Tag: udinese

  • Udinese “shfryn” Inter, i “thyen” në “San Siro”, Chivu: Jemi një kantier ndërtimi (VIDEO)

    Udinese “shfryn” Inter, i “thyen” në “San Siro”, Chivu: Jemi një kantier ndërtimi (VIDEO)

    Triumfi 5-0 ndaj Torinos në start krijoi iluzionin se Inter ishte rikthyer në versionin spektakolar, por Udinese i “shfryn” në javën e dytë duke kthyer me “këmbë në tokë” Chivu-n dhe pjesën tjetër të stafin zikaltër. Në “San Siro”, Dumfries solli festën që në minutën e 17-të, me anësorin holandez që ndoqi mirë aksionin dhe i pa shqetësuar në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur.
    Festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 29-të, Dumfries këtë herë u kthye në protagonist për keq teksa një prekje e topit me dorë nga ana e tij solli penallti për Udinesen. Nga pika e bardhë, Davis u tregua perfekt duke barazuar shifrat në 1-1.

    Udinese nuk u mjaftua me kaq, por në limitet e pjesës së parë, Atta finalizoi një kundërsulm të shpejtë duke përmbysur rezultatin. Inter u përpoq të reagonte në fraksionin e dytë në përpjekje për të shmangur këtë humbje të rëndë. Dimarco gjeti golin në minutën e 62-të, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Thuram. Udiense mbrojti me fanatizëm rezultatin 1-2 duke dalë me një trepikësh të madh nga “San Siro”.
    La Gazzetta
    “Inter, çfarë goditje”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.
    Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Chivu: “E nisëm mirë, por më pas nuk ishim të qartë për të ndërtuar dhe për të krijuar superioritet. Në rastin e parë të vështirë humbëm qartësinë. Jemi një kantier i hapur në kërkim të rrugës së duhur. Duhet të punojmë fort, kampionati është i gjatë”, u shpreh Chivu.
    ()

  • Udinese feston në Milano, disfatë e hidhur e Interit

    Udinese feston në Milano, disfatë e hidhur e Interit

    Pas fitores 5-0 ndaj Torinos, Interi zhgënjen tifozët, teksa u mund 1-2 në shtëpi nga Udinese.
    Dumfries kaloi në epërsi zikaltërit por mysafirët treguan forcë karakteri, duke përmbysur ndeshjen.

    Fillimisht ishte Davis që vendosi ekuikibrat, ndërsa pak më vonë shënoi Atta.
    Ekipi i Mottas provoi në të gjitha mënyrat të bënte diçka në këtë takim, por rezultati mbeti i njëjtë deri në vërshëllimen përfundimtare të arbitrit.

  • Chivu “çalon” që në ndeshjen e dytë, Inter befasohet nga Udinese në “San Siro”. Lazio fiton bindshëm ndaj Veronës

    Chivu “çalon” që në ndeshjen e dytë, Inter befasohet nga Udinese në “San Siro”. Lazio fiton bindshëm ndaj Veronës

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së dytë në Serie A. Në “San Siro” ka ndodhur befasia e madhe, ku Inter u mposht 1-2 nga Udinese. Inter gjeti avantazhin në minutën e 15-të, pas një aksioni të gjatë, ku në fund Dumfries ndodhej në vendin e kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 28-të, Dumfries bëhet sërish protagonist, por këtë herë për keq. Holandezi prek topin me dorë pas një goditjeje këndi në favor të Udinese. Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri dha penallti, aty ku Keinan Davies u tregua i saktë dhë barazoi shifrat për miqtë.
    Në minutën e 40-të, Arthur Atta shënon golin e dytë për Udinese, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe të finalizuar me sukses. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Udinese. Në fillim të pjesës së dytë Inter gjen golin e barazimit me Federico Dimarco, por anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje të Marcus Thuram.
    Pavarësisht tentativave të zikaltërve për të barazuar shifrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Udinese fiton 1-2 dhe merr tre pikë të arta në “San Siro”. Cristian Chivu provon shijen e humbjes që në ndeshjen e dytë në kampionat, duke treguar që Interi i tij ka ende shumë punë për të bërë.
    SHIKOGOLAT
    Në “Olimpico”, Lazio fitoi pastër 4-0 ndaj Veronës. Bardhekaltrit e drejtuar nga Maurizio Sarri shënuan dy herë brenda 10 minutave të para, Guendouzi 3′ dhe Zaccagni 10′. Castellanos shënoi golin e tretë në minutën e 42-të. Boulaye Dia shënoi golin e katërt për bardhekaltrit në minutën e 82-të. Elseid Hysaj u aktivizua në minutat e fundit.
    SHIKOGOLAT

  • Inter shënon i pari, por Udinese bën përmbysjen e madhe në pak minuta. Lazio bën detyrën (video)

    Inter shënon i pari, por Udinese bën përmbysjen e madhe në pak minuta. Lazio bën detyrën (video)

    31 Gusht 2025

    21:33

    Telesport

    Inter po përballet me Udinese-n në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në Serie A. 45 minutat e para sollën 3 gola. Inter gjeti avantazhin në minutën e 15-të, pas një aksioni të gjatë, ku në fund Dumfries ndodhej në vendin e kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 28-të, Dumfries bëhet sërish protagonist, por këtë herë për keq. Holandezi prek topin me dorë pas një goditjeje këndi në favor të Udinese. Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri dha penallti, aty ku Keinan Davies u tregua i saktë dhë barazoi shifrat për miqtë.
    Në minutën e 40-të, Arthur Atta shënon golin e dytë për Udinese, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe të finalizuar me sukses. Pjesa e parë, Inter-Udinese mbyllet 1-2.
    SHIKOGOLAT
    Në ndeshjen tjetër, Lazio po fiton në “Olimpco” 3-0 ndaj Veronës. Bardhekaltrit e drejtuar nga Maurizio Sarri shënuan dy herë brenda 10 minutave të para, Guendouzi 3′ dhe Zaccagni 10′. Castellanos shënoi golin e tretë në minutën e 42-të.
    SHIKOGOLAT

  • Allegri kërkon sulmues, Tare e gjen në Serie A. Kushton 35 milionë euro

    Allegri kërkon sulmues, Tare e gjen në Serie A. Kushton 35 milionë euro

    5 Korrik 2025

    17:07

    Telesport

    Në listën e objektivave për këtë merkato, Max Allegri ka kërkuar edhe një sulmues. Igli Tare ka nisur nga puna për të plotësuar dëshirën e Allegrit dhe ka identifikuar sulmuesin e Udinese-s, Lorenzo Lucca, si profilin e duhur.
    Sulmuesi 24-vjeçar shënoi 14 gola në sezonin e fundit me Udinese-n, me paraqitjet e treguara ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura. Përveç Milanit, sulmuesin italian e kërkojnë edhe Atalanta me Napolin, si dhe Atletico Madrid, por kuqezinjtë për momentin duken më të interesuar.
    Problemi kryesor për Milanin është shifra 35 milionë euro që Udinese kërkon për të lënë të lirë sulmuesin e saj, një shifër pak e vështirë për situatën aktuale të kuqezinjve.
    Gjithsesi, shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve dhe marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 25 milionë euro, të paktën ky është pretendimi i kuqezinjve.

  • Allegri kërkon sulmues, Tare e gjen në Serie A. Kushton 35 milionë euro, e kërkojnë edhe 3 klube të tjera të mëdha

    Allegri kërkon sulmues, Tare e gjen në Serie A. Kushton 35 milionë euro, e kërkojnë edhe 3 klube të tjera të mëdha

    5 Korrik 2025

    17:07

    Telesport

    Në listën e objektivave për këtë merkato, Max Allegri ka kërkuar edhe një sulmues. Igli Tare ka nisur nga puna për të plotësuar dëshirën e Allegrit dhe ka identifikuar sulmuesin e Udinese-s, Lorenzo Lucca, si profilin e duhur.
    Sulmuesi 24-vjeçar shënoi 14 gola në sezonin e fundit me Udinese-n, me paraqitjet e treguara ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura. Përveç Milanit, sulmuesin italian e kërkojnë edhe Atalanta me Napolin, si dhe Atletico Madrid, por kuqezinjtë për momentin duken më të interesuar.
    Problemi kryesor për Milanin është shifra 35 milionë euro që Udinese kërkon për të lënë të lirë sulmuesin e saj, një shifër pak e vështirë për situatën aktuale të kuqezinjve.
    Gjithsesi, shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve dhe marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 25 milionë euro, të paktën ky është pretendimi i kuqezinjve.

  • Ka qenë pjesë e stafit të Udinese-s dhe ka luajtur për Real Betisin e Espanyol-in, Flamurtari zyrtarizon trajnerin e ri

    Ka qenë pjesë e stafit të Udinese-s dhe ka luajtur për Real Betisin e Espanyol-in, Flamurtari zyrtarizon trajnerin e ri

    Flamurtari ka zyrtarizuar kreun e ri të pankinës. Kuqezinjtë kanë zgjedhur një spanjoll për t’i udhëhequr në “Abissnet Superiore”. Carlos Garcia do të drejtojë vlonjatët në sezonin e ardhshëm. Garcia na qrnë zëvendës trajner në klube is Chicago dhe Udinese, ndërsa si futbollist ka mbajtur veshur fanellat e Espanyol-it, Real Betisit e Almerias në Spanjë, të Maccabi Tel Avivit në Izrael dhe të Alanyaspor-it në kampionatin turk.
    “Carlos García është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club. Më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese.Sa i përket karrierës si futbollist, ka luajtur me RCD Espanyol, UD Almería, Real Betis, Maccabi Tel Aviv në Izrael, Alanyaspor në Turqi. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, ka njoftuar klubi Flamurtari./Sport Ekspres/

  • Zico “kurorëzon” Ancelottin: Kënaqësi ta kemi te Brazili, një nga më të mëdhenjtë në histori

    Zico “kurorëzon” Ancelottin: Kënaqësi ta kemi te Brazili, një nga më të mëdhenjtë në histori

    Në ditën e rikthimit të tij në Itali, dhe në mënyrë të veçantë në Udinen e tij për të festuar 40-vjetorin e themelimit të “Udinese Club Zico”, legjenda 72-vjeçare e futbollit brazilian, Zico, ka komentuar uljen e Carlo Ancelottit në stolin e përfaqësueses së Brazilit:
    “Është kënaqësi shumë e madhe për ne brazilianët, sepse bëhet fjalë për një nga trajnerët më të mëdhenj në histori. Është hera e parë që drejton një kombëtare dhe shpresoj të arrijë suksese si ato që ka pasur në nivel klubesh. Ancelotti është një njeri shumë i sjellshëm, me karakter të bukur, ka qenë edhe një futbollist i madh”.
    Zico thekson edhe përvojën e pasur të Ancelottit me lojtarët brazilianë: “Ai tashmë është i mësuar të punojë me futbollistë brazilianë, sepse ka luajtur me ta dhe ka trajnuar shumë prej tyre. Me brazilianët ka fituar shumë, presim që ta bëjë sërish”.
    I pyetur për mundësinë që Udinese të kalojë nga familja “Pozzo” në duart e një fondi amerikan, Zico u shpreh: “Mund të ndodhë, sepse në futbollin botëror shumë skuadra iu përkasin fondeve të tilla. Po ndodh edhe në Brazil.
    Disa kanë pasur fatin të gjejnë investitorë të mëdhenj dhe niveli është rritur. Kjo është ajo që tifozët presin. Më duket se edhe Milani dhe Interi janë në pronësi të fondeve amerikane, askush nuk e kishte menduar këtë”.

  • Tare nis nga puna, ky është sulmuesi i njohur që po kërkon të sjellë te Milan

    Tare nis nga puna, ky është sulmuesi i njohur që po kërkon të sjellë te Milan

    27 Maj 2025

    20:07

    Telesport

    Ditën e djeshme, Milan zyrtarizoi drejtorin e ri sportiv, Igli Tare. Shqiptari nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.
    Tare është takuar së fundmi me Giuseppe Riso, agjenti i disa lojtarëve të njohur në Serie A, por një nga temat e diksutimit në këtë takim ka qenë Lorenzo Lucca, sulmuesi i Udinese-s, i cili pëlqhet shumë nga drejtuesit e Milanit. Kuqezinjtë tentuan transferimin e tij verën e kaluar, por nuk o konkretizua dot.
    “Calciomercato.com” raporton se 24-vjeçari, i cili ka shënuar 14 gola në kampionat dhe në Kupën e Italisë sezonin që u mbyll, është një nga objektivat kryesorë të Milan për t’u përforcuar në sulm për sezonin e ri. Detyra e Igli Tare është të mbyllë sa më shpjet marrëveshjen me Udinese-n, përflitet për një shifër 22-25 milionë euro.