Tag: ukrainës

  • Sulm rus në Ukrainë, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Sulm rus në Ukrainë, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Një sulm rus me dronë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër njerëz dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe dëmtoi shtëpi banimi, tha guvernatori rajonal.

    “Sipas informacioneve që kemi për momentin, katër njerëz u vranë në Dnipro”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk.

    Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku gjithashtu u plagosën 24 njerëz si pasojë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një grua shtatzënë ishte në mesin e të plagosurve.

    “Rusia tallet me përpjekjet globale për paqe, duke e zgjatur luftën dhe duke kryer akte terrori sepse ende nuk ndien trysni të vërtetë”, tha Zelensky në një postim në X më 29 mars.

    Lysak tha se një ndërtesë e lartë banimi dhe gati 10 shtëpi private u përfshinë nga zjarri. Zjarri në kompleksin e hotelit është vënë nën kontroll, shtoi ai.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se ky sulm është “përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve të SHBA-së për armëpushim”.

    Më 28 mars, Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se një sulm i kryer një ditë më parë në rajonin Briansk të Rusisë shkatërroi infrastrukturën ushtarake të një pike kontrolli. Forcat Ajrore të Ukrainës goditën pikën kufitare Pogar në vendbanimin Sluçovsk në rajonin Briansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

    Bazuar në vlerësimet fillestare Rusia ka humbur 15 deri në 40 rusë në këtë sulm, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

    Pretendimet e shtabit nuk ishte e mundur të verifikoheshin.

    Shtabi i Përgjithshëm tha se sulmi ajror ishte përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme me dronë të ushtrisë ruse ndaj vendbanimeve ukrainase, të cilat shkatërrojnë infrastrukturën civile dhe vrasin qytetarët ukrainas.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk raportoi për ndonjë sulm në pikën kufitare Pogar. Guvernatori i rajonit Briansk njoftoi për një sulm në një ndërmarrje bujqësore në zonë një ditë më parë.

    Ndërkohë, mes një serie bisedimesh të udhëhequra nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm midis Kievit dhe Moskës, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha më 28 mars se ai sheh “një përparim të jashtëzakonshëm” drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

    “Sigurohemi që ajo që po shohim nga njëra palë të përputhet me atë që po bën pala tjetër dhe anasjelltas […] Për herë të parë në katër vjet, falë presidentit Trump, kemi një mundësi reale për të arritur një marrëveshje paqësore”, tha Vance për gazetarët gjatë vizitës në bazën ushtarake amerikane në Pituffik të Grenlandës./REL

  • Vijojnë sulmet me dronë në Ukrainë, 4 viktima dhe 24 të plagosur në Dnipro

    Vijojnë sulmet me dronë në Ukrainë, 4 viktima dhe 24 të plagosur në Dnipro

    Një sulm rus me dronë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër njerëz dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe dëmtoi shtëpi banimi, tha guvernatori rajonal.

    “Sipas informacioneve që kemi për momentin, katër njerëz u vranë në Dnipro”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk.
    Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku gjithashtu u plagosën 24 njerëz si pasojë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një grua shtatzënë ishte në mesin e të plagosurve.
    “Rusia tallet me përpjekjet globale për paqe, duke e zgjatur luftën dhe duke kryer akte terrori sepse ende nuk ndien trysni të vërtetë”, tha Zelensky në një postim në X më 29 mars.
    Lysak tha se një ndërtesë e lartë banimi dhe gati 10 shtëpi private u përfshinë nga zjarri. Zjarri në kompleksin e hotelit është vënë nën kontroll, shtoi ai.
    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se ky sulm është “përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve të SHBA-së për armëpushim”.
    Më 28 mars, Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se një sulm i kryer një ditë më parë në rajonin Briansk të Rusisë shkatërroi infrastrukturën ushtarake të një pike kontrolli. Forcat Ajrore të Ukrainës goditën pikën kufitare Pogar në vendbanimin Sluçovsk në rajonin Briansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
    Bazuar në vlerësimet fillestare Rusia ka humbur 15 deri në 40 rusë në këtë sulm, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
    Pretendimet e shtabit nuk ishte e mundur të verifikoheshin.
    Shtabi i Përgjithshëm tha se sulmi ajror ishte përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme me dronë të ushtrisë ruse ndaj vendbanimeve ukrainase, të cilat shkatërrojnë infrastrukturën civile dhe vrasin qytetarët ukrainas.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk raportoi për ndonjë sulm në pikën kufitare Pogar. Guvernatori i rajonit Briansk njoftoi për një sulm në një ndërmarrje bujqësore në zonë një ditë më parë.
    Ndërkohë, mes një serie bisedimesh të udhëhequra nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm midis Kievit dhe Moskës, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha më 28 mars se ai sheh “një përparim të jashtëzakonshëm” drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.
    “Sigurohemi që ajo që po shohim nga njëra palë të përputhet me atë që po bën pala tjetër dhe anasjelltas […] Për herë të parë në katër vjet, falë presidentit Trump, kemi një mundësi reale për të arritur një marrëveshje paqësore”, tha Vance për gazetarët gjatë vizitës në bazën ushtarake amerikane në Pituffik të Grenlandës.
     

    Top Channel

  • “Putin do të vdesë, unë jam i ri”, deklarata shokuese e Zelenskyy-t

    “Putin do të vdesë, unë jam i ri”, deklarata shokuese e Zelenskyy-t

    Volodymyr Zelenskyy

    KIEV- Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Volodymyr Zelensky njoftoi se Kievi ra dakord me kushtet amerikane, siç u formuluan mes tensionit dhe presionit në Uashington, në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla. Asnjë përgjigje amerikane nuk ka arritur në Ukrainë deri më sot, ku duhet të thuhet “ne nënshkruajmë menjëherë, dhe biem dakord”. Pavarësisht hapit të dytë të Ukrainës, e cila pranoi propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor, nuk ka pasur asgjë konkrete
    Përkundrazi, për shkak se nuk ka “vakum”, Europa duket se ka ruajtur intensitetin dhe reflekset e saj dhe nuk ka ndërmend ta lërë këtë mundësi të shkojë dëm. Konkretisht, Franca dhe Anglia kanë zhvilluar një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë dhe, mbi të gjitha, efikas dhe kanë arritur të ndërtojnë – qoftë edhe vetëm në një nivel teorik – një plan për mbështetje në shumë nivele për Ukrainën për periudhën e ardhshme.
    Në takimin e sotëm trepalësh në Paris, Macron dhe Starmer i dhanë edhe një herë Zelenskyy-t garanci se Londra dhe Parisi kanë mjetet – dhe me gjasë autorizimin nga shumica e pjesës tjetër të Evropës – për të përshpejtuar veprimet që do t’i ofrojnë siguri dhe një avantazh, nëse ka, Ukrainës në një negociatë të ardhshme të paqes me Rusinë.
    SHBA, që nga fillimi e ka karakterizuar luftën trevjeçare në lindje të Kontinentit të Vjetër si një “problem” europian, dhe duket se i kanë “ngrirë” negociatat, të paktën në dukje, pas telefonatës së fundit të dytë – zyrtare – mes Putinit dhe Trump.
    Marco Rubio, natyrisht, ka folur për zhvillimet në të ardhmen e afërt dhe Donald Trump këmbëngul se do të ketë një rezultat pozitiv, por nga teoria në praktikë – veçanërisht në një “problem” kaq kompleks dhe të përgjakshëm – ka gjithmonë një distancë të gjatë. Gjermania mund të mos ketë qenë e pranishme në bllokun evropian duke mbështetur përpjekjen e re të Ukrainës, por kjo ka ndodhur për arsye formale. Kancelari i ri gjerman e ka bërë gjithashtu të qartë se aksi Francë-Gjermani-Britani është i qëndrueshëm dhe ka të njëjtin orientim për këtë çështje konkrete.
    Garancitë nga Evropa dhe presioni mbi SHBA
    Franca dhe Britania duket se i kanë dhënë planin e tyre sot Volodymyr Zelenskyy-t, në lidhje me garancitë e sigurisë që presidenti ukrainas po kërkon, dhe me sa duket nuk do të marrë nga Uashingtoni. Parisi dhe Londra tani po flasin qartë për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel ushtarak dhe Ministrat e Mbrojtjes të Britanisë dhe Francës po udhëtojnë menjëherë në Kiev për të parë nga afër nevojat e ushtrisë ukrainase dhe për të informuar qeveritë e vendeve të tyre në përputhje me rrethanat.
    Për këtë plan, Emmanuel Macron dhe Keir Starmer përsëritën se nuk e kanë problem të vendosin një numër të caktuar të forcave të tyre në pika strategjike në Ukrainë, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Është pikërisht kjo lëvizje që Shtëpia e Bardhë nuk mund ta ndalojë apo të mos e miratojë, pasi ajo vetë e shtyu në këtë drejtim – por në të njëjtën kohë i krijon aktualisht probleme të rëndësishme në negociatat me Moskën, pasi Kremlini e konsideron vendosjen e ushtarëve si “provokim”.
    Ndonëse nuk janë bërë të ditura detaje për hapat e mëtejshëm në forcimin strategjik të Ukrainës, duhet konsideruar e sigurt se, së bashku me Francën dhe Britaninë, Gjermania është në të njëjtën gjatësi vale – në grupin e të “vullnetarëve”. Plani francez dhe britanik duhet të përfshijë edhe mbështetjen nga Bashkimi Evropian, pasi një pjesë e rëndësishme e programit “ReArm Europe” përfshin financimin përkatës. Gjithsesi, “topi” që SHBA-ja i hodhi Moskës në fillim të muajit është rikthyer në anën tjetër të Atlantikut, pasi Evropa – që është në mes – vendosi këtë herë ta lërë të kalojë.
    Trump duhet të gjejë një mënyrë për të kapërcyer kundërshtimet ruse dhe mbrojtjen diplomatike që po luan Putini, dhe të arrijë, pa vonesë, të japë rezultatet e premtuara
    “Vendi i Zelenskyy-t” dhe strategjia e re
    Ka bërë përshtypje një deklaratë specifike e Volodymyr Zelenskyy-t nga Pallati Presidencial në Paris. Presidenti ukrainas vuri në dukje kuptimisht se Ukraina duhet të jetë zgjedhja e gjithë Perëndimit në Evropën Lindore, dhe jo e Rusisë. Duke dashur të theksojë fjalët e tij, Zelensky theksoi se “Putini do të vdesë, unë jam i ri”, duke ngritur fillimisht disa pyetje nëse përkthimi i dhënë ishte i saktë apo nëse presidenti ukrainas do të thoshte diçka ndryshe.
    Zelenskyy, duke luajtur “kartën” e provokimit të mbuluar, tentoi për herë të parë të përdorte një armë “tradicionale” të Putinit kundër tij. Presidenti rus, i cili në fjalimin e tij në fillimin e pushtimit rus në territorin ukrainas në vitin 2022 foli për “operacionin special në Ukrainë” dhe shpesh – ai vetë dhe rrethi i tij – e ka karakterizuar presidentin ukrainas si një të varur nga droga, por sot mori një “plumb” nga kampi kundërshtar për herë të parë.
    Zelenskyy, duke folur me këtë ton dhe kryesisht duke përdorur këto fjalë specifike, i referohej moshës së presidentit rus, por ai nuk ritheksoi apo sqaroi asgjë, duke lënë të hapur edhe skenarët më ekstremë./ZËRI

  • Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin të mos sulmojë Poloninë. Armatoset Suedia

    Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin të mos sulmojë Poloninë. Armatoset Suedia

    Polonia ndihet veçanërisht e kërcënuar nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë. Gjatë një vizite në Varshavë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përsëriti gatishmërinë e Aleancës për t’u kundërpërgjigjur.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin që të mos ndërmarrë ndonjë sulm ndaj Polonisë. Kushdo që mendon se mund të shpëtojë duke sulmuar Poloninë ose një vend tjetër të NATO-s gabon dhe “do të ndiejë forcën e plotë të kësaj aleance të vendosur”, tha Rutte gjatë një vizite në kryeqytetin polak, Varshavë.

    “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”, shtoi kreu i aleancës ushtarake perëndimore. Kjo duhet të jetë e qartë për Putinin dhe “këdo që dëshiron të na sulmojë”.
    Më shumë fonde për ushtrinë
    “Rusia është dhe do të mbetet kërcënimi më i madh dhe më i keq për aleancën tonë,” theksoi Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin polak Donald Tusk. Moska po e transformon ekonominë e saj në një “ekonomi lufte”, e cila do të ketë një ndikim të madh në aftësitë e ushtrisë ruse.
    Në këtë kontekst, Rutte përshëndeti rritjen e planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë dhe Kanada. Ai ra dakord me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se vendet e NATO-s duhet të investojnë edhe më shumë në sigurinë e tyre. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet “guri themeltar i aleancës sonë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi holandezi.
    Tusk theksoi se, duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në ndryshim, është shumë e rëndësishme që Polonia të marrë konfirmimin “se NATO-ja është e detyruar të mbrojë Poloninë në çdo situatë kritike”. Kryeministri foli edhe për bisedimet e armëpushimit mes përfaqësuesve të SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë: “Të jemi të sinqertë, ndikimi ynë në këto negociata, për ta thënë me mirësjellje, është i kufizuar. Prandaj, ne si NATO, si Poloni, duhet të jemi të përgatitur për skenarë që ende nuk i kuptojmë plotësisht”.
    Prandaj Polonia planifikon të shpenzojë 4.7% të prodhimit të saj të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen kombëtare këtë vit. Për më tepër, qeveria e Varshavës synon të tërhiqet nga i ashtuquajturi Traktati i Otavës që ndalon minat kundër personave, siç bënë Estonia, Letonia dhe Lituania. Të katër shtetet janë aleatë të ngushtë të Ukrainës.
    Suedia armatoset
    Suedia, anëtare e re e NATO-s, dëshiron gjithashtu të rrisë në mënyrë dramatike shpenzimet e saj të mbrojtjes gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Kryeministri Ulf Kristersson njoftoi në një konferencë shtypi në Stokholm se rreth 300 miliardë krona suedeze (afërsisht 28 miliardë euro) do të shpenzohen për mbrojtjen deri në vitin 2035. Ky është plani për riarmatimin më të madh ushtarak që nga Lufta e Ftohtë.
    Që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne e kemi parë veten në një situatë krejtësisht të re të politikës së sigurisë. Për më tepër, ka shumë pasiguri për marrëdhëniet transatlantike, tha Kristersson, duke iu referuar politikës së Trumpit. Këto pasiguri do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
    Investimet e financuara nga kreditë janë të nevojshme për të alokuar rreth 3.5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2030, shpjegoi kryeministri suedez. Aktualisht, në vendin skandinav janë shpenzuar rreth 2.4% të PBB.
    Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në vitet 1990, Suedia reduktoi në mënyrë drastike shpenzimet e saj ushtarake. Vetëm pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, qeveria e Stokholmit filloi të investonte më shumë në sigurinë e vendit. Në mars 2024, Suedia, më parë neutrale, iu bashkua zyrtarisht NATO-s./DW/