Tag: ujore

  • Përkeqësim i klimës, rezervat ujore në Evropën Jugore po shterojnë/ Priten pasoja të rënda në sigurinë ushqimore

    Përkeqësim i klimës, rezervat ujore në Evropën Jugore po shterojnë/ Priten pasoja të rënda në sigurinë ushqimore

    Pjesë të mëdha të rezervave ujore të Evropës Jugore po thahen, teksa uji i ëmbël po pakësohet, situatë që do të sjellë pasoja të rënda.

    Shkencëtarët në University College London (UCL), në bashkëpunim me Watershed Investigations dhe Guardian, analizuan të dhënat e viteve 2002 deri në vitin 2024 nga satelitët, të cilët gjurmojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës.
    Gjetjet kanë zbuluar se pjesë të mëdha të jugut dhe juglindjes janë tharë, duke përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Italisë, Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Rumanisë dhe Ukrainës.
    “Trendi i tharjes në Evropë do të ketë ndikime të gjera, duke goditur sigurinë ushqimore, bujqësinë dhe ekosistemet që varen nga uji, veçanërisht habitatet e ushqyera nga ujërat nëntokësore”, sipas tha Mohammad Shamsudduha, profesor i krizës së ujit dhe reduktimit të rrezikut në UCL.
    Rezervat në rënie të Spanjës, tha ai, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbështetet shumë te Spanja dhe vendet e tjera evropiane për fruta dhe prodhime.
    Agjencia e Mjedisit e ka paralajmëruar tashmë Anglinë të përgatitet për thatësirë që do të vazhdojë deri në vitin 2026, përveç nëse ka reshje të konsiderueshme shiu gjatë vjeshtës dhe dimrit.
    “Duhet ta pranojmë që ndryshimi i klimës është real, po ndodh dhe po na prek”, tha Shamsudduha, duke bërë thirrje për menaxhim më të mirë të ujit.
    Globalisht, vatra të nxehta tharjeje po shfaqen në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën e Jugut, përgjatë bregdetit perëndimor të SHBA-së dhe në pjesë të mëdha të Kanadasë, me Groenlandën, Islandën dhe Svalbardin që gjithashtu tregojnë tendenca dramatike tharjeje.
    Në Iran, Teherani po i afrohet “ditës zero” kur nuk do të ketë më ujë çezme dhe po planifikohet racionimi i ujit.

    Top Channel

  • Administrimi dhe mbrojtja e lumenjve, sfidë për ruajtjen e pasurisë ujore

    Administrimi dhe mbrojtja e lumenjve, sfidë për ruajtjen e pasurisë ujore

    Përparimi i Kinës në mbrojtjen dhe administrimin e lumenjve ka forcuar ndjeshëm kontrollin e përmbytjeve, furnizimin me ujë, sigurinë ushqimore e sigurinë ekologjike, duke hedhur themele më të forta për zhvillimin ekonomik e shoqëror me cilësi të lartë.
    Vendi i përmbahet parimit të “përparësisë së kursimit të ujit”, ka zbatuar plotësisht nismën kombëtare për kursimin e ujit dhe ka vendosur kufizime të rrepta lidhur me burimet ujore, duke nxitur një ndryshim nga përdorimi ekstensiv e joefikas i ujit drejt kursimit dhe efikasitetit.
    Me vetëm 6 për qind të burimeve të ujit të ëmbël në botë, Kina mban pothuajse 20 për qind të popullsisë botërore dhe krijon më shumë se 18 për qind të prodhimit ekonomik global.
    Ndërsa ndryshimi klimatik përshpejtohet, siguria globale e ujit përballet me trysni në rritje, dhe administrimi i lumenjve është bërë një sfidë gjithnjë e më e madhe, për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar për të trajtuar problemin e mungesës së ujit.
    Përgjatë viteve, Kina ka zhvilluar bashkëpunim të gjerë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në fushën e burimeve ujore, ka ndarë përparimet në kërkimin global të shkencave ujore dhe ka bashkëpunuar me vende e rajone të ndryshme në mbarë botën për të përballuar sfidat në rritje lidhur me ujin, vihet në dukje në raport, duke shtuar gjithashtu që Kina do të vijojë të ndërmarrë hapa konkretë për të çuar përpara objektivat në lidhje me ujin në kuadër të Agjendës për Zhvillimin Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

  • Uji i pijshëm i ambalazhuar, KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

    Uji i pijshëm i ambalazhuar, KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

    Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët. Të paktën këtë konstaton raporti i fundit i Kontrollit ë Lartë të Shtetit që është ndalur në një auditim specifik për këtë segment. Konkretisht KLSH vlerëson se sistemi i ngritur nuk ka arritur të garantojë qytetarin për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar që hidhet në treg. “Megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij.
    Ndryshimet e kompetencave në strukturat shtetërore, kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kanë ndikuar në funksionimin e fragmentuar të sistemit” nënvizon raporti i KLSH në përmbledhjen e gjetjeve. I njëjti raport nënvizon se kuadri ligjor e rregullator paraqitet i pa harmonizuar dhe në disa raste kontradiktor, nuk mundëson konkurrencë mes projekteve për përdorimin e burimit ujor dhe ka kritere të dobëta për dhënien e lejeve dhe licencave. “Nga ana tjetër, mangësitë e institucioneve në drejtim të, analizimeve laboratorike, bashkëveprimeve ndërinstitucionale si dhe informimit të publikut, nuk kanë garantuar cilësinë e ujit të ambalazhuar dhe sigurinë e nevojshme për qytetarin” thuhet në këtë përmbledhje.
    KLSH konstaton se edhe në rastet kur nga autoritetet kanë rezultuar ujëra jo konform pas denoncimeve që mund të jenë bërë apo konstatimeve, hetimet nuk kanë qenë shteruese për të gjetur arsyen teksa nënvizohet se transporti me autobot i ujit mbetet jashtë mbikëqyrjeve. Në raport nënvizohet se sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore deri në fund të vitit 2024 janë të regjistruara 52 leje përdorimi të burimeve ujore të miratuara për ujë të pijshëm të ambalazhuar të cilat u përkasin 41 subjekteve tregtarë. Nga këto, 14 prej tyre janë me kontratë koncesioni që datojnë në vitet 2004 deri 2008 me afat vlefshmërie rreth 30 vite. Lejet/autorizimet e tjera kanë një afat vlefshmërie prej 5 vitesh sipas vendimeve të marra nga Këshillat e Baseneve Ujore përkatëse.

  • Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

    Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

    Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët. Të paktën këtë konstaton raporti i fundit i Kontrollit ë Lartë të Shtetit që është ndalur në një auditim specifik për këtë segment.

    Konkretisht KLSH vlerëson se sistemi i ngritur nuk ka arritur të garantojë qytetarin për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar që hidhet në treg.

    “Megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij. Ndryshimet e kompetencave në strukturat shtetërore, kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kanë ndikuar në funksionimin e fragmentuar të sistemit” nënvizon raporti i KLSH në përmbledhjen e gjetjeve.

    I njëjti raport nënvizon se kuadri ligjor e rregullator paraqitet i pa harmonizuar dhe në disa raste kontradiktor, nuk mundëson konkurrencë mes projekteve për përdorimin e burimit ujor dhe ka kritere të dobëta për dhënien e lejeve dhe licencave.

    “Nga ana tjetër, mangësitë e institucioneve në drejtim të, analizimeve laboratorike, bashkëveprimeve ndërinstitucionale si dhe informimit të publikut, nuk kanë garantuar cilësinë e ujit të ambalazhuar dhe sigurinë e nevojshme për qytetarin” thuhet në këtë përmbledhje.

    KLSH konstaton se edhe në rastet kur nga autoritetet kanë rezultuar ujëra jo konform pas denoncimeve që mund të jenë bërë apo konstatimeve, hetimet nuk kanë qenë shteruese për të gjetur arsyen teksa nënvizohet se transporti me autobot i ujit mbetet jashtë mbikëqyrjeve.

    Në raport nënvizohet se sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore deri në fund të vitit 2024 janë të regjistruara 52 leje përdorimi të burimeve ujore të miratuara për ujë të pijshëm të ambalazhuar të cilat u përkasin 41 subjekteve tregtarë.

    Nga këto, 14 prej tyre janë me kontratë koncesioni që datojnë në vitet 2004 deri 2008 me afat vlefshmërie rreth 30 vite. Lejet/autorizimet e tjera kanë një afat vlefshmërie prej 5 vitesh sipas vendimeve të marra nga Këshillat e Baseneve Ujore përkatëse./ Monitor/ 

  • Përcaktohen kufijtë hidrografikë dhe shtatë rajonet e baseneve lumore në Shqipëri

    Përcaktohen kufijtë hidrografikë dhe shtatë rajonet e baseneve lumore në Shqipëri

    Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kufijve hidrografikë dhe territorialë të baseneve lumore dhe të trupave të tjerë ujore sipërfaqësore, ujërave nëntokësore dhe ujërave bregdetare, si dhe për krijimin e Këshillave të Baseneve Lumore (KBL) për menaxhimin e tyre.
    Sipas vendimit, në territorin e Shqipërisë ngrihen shtatë rajone të baseneve lumore: Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Për çdo rajon, KBL-ja do të ketë qendër në qytetin kryesor të basenit dhe do të drejtohet nga prefekti i qarkut përkatës.

    Këshillat përbëhen nga drejtues të institucioneve lokale, përfaqësues të grupeve të interesit dhe autoritete të menaxhimit të burimeve ujore. Numri i anëtarëve varion nga 15 deri në 31 për çdo këshill, sipas madhësisë dhe kompleksitetit të basenit.

    Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) do të publikojë informacionin mbi autoritetet kompetente, mbulimin gjeografik, përgjegjësitë dhe marrëdhëniet institucionale të këtyre këshillave, duke e bërë të disponueshëm për publikun brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të vendimit. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe shfuqizon VKM-në nr. 696, datë 30.10.2019, mbi kufijtë e baseneve ujore në Shqipëri.

  • Zgjerimi i rrjetit të monitorimit të ujit ka ndikuar dukshëm në përmisimin e cilësisë së tij

    Zgjerimi i rrjetit të monitorimit të ujit ka ndikuar dukshëm në përmisimin e cilësisë së tij

    Kina do të zgjerojë sistemin e saj të rrjetit të monitorimit të ujit për të përfshirë mbi 200 trupa të vegjël ujorë shtesë dhe do të prezantojë tregues ekologjikë gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), njoftoi Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.
    Kina ka arritur rezultate pozitive në mbajtjen e ujërave të saj të pastra, tha Jiang Huohua, kreu i Departamentit të Ekologjisë dhe Mjedisit të Ujit në ministri, në një konferencë për shtyp.
    Sipas tij, përqindja e trupave ujorë sipërfaqësorë në ose mbi gradën III në sistemin me pesë nivele të cilësisë së ujit të vendit ishte rreth 89 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin e vendosur për periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).
    Nga viti 2015 deri në vitin 2024, përqindja e trupave ujorë sipërfaqësorë në ose mbi gradën III u rrit nga 64.5 për qind në 90.4 për qind, duke shënuar nëntë vjet përmirësimi radhazi, shtoi Jiang.
    “Rrjeti i monitorimit të ujit do të shtrihet përtej lumenjve kryesorë për të përfshirë degët dhe trupat e vegjël ujorë gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, për të pasqyruar më mirë kushtet e ekosistemeve ujore më afër komuniteteve”,- tha ai.
    Jiang tha se kur përcaktohen objektivat ekologjike të ujit, duke i kushtuar vëmendje treguesve fizikë dhe kimikë, duhet të përfshihen edhe treguesit përkatës ekologjikë të ujit për të pasqyruar më mirë kushtet e ekosistemit ujor.

  • Biznesmeni pukjan ‘lan duart’ me banorët e Shëngjergjit: Kemi marrë leje sipas ligjit, për vaditje nuk i pengojmë

    Biznesmeni pukjan ‘lan duart’ me banorët e Shëngjergjit: Kemi marrë leje sipas ligjit, për vaditje nuk i pengojmë

    Pamje nga perplasja

    TIRANE- Një video e cila u kthye virale në rrjetet sociale mesditën e të dielës, ngriti edhe njëherë shqetësimin për përdorimin e burimeve ujore në vend nga kompanitë private. Pas Kaçinarit, Kurdarit, dje në Shëngjergj ndodhi një tjetër përplasje mes banorëve të revoltuar dhe administratorit të subjektit “Krullia shpk”, Blerim Ndou.
    Shkak ishte kalimi në tokën e banorëve të tubove të kompanisë për të zgjeruar aktivitetin në zonën e Shëngjergjit. Në fakt arsyeja kryesore përse banorët pengojnë privatin është ruajtja e burimeve ujore përmes të cilave ata kryejnë vaditje dhe punët e përditshme.

    “ZËRI” e ka ndjekur më tej këtë çështje dhe kontaktoi via “email” administratorin Blerim Ndreu. Ky i fundit, pretendon se ka një leje konform ligjit e cila i jep të drejtë të shfrytëzojë burimet ujore në Shëngjergj.
    Pyetjeve tona, se a ka një kontratë apo marrëveshje me banorët e cila ka vlerë ligjore përsa i përket përdorimit të burimit për vaditje, Ndou nuk i është përgjigjur, por ka thënë se në lejen që institucionet i kanë dhënë është e sqaruar që banorët mund të vazhdojnë të përdorin burimet për vaditje.
    “Jemi subjekt në përputhje me ligjin, kemi shmangur çdo konflikt të mundshëm me banorët duke i kuptuar për mos-informimin. Kemi hasur në vështirësi dhe jemi munduar t’i informojmë rreth kushteve të lejes për shfrytëzimin e ujit dhe detyrave që na janë dhënë nga institucionet për mirëmbajtjen e burimit, duke siguruar kushtet për të parandaluar ndotjen e burimit nga kafshët e egra dhe duke e rrethuar me rrjetë, sipas ‘kriterit të sigurisë’.
    I kemi shpjeguar me shumë durim dhe respekt disa herë se kemi kushte në lejen e dhënë, të cilat përcaktojnë që nuk do të pengohet marrja e ujit nga banorët e fshatit për nevojat e tyre, si për vaditje apo për nevoja të ndryshme. Ne kemi të drejtë të shfrytëzojmë vetëm një pjesë të vogël të ujit, duke respektuar gjithmonë kushtet e lejes.
    Banorët, fatkeqësisht, nuk na kanë kuptuar, duke menduar se ne do t’ua marrim ujin, edhe pse ua kemi shpjeguar disa herë se kushtet e lejes përcaktojnë qartë: ‘mos të pengohet furnizimi me ujë i banorëve të fshatit dhe të mos kufizohen nevojat për ujitje, duke respektuar sasinë që është në përdorim’.
    Sa i përket Policisë së Shtetit, kemi bërë disa kallëzime në Komisariatin nr. 4, duke kërkuar mbështetje për zbatimin e ligjit dhe duke dorëzuar dokumentat. Por kemi hasur shumë vështirësi edhe nga ata, pasi nuk kanë vepruar, madje shpesh na kanë keqtrajtuar, duke mos i dhënë zgjidhje problemit dhe duke mos shmangur konfliktet me banorët.
    Shpresoj që Policia të veprojë sipas ligjit dhe të mos keqtrajtojë subjektet apo personat që kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit”,-mbyll Ndou reagimin e tij për ZËRI.
    Por çfarë është duke ndodhur me burimet ujore të vendit? Nga jugu në veri, dhjetra denoncime këtë verë kanë qenë në qendër të protestave dhe përplasjeve të banorëve me përfaqësuesit e kompanive private. Një prej tyre është edhe ndërtimi i 4 hidrocentraleve të vegjël në Kaçinar të Mirditës, rast i cili është shoqëruar me protesta të vazhdueshme e përplasje mes banorëve dhe autoriteteve. Ndërkohë, rezistenca e banorëve të fshatit Suç për ndalimin e ndërtimit të një hidrocentrali në zallin e “Lusës” ka muaj që zhvillohet. Në Mirditë banorët u betuan mbi bibël që do të mbrojnë burimet ujore të zonës dhe se do ti ruajnë ato, një traditë e hershme kanunore./ZËRI

  • Skafi shkel perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, ndëshkohet me 100 mijë lekë

    Skafi shkel perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, ndëshkohet me 100 mijë lekë

    Një mjet lundrues tip skaf është bllokuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Borshit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

    Pas denoncimeve në rrjetet sociale dhe publikimit të pamjeve filmike, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë ndërhynë menjëherë, lokalizuan dhe bllokuan mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Ll., u ndëshkua me masën administrative prej 100 000 lekësh.

    Policia Kufitare apelon për respektim rigoroz të zonave të lejuara për lundrim dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të perimetrit të sigurisë në numrin 112, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme për sigurinë në plazhe.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

    Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

    Një person i cili shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh, është ndëshkuar me masë administrative.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.LL., është gjobitur ne 100 mijë lekë.
    Njoftimi i policisë:
    Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh. Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues tip skaf.
    Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Borshit, pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
    Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.
    Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
    Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm

    Top Channel

  • Prespa, zona që po rilind nga turizmi

    Prespa, zona që po rilind nga turizmi

    Turizmi i aventurës, sportet ujore, natyra, trashëgimia kulturore dhe magjia e liqenit të Prespës po tërheqin vizitorë të shumtë, të cilët gjejnë në këtë zonë përvoja unike eksplorimi.
    Investimi për ndërtimin e plazhit ekologjik publik në Zaroshkë, fshatit që shtrihet në krah të ishullit të Maligradit, e ka pasuruar ofertën turistike të Prespës.
    Plazhi ranor, mundësia për të ngritur kampingje, por edhe kulinaria e veçantë dhe traditat lokale, kanë krijuar një ambient mikpritës për të gjithë ata që zgjedhin Prespën për pushime.
    “Është një destinacion tjetër, ku njerëzit mund të vijnë e të shohin, të bëjnë plazh. Mund të parkojnë mjetet e tyre kudo ku ka ujë. Është siguruar dhe sistemi i kanalizimeve. Energjia elektrike është duke punuar, gati nga përfundimi,” tha Pali Kolevski, kryetar i Bashkisë Pustec.
    Sportet ujore janë një tjetër mundësi për të alternuar aventurën me atraksionet e tjera që ofron zona.
    “Aktivitetin në Zaroshkë e zgjodhëm për terrenin. Është kombinuar mali, liqeni, vendi ku jemi dhe pjesa e gjërave antike: kishat, kishat eremite, ishulli,” tha Elton Dhefto, organizator i Kajak Albania.
    Për vizitorët e fundjavës, sportet ujore, të kombinuara me kamping dhe eksplorim të zonës, i bëjnë pushimet në Prespë një eksperiencë përtej të zakonshmes.
    “Ke mundësinë përveçse për një piknik në natyrë, që gjithsecili mund ta bëjë gjatë fundjavës, të njohësh njerëz që i kanë qejf sportet, për më tepër të mbledhurit së bashku. Kështu që është dhe një mënyrë e mirë për të promovuar zonën.”
    “Komplet rajoni këtej frekuentohet, sidomos nga banorët e zonës përreth, por do të kishim dëshirë që këtë mrekulli të zonës ta ndanim me pjesën tjetër të Shqipërisë.”
    Rritja e numrit të vizitorëve vendas dhe sidomos të huaj ka orientuar ekonominë lokale drejt turizmit familjar, çka ka shtuar strukturat akomoduese, duke e kthyer Prespën në një nga destinacionet më interesantë të juglindjes.
    Klan News