3 Maj 2025
17:40
Telesport
Janë mbyllur dy ndeshjet e para për sot në Serie A, të vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Në “Ennio Tardini”, Parma u mposht 0-1 nga Como. Fitore e pestë radhazi për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas, 3-1 ndaj Monza, 1-0 ndaj Torino, 3-0 ndaj Lecce, 1-0 ndaj Genoa dhe sot 1-0 ndaj Parmës.
Pas kësaj fitoreje, Como renditet në mesin e tabelës në vendin e 10-të me 45 pikë, ndërsa Parma në vendin e 16-të me 32 pikë, ku ende ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga Serie B.
Në sfidën tjetër, Cagliari u mund në fushën e tij 1-2 nga Udinese. Dy sfidat e tjera për sot në Serie A janë, Lecce-Napoli 18:00 dhe në 20:45 Inter-Verona.



