. Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.

    Mollët – Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore. Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës. Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.
    Aloe Vera – Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve. Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.
    Bananet – Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut. Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.
    Patatet – Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse. Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.
    Farat e Linit – Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës. Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak. Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër.
    Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit.

  • Ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.
    Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit.
    Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku.

    Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.
    Karrotat
    Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt. Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.
    Mollët
    Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore. Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës.
    Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.
    Aloe Vera
    Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve.
    Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.
    Bananet
    Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut.
    Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.
    Patatet
    Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse. Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.
    Farat e Linit
    Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës. Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak.
    Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër. Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit.