Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.“Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje.Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.“Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.“Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi” vlerëson raporti.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: ujërave
-

PROJEKTI / Zona turistike e Spillesë me impiant të veçantë për ujërat e përdorura
Qeveria synon të investojë në një impiant të veçantë për trajtimin e ujërave të përdorura specifikisht për zonën e Spillesë, duke e argumentuar këtë edhe me potencialin turistik të zonës.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi së fundmi autoritetet për projektin, duke kërkuar lejet e nevojshme për zbatimin e tij dhe duke dhënë një përmbledhje të ndikimeve që do të ketë ky investim.
AKUK vlerëson se zona, edhe pse me një numër të kufizuar banorësh, gjatë sezonit turistik sheh një rritje të dukshme të frekuentimit.
“Zona e Spillesë ka rezultuar me një popullsi prej 3310 banorësh, që në muajt e verës rritet akoma më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve dhe turistëve. Për këtë arsye, zona është e barazvlefshme me një zonë me popullsi rreth 20,000 banorësh, duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimeve në të ardhmen të lidhura me turizmin” vlerëson raporti.
I njëjti dokument saktëson zonën që është marrë në studim për këtë projekt.
“Zona turistike e Spillesë shtrihet ndërmjet kepit të Lagjit dhe tokave të lagura në grykën e lumit Shkumbin. Zona turistike e Spillesë ka një shtrirje lineare përgjatë bregut rreth 6.5 km dhe sipërfaqe hapësire e marrë në studim për projektin e K.UZ është 500 ha.
Zona ku do të shtrihet projekti është e madhe. Ajo fillon nga ana veriore, rrëzë kodrës së fshatit Spille (Bashkia Rrogozhinë), përshkon mbarë vetë fshatin dhe ndërtimet përreth tij, më pas vazhdon me fshatrat afër për të shkuar drejt jugut për tek Hodrovori; pasi kalon këtë të fundit, mbaron në bregun verior të lumit Shkumbin” thuhet në dokument.
Investimi në një impiant të ri për trajtimin e ujërave vjen në një kohë kur nevojat mbeten të mëdha dhe vetëm një përqindje e ulët e popullsisë përfiton nga këto shërbime.
Në raport pranohet se deri në vitin 2021, janë ndërtuar 14 impiante të tilla në vend, me një investim total prej 91.3 milionë euro dhe 547 milionë lekë.
“Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë përfiton nga këto shërbime; konkretisht, vetëm 15% e popullsisë mbulohet nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura” thuhet në dokument.
Disa nga impiantet e ndërtuara përfshijnë ato në Kavajë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Korçë, Lezhë, Velipojë, Shirokë, Orikum, Palasë dhe Dhërmi. Megjithatë, për disa prej tyre janë raportuar probleme në funksionimin e plotë. -

Zona turistike e Spillesë me impiant të veçantë për ujërat e përdorura, projekti
Qeveria synon të investojë në një impiant të veçantë për trajtimin e ujërave të përdorura specifikisht për zonën e Spillesë, duke e argumentuar këtë edhe me potencialin turistik të zonës.Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi së fundmi autoritetet për projektin, duke kërkuar lejet e nevojshme për zbatimin e tij dhe duke dhënë një përmbledhje të ndikimeve që do të ketë ky investim.AKUK vlerëson se zona, edhe pse me një numër të kufizuar banorësh, gjatë sezonit turistik sheh një rritje të dukshme të frekuentimit.“Zona e Spillesë ka rezultuar me një popullsi prej 3310 banorësh, që në muajt e verës rritet akoma më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve dhe turistëve. Për këtë arsye, zona është e barazvlefshme me një zonë me popullsi rreth 20,000 banorësh, duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimeve në të ardhmen të lidhura me turizmin” vlerëson raporti.I njëjti dokument saktëson zonën që është marrë në studim për këtë projekt.“Zona turistike e Spillesë shtrihet ndërmjet kepit të Lagjit dhe tokave të lagura në grykën e lumit Shkumbin. Zona turistike e Spillesë ka një shtrirje lineare përgjatë bregut rreth 6.5 km dhe sipërfaqe hapësire e marrë në studim për projektin e K.UZ është 500 ha.Zona ku do të shtrihet projekti është e madhe. Ajo fillon nga ana veriore, rrëzë kodrës së fshatit Spille (Bashkia Rrogozhinë), përshkon mbarë vetë fshatin dhe ndërtimet përreth tij, më pas vazhdon me fshatrat afër për të shkuar drejt jugut për tek Hodrovori; pasi kalon këtë të fundit, mbaron në bregun verior të lumit Shkumbin” thuhet në dokument.Investimi në një impiant të ri për trajtimin e ujërave vjen në një kohë kur nevojat mbeten të mëdha dhe vetëm një përqindje e ulët e popullsisë përfiton nga këto shërbime.Në raport pranohet se deri në vitin 2021, janë ndërtuar 14 impiante të tilla në vend, me një investim total prej 91.3 milionë euro dhe 547 milionë lekë.“Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë përfiton nga këto shërbime; konkretisht, vetëm 15% e popullsisë mbulohet nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura” thuhet në dokument.Disa nga impiantet e ndërtuara përfshijnë ato në Kavajë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Korçë, Lezhë, Velipojë, Shirokë, Orikum, Palasë dhe Dhërmi. Megjithatë, për disa prej tyre janë raportuar probleme në funksionimin e plotë./N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Skandal në kulmin e verës – ujërat e zeza pushtojnë plazhin e Durrësit
Në kulmin e sezonit turistik, pushuesit në Durrës po përballen me derdhjen e ujërave të zeza në det. Pasditen e të hënës, lideri i opozitës Sali Berisha publikoi një video denoncim, ku ujërat e zeza shpërthenin në mes të rërës dhe më pas derdheshin në det. Jo vetëm kaq, por çdo ditë në det derdhen edhe ujërat e zeza të banesave, të cilat shkarkohen nëpërmjet një kanali, duke krijuar ndotje masive dhe rrezik për pushuesit.
Të hënën pasdite, Berisha publikoi denoncimin e një qytetari së bashku me një video, ku tregohej sesi në plazhin e zonës së Shkëmbit të Kavajës kishin shpërthyer ujërat e zeza, të cilat derdheshin në det. Në denoncimin e qytetarit shfaqej shqetësimi se shpërthimi i ujërave të zeza në mes të rërës dhe pushuesve kishte krijuar kushte të pasigurta për turistët që ndodheshin aty.
Syri Televizion bëri një vëzhgim në bregdetin e Durrësit dhe veçanërisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Jo vetëm shpërthimi i ujërave të zeza në mes të rërës, i cili ka qenë një incident problematik gjatë ditës së hënë, por në këtë zonë ujërat e zeza shkarkohen vazhdimisht në det nëpërmjet një kanali. Ky kanal, që mbledh ujërat e zeza në një perimetër të gjerë fshatrash dhe zonash të banuara, ndodhet mes zonës së Pleavës dhe Shkëmbit të Kavajës. Ai derdhet në det, ndërsa pranë tij janë vendosur edhe çadra nga pushues apo sipërmarrës privatë.
Pushuesit thonë se ndihen të frikësuar nga ndotja dhe e shohin këtë si një rrezik të madh për shëndetin e tyre. Ata theksojnë se është e papranueshme që në një zonë turistike të vijojë të ndodhë një ndotje e tillë dhe kërkojnë që strukturat përgjegjëse të marrin masa urgjente.
Durrësi vizitohet nga turistë të shumtë gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës është i përqendruar fluksi më i lartë i pushuesve. Pavarësisht rëndësisë turistike, prej vitesh ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det, duke mbetur një nga problemet më të mëdha dhe të pazgjidhura të qytetit bregdetar.
-

“Turizmi Ramaduros”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Shpërthejnë ujërat e zeza në mes të rërës në Durrës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, ku tregohen pamje të ujërave të zeza në mes të rërës në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Qytetari thotë se pasditen e sotme, në këtë zonë u shfaq një fenomen alarmant, një shpërthim i ujërave të zeza mes rërës dhe pushuesve, duke krijuar kushte të pasiguruara dhe shumë të papërshtatshme për të gjithë ata që ndodheshin aty, veçanërisht për turistët e huaj.
Postimi i Berishës:
Turizmi Ramaduros jo vetëm i tritolit, por dhe i gjirizeve. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!për shpërthimin e Ujërave të Zeza në Plazhin e Shkëmbit të Kavajës, Durrës Përshëndetje!Dua të denoncoj një ngjarje shqetësuese që ndodhi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, në qytetin e Durrësit. Pasditen e sotme, në këtë zonë u shfaq një fenomen alarmant: një shpërthim i ujërave të zeza mes rërës dhe pushuesve, duke krijuar kushte të pasiguruara dhe shumë të papërshtatshme për të gjithë ata që ndodheshin aty, veçanërisht për turistët e huaj.Një grup i madh turistësh që po kalonin pushimet e tyre në këtë zonë ishin të tronditur dhe skandalizuar nga ky incident.
Pamja ishte shqetësuese, duke krijuar një ndjesi të padurueshme dhe të papranueshme për cilësinë e ujit dhe kushtet e sigurisë në plazh. Kjo ngjarje dëshmon për mungesën e infrastrukturës dhe investimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve dhe turistëve.Apeloj për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe qeveritare për të pastruar këtë zonë dhe për të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e një ngjarjeje të tillë në të ardhmen. Përshtatja e kushteve për turizmin dhe ruajtja e mjedisit janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e pushuesve.Me shpresë për një ndërhyrje të shpejtë dhe përmirësim të situatës. -

“Express” e rendit Shqipërinë si destinacionin më të mirë për një arratisje në bregdet
Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius, shkruan Anders Anglesey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.
Shqipëria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e Evropës” – falë plazheve të saj të pastra, ujërave kristalore dhe temperaturave që arrijnë në 30 gradë Celsius, është një destinacion shumë afër Britanisë së Madhe dhe tërheqëse për shumë turistë.
Ndërsa e gjejmë veten në kulmin e sezonit turistik – me hotele të rezervuara dhe bagazhe padyshim të paketuara, disa vizitorë mund të jenë duke kërkuar tashmë destinacionin e tyre të ardhshëm të udhëtimit.
Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.
Megjithatë, çmimet e larta dhe kohëzgjatja e udhëtimit mund t’i dekurajojnë disa turistë nga arratisja e tyre në Oqeanin Indian.
“Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistët balancuan kufizimet buxhetore dhe dëshirat për pushime luksoze.
Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.
“Booking.com” tha se 50% e pushuesve dëshironin të vizitonin një vend ku shpenzimet e jetesës ishin më të ulëta se në vendin e tyre të origjinës.
Vitin e kaluar, ekspertët e udhëtimeve të “Booking.com” sugjeruan që pushuesit mund të zgjidhnin plazhet magjepsëse dhe akomodimet mahnitëse buzë detit në Shqipëri.
Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.
Në mënyrë specifike, “Booking.com” e përcaktoi qytetin bregdetar të Vlorës si një nga zgjedhjet e tyre kryesore për vitin 2025.
Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është destinacioni më i mirë për një arratisje në plazh – falë ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë për të gjithë turistët.
“E fshehur në jugperëndim – perla e Shqipërisë, Vlora – është pika e fillimit të Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime rrugore për të eksploruar vijën bregdetare me diell.
Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.
Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.
Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Ekziston gjithashtu një mori fluturimesh me çmime të përballueshme që ju çojnë direkt nga Britania e Madhe në Shqipëri – sigurohuni që të eksploroni opsionet më të mira që i përshtaten nevojave tuaja.
Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.
Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.
Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.
Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.
Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata./atsh/
-

Britanikja “Express”: Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit”
Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius, shkruan Anders Anglesey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.Shqipëria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e Evropës” – falë plazheve të saj të pastra, ujërave kristalore dhe temperaturave që arrijnë në 30 gradë Celsius, është një destinacion shumë afër Britanisë së Madhe dhe tërheqëse për shumë turistë.Ndërsa e gjejmë veten në kulmin e sezonit turistik – me hotele të rezervuara dhe bagazhe padyshim të paketuara, disa vizitorë mund të jenë duke kërkuar tashmë destinacionin e tyre të ardhshëm të udhëtimit.Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.Megjithatë, çmimet e larta dhe kohëzgjatja e udhëtimit mund t’i dekurajojnë disa turistë nga arratisja e tyre në Oqeanin Indian.“Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistët balancuan kufizimet buxhetore dhe dëshirat për pushime luksoze.Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.“Booking.com” tha se 50% e pushuesve dëshironin të vizitonin një vend ku shpenzimet e jetesës ishin më të ulëta se në vendin e tyre të origjinës.Vitin e kaluar, ekspertët e udhëtimeve të “Booking.com” sugjeruan që pushuesit mund të zgjidhnin plazhet magjepsëse dhe akomodimet mahnitëse buzë detit në Shqipëri.Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.Në mënyrë specifike, “Booking.com” e përcaktoi qytetin bregdetar të Vlorës si një nga zgjedhjet e tyre kryesore për vitin 2025.Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është destinacioni më i mirë për një arratisje në plazh – falë ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë për të gjithë turistët.“E fshehur në jugperëndim – perla e Shqipërisë, Vlora – është pika e fillimit të Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime rrugore për të eksploruar vijën bregdetare me diell.Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.Ekziston gjithashtu një mori fluturimesh me çmime të përballueshme që ju çojnë direkt nga Britania e Madhe në Shqipëri – sigurohuni që të eksploroni opsionet më të mira që i përshtaten nevojave tuaja.Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata.https://www.express.co.uk/travel/europe/2093038/vlore-albania-maldives-of-europe
-

E rëndë në Kretë/ Shqiptari humb jetën në rezervuarin e ujërave të zeza, ja si u zbulua trupi
Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklios, Kretë.
Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari.
Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes. -

Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar
Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.
Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari.
Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

