Tag: ukrainase

  • Ukraina thotë se Rusia i shënjestron zjarrfikësit me sulme të dyfishta

    Ukraina thotë se Rusia i shënjestron zjarrfikësit me sulme të dyfishta

    Zjarrfikësit ukrainas duke punuar për ta shuar zjarrin në një ndërtesë në Harkiv, pas sulmeve ruse. (Fotografi nga arkivi).
    Forcat ruse i kanë shënjestruar ekipet e emergjencës ukrainase me sulm të dyfishtë vdekjeprurës, duke i plagosur dy punonjës të emergjencës në rajonin verior të Çernihivit, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.
    Sulmi gjatë orëve të hershme të së dielës ishte hera e dytë brenda një jave që forcat ruse goditën zjarrfikësit në këtë rajon kur at po reagonin ndaj një sulmi të mëparshëm me raketë ose dron, tha administratori ushtarak rajonal, Vyacheslav Chaus.

    Gjatë natës, Rusia lëshoi gati gjashtëdhjetë dronë mbi 16 lokacione në të gjithë Ukrainën, një nga sulmet më të vogla në javët e fundit, sipas zyrtarëve ushtarakë.

    Në rajonin verior të Sumit, që kufizohet me Rusinë, një dron rus goditi një magazinë, duke shkaktuar një zjarr të madh, thanë autoritetet.

    Në muajt e fundit, sulmet me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës kanë përfshirë qindra predha, shpesh duke mbingarkuar mbrojtjen ajrore ukrainase.
    Në fjalimin e tij gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten.
    Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili deri tani nuk ka pranuar takim në vend neutral.
    Trump, i cili ka shprehur kamotshëm admirim për Putinin, tani ndihet i zhgënjyer me liderin e Kremlinit pasi ai nuk po tregon gatishmëri për ta pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime direkte me Zelenskyn.
    “Ai vërtet më ka zhgënjyer”, tha Trump gjatë një vizite në Londër më 18 shtator.
    Uashingtoni dhe aleatët evropianë kanë vendosur tashmë masa financiare kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, me qëllim për t’ia dobësuar ekonominë, por Kievi dhe mbështetësit e tij po kërkojnë veprime më të forta.
    Vala e sulmeve gjatë natës erdhi pak pas reagimit të ashpër të vendeve të NATO-s ndaj një shkeljeje të hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia një ditë më parë, si dhe pas shkeljeve të fundit me dronë rusë në Poloni dhe Rumani.
    NATO-ja duhet të përgjigjet fuqishëm ndaj shkeljeve ruse – përfshirë edhe rrëzimin e avionëve rusë, tha presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel.
    Estonia tha më 18 shtator se tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore dhe qëndruan aty për 12 minuta, duke i detyruar vendet e tjera të NATO-s t’i ngrenë avionët e tyre në ajër menjëherë.
    Kremlini e mohoi incidentin, duke thënë se avionët kishin fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare.
    Estonia tha se kishte kërkuar konsultime sipas Nenit 4 të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat pritet të zhvillohen javën e ardhshme.
    Nga ana e saj, Ukraina ka zhvilluar një fushatë me dronë prej disa javësh, duke shënjestruar infrastrukturën e naftës në Rusi, gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të benzinës në mbarë vendin.
    Në rajonin kufitar të Belgorodit, një grua u vra kur një predhë ukrainase goditi një shtëpi, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, në një postim në Telegram.
    Ushtria ruse tha se të paktën 65 dronë ukrainas u lëshuan ndaj objektivave ruse gjatë natës mes 20 dhe 21 shtatorit.
    Njësia e inteligjencës ushtarake ukrainase pretendoi se kishte shkatërruar të paktën tre helikopterë Mi-8 të parkuar në një bazë në Krime, gadishullin e Detit të Zi të pushtuar nga Rusia për më shumë se një dekadë. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm për sulmin.
    REL

  • Shqiptari i arratisur nga burgu në Greqi plagos me thikë dhe grabit një 25-vjeçare ukrainase! Policia greke në ndjekje të tij

    Shqiptari i arratisur nga burgu në Greqi plagos me thikë dhe grabit një 25-vjeçare ukrainase! Policia greke në ndjekje të tij

    Një 27-vjeçar shqiptyar i arratiru nga burgu një ditë më parë në Greqi, ka plagosur me thikë një shtetsase ukrainase në banesën e saj, ndërsa i rrëmbeu telefonin dhe 2 mijë euro.
    Mediat helene raportojnë se i riu shqiptar kishte hyrë me dhunë në banesën e marrë me qira nga 25-vjeçarja ukrainase, dhe pasi e ka goditur disa herë me thikë i ka marrë asaj telefonin dhe 2 mijë euro.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kypsës, në Kassandra të Halkidikisë.

    Sipas mediave 27-vjeçari shqiptar ishte arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandrës, ndërsa kryheshin punime në afërsi të burgut.
    Ai ishte arrestuar për transport të aligjshëm të emigrantëve. /Vizionplus.tv/

  • Pritë ukrainasve duke përdorur tubacionet, ja strategjia e forcave ruse

    Pritë ukrainasve duke përdorur tubacionet, ja strategjia e forcave ruse

    Për herë të parë ndodhi në Avdivka, në janar të vitit 2024, kur trupat ruse përdorën një tunel ujor, pjesërisht të përmbytur, për t’u futur vjedhurazi në një qark të qetë e të pyllëzuar të qytetit të Ukrainës, duke i hapur rrugën kështu pushtimit të qytetit disa javë më vonë.
    Prita e dytë u ngrit në fillim të marsit këtij viti në Sudzha, në rajonin Kursk të Rusisë. Forcat ukrainase, të cilat e kishin pushtuar rajonin shtatë muaj më parë, u zunë në befasi nga një grup tjetër ushtarësh rusë që depërtuan përmes një tubacioni akoma papërdorshëm të gazit. Forcat ukrainase u tërhoqën nga Kursku disa javë më pas.
    Dhe, tani duket se forcat ruse kanë bërë pritën e tretë përmes tubacionit, në veri të Kupianskut, një qytet në rajonin e Harkivit, ku trupat ukrainase ka kohë që përballen me trysni të vazhdueshme dhe të shtuar, përcjell A2.
    Operacioni, i cili duket se kulmoi javën e kaluar, përfshiu një numër të panjohur ushtarësh rusë që përdorën karroca dhe skuterë elektrikë për të lëvizur fshehurazi deri në 13 kilometra nën lumin Oskil.
    Ukraina i ka në dorë brigjet perëndimore të këtij lumi që rrjedh nga jugu dhe është mbështetur pjesërisht tek ai për mbrojtjen e Kupianskut dhe rajonit të Harkivit.
    Nuk është e qartë sa i suksesshëm ishte operacioni; zyrtarët ukrainas i mohuan fillimisht raportimet, por më pas duket se i minimizuan pasojat, duke thënë se përpjekja e rusëve ishte zmbrapsur, tubacioni ishte shkatërruar dhe përmbytur, dhe një numër i panjohur ushtarësh ishin marrë robër.
    Megjithatë, vëzhgues të fushëbetejës, përfshirë Deep State, i cili ka lidhje me ushtrinë ukrainase, tregojnë përparime të dukshme të forcave ruse në veri të Kupianskut, që është një nyje kyçe e hekurudhës që shtrihet në perëndim drejt rajonit të Harkivit.
    Më 17 shtator, u tha se trupat ruse përparuan deri në periferinë veriore të Kupianskut, dhe ndoshta edhe brenda kufijve të qytetit.
    Në çdo rast, kjo nënvizon ose zgjuarsinë, ose pakujdesinë e komandantëve rusë, si dhe përvojën e tyre për të ndërmarrë operacione të rrezikshme.
    Gërmime nën zjarrin e artilerisë
    Shumica e rrjetit të tubacioneve që shtrihet nëpër Ukrainë u ndërtua në epokën sovjetike, dhe ekspertët ukrainas thonë se është e mundshme që inxhinierët ushtarakë rusë të kenë harta dhe skema të hollësishme të këtij rrjeti.

    Sipas Deep State, i cili e theksoi për herë të parë operacionin javën e kaluar, njësitet ruse hynë në rrjetin vendës të tubacioneve akoma të papërdorshme në fshatin Liman Pershi, rreth 20 kilometra në veriperëndim të Kupianskut, në bregun lindor të lumit Oskil.
    Njësitet ndërtuan karroca të ulëta me rrota dhe përdorën skuterë elektrikë për të lëvizur nëpër tubacione. Këto lëvizje mund të shihen nga disa video të publikuara në kanalet ruse të Telegramit. Duke kaluar nën Oskil, në një thellësi deri në 2 metra, njësiteve iu deshën rreth katër ditë kohë për të arritur në Radkivka, në periferi veriore të Kupianskut. Gjithashtu, u vendosën rezerva ushqimi përgjatë rrugës.
    “Është për të ardhur keq që përvojat e Avdivkës dhe Sudzhës nuk u morën parasysh”, tha Deep State në një koment që shoqëronte gjetjet e tij. “Por, edhe një herë, duam të besojmë se ky ‘tubacion’ do të shërbejë më në fund si një mësim” për forcat ukrainase.
    Zyrtarët ushtarakë ukrainas reaguan duke e konfirmuar pjesërisht operacionin nëntokësor, duke pohuar gjithashtu se vetëm disa ushtarë rusë arritën të dilnin nga tubacioni dhe të merrnin pozicione përpara, dhe se shumica ishin vrarë ose kapur.
    “Dalja nga tubacioni që armiku u përpoq të përdorte për të lëvizur personel në Kupiansk është nën kontrollin e mbrojtësve ukrainas. Tubacioni nuk të çon drejtpërdrejt në qytet”, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë më 12 shtator.
    Në një video të publikuar nga një bloger i njohur i luftës ukrainas, një burrë i identifikuar si rus rob i luftës tha se oficerët dërgonin ushtarët në tubacion me grupe prej 10 vetash; ata që ngurronin, i lidhnin dhe i rrihnin. Ai tha se ishte zvarritur dhe se kishte përdorur karroca dhe skuterë, për të udhëtuar rreth 13 kilometra.
    Rreth 70 rusë kishin kaluar nëpër tubacion kur u përballën me trupat ukrainase, tha ushtari. Komandantët urdhëruan trupat e rrethuara ruse ta hidhnin veten në ajër.
    Videoja në fjalë nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
    Yuriy Fedorenko, komandant i një njësiti të Regjimentit të 429-të të Sistemeve të Pavarura të Ukrainës, tha se trupat ruse arritën të hapnin vrima në disa vende të tubacioneve, sidomos në zonat e pyllëzuara, gjë që u mundësonte të dilnin dhe të shpërndaheshin pa u diktuar nga dronët ukrainas.
    Forcat ukrainase shkatërruan një ose më shumë degë të tubacioneve, duke i bërë ato të pakalueshme, tha Fedorenko për Donbas Realities, programin e Shërbimit ukrainas të REL-it.
    “Ka pasur sulm pranë lumit Oskil,” tha ai. “Si rrjedhojë, tubacioni tani është i pakalueshëm”.
    Fedorenko tha se ishte e vështirë të mbroheshin kundër sulmeve ruse përmes tubacioneve për shkak të shtrirjes së madhe të rrjetit nëntokësor dhe vështirësisë për të sjellë traktorë ose ekskavatorë në pikat kyçe për të hapur ose bllokuar tubacionet.
    Disa raporte ukrainase thanë se tubacioni në fjalë pranë Kupianskut mund të jetë bllokuar pjesërisht ose shkatërruar në të kaluarën, por xhenierët ose ushtarët rusë arritën ta pastronin rrugën./ REL 

  • Ekspertët, të bindur: Beteja më e ashpër po vjen! Ja ku do të zbarkojnë 150 mijë ushtarë rusë

    Ekspertët, të bindur: Beteja më e ashpër po vjen! Ja ku do të zbarkojnë 150 mijë ushtarë rusë

    Pas muajsh përgatitjesh dhe zhvendosjesh strategjike, mbi 150,000 trupa ruse janë përqendruar rreth qytetit të fortifikuar të Pokrovskut, në zemër të rajonin të Donetskut. Kremlini ka vendosur në gatishmëri brigada tankesh dhe njësi këmbësorie, ndërsa Njësitë e reja ukrainase — përfshirë Brigadën e 156-të të Mekanizuar — janë dërguar me urgjencë në vijën e frontit për të ndalur ofensivën. Analistët paralajmërojnë se përplasja e ardhshme pritet të jetë më e madhe dhe më e përgjakshme se betejat e mëparshme në zonë.
    Brigada e 156-të e Këmbësorisë formohet në pranverë të vitit 2024 dhe më pas konvertohet në një njësi të mekanizuar me pajisje shtesë të blinduara. Gjatë vjeshtës dhe dimrit ajo rekrutoi dhe trajnoi mijëra ushtarë; këtë verë u vendos fillimisht në rajonin e Sumy-t. Tani, pas stacionimit dhe riorganizimit, ajo po dërgohet drejt Donetskut për t’u bashkuar me forcat që mbrojnë Pokrovskun. Operatorë ukrainas të droneve e kanë përshkruar këtë përballje si “betejën përfundimtare”.

    Pas humbjeve në përpjekjet e fundit rreth Pokrovskut, Rusia vendosi të intensifikojë ofensivën dhe të sjellë forca të mëdha për një sulm të fuqishëm me tanke. Në përforcimet e fundit përfshihen pesë brigada dhe regjimente nga rajone të ndryshme — përfshirë një regjiment tankesh, një regjiment këmbësorie, dy brigada të motorizuara dhe elementë të forcave detare e ajrore — të transferuara nga Oblastet e Sumit dhe Khersonit drejt zonës. Sipas të dhënave të inteligjencës, rreth 150,000 ushtarë rusë janë grumbulluar rreth Pokrovskut.

    Analistët, përfshirë Joni Askola, paralajmërojnë se beteja që po afrohet do të ketë intensitet dhe kosto njerëzore më të madhe sesa përplasjet e mëparshme të këmbësorisë në këtë rajon. Detyra e njësive ukrainase të sapoardhura — si Brigada e 156-të — do të jetë të ndalojnë dhe të sfidojnë forcat ruse shumë më të fuqishme. Më parë gjatë gushtit, brigadat ukrainase mbajtën vijat e frontit në Sumy duke bashkëpunuar me forcave e tjera të Korpusit të 18-të dhe Gardës Kombëtare të Azovit për të kundërshtuar avancimet ruse.
    Brigada e 156-të, ndonëse e re, konsiderohet një njësi e “klasës punëtore” dhe është e pajisur me tanke T-64BV, automjete BMP-1TS me topa 30 mm, transportues personeli M-113, BTR-60D të modernizuar, kamionë të blinduar Kozak dhe obusë M-109. Ajo pritet të fortifikojë pozicionet, të gërmojë dhe të përgatitet për përballje me tanke. Njësitë ukrainase kanë arritur të përballojnë sukseset e rusëve deri tani me mina, artileri, raketa antitank dhe, veçanërisht, me përdorimin e dronëve dhe mjetëve shpërthyese autonomike. Tani, me një fokus më të madh rus në sulme me tanke, ukrainasit shpresojnë t’i shkatërrojnë këto blindate siç kanë bërë më parë, duke aplikuar taktikat antitank dhe mbrojtjen e fortifikuar.

  • “Ky është terrori rus”, qytetet ukrainase tronditen nga bombat dhe dronët e Kremlinit

    “Ky është terrori rus”, qytetet ukrainase tronditen nga bombat dhe dronët e Kremlinit

    Forcat ruse nisën një sulm të madh të martën në qytetin juglindor të Zaporizhzhisë, duke vrarë një person 41-vjeçar, duke plagosur të paktën 18 persona dhe duke shkaktuar një numër zjarresh, tha guvernatori rajonal. Ivan Fedorov tha se dy fëmijë ishin midis të plagosurve.
    Në Zaporizhzhia, shërbimet e emergjencës së Ukrainës raportuan një zjarr që mbulonte një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë në tre ndërtesa banimi dhe në një stacion karburanti.
    Sipas raporteve paraprake, tha Fedorov, forcat ruse kishin kryer 10 sulme nga sisteme të shumëfishta lëshimi raketash, duke dëmtuar 10 ndërtesa apartamentesh dhe 12 shtëpi private.
    “Dëgjova disa shpërthime të largëta, shumë larg, kështu që shkuam të flinim. Dhe pastaj pati një shpërthim super të fortë që na i shpërtheu dritaret“, tha banori i Zaporizhzhisë, Oleksii, 35 vjeç, për Reuters.
    “Menjëherë dola jashtë dhe vrapova te fqinjët e mi për të shuar zjarrin. Isha shumë i shqetësuar për ta.” Qytete të tjera ukrainase në qendër, jug dhe lindje të vendit u sulmuan gjithashtu, ndërsa trupat ruse lëshuan më shumë se 100 dronë dhe rreth 150 bomba rrëshqitëse gjatë natës”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
    Një person u vra në rajonin jugor të Mykolaiv, tha Zelenskiy. Dy persona u plagosën në qytetin e Kharkiv në verilindje, sipas zyrtarëve rajonalë. Në rajonin qendror të Kievit, një qendër e madhe logjistike me pakicë u godit nga sulmet ruse, me kolona të trasha tymi të errët që ngriheshin në qiell dhe zjarrfikës që luftonin me flakët.
    “Ky është pikërisht lloji i terrorit ajror kundër të cilit Ukraina po bën thirrje për mbrojtje të përbashkët”, tha Zelenskiy në një postim në platformën X.
    “Tani është koha për të zbatuar mbrojtjen e përbashkët të qiejve tanë evropianë me një sistem mbrojtjeje ajrore shumështresore.”
    Deri më tani këtë muaj, Rusia ka lëshuar më shumë se 3,500 dronë të llojeve të ndryshme, gati 190 raketa dhe më shumë se 2,500 bomba ajrore, tha Zelenskiy.

  • Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

    Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka deklaruar se ndërtimi i një fabrike ukrainase në Danimarkë, e cila do të prodhojë karburant për raketat me rreze të gjatë Flamingo, do të çojë në një “përshkallëzim” të luftës në Ukrainë.
    Zakharova tha se vendimi i qeverisë daneze për të lejuar një fabrikë ushtarake ukrainase në territorin e saj rrit rrezikun e “përshkallëzimit” të konfliktit në Ukrainë dhe do të çojë në më shumë “gjakderdhje”.
    Ajo e quajti veprimin e qeverisë daneze një “aventurë”, duke pretenduar se kjo konfirmon qëndrimin armiqësor të Kopenhagenit ndaj Rusisë.
    Në fillim të shtatorit 2025, u bë e ditur se kompania ukrainase Fire Point do të nisë së shpejti prodhimin e karburantit në Danimarkë për raketat lundruese me rreze të gjatë Flamingo, duke zhvendosur prodhimin e saj jashtë Ukrainës.
    Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, shpalli planin.
    Sipas raportimeve, fabrika pritet të vendoset pranë bazës ajrore Skrydstrup në Danimarkën jugore, ku ndodhen avionët luftarakë danezë F-16.
    Zhvendosja e fabrikës së Fire Point nga Ukraina në Danimarkë do ta mbrojë atë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse.
    Ukraina zhvilloi raketën lundruese Flamingo në vetëm nëntë muaj. Në gusht, Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se raketa kaloi me sukses testet.
    Sipas tij, Flamingo mund të godasë objektiva tokësorë në distanca deri në 3,000 km. Informacione jozyrtare thonë se shpejtësia maksimale e saj arrin 950 km/h dhe pesha e saj është 1 ton.
    Aktualisht, kjo është raketa me rrezen më të gjatë të Ukrainës. Zelensky tha se prodhimi serik i Flamingos do të fillojë në fund të vitit 2025 ose në fillim të 2026-ës.

  • Ambasadori i BE: Rusia goditi selinë e qeverisë ukrainase me municione thërrmuese

    Ambasadori i BE: Rusia goditi selinë e qeverisë ukrainase me municione thërrmuese

    Rusia goditi një ndërtesë qeveritare ukrainase me municion thërrmues, thotë ambasadorja e BE-së në Ukrainë.
    Sipas mediave të huaja, Katarina Mathernova po viziton ndërtesën e kabinetit të ministrave në Kiev pas sulmit të djeshëm, së bashku me krerët e tjerë të misioneve diplomatike.
    “E pashë me sytë e mi: Putini e di saktësisht se çfarë po bën. Raketa balistike Iskander që goditi kabinetin e ministrave ishte e drejtuar pikërisht aty – në zemër të qeverisë së Ukrainës”, thotë ajo.
    “Na treguan mbetje të konsiderueshme të raketës aktuale. Dhe një mori shrapnelash që vinin nga municionet thërrmuese të ngulitura në raketën Iskander”, vijoi ajo më tej.
    Ajo përshkruan një “vrimë të madhe” të lënë nga një goditje e drejtpërdrejtë në çati.
    “Vetëm falë dështimit të raketës për të shpërthyer plotësisht, e gjithë ndërtesa nuk u shndërrua në rrënoja”, tha ajo më tej.
    Ajo vazhdon: “Provat e kësaj beteje ekzistenciale janë pikërisht para nesh: Putini po synon qëllimisht linjat jetësore të vendit – qeverinë e tij, energjinë e tij, njerëzit e tij”.

  • ‘Rusia do të prodhojë 2,500 raketa’/ Inteligjenca ukrainase: Putin po përgatitet për përballje me NATO-n

    ‘Rusia do të prodhojë 2,500 raketa’/ Inteligjenca ukrainase: Putin po përgatitet për përballje me NATO-n

    Zëvendësdrejtori i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Vadym Skibitsky, komentoi mbi prodhimin rus të armëve. Me anë të një interviste për mediat ukrainase, ai thekson se, Kievi ka informacion të saktë për këtë fakt.

    Sipas raportit, Rusia do të prodhojë 2,500 raketa, duke përfshirë raketa lundrimi, raketa balistike dhe raketa hipersonike, deri në fund të vitit 2025. Përveç kësaj, Rusia planifikon të prodhojë 57 avionë ushtarakë këtë vit, duke përfshirë modelet Su-57, Su-35, Su-34 dhe Su-30, gati 250 tanke të reja T-90M, 1,100 transportues të blinduar personeli dhe 365 sisteme të reja artilerie, shkruan A2 CNN.

    “Rusia synon të rrisë më tej prodhimin. Përveç kësaj, po vërejmë një rritje të ndjeshme në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, veçanërisht të dronëve Geran, Garpiya dhe FPV”, raportoi Skibitskyi.

    Sipas tij, Rusia prodhon armë në shkallë industriale dhe e ka orientuar plotësisht ekonominë e saj drejt luftës. “Sot shohim se Rusia po prodhon dhe modernizon kryesisht raketa – si strategjike ashtu edhe operacionale”, tha Skibitskyi. “Municionet e avionëve vijnë të dytat, të ndjekura nga dronët dhe gjithçka tjetër”.

    Ai theksoi se industria e armëve po punon vazhdimisht pavarësisht sanksioneve perëndimore: “I gjithë prodhimi ushtarak po funksionon në tre ndërrime.”

    Përveç kësaj, Rusia mbështetet në rezervat e vjetra sovjetike: “Nëse është e nevojshme, ata i nxjerrin armët sovjetike nga depoja dhe i ripërdorin ato”, tha Skibitskyi. “Është e vështirë të thuhet se sa armë janë ende në depo sot, pasi shifrat ndryshojnë. Raportet tregojnë se Federata Ruse ka përdorur tashmë 50 deri në 75 përqind të rezervave të saj të vjetra të armëve.”

    Sakaq, Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se “plani imperialist” i Presidentit rus Vladimir Putin “nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës, por se ky është vetëm fillimi”. Duke folur në një konferencë të ambasadorëve gjermanë, Merz deklaroi se “po vuajmë çdo ditë sulme hibride ruse gjithnjë e më intensive, përfshirë edhe infrastrukturën tonë”, dhe theksoi “provokimet” e Moskës në Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

     

  • Tanke të fryra me ajër dhe armë të rreme, si po i mashtrojnë ukrainasit forcat ruse në fushëbetejë? (FOTO)

    Tanke të fryra me ajër dhe armë të rreme, si po i mashtrojnë ukrainasit forcat ruse në fushëbetejë? (FOTO)

    Në qershor të vitit 2023, një video filloi të përhapet në kanalet sociale ruse pro-luftës, duke treguar me sa duket një dron që shkatërronte një tank ukrainas në një shpërthim masiv. Por jo gjithçka është ashtu siç duket në luftën Rusi-Ukrainë.
    Ajo video u pasua nga pamjet ukrainase që tregonin një ushtar që qeshte duke treguar me gisht rrënojat që digjeshin dhe duke thirrur: “Ata kanë goditur tankun tim prej druri”.
    Tanku në fjalë duket të jetë një karrem i përdorur nga forcat ukrainase për të mashtruar rusët.
    Është një nga mijëra modele në shkallë të plotë të pajisjeve ushtarake të përdorura si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia për të mashtruar armikun që të shpërdorojë municione, kohë dhe përpjekje të vlefshme.
    Pothuajse çdo gjë që shihet në vijën e frontit – nga radarët e vegjël dhe granatahedhësit te xhipat, kamionët, tanket dhe ushtarët e vërtetë – mund të jetë e rreme.
    Këto imitime mund të vijnë në pako të sheshta, të jenë të fryra, 2D ose të krijojnë një iluzion radari të një tanku duke reflektuar valët e radios në një mënyrë të veçantë.
    Në rastin e disa llojeve të armëve të vendosura në Ukrainë, të paktën gjysma e tyre janë në të vërtetë imitime karremesh.
    Artileri e sheshtë
    Ndër karremet më të njohura të përdorura nga ushtria ukrainase janë modelet e topave M777 të prodhuar në Britani. Aleatët perëndimorë kuptohet se i kanë furnizuar Kievit më shumë se 150 nga këto armë artilerie shumë të manovrueshme dhe të sakta, të quajtura “Tre Boshtet” nga ushtarët ukrainas.
    Ashtu si me shumë lloje të tjera pajisjesh të përdorura nga ushtria ukrainase, vullnetarët luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e maketeve të karremeve.
    Ruslan Klimenko thotë se vetëm grupi i tij vullnetar Na Chasi ka prodhuar dhe furnizuar forcat ukrainase rreth 160 modele të M777. Ajo që i bën ato veçanërisht të njohura është fakti se ato duhen tre minuta, dy persona dhe asnjë mjet për t’u montuar në vijën e frontit, thotë Klimenko.
    “Pavarësisht se sa dorëzohen, të gjitha do të përdoren mirë”, i thotë ai BBC-së.
    Pavlo Narozhny nga një grup tjetër vullnetarësh, i quajtur Reaktyvna Poshta, thotë se në çdo kohë të caktuar janë në prodhim 10-15 karreme M777.
    Karremat e Reaktyvna Poshta janë bërë prej kompensate, vijnë në pako të sheshta dhe kushtojnë rreth 500-600 dollarë.
    Rusia shpesh i shënjestron ato me dronë kamikazë Lancet që kushtojnë rreth 35,000 dollarë.
    “Bëjeni llogarinë vetë”, thotë Narozhny.
    Një nga karremat e tij M777, me nofkën Tolya, ka kaluar më shumë se një vit në vijën e frontit, duke mbijetuar goditjet me të paktën 14 Lancet, pretendon ai.
    Trupat “vazhdojnë ta montojnë përsëri me shirit ngjitës dhe vida, dhe kthehen në vijën e frontit”, thotë Narozhny.
    Shumë varet nga mënyra se si vendosen karremat. Për të tërhequr me sukses zjarrin e armikut, ndihmon të rikrijohet me besnikëri një pozicion i vërtetë i plotë me gryka në rrota dhe arka municionesh. Kur bëhet siç duhet, kjo mund të mashtrojë jo vetëm armikun, por edhe oficerët vizitorë.
    “Kemi pasur një rast në një brigadë ku një komandant vizitor u mashtrua nga një karrem: Ai pyeti: ‘Kush dha urdhër për të vendosur artileri? Nga erdhën M777-at’”, thotë një oficer nga Brigada e 33-të e Mekanizuar e Ukrainës, i cili përdor shenjën e thirrjes Charisma.
    Sipas tij, një taktikë tjetër është heqja e shpejtë e topave të vërtetë, siç janë mortajat, pas përdorimit dhe zëvendësimi i tyre me karrem.
    “Ato janë ideale për të mashtruar armikun dhe për t’i bërë ata të shpenzojnë burime të shtrenjta për asgjë. Ato funksionojnë, ne kemi nevojë për më shumë prej tyre”, thotë ai.
    Arsenali i karremeve të Rusisë është gjithashtu i pasur dhe i larmishëm. Rreth gjysma e dronëve të përfshirë në çdo sulm ajror të fundit të Rusisë janë në fakt imitime të lira, thotë ushtria ukrainase.
    “Këto ditë është pesëdhjetë me pesëdhjetë. Pesëdhjetë përqind janë dronë të vërtetë Shahed dhe pesëdhjetë përqind janë dronë imitues. Detyra e tyre është të mbingarkojnë mbrojtjen tonë ajrore dhe idealisht të na bëjnë të përdorim një raketë kundër një droni që kushton shumë”, thotë zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuri Ihnat.
    “Ndonjëherë është një gjë kompensate që duket sikur është shkatërruar nga disa nxënës shkolle”, shtoi ai.
    Megjithatë, ndërsa është në ajër, duket njësoj si një dron vdekjeprurës Shahed për radarët ukrainas, thotë Kolonel Ihnat.

  • Lufta/ 4 të vrarë e 44 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Pamjet kur goditet godina qeveritare në Kiev

    Lufta/ 4 të vrarë e 44 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Pamjet kur goditet godina qeveritare në Kiev

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, informoi se katër persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës.

    Së paku 44 të tjerë kanë mbetur të lënduar, sipas postimit të Zelensky në X.

    Ndërkohë Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ka publikuar në rrjetet e saj sociale imazhe që tregojnë dëmet që sulmi rus shkaktoi duke i vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe i ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat,

    Në pamje duket zjarri në katet e sipërme dhe tymi që ngrihet mbi ndërtesë.

    Svyrydenko tha se çatia dhe katet e sipërme “u goditën në sulmin e armikut”, por shtoi se “Zjarrfikësit po shuanin flakët”.

    Është hera e parë që një ndërtesë qeveritare ukrainase goditet që nga fillimi i luftës në 2022, dhe kjo mund të shënojë një përshkallëzim të konfliktit.

    “Ne do të rindërtojmë atë që është shkatërruar. Por jetët e humbura nuk mund të rikuperohen. Rusia vazhdon të terrorizojë dhe të vrasë njerëzit tanë çdo ditë,” tha kryeministrja.

    Ky është sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

    Forca ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 805 dronë përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, si dhe 13 raketa.

    Mbrojtja ukrainase i ka rrëzuar 751 dronë dhe katër raketa.