Niko Uilliams do të humbasë thirrjen e dytë radhazi në kombëtaren spanjolle për shkak të problemeve me dëmtimin. Ai mungoi në dy ndeshjet e tetorit dhe do të mungojë sërish në duelet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë me të cilat Spanja do të mbyllë rrugën drejt një Botërorit.
Unai Simon një prej kapitenëve të kombëtares spanjolle shpreson se Uilliams mund të tregojë nivelin e tij më të mirë. Siç ndodhi në tetor, Spanja humbet dy anësorët e saj fillestarë, Lamin Jamalin dhe NiKo Uilliamsin, dy nga sensacionet e mëdha në Euro 2024 të fituara.
Të dyja me të njëjtin problem të pubalgjisë. “Në fund këto gjëra janë të vështira për t’u thënë, ne nuk e dimë saktësisht një datë”, pranoi një nga kapitenët e kombëtares, Unai Simon, pa shënuar momentin në të cilin të dy mund të kthehen, por i bindur se si Lamine Jamal ashtu edhe Niko do të mbërrijnë verën e ardhshme në Kupën e Botës në gjendje perfekte.
Tag: uilliams
-

Uilliams vuan si Jamal, humb thirrjen e dytë në kombëtaren spanjolle
-

Niko Ulliams do bëhët “gjysh”, 8-të vite kontratë me Bilbaon
Pas njoftimit, vjen nënshkrimi rinovues. Niko Uilliams nënshkroi një rinovim historik me Athletik Bilbao sot në San Mamés, duke e lidhur veten me klubin bask deri më 30 qershor 2035.
Kjo kontratë e paprecedentë në historinë e futbollit: tetë vjet shtesë nga marrëveshja e mëparshme, u nënshkrua në prani të presidentit Jon Uriarte, Drejtorit të Përgjithshëm Mikel Gonzalez, vëllait dhe kapitenit të tij Injaki Uilliams, dhe nënës së tij Maria Arthuer, si dhe ambasadorë të klubit.
Gjatë ceremonisë, Niko veshi një fanellë të re të frymëzuar nga konceptimi “WIN” (Williams, Iñaki dhe Nico), një simbol i besnikërisë ndaj projektit bask pavarësisht presionit të klubeve më të fuqishme teksa Barcelona e kërkoi me ngulm.
“Ne kemi qëllime ambicioze, si Liga e Kampionëve, dhe dua t’i arrij ato me klubin e jetës sime”, tha sulmuesi i majtë Niko. Ai shtoi: “Kjo është edhe për tifozët, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Shpresoj t’i bëj ata të festojnë në San Mamés për një kohë të gjatë.”
Vazhdo leximin
-

Marrin fund aludimet, Niko Uilliams rinovon kontratën me Atletiko Bilbaon
Adriatik BALLA
Merkato po sjell befasi në shumë liga europiane, edhe pse emrat e mëdhenj nuk kanë bërë lëvizje të dukshme këtë herë. Gjithsesi, njëri prej lojtarëve më cilësor nga të rinjtë e Spanjës, Niko Uilliams, i ka dhënë drejtim karrierës së tij, duke bërë zgjedhje përfundimtare për sezonin e ri. Kështu, referuar edhe asaj që shkruajnë mnediat sportive spanjolle, “ylli” i përfaqësueses “Furia e Kuqe” dhe kampion i Euro 2024, Niko Uilliams, ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Athletik Klub Bilbao deri në vitin 2035. Lajmi u bë publik përmes një videoje emocionuese, ku sulmuesi “nënshkruan” marrëveshjen mbi një mural të dedikuar atij, i cili ishte vandalizuar disa herë javët e fundit. “Kur duhet të marrësh vendime, për mua pesha më e madhe është zemra.
Jam aty ku dua të jem, pranë të miqve. Kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic!”, u shpreh Niko në video. Sipas njoftimit zyrtar nga Athletic Club, kontrata e re do të zgjatet për tetë vite të tjera, deri më 30 qershor 2035, ndërsa klauzola e largimit është rritur me mbi 50%, nga 58 milionë euro që ishte më parë. Ky është një sinjal i fortë besimi nga Ëilliams ndaj projektit sportiv të klubit bask, i cili tashmë ka siguruar një brez të ri premtues lojtarësh të rinj si Unai Simón, Oihan Sancet, Dani Vivian e të tjerë, nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde. Në mesin e tyre, edhe vëllai i madh, Iñaki Ëilliams, kapiten i skuadrës. Në javët e fundit, mediat spanjolle, përfshirë MARCA, raportuan për dyshimet e Nikos rreth transferimit te Barcelona, për shkak të problemeve të regjistrimit të lojtarëve nga klubi katalanas dhe situatave të ngjashme me emra si Dani Olmo apo Pau Víktor.
Por, në vend të një transferimi të bujshëm, Ëilliams zgjodhi të qëndrojë te Athletic, duke u bërë simbol i një klubi që është “Unik në Botë” për filozofinë e tij dhe përkushtimin ndaj futbollistëve vendas. Niko Uilliams (Iruñea, 2002) iu bashkua Akademisë së Athletic në sezonin 2013/14 dhe debutoi me ekipin e parë më 28 prill 2021, në moshën 18-vjeçare. Që atëherë ka zhvilluar 167 ndeshje zyrtare, ka shënuar 31 gola dhe ka ndihmuar klubin të fitojë Kupën e Mbretit, si dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League dhe Champions League. Përveç paraqitjeve mbresëlënëse në fushë, ai u shpall MVP i finales së Euro 2024, ku u shpall kampion me Spanjën, si dhe u rendit i 15-ti në listën e Topit të Artë, duke forcuar më tej statusin e tij si një ambasador ndërkombëtar i Athletic Club.