Tag: ujore

  • FOTO – Policia e Shkodrës dhe FRONTEX patrullime intensive përgjatë kufirit Shqipëri- Mali i Zi…

    FOTO – Policia e Shkodrës dhe FRONTEX patrullime intensive përgjatë kufirit Shqipëri- Mali i Zi…

    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Njësia Speciale “DELTA” dhe Policia Kufitare e Malit të Zi, patrullime intensive në hapësirën ujore të qarkut Shkodër dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi. Në këto patrullime të mbështetura nga FRONTEX, mori pjesë dhe Administrata e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës.
    Objektivat kryesorë:-Parandalimi i veprimtarive të paligjshme në hapësirën ujore, si trafikimi i lëndëve narkotike/armëve, kalimi i kundërligjshëm i kufirit dhe krimet kundër mjedisit;-Rritja e parametrave të sigurisë për qytetarët dhe turistët;-Forcimi i kontrollit në zonat kufitare;-Identifikimi i pikave problematike në kufijtë tokësorë dhe ujorë;-Shkëmbimi i informacionit operacional me partnerët rajonalë;-Parandalimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

    Kontrollet janë zhvilluar në zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese, në liqenin e Shkodrës, në lumin Buna, në pikat strategjike tokësore dhe ujore, si dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi.
    Gjatë fazës së parë të këtij plani operacional, ndër të tjera, janë kontrolluar:-Dokumentacioni i mjeteve lundruese;-Pajisjet e sigurisë që kanë këto mjete;-Respektimi i itinerareve të miratuara;-Respektimi i rregullave të qarkullimit ujor.

    DVKM Shkodër do të vijojë kontrollet në kuadër të planit operacional “LIQENI 2025”, gjatë gjithë sezonit veror.
    Ky nivel bashkëpunimi, dëshmi e rëndësishme e angazhimin policor dhe bashkëpunimit shumë të mirë ndërinstitucional, në funksion të sigurisë së jetës së qytetarëve, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, si dhe të rritjes së besimit të qytetarëve/turistëve, te strukturat e Policisë.
    Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo veprimtari të dyshimtë, pranë njësive fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112. /Njoftim për mediat i DVP Shkodër/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ukraina kryen një tjetër mision në Rusi, dronët nën ujorë sulmojnë Urën e Krimesë me 1 100 ton eksploziv

    Ukraina kryen një tjetër mision në Rusi, dronët nën ujorë sulmojnë Urën e Krimesë me 1 100 ton eksploziv

    Shërbimi sekret i Ukrainës ka kryer një tjetër mision në territorin rus, me pasoja të konsiderueshme. Mediat e Kievit raportojnë se dronët nën ujorë me 1 100 ton ekspozivë kanë sulmuar Urën e Krimesë, objektin strategjik të Vladimir Putin. Ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me territorin rus.

    Në pamjet e publikuara në rrjet, duket momenti kur përgatitet një nga dronët nën ujorë nga pjesëtarë të shërbimit sekret të Ukrainës.

    Autoritetet ruse kanë konfirmuar shpërthime në afërsi të urës, ndërsa lëvizja e mjeteve është pezulluar përkohësisht. Ukraina nuk ka dhënë deklaratë zyrtare, por zyrtarë të inteligjencës perëndimore e kanë cilësuar sulmin si pjesë të strategjisë për të ndërprerë linjat logjistike të ushtrisë ruse në jug të vendit.

    Agjencia Reuters raporton se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se kishte vendosur 1,100 kg eksplozivë nën ujë, duke dëmtuar mbështetëset e urës. “Rusia nuk e konfirmoi sulmin, por ndaloi përkohësisht trafikun mbi urë nga ora 4:00 deri në 7:00 të mëngjesit”, shkroi Reuters.

    The Guardian thotë në artikull se sulmi ndodhi në orën 4:44 të mëngjesit dhe se Ukraina publikoi video të shpërthimit. “Ky është sulmi i tretë ndaj urës që nga fillimi i luftës”.

    Ndërsa Euronews raporton se SBU konfirmoi se operacioni ishte planifikuar për disa muaj dhe se shpërthimi nuk shkaktoi viktima civile. “Ura është një objektiv kyç për Ukrainën për shkak të rëndësisë së saj strategjike për furnizimin e trupave ruse”, raporton Euronews.

    Sky News e përshkruan urën si “krenarinë personale të Putinit” dhe theksoi se sulmi do të ketë ndikim të madh simbolik dhe strategjik, duke e cilësuar si një nga objektivat më të rëndësishëm të Ukrainës.

    AP News e konsideron goditjen ukrainase si shpagim për sulmin e ushtrisë ruse në qytetin e Sumit që vrau të paktën tre persona.

     

  • Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%

    Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%

    Komisioni Evropian pritet t’u bëjë thirrje zyrtarisht shteteve anëtare që të ulin konsumin e ujit me të paktën 10% deri në vitin 2030, sipas një plani që do të paraqitet muajin e ardhshëm.
    Financial Times shkruan se kjo është hera e parë që Komisioni ka vendosur një objektiv për efikasitetin e ujit, duke sinjalizuar shqetësimin e tij të fortë në lidhje me shterimin e shpejtë të rezervave ujore nëntokësore në Evropë.
    Objektivi prej 10% nuk do të jetë detyrues, por Komisioni i inkurajon shtetet anëtare të vendosin objektivat e tyre kombëtare dhe të investojnë në një mbledhje më të mirë të të dhënave, e cila aktualisht mungon kryesisht në sektorin e ujit. Disa vende të prekura veçanërisht nga thatësira, si Spanja, kanë vendosur tashmë kufijtë e tyre të konsumit dhe masat e efikasitetit.
    “Duhet të mendojmë se si ta përdorim ujin në mënyrë më efikase”, tha për Financial Times, Komisionerja Evropiane e Mjedisit, Jessica Rosvall.
    “Edhe kur bëjmë dush, duhet të mendojmë për këtë”, nënvizoi ajo.
    Presioni mbi sistemin e ujit të Evropës është tani i dukshëm. Haris Sachinis, Drejtor Ekzekutiv i EYDAP, ka paralajmëruar vazhdimisht se Athina rrezikon të mbetet pa ujë brenda dy viteve të ardhshme nëse kushtet aktuale hidrologjike vazhdojnë.
    Ndërkohë në Qipro, viti 2025 shënon periudhën e tretë radhazi të thatësirës dhe vitin e tetë më të keq për rezervat e ujit në 50 vitet e fundit, sipas Ministres së Bujqësisë Maria Panayiotou.
    Në shumë zona të Evropës Jugore, si në Itali dhe Spanjë, kufizimet e ujit gjatë verës, përfshirë ndalimin e mbushjes së pishinave, janë bërë praktikë e zakonshme.
    Sakaq, plani i Komisionit thekson nevojën për investime në tuba, pompa dhe impiante trajtimi, pasi në shumë vende shkalla e humbjeve për shkak të rrjedhjeve është e madhe, ku një shembull tipik është Bullgaria që humb 60% të ujit nga rrjeti çdo vit.
    Komisioni vlerëson se nevojiten 23 miliardë euro euro në vit për financim të përshtatshëm të infrastrukturës ujore, ndërsa Banka Evropiane e Investimeve planifikon të vërë në dispozicion një program kredie dhe garancie prej 15 miliardë eurosh për periudhën 2025-2027.
    Në të njëjtën kohë, vihet re se vetëm 2.4% e ujit riciklohet çdo vit në BE, me planin që synon rritjen e kësaj përqindjeje përmes promovimit të teknologjive të ripërdorimit.
    Plani i ri vjen në një kohë kur tensionet rreth të drejtave të ujit janë në rritje. Në vende si Franca dhe Spanja , konfrontimet midis fermerëve dhe organizatave mjedisore mbi ndërtimin e digave kanë shkaktuar reagime shoqërore vitet e fundit.
    Komisioni paralajmëron se rritja e kërkesës për burime të kufizuara ujore mund të çojë në një “rrezik potencial konfliktesh brenda dhe midis shteteve anëtare“. “Kur flasim për ujin, ai nuk njeh kufij“, thekson plani.
    Teksti përfundimtar i draftit pritet të dorëzohet zyrtarisht muajin e ardhshëm dhe mund të pësojë ndryshime para publikimit.

  • Sulmi terrorist, India gati të thajë lumin që çon ujë në Pakistan

    Sulmi terrorist, India gati të thajë lumin që çon ujë në Pakistan

    India ka pezulluar një pjesë të Traktatit të Ujrave të vitit 1960 pas sulmit të përgjakshëm në Pahalgam,  ku mbetën të vrarë 26 persona
    Ky traktat, që I ka mbijetuar dy luftërave mes Indisë dhe Pakistanit, ka ndarë prej dekadash burimet ujore të basenit të Indus midis dy vendeve. Vendimi i Indisë shihet si pjesë e një sërë masash kundër Pakistanit, të cilin Delhi e akuzon për mbështetje ndaj terrorizmit, një akuzë që Islamabad e mohon kategorikisht.
    Traktati i njohur ndërkombëtarisht i jep Indisë të drejtën për të përdorur lumenjtë lindorë Ravi, Beas dhe Sutlej, ndërsa Pakistanit i siguron 80% të rrjedhës së lumenjve perëndimorë Indus, Jhelum dhe Chenab, burime kyçe për bujqësinë dhe energjinë në Pakistan.
    Me pezullimin e traktatit, India nuk është më e detyruar të ndajë të dhëna për projektet ujore apo për përmbytjet me Pakistanin. Ekspertët thonë se kjo i hap rrugë Indisë për të ndërtuar ose modifikuar diga dhe struktura për të mbajtur ose devijuar më shumë ujë.
    Megjithatë, shumica e hidrocentraleve ekzistuese indiane janë të tipit “run-of-the-river”, që nuk magazinojnë sasi të mëdha uji, duke e bërë praktikisht të pamundur ndalimin e rrjedhjes së ujërave në stinën e shirave.
    Rreziku më i madh për Pakistanin qëndron në stinën e thatë, kur çdo litër ujë është jetik. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e të dhënave, devijimi i rrjedhave ose lëshimi i papritur i ujit nga digat mund të kenë pasoja të rënda në territorin pakistanez.
    India ndoshta nuk mund ta ndalojë plotësisht ujin që rrjedh në Pakistan, por për herë të parë në dekada, po vendos të testojë kufijtë e një marrëveshjeje që ka qenë gur themeli i paqes ujore në Azinë Jugore.