Tag: ujërave

  • Liqeni ndotet nga ujërat e zeza/ KLSH evidenton mosfunksionimin e zgjidhjes së situatës së krijuar në Tiranë

    Liqeni ndotet nga ujërat e zeza/ KLSH evidenton mosfunksionimin e zgjidhjes së situatës së krijuar në Tiranë

    Përballë Tiranës urbane, “mushkëria e gjelbër” e qytetit po ndotet nga ujërat e zeza.

    Liqeni Artificial i Tiranës i cili prej vitesh mbledh mijëra shqiptarë si edhe të huajë përreth tij, po dëmtohet nga shkarkimet e ujërave nga bizneset të cilat operojnë në të.
    Ky shqetësim është ngritur nëpërmjet një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili vë në dukje se strutkurat përgjegjëse publike janë në dijeni të rastit por pa rezultat në marrjen e masave.
    “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e APR gjatë auditimit.”
    KLSH thekson në dokument se kjo situatë ka ardhur si pasojë e moskoordinimit mes institucioneve lokale dhe qendrore të pranuara dhe nga vet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.  Ndonëse janë realizuar dhe tendera pastrimi përsëri nuk kanë patur si qëllim menaxhimin e ujërave të zeza dhe reduktimine  tyre.
    “Për periudhën objekt auditimi 2021–2024, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka shpenzuar mbi 10.6 milionë lekë për pastrimin e basenit të Liqenit Artificial të Tiranës. Ky pastrim ka konsistuar vetëm në pastrim mekanik, pra heqje e plastikave nga sipërfaqja e liqenit, e bimësisë së tepërt, etj., por jo i lidhur me reduktimin/ eliminimin e elementëve që shkaktojnë ndotje në ujin e liqenit, të cilët janë në nivele të larta.”
    Liqeni Artificial i Tiranës nuk ka një sistem qarkullues uji, por furnizohet vetëm me prurjen e shirave. Auditimi tregon se parkut i mungon rrjeti i kanalizimeve dhe subjektet private që operojnë aty përdorin zgjidhje individuale, si gropa septike, të cilat nuk monitorohen nga asnjë institucion.

    Top Channel

  • Auditimi i KLSH: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Auditimi i KLSH: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara.
    Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin.
    “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit gjatë auditimit” thuhet në auditim.
    I njëjti dokument del në përfundimin se territori i Parkut të Madh të Liqenit nuk mbulohet nga rrjeti i kanalizimit, rrjedhimisht subjektet që operojnë brenda territorit të parkut e zgjidhin individualisht largimin e ujërave të ndotura urbane (p.sh. nëpërmjet gropave septike). Por duket se UKT dhe institucionet e tjera të varësisë së Bashkisë Tiranë nuk kanë informacion mbi mënyrën e operimit të këtyre subjekteve lidhur me largimin e ujërave të ndotura urbane; – “Brenda territorit të Liqenit të Tiranës bazuar në kontratat e lidhura me UKT operojnë 10 subjekte private. Ndërkohë sipas përgjigjeve të APR rezulton se operojnë 14 subjekte, pra ndërmjet institucioneve nuk ka një evidencë të saktë të numrit të subjekteve të cilat operojnë në zonën e PMLAT, gjithashtu nga verifikimet në terren i grupit të auditimit rezultoi se brenda PMLAT ka më shumë se 14 subjekte, të cilat, në mungesë të rrjetit të kanalizimeve brenda territorit të PMLAT, operojnë me zgjidhje individuale (si gropa septike), të cilat janë të pamonitoruara nga institucionet shtetëror” nënvizojnë audituesit e KLSH.
    Audituesit kanë rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen e monitorimit në stacionin e përcaktuar në Liqenin Artificial të Tiranës, sipas treguesve mjedisore, frekuencës dhe metodave të përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe të vendosë në dijeni Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë për rezultatet e këtyre analizave.
    Po kështu që Bashkia Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrin masa për ngritjen e një grupi ndërinstitucional, me përfaqësi nga institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë dhe institucione të qeverisjes qendrore sipas fushëveprimeve përkatëse, për:

    Evidentimin e të gjitha pikave të shkarkimit të ujërave të përdorura/ të ndotura (urbane, industriale, etj.), duke përfshirë, edhe pikat e evidentuara nga grupi i auditimit, me qëllim:
    Ndjekjen e kanaleve të ujërave të shiut, për të evidentuar shkarkimet e jashtëligjshme të ujërave të përdorura në këto kanale;
    Ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve të jashtëligjshme;
    Evidentimin e ndotësve dhe marrjen e masave administrative sipas përcaktimeve ligjore kundrejt tyre.

    /monitor.al/

  • Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

    Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara.Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin.“Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit gjatë auditimit” thuhet në auditim.I njëjti dokument del në përfundimin se territori i Parkut të Madh të Liqenit nuk mbulohet nga rrjeti i kanalizimit, rrjedhimisht subjektet që operojnë brenda territorit të parkut e zgjidhin individualisht largimin e ujërave të ndotura urbane (p.sh. nëpërmjet gropave septike). Por duket se UKT dhe institucionet e tjera të varësisë së Bashkisë Tiranë nuk kanë informacion mbi mënyrën e operimit të këtyre subjekteve lidhur me largimin e ujërave të ndotura urbane; – “Brenda territorit të Liqenit të Tiranës bazuar në kontratat e lidhura me UKT operojnë 10 subjekte private. Ndërkohë sipas përgjigjeve të APR rezulton se operojnë 14 subjekte, pra ndërmjet institucioneve nuk ka një evidencë të saktë të numrit të subjekteve të cilat operojnë në zonën e PMLAT, gjithashtu nga verifikimet në terren i grupit të auditimit rezultoi se brenda PMLAT ka më shumë se 14 subjekte, të cilat, në mungesë të rrjetit të kanalizimeve brenda territorit të PMLAT, operojnë me zgjidhje individuale (si gropa septike), të cilat janë të pamonitoruara nga institucionet shtetëror” nënvizojnë audituesit e KLSH.Audituesit kanë rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen e monitorimit në stacionin e përcaktuar në Liqenin Artificial të Tiranës, sipas treguesve mjedisore, frekuencës dhe metodave të përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe të vendosë në dijeni Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë për rezultatet e këtyre analizave.Po kështu që Bashkia Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrin masa për ngritjen e një grupi ndërinstitucional, me përfaqësi nga institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë dhe institucione të qeverisjes qendrore sipas fushëveprimeve përkatëse, për:Evidentimin e të gjitha pikave të shkarkimit të ujërave të përdorura/ të ndotura (urbane, industriale, etj.), duke përfshirë, edhe pikat e evidentuara nga grupi i auditimit, me qëllim:Ndjekjen e kanaleve të ujërave të shiut, për të evidentuar shkarkimet e jashtëligjshme të ujërave të përdorura në këto kanale;Ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve të jashtëligjshme;Evidentimin e ndotësve dhe marrjen e masave administrative sipas përcaktimeve ligjore kundrejt tyre. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te sezonit turistik.
    Sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.
    “Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.Sipas tij, plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    “Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.

    Në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.
    Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.
    Edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
    Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.
    “Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.

  • Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!

  • Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

    Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

    Situatë e pazakontë nga moti i keq në Sarandë. Stuhia e fortë e erës dhe shiut jo vetëm ka shkaktuar përmbytje në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit bregdetar, por intensiteti i shkarkimeve ka sjellë edhe bllokimin e kanaleve të ujërave të zeza.
    Pusetat kanë shpërthyer duke nxjerrë ujërat e zeza në sipërfaqe. Sipas pamjeve që Report Tv ka siguruar, shihet se shirat përmbytin rrugën ‘Jonianët’ në Sarandë, ku nga pusetat kanë shpërthyer ujërat e zeza.
    Gjithashtu rrëkeja e ujërave ka vërshuar edhe nga shkallët karakteristike të qytetit, ku disa qytetarë e kanë sfiduar përmbytjen duke përveshur pantallonat dhe zbathur.

  • Nga premtimi për “flamur blu” mbi bregdetin shqiptar, tek realiteti i ujërave të zeza

    Nga premtimi për “flamur blu” mbi bregdetin shqiptar, tek realiteti i ujërave të zeza

    Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të posaçme për prezantimin e “Arritjeve, sfidave dhe objektivave të vitit”, shpalosi ambiciet për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vend.
    “Qëllimi është të shkojmë në zero dhe të avancojmë me një procedurë tjetër që është flamuri blu për plazhet. Synohet zerimi i ujërave larës problematikë”, deklaroi ajo, teksa citoi të dhëna nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

    E njëjta agjensi, një vit më vonë ngre alarmin për cilësinë e ujërave në Shqipëri. Ndryshe nga sa zotohej Kumbaro, Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës.

    Burimi: EEA

    Këto shifra e vendosin Shqipërinë si vendin me përqindjen më të ulët të cilësisë së shkëlqyer dhe më të lartën për cilësinë e dobët, ndër të gjitha vendet e përfshira në analizë.
    “Janë të paktën katër raportet e fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit që tregojnë përkeqësimin e cilësisë së ujërave larës në Shqipëri. Jemi shumë larg flamurit blu. Dhe kjo e dëmton turizmin”, thotë Olsi Nika, drejtues i Eco Albania.
    Të fundit në Evropë
    Nga 119 pika të monitoruara në vend, vetëm 16% janë klasifikuar me cilësi “shkëlqyer”, duke shënuar rënie dramatike nga 41% një vit më parë dhe shumë larg mesatares së BE-së që është 85.4%. Edhe më shqetësues është fakti se 22.7% e ujërave në Shqipëri kanë cilësi të dobët.

    46% e ujërave të monitoruara në vend rezultojnë me cilësi të mirë dhe 11.8% kanë cilësi të mjaftueshme.
    Ndërkohë që Ministrja Kumbaro promovon idenë e plazheve me flamur blu, një standard ndërkombëtar që kërkon cilësi të lartë ujore, menaxhim të qëndrueshëm dhe shërbime të plota, të dhënat tregojnë se jemi shumë larg tij.
    Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se problemi kryesor lidhet me mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura. Shpeshherë, ujërat e zeza të papërpunuara përfundojnë drejtpërdrejt në det apo lumenj, duke kontaminuar zonat bregdetare që janë kthyer në epiqendra të turizmit masiv.
    Po ashtu, raporti nxjerr në pah se reshjet intensive dhe përmbytjet e herëpashershme mund të shtojnë ndjeshëm ndotjen nga rrjetet e kanalizimeve.
    Ndaj për vendet me renditje të dobët, si Shqipëria, Agjencia Europiane e Mjedisit rekomandon masa urgjente duke përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, forcimin e monitorimit sezonal dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit.
    Përfundim
    Nisur nga të dhënat e mbledhura, deklaratën e ministres Mirela Kumbaro për zerimin e ujërave larës problematikë në Shqipëri, e kategorizojmë të pavërtetë./ Faktoje.al

  • Nga premtimi për ‘flamur blu’, tek realiteti i ujërave të zeza

    Nga premtimi për ‘flamur blu’, tek realiteti i ujërave të zeza

    Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të posaçme për prezantimin e “Arritjeve, sfidave dhe objektivave të vitit”, shpalosi ambiciet për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vend.

    “Qëllimi është të shkojmë në zero dhe të avancojmë me një procedurë tjetër që është flamuri blu për plazhet. Synohet zerimi i ujërave larës problematikë”, deklaroi ajo, teksa citoi të dhëna nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

    E njëjta agjensi, një vit më vonë ngre alarmin për cilësinë e ujërave në Shqipëri. Ndryshe nga sa zotohej Kumbaro, Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës.

    Këto shifra e vendosin Shqipërinë si vendin me përqindjen më të ulët të cilësisë së shkëlqyer dhe më të lartën për cilësinë e dobët, ndër të gjitha vendet e përfshira në analizë.

    “Janë të paktën katër raportet e fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit që tregojnë përkeqësimin e cilësisë së ujërave larës në Shqipëri. Jemi shumë larg flamurit blu. Dhe kjo e dëmton turizmin”, thotë Olsi Nika, drejtues i Eco Albania.

    Nga 119 pika të monitoruara në vend, vetëm 16% janë klasifikuar me cilësi “shkëlqyer”, duke shënuar rënie dramatike nga 41% një vit më parë dhe shumë larg mesatares së BE-së që është 85.4%. Edhe më shqetësues është fakti se 22.7% e ujërave në Shqipëri kanë cilësi të dobët.

    46% e ujërave të monitoruara në vend rezultojnë me cilësi të mirë dhe 11.8% kanë cilësi të mjaftueshme.

    Ndërkohë që Ministrja Kumbaro promovon idenë e plazheve me flamur blu, një standard ndërkombëtar që kërkon cilësi të lartë ujore, menaxhim të qëndrueshëm dhe shërbime të plota, të dhënat tregojnë se jemi shumë larg tij.

    Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se problemi kryesor lidhet me mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura. Shpeshherë, ujërat e zeza të papërpunuara përfundojnë drejtpërdrejt në det apo lumenj, duke kontaminuar zonat bregdetare që janë kthyer në epiqendra të turizmit masiv.

    Po ashtu, raporti nxjerr në pah se reshjet intensive dhe përmbytjet e herëpashershme mund të shtojnë ndjeshëm ndotjen nga rrjetet e kanalizimeve.

    Ndaj për vendet me renditje të dobët, si Shqipëria, Agjencia Europiane e Mjedisit rekomandon masa urgjente duke përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, forcimin e monitorimit sezonal dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit.

    Përfundim

    Nisur nga të dhënat e mbledhura, deklaratën e ministres Mirela Kumbaro për zerimin e ujërave larës problematikë në Shqipëri, e kategorizojmë të pavërtetë. /Esmeralda Topi, Faktoje.al/

  • VIDEOLAJM/ Shpërthejnë ujërat e zeza në qytetin e Elbasanit

    VIDEOLAJM/ Shpërthejnë ujërat e zeza në qytetin e Elbasanit

    Në redaksinë e Syri-t kanë mbërritur pamje nga qyteti i Elbasanit ku duket se si kanë shpërthyer ujërat e zeza në mes të qytetit.

    Makinat e shumta që kalojnë në rrugë bëjnë edhe shpërndarjen e këtyre ujërave në një hapësirë më të gjerë duke sjellë ndotjen gjithandej.

    Ndërkohë që institucionet duket që akoma janë më pushime pasi nuk ka asnjë reagim as me mjete as me njerëz që të ndalojnë rrjedhjen e ujërave të zeza në qendër te Elbasanit.

  • Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

    Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

    Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.
    Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.

    “Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje. Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.
    Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.
    “Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.
    Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.
    Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .
    Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.
    “Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi”, vlerëson raporti./Monitor.al